Speciale
Kolë Tahiri: Nik-mengjajtë e Mërturit (III)
E diele, 15.07.2012, 09:38 AM
Portret
historik-folklorik i një burri e fisi legjendë
Nik-mengjajt e Mërturit (III)
Nga Prof Kolë Tahiri
-Toponime e mikrotoponime me «vulën» e legjendarit Nik Mengja-
Çudi! Nuk
mbahet mend trolli i Nik Mengjës, i cili duhej të ishte ruajