Speciale
Safet Hyseni?: Histori e shkurtër e arsimit shqip
E hene, 10.09.2012, 10:04 PM
Histori
e shkurtër e arsimit shqip
Nga Safet Hyseni?
Niveli i zhvillimit arsimor të një vendi është tregues i qartë i zhvillimit shoqëror të tij. Arsimimi në gjuhën shqipe i pati fillesat në kohën e lindjes së gjuhëve popullore në Evropë. Por në kushtet e pushtimit turk, ky proces eci ngadalë dhe përmes vështirësish të shumta. Ishin klerikët shqiptarë që përdorën të parët gjuhën shqipe (ngase në civilizimet e atëhershme vetëm kjo shtresë ishte e arsimuar), dhe që ngritën shkollat e para shqipe në trojet tona, por që në kushtet e veçanta të viseve shqiptare u detyruan për tre shekuj rresht të ishin edhe mësuesit e vetëm të shqipes në vend. Në fillim u hapen shkollat shqipe pranë kuvendeve françeskane: si shkolla e Kurbinit, Pdhanës, shkolla e mesme e Blinishtit dhe Shkolla e Velës. Pastaj u hapën edhe shkolla të tjera, ndonëse numri i tyre mbeti i kufizuar. (Nikoll Loka).
Shkolla
e parë shqipe daton 405 vjet më parë të jetë hapur në Shkodër, ndërsa Shkolla e
lartë të paktën 140 vjet më parë po ashtu në Shkodër. Dihet nga historia e
arsimit shqip se në Shkodër ka pasur edhe observatorin e parë astronomik në
Ballkan. (Mefemet Elezi; “Shkolla e parë shqipe”). (Është vërtetë çudi
me ne shqiptarët që kur bëjmë gjurmime dhe zbulojmë diçka nga historia, kultura
dhe e kaluara jonë të parën nuk e zëvendësojmë dhe të themi se shkolla e parë
shqipe daton jo në shekullin e XIX por gjashtë shekuj më parë. Popujt mezi presin
që të vjedhin diçka e të bëjnë histori).
Edhe
pse është zyrtarizuar se shkolla e parë shqipe daton në vitin 1887 në Korçë me
kërkimet e reja është zbuluar se shkolla shqipe ka pasur edhe shumë shekuj më
parë por këto shkolla kanë qenë të hapur në oborret e kishave. Si arritje të
historisë së pedagogjisë sonë mund të theksohen tezat se; “manastiret
baziliane bizantine dhe benediktine katolike kanë qenë edhe në vendin tonë
qendra të dijes dhe të kulturës, se në trevat shqiptare janë krijuar shkolla
pranë manastireve, katedraleve dhe famullive, të cilat kanë arsimuar një masë
njerëzish për nevoja fetare, por edhe nevoja të tjera, se veprimtaria e
urdhrave domenikanë dhe françeskanë ka qenë mjaft e rëndësishme, pasi u bënë
nismëtarë të zhvillimit të arsimit elementar, të mesëm dhe të lartë, si dhe të
shkrimit dhe arsimit shqip”. (Nikoll Loka).
At
Donat Kurti në një studim te Hylli i Dritës më 1935 fletë për hapjen e një
shkolle në vitin 1638. Edhe studiuesi amerikan Edvin Zhak në librin e tij “Historia
e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme” shkruan se në
vitin 1632 kemi shkollën e parë shqipe,
ku shkruan: “Shkolla e parë shqipe u hap në Velë të Mirditës më 1632”,
duke numëruar edhe shkollat tjera që hapen më pas. Sipas autorit Edvin Zhak një
tjetër shkollë mjaft e hershme ishte hapur në Kurbin më 1632, ku përveç
shkrim leximit aty mësohej gramatika shqipe dhe përdoreshin librat e Bardhit,
Budit e Bogdanit. E. Zhak pohon se edhe
të tjera shkolla u hapën në Pllanë një fshat afër lumit Mat,
më 1638, në Troshan?, më 1639, dhe në qytetin e Shkodrës më 1698.
Po nga ky autor na sjell të dhëna edhe për mësuesit që kanë shërbyer në këto
shkolla si Gjon Shqiptari, Filip Shkodrani dhe Dhimitër
Dhërmiu. Më 1878 autori përmend se në qytetet veriore shqiptare deri në
Durrës “ishin hapur 21 shkolla fillore shqipe që zhvillonin veprimtarin e
tyre”. Secila nga këto shkolla kishte me rreth 30 nxënës përveç asaj të Prizrenit
që numëronte 80. Shkollat në fillim ishin fetare, katolike dhe kjo për kohën
ishte e kuptueshme por në këto shkolla mësohej në gjuhën shqipe dhe në këtë
mënyrë ruheshin shqiptarët nga asimilimi duke përhapur idetë përparimtare të
qytetërimit. Këtë e pohon edhe një klerik françeskan me emrin Leonardo i
cili lidhur me thelbin e katër shkollave pohon: “Ne jemi më shumë misionar
të qytetërimit se sa të fesë”, kjo thënie e tij është tepër me rëndësi për
historinë e arsimit dhe shkollës shqipe. (Teuta Lalla)
Kuvendi
i Arbrit i kushtohet shkollës
“Në
këtë hulli është edhe Kuvendi i Arbrit, i mbajtur më 14-15 janar të vitit 1703,
të dielën e dytë të Epifanisë, në kishën e Shën kollit në Mërkinjë të Lezhës.
Siç dihet ky Kuvend u organizua me nismën e nën kujdesin e drejtpërdrejtë të
një pape të madh, Klementi XI, Albani. Studiuesit kanë vënë në dukje se nën
veshjen fetare të këtij kuvendi të organizuar prej një pape me gjak shqiptari
fshihej edhe synimi i madh me e mbajt gjallë shqiptarizmin, në kushtet e
pushtimit osman” (Teuta Lalla; Armiqt e gjuhës shqipe dhe fitorja e saj”).
Dokumentet e këtij Kuvendi u botuan njëherësh latinisht dhe shqip me çka
dëshmohet se njerëzit që shkruanin shqip nuk ishin të pakët. Hasim në shumë
dokumentet se shkolla shqipe ka pasur të hapura edhe përpara shkollës që është
e pranuar zyrtarisht si shkollë e parë shqipe ajo e Korçës e vitit 1878. (Këtë
e pohon edhe Mehmet Elezi në një punim “Shkolla e parë shqipe”).
Gjuha shqipe kishte shumë armiq
Lufta
kundër gjuhës shqipe ka qenë rregullisht e ashpër dhe shpesh herë edhe
frontale. Të gjithë okupatorët që kanë
shkelur në tokën Arbërore e kanë mohuar dhe luftuar gjuhën dhe shkollën shqipe
duke ndryshuar edhe emrat e fshatrave, maleve e lumenjve dhe duke i quajtur
shqiptarët si të pafe, të pa udhë e gjuhën e tyre gjuhë barbare. Në luftë për
qëllime ekspansioniste për të përfituar sa më shumë nga tokat e shqiptarëve në
këtë pikë të mohimit dhe asgjësimit të gjuhës shqipe puqeshin si osmanët, grekët dhe serbët. Grekët
nëpërmjet kishës përhapnin kulturën dhe gjuhën e tyre dhe në të njëjtën kohë
anatemonin të gjithë ato që guxonin të përdorin tjetër gjuhë veç asaj greke.
Serbët të njëjtën punë e bënin në veri të tokave shqiptare duke luftuar që
gjuha shqipe të mos përdoret në asnjë nga kishat të cilat ato i kishin
përvetësuar si të vetat. Popullsia tjetër që ishte e besimit mysliman gjuhën
shqipe e kishte të ndaluar dhe atë nuk e përdorte as nëpër medrese dhe as nuk e
predikonte kleri mysliman nëpër xhami. Autoritete turke gjatë sundimit të tyre
vetëm shqiptarëve nuk ua kishin njohur të drejtën e shkollimit në gjuhën e tyre amtare duke i llogaritur si elementin
më të afërt për nga feja dhe se në këtë mënyrë ata mendonin se i kishin
shkombëtarizuar. “Nëpërmjet fesë fillonte edhe përçarja e shqiptarëve të cilën
përçarje e kishin llogaritur dhe programuar autoritetet osmane në bashkëpunim kishën
greke dhe serbe”. (Teuta Lalla; po aty)
Abdul
Hamiti sulltani i Perandorisë Osmane më 31.05.1779 kishte lëshuar një ligj
kundër gjuhës dhe kulturës shqiptare ku merrej në mbrojtje kultura dhe gjuha
greke. Për shekuj me radhë gjuha shqipe nga osmanët qëllimisht dhe
sistematikisht ishte luftuar me qëllim që popullata që e fliste këtë gjuhë të
përçahet në grupe rivalësh të armiqësuar në anën fetare. Turqia kishte ndaluar
çfarë do lloj botimi shqip jo vetëm të librave shkencor e shkollor por edhe të
poemave të panumërta të krijuara nga populli, baladave, përrallave dhe fjalëve
të urta që ishin përcjellur brez pas brezi. Shqiptarët e të tre besimeve e
kishin të ndaluar nga qeveria osmane që të mësonin në gjuhën shqipe. Fëmijët
mysliman shkolloheshin në gjuhën turke në shkollat që ishin hapur pran xhamive
por edhe këto shkolla ishin përhapur shumë pak, fëmijët e shqiptarëve ortodoks
në Shqipëri mësonin në gjuhën greke ndërsa në viset veriore në gjuhën serbe,
por kishte edhe në disa vende ku mësohej gjuha italiane dhe gjermane por ajo
shqipe ishte rreptësisht e ndaluar. Ishte kjo metoda më e mirë e
shkombëtarizimit të rinisë shqiptare e cila gjuhën shqipe e përdorte vetëm për
nevojat brenda familjes dhe në jetën e përditshme duke përjashtuar përdorimin e
gjuhës në jetën publike dhe politike.
Qeveria Osmane e luftoj vetëm shkollën dhe gjuhën shqipe
Përhapja e shkollës shqipe, botimi i librave dhe fillimi i kërkimit të alfabetit me të cilin do të shkruhet gjuha shqipe i vuri në lëvizje të gjithë armiqtë dhe i bashkojë në luftë kudër sajë. Qeveria Osmane, kisha ortodokse greke dhe serbe e luftonin barabar gjuhën dhe shkollën shqipe. Patriarku greke lëshoi një mallkim mbi letërsinë shqipe dhe i kërconi me shkishërim të gjithë besimtarët që guxonin të mësonin dhe të lexonin në gjuhën shqipe. Sulltani urdhëroi të gjitha postat doganore që të mos lejojnë asnjë libër i shkruar në gjuhën shqipe të depërtojë në Shqipëri. Në lëvizje ishte vënë edhe kisha ortodokse serbe e cila iu ndihmonte qeverisë Osmane në zbulimin e “armiqve” që merreshin me përhapjen e gjuhës shqipe. Dhunë e madhe përdorej nga Qeveritarët Osman ndërsa propaganda e hapur ishte e dirigjuar nga kisha greke dhe serbe por edhe lufta e fshehtë ndaj intelektualëve shqiptar vinte po nga këto dy subjekte fetare që kishin dorën e lirë nga ana e qeverisë osmane. Priftërinjtë grek dhe serb gjuhën shqipe e kishin shpallur si gjuhë “Shejtani” dhe përpiqeshin që ta ndalonin përhapjen e sajë si në shkolla, xhami dhe kisha. Atdhetarët shqiptar duke parë të gjithë këto armiq të gjuhës filluan më me ngul që të punojnë në kërkim të një alfabeti me të cilin do të shkruhej gjuha shqipe si dhe hartimin e programeve dhe botimin e librave në gjuhën shqipe. Vala kundër shqiptare ishte shtuar nga fqinjët pas përpilimit të programit të Lidhjes së Prizrenit e cila Lidhje kishte qëllimin e çeljes së shkollave shqipe në të 4 Vilajetet shqiptare që përbënin tërësinë e Shqipërisë. Pas Lidhjes shqiptarët e patën shumë vështirë që të hapnin shkolla ngase dhuna dhe terrori kundër fjalës së shkruar shqipe kishte marr hovin e ndjekjes së tmerrshme dhe kujtdo që t’i gjendej diçka e shkruar e pësonte shumë. Në këtë kohë filluan që kundër intelektualëve shqiptarë të përdoren metodat më të egra si dhe dënimet me varje. Edhe për një kohë shqiptarët do të drejtohen që të mësojnë në shkollat e kishave shqiptare të cilat në këtë kohë u bënë çerdhe të diturisë. Edhe Faik Konica do të marr diturit e para në shkollën e jezuitëve në Shkodër. Në veri dhe në jug të Shqipërisë përhapja e arsimit shqip si dhe çelja e shkollës shqipe pengohej edhe nga propaganda greke dhe serbe të cilët i vinin në ndihmë qeverisë turke e cila e mbështetur në asnjë ligj, morri masa të rrepta duke persekutuar arsimtarët shqiptar. Qeveria greke dhe ajo serbe me anë të Patriarkanës së Stambollit dhe të Fanaroitëve kishin siguruar të drejtën që në veri dhe jug të Shqipërisë të hapin shkollat për të krishterët në gjuhën greke dhe serbe. Kështu që Qeveria greke në trollinë e Shqipërisë çeli me qindra shkolla në gjuhën greke për të futur edhe te brezat e rinj shqiptar ndjenjën greke të njëjtën metodë e bënte në veri edhe qeveria serbe. Shqiptarët e krishterë që nuk i përuleshin gjuhës greke dhe serbe mallkoheshin dhe shpalleshin armiq të kishës.
Shumë dokumente flasin për shkrimin e gjuhës shqipe
Është
e vërtetë se gjuha shqipe nuk u shkrua mbi pergrame, por mbi gur të pavdekshëm,
këtë na e vërteton edhe Prof. Dhimitër Shuteriqi për gjetjen e një fjale të
vetme të gdhendur në një mozaik të Liknidit, sot Ohri i lashtë, që ka qenë
kryeqytet i fisit të Desharetëve. Është fjala GJON dhe është shkruar dhe
shqiptuar njësoj vetëm nga shqiptarët, si në lashtësi dhe në kohën e sotme.
Profesor Shuteriqi me këtë rast ka vënë në dukje se “fjala e lasht GJON e
zbuluar në Ohër është shkruar me të gjitha normat e njohura drejtshkrimore
shqipe”. (T. Lalla; po aty) mmmmm
Në vitin 879 pas e.s. ndeshet emri i qytetit të
Krujës në kështjellën franceze të Shantilisë. Studiuesit kanë gjetur një
dorëshkrimi, i cili në faqen 153 përmban një tekst prej tetë rreshtash me
shkrim dore dhe që është një poemë e vogël në gjuhën shqipe. Dëshmia më e
hershme për ekzistencën e letërsisë shqipe është një thënie e shkruar nga
prifti dominikan francez Broharti, arqipeshkivi i Tivarit më 1332 i cili
thoshte “NDONËSE ARMËRIT KANË NJË GJUHË KREJTËSISHT TË NDRYSHME NGA
LATINISHTJA, PRAPASEPRAP ATA PËRDORIN SHKRONJA LATINE NË TË GJITHA LIBRAT”. (T. Lalla; poa aty)
Kjo tregon se gjuha shqipe përdorej gjerësisht dhe shkruhej me shkronja latine në fillim të shekullit XIV. Shumica e dokumenteve të shkruara në gjuhën shqipe kanë humbur, por disa sish kanë arrit që të mbijetojnë edhe atë jashtë Shqipërisë nëpër bibliotekat, arkivat dhe muzetë e perëndimit. Studiuesi rumun Nikolla Jorgan ë vitin 1915 zbuloi në Bibliotekën Laurentine të Firencës një letër qarkore, të shkruar më 1462 nga Pal Engjëlli (1416-1470), Arqipeshkivi katolik i Durrësit. Teksti origjinal thotë: “UNË TË PAGËZOJ NË EMNIN E ATIT E T’BIRIT TË SHPIRTIT TË SHENJTË”. Libri më i vjetër është vepra e Gjon Buzukut, titulluar “MESHARI”. Meshari u shtyp në vitin 1555, kopja e vetme ekzistuese u zbulua në vitin 1740 nga arqipeshkivi shqiptar i Shkupit Gjon Kazazi. Ky libër më vonë shkoi në Bibliotekën e Vatikanit, ku u rizbulua më 1909 nga arbëreshi Pal Skiroi. Librit nga gjithsej 220 faqe i mungojnë 32. Kemi edhe dokumente të tjerë kryesisht nga njerëz të fes si Frank Bardhi (1606-1643) që shërbeu si ipeshkvi i Sapës. Bardhi hartoi fjalorin e parë shqip-latinisht me 2544 fjalë shqipe dhe 5000 fjalë latine. Ky fjalor është botuar në Romë më 1625. Një dijetar tjetër që u lind në Prizren (1625-1689) është Pjetër Bogdani i cili në fillim shërbeu si ipeshkiv i Shkodrës dhe pastaj arqipeshkiv i Shkupit. Ai shkroi veprën “E VËRTETA E PAGABUESHME E BESIMIT KATOLIK” e cila u botua disa herë në Padovë dhe Venedik. Dëshira e tij ishte “AH, SIKUR TË KISHA NJË KANDIL TË NDEZUR E TË NDRIÇOJA ATË TOKË TË VARFËR TË SHQIPNISË DHE TË SERBISË, NJË PJESË E MADHE E SË CILËS FLETË SHQIP”.
Shkollat e para dhe sakrifikimi në mbrojtje të gjuhës
Shkolla e parë shqipe që njihet deri më tani është hapur në Veljet të Mirditës më 1632. Më pas janë hapur edhe shkolla të tjera në Pllanë, një fshat afër lumit Mat më 1638, në Troshanë më 1639 dhe në qytetin e Shkodrës më 1698. Mësuesit e parë që shërbyen në këto shkolla ishin Gjon Shqiptari, Filip Shkodrani dhe Dhimitër Dhërmiu. Arsimi i shqiptarëve katolik morri hov në Shkodër më 1855, kur u hap shkolla “Franceskane” që më vonë u quajt ILYRIKUM. Këto shkolla mbaheshin me fonde austriake. Më vonë ua hap edhe “Qendra Kulturore në Moskopojë (Voskopojë)” në vitin 1744, e cila pati një ndikim të fuqishëm në kulturën shqiptare. Në Moskopojë më 1744 u themelua AKADEMIA E RE e cila pati një ndikim të fuqishëm në zhvillimin e gjuhës dhe ndërgjegjes kombëtare.
Atdhetarët e shquar në shënjestër të armiqve të gjuhës
Pas
një lufte të madhe për jetesën dhe zhvillimin e gjuhës shqipe dolën atdhetarë
të shquar shumica e të cilëve u vranë nga armiqtë e gjuhës dhe të kulturës
shqiptare. Tedhor Kavalioti (1718-1797) nga Voskopoja në vitin 1771 botoi
“Fjalori i gjuhës sllave-greke-shqipe” si dhe një studim shkencor të veçantë të
shqipes. Tedhori ishte drejtor i AKADEMISË SË RE. Por ky punëtor i palodhshëm u
vra nga të dërguarit e Fanarit (të
krishterë ortodoks të Satmbollit), rrugës për të sjell shkronjat latine shqipe
të bëra prej plumbi, për shtypshkronjën ku do të shtypeshin librat në gjuhën
shqipe.
Naum
Veqilharxhi (1767-1846) botoi në Bukuresht të Rumanisë më 1844 një abetare të
quajtur EVETARI një libër me 8 faqe, që në vitin 1645 u botua më i zgjeruar.
Abetarja e Veqilharxhit u bë dritë e gjuhës shqipe në rrethin e Korçës. Kjo
abetare ngjalli frikë te kleri grek, dhe me urdhër të Patriarkut klerik të
Satmbollit u helmua Naum Veqilharxhi.
Konstadin Kristoforidhi (1827-1895) i lindur në Skampa të Elbasanit u bë një nga gjuhëtarët më të shquar të Shqipërisë, duke fituar titullin PISHTAR I GJUHËS SHQIPE. Studimet e para i morri në Janinë dhe më vonë në Kolegjin Protestant në Maltë. Kristoforidhi një kohë i ka dhënë mësim në shqip, Kristoforidhi do të jap mësim në Maltë, Tunizi, Tiranë dhe në Skampa të Elbasanit. Në Stamboll më 1882, botoi një abetare në shqip, të quajtur “ALVAVITAR SHQIP” në gegërisht dhe toskërisht. Puna e ti 20 vjeçare shqiptarëve dhe gjuhës shqipe u dhurojë një Fjalor me 40.000 fjalë të mbledhura dhe të klasifikuara. Fjalori u botua në vitin 1904 në Athinë pas vdekjes së Konstadin Kristoforidhit. Për të lëvruar gjuhën shqipe filloi që të rritet interesi edhe i intelektualëve tjerë shqiptar dhe brenda pak vitesh u botuan disa gramatika të mira shqipe. Jermonim De Rada botoi në Firence gramatikën e gjuhës shqipe ndërsa nga Konstadin Kristoforidhi u botua edhe Gramatika e Gjuhës Shqipe në Greqisht. Gramatika e tretë u botua në Bukuresht nga Sami Frashri në vitin 1886, kurse në vitin 1887 Pashko Vas Shkodrani botoi një gramatikë në Londër në gjuhën frënge.
Në botimin e librave përdoreshin shumë alfabete
Shkollat ortodokes greke që vepronin në zonat ku popullata ishte shqiptare për të shkruar gjuhën shqipe përdornin alfabetin greke, ndërsa shkollat shqipe te popullata myslimane përdornin shkronjat arabe. Atdhetarët shqiptarë dhe ato që ishin marr përpara me shkrimin e gjuhës shqipe dëshironin dhe preferonin që gjuha shqipe të shkruhet me shkronjat e alfabetit latin. Gjatë zhvillimit të letërsisë shqipe janë hartuar shumë alfabete nga individ, grupe e shoqata shqiptarësh. Duke i pasur të gjithë në shqyrtim dhe duke marr si përvojë të kaluarën, shoqëria “Bashkimi” në Manastir thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar për gjuhën shqipe. Më 14 Nëntor 1908 në manastir u mblodh “KONGRESI I ALFABETIT”, ku merrnin pjesë 150 delegatë të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga shoqatat dhe bashkësitë shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Bullgari, Egjypt, Amerikë etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri i cili ishte redaktor i dy gazetave që botoheshin në Selanik “Liria” dhe “Dituria”. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë, nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka nga Korça si dhe 11 anëtarë të tjerë. Në Kongres kishte përfaqësues të të gjitha feve si mysliman, ortodoks, katolik, protestan, njerëz të ditur të cilët vepruan të bashkuar si vëllezër për një qëllim. Kërkesa e nacionalistëve shqiptarë ngadhënjeu që gjuha jonë shqipe të shkruhet me alfabetin latin me 36 shkronja që përdoren deri më tani. Para Kongresit të Manastirit gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke dhe sllave. Ishte vendosmëria e delegatëve që të kthenin syrin dhe kulturën e popullit shqiptarë drejtë kulturës dhe civilizimit evropian gjë që nuk kaloi pa u vënë re as nga qeveria osmane dhe aleatët e sajë; kisha greke dhe serbe. Në Manastir u hap edhe shtypshkronja ku punonin 17 vetë dhe ku botoheshin librat dhe gazetat shqiptare që shpërndaheshin në gjithë Shqipërinë. Prej kësaj shtypshkronje e cila financohej nga mërgimtarët shqiptar furnizoheshin të gjitha shkollat shqipe. Këtu botohej edhe gazeta e përjavshme “Bashkimi i Kombit” si dhe abetaret dhe tekstet tjera shkollore.
Shkas i shpërthimit të dhunës shkolla shqipe
Shkas
i shpërthimit të dhunës gjatë historisë së Ballkanit shpesh është bërë gjuha
dhe shkolla shqipe. Menjëherë pas formimit të alfabetit dhe të çeljes së
shkollave shqipe armiqtë e gjuhës i koordinuan veprimet e tyre për ta godit
gjuhën dhe shkollën shqipe pa mëshirë. Viktimë e parë do të bëhet Babë Dudë
Karabunari (1842-1917) i lindur në Berat, i cili kishte bashkëpunuar ngushtë me
Konstadin Kristofroridhin. Baba Dudë Karabunari gjatë kremtimit të meshës
ungjillin e lexonte në gjuhën shqipe, kështu që kleri ortodoks grek organizoi
dhe më 1895 i dogji shtëpinë.
Papa
Kristo Negovani, një prift ortodoks u masakrua më 12 shkurt 1909 me sëpatë e
thika nga të dërguarit e vet peshkopit ortodoksë grek. Papa Kristo Negovanit po
të njëjtën natë i vranë edhe të vëllanë Thedhos Negovanin. Vrasja erdhi pas
disa kërcimeve pasi që Papa Kristo Negovani ishte përhapës i gjuhës shqipe.
Poeti i kohës Loni Logri shkroi një vajtim për të:
Papa
Kriston e viran.
Dhe
s’ra për të një këmbanë,
Por
malet e Shqipnisë
Dhe
shpellat e malësisë
Thërrisninë
an e mbanë
Papa
Kriston e vranë!
Viktima
e radhës do të jetë prifti ortodoks Stathi Melani i cili vraponte me librat
shqip në gji dhe me pushkën në krah për të përhap gjuhën dhe shkollën në
Shqipërinë e jugut. Veprimtaria e ti ra në sy të autoriteteve osmane dhe
Fanariotëve të Stambollit të cilët tri herë ia dogjën shtëpinë dhe librat
shqip. Por At Stath Mellani nuk e ndërpreu veprimtarinë e ti prej atdhetari dhe
më 24 dhjetor 1917 banda greke i pret kokën dhe e çojnë në Athinë tek paguesit
e vrasjes.
Më 20 shtator 1892 peshkopi i Kosturit, Fillaterri nxori një lajmërim me titull “Mallkimi i shkronjave shqipe”. Qëndrimi i kishës ortodokse greke ishte aq armiqësor ndaj shkronjave dhe gjuhës shqipe sa që çdo kush që provonte ta përhap apo shkruaj gjuhën shqipe përfundonte me vdekje. Më 1909 një vit pas “Kongresit të Manastirit”, Qeveria osmane në bashkëpunim me kishën greke dhe serbe, mbylli të gjitha shkollat shqipe dhe dha urdhër të prerë që të digjen në zjarr të gjitha librat, dokumentet dhe letërsia shqipe.
Rryma të ndryshme shqiptarësh këndellen
Veprimet e përbashkëta të autoriteteve osmane, greke dhe sllave që marrin kundër gjuhës dhe shkollës shqipe sikur i këndellin intelektualët shqiptarë dhe atdhetarët që kishin mendime të kundërta dhe gjykonin ndryshe për armiqtë që kishin po të njëjtin qëndrim. Gjendja politike sa vinte e rëndohej ndërsa rinia shqiptare që kishte qenë objekt i propagandës së huaj dalëngadalë po kuptonte se kishte rënë preh e qëllimeve që kundërshtonin gjuhën, dinjitetin dhe kulturën autoktone. Tani më u kuptua se shqiptarët pa formimin e shkollës së vërtete nuk do të mund të vetëdijesohen dhe të ndërgjegjësohen pa krijimin e sistemit të pavarur shkollor i cili sistem do të veprojë me programe kombëtare që do t’iu përgjigjen nevojave të vendit të robëruar.
Kongresi i Elbasanit nevojë ë kohës
Duke
parë se në çfarë problemesh rrethanash kushtesh dhe nevojash përballet shkolla
shqipe Klubi i Selanikut thirri një Kongres në Elbasan i cili u mbajt më 20
deri më 27 1909. Qëllimi i Kongresit ishte zhvillimi i lëvizjes arsimore
anembanë tokave shqiptare. Në këtë Kongres u vendos që të themelohet Shkolla
Normale e Elbasanit një shkollë 6 vjeçare qëllimi i së cilës ishte përgatitja e
kuadrit arsimor. Në këtë shkollë u ftuan që mësim të japin njerëz të mësuar në
Universitetet e huaja Evropiane. Në këtë Kongres u caktua që Klubi i Manastirit
të jetë një qendër për krijimin e një “Federate të Klubeve Shqiptare në
Shqipëri dhe mërgim”. Duke parë se çdo veprim në drejtim të përhapjes së gjuhës
dhe kulturës prek edhe interesat politike në Ballkan dhe më gjerë Kongresi
vendosi që publikisht të deklarojë se nuk përzihemi në politikë. Në këtë Kongres
iu dhe një detyrë mjaft e vështirë Klubit korçar “Përparimi” që të merret me
financat dhe administrimin e tyre. Kongresi i Elbasanit nxiti që në të gjitha
shkollat që ishin hapur deri më atëherë dhe ku nuk mësohej në gjuhën shqipe
menjëherë të zbatohet vendimi i këtij Kongresi dhe gjuha shqipe të jetë gjuha
që do të përdoret në çdo shkollë. Më 18 nëntor 1909 për opinion u lëshua
thirrja “Për mbajtjen e SHKOLLËS NORMALE TË ELBASANIT duhet para, para e më
shumë para”. Drejtor i para i shkollës u caktua Luigj Gurakuqi dhe vite më
vonë kjo shkollë u pagëzua me emrin e tij.
Shkolla Normale u hap në dhjetor 1909 dhe fillimisht u regjistruan 143
nxënës. Një veprim i tillë kombëtar i tejkaloj pozitivisht të gjithë parashikimet
duke shpërthyer shqiptarizmi në të gjitha anët e Shqipërisë dhe në diasporën
shqiptare. Në atë kohë dolën në dritë 90 gazeta dhe revista që botoheshin në
Shqipëri dhe jashtë sajë nga kolonitë shqiptare. Edhe pushteti i ri osman me
xhonturqit dhe kryetarin Ferit Pashën u tregua i ashpër dhe iu frikua arsimimit
të shqiptarëve dhe dha urdhër për të ndaluar shkollat dhe botimet në gjuhën
shqipe. Xhonturqit i kishin vënë detyrë vetes që me çdo kusht të luftojnë dhe
të shporrin të gjithë ato që merren me shkrimin dhe kultivimin e shkollës dhe
të gjuhës shqipe. Andaj menjëherë kaluan në aksion ku iu ndihmonin edhe kisha
greke dhe ajo serbe. Në Vlorë u arrestuan dhe u internuan shumë atdhetar kurse
drejtori i shkollës Loni Naçi u largua nga Shqipëria nga frika e
vrasjes. Në Gjirokastër Koto Hoxhi u internua në kështjellën e Bosforit.
Pandeli Sotiri themelues i shkollës shqipe në Korçë u internua në
Selanik. Por autoritetet osmane nuk u ndalën
vetëm me këto veprime por insistuan që të përçajnë shqiptarët e
krishterë me ato mysliman duke hedhur në opinion një alfabet me shkronja arabe.
Në këtë drejtim autoritetet osmane patën edhe përkrahjen e injorantëve dhe
konservatorëve shqiptarë që nuk mundeshin të shkëputeshin nga sistemi vasal që
kishte krijuar pushteti gjatë perandorisë osmane disa shekullore. Me ndihmën e
autoriteteve osmane në Stamboll nga shqiptarë të paditur dhe bashkëpunëtor të
pushtetit u formua shoqëria MAHFELI që për synim kishte përçarjen e
shqiptarëve. Me një dekret qeveria osmane ndaloi që gjuha shqipe të shkruhet me
alfabetin latin dhe për këtë ofroi alfabetin arab por edhe ky alfabet tani
ofrohej jo për të shkruar por për të përçarë e sunduar më lehtë shqiptarët të
cilët ishin zgjuar dhe kërkonin të drejtat e tyre. Po kjo shoqëri e formuar nga
autoritetet osmane dhe me ndihmën e autoriteteve osmane shtypi dhe shpërndau
abetaret e para me shkronja arabe. Shqiptarët që deri më atëherë kishin vepruar
dhe kishin përhapur shkrim-leximin dhe shkollën shqipe në shkurt të vitit 1910
organizuan një miting proteste ku morrin pjesë më shumë se 7000 protestues.
Protestat vazhduan edhe në qytetet tjera ku në Berat u mblodhën mbi 15000 vetë
dhe dogjën abetaret e shkruara me germat
arabe. Në Shkodër u organizua një miting i madhe ku merrnin pjesë rreth
60000 katolik e mysliman që kundërshtuan alfabetin arab. Protesta të ngjashme u
organizuan në Përmet, Frashër, Konicë, Kolonjë, Tepelenë etje. Të gjitha këto lëvizje i detyruan atdhetarët
shqiptarë që edhe njëherë të mblidhen në Manastir në mars të vitit 1910 dhe
sërish u vendos që për të shkruar gjuhën shqipe të përdoret alfabeti latin që e
kishin aprovuar dy vite më parë. Qeveria turke tani e ndodhur në mes të një
zjarri e cila nuk kishte më forcë që të mbrojë tokat e aneksuara me shekuj
dëmtonte imazhin e qeverisjes së vete dhe me këtë edhe shqiptarët dhe
Shqipërinë duke vepruar në bazë të direktivave të kishave ortodokse të shteteve
fqinjë të Shqipërisë që synimet e tyre grabitqare i kishin bërë të ditura. Në
këto rrethana të palakmueshme për popullin shqiptar shpërthyen luftërat
ballkanike ku një pjesë e tokave shqiptare fituan pavarësinë ndërsa shumë
qendra, deri më atëherë që kishin pri në organizimin dhe kultivimin e kulturës
dhe traditës do të bien nën pushtimin e fqinjëve. Qytetet historikisht të
banuar me shqiptar Manastiri dhe Shkupi do të pushtohen nga serbët prej ku një
pjesë e madhe e popullsisë myslimane do të shpërngulet ndërsa pjesa tjetër ajo
ortodokse me kalimin e kohës do të asimilohen. Gjatë këtij pushtimi të gjitha
dyqanet dhe librat shqip u dogjën ndërsa shumica e atdhetarëve shqiptar u
therën nga thikat e ushtrisë serbe.
E dimë se arsimimi dhe shkollimi i shqiptarëve në gjuhën amtare është një
çështje e rëndësishme kulturore, historike e pedagogjike e cila e për të cilën
lypset punë vetëmohuese e hulumtuese e shkencore për të ndriçuarit e plotë të
saj. Historia e çdo populli, pra edhe e shqiptarëve, është e gërshetuar edhe në
zhvillimin e jetës kulturore-arsimore e cila jo vetëm që është produkt i
kushteve të caktuara shoqërore-historike, por është edhe faktor me rëndësi, për
njohjen dhe përparimin e visarit material e shpirtëror të një bashkësie të
caktuar shoqërore të njerëzve. Çdo popull gjatë rrugës historike ka pasur
heronj dhe tradhtar, ashtu kanë pas edhe shqiptarët,por përçarja që trumbetohet
në çdo kohë ka edhe kuzhinat e veta ku përgatitet. Feja te shqiptarët duhet të
merret si pasuri dhe jo përçarje, se përçarja ende ka qendrat e veta, ashtu siç
i ka te kleri mysliman i sotëm që vjellin kundër Gjergj Kastriotit-Skënderbeut
dhe Nënë Terezës, por edhe te kleri katolik që në mënyrë të organizuar ka bartë
mijëra vajza shqiptare për të argëtuar e martuar pleqtë sllav të Ballkanit.
Referencat:
Edvin
Zhak ; “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme”
Teuta
Llalla; “Armiqt e gjuhës shqipe dhe
fitorja e saj”
Mehemt
Elezi “Shkolla e parë shqipe”
Samir
Lolja “Rrugë e gjatë gjer në Manastir”
Ndue
Bacaj “Histori sakate”
Nikoll
Loka “Zhvillimi i arsimit në trevat shqiptare gjatë mesjetës”
Dr. Johan Fon Hanit, “Rreth gjuhës shqipe” i cili pas 40 vjet kërkimesh do të bëhet albanologu më i shquar shkencor në botë.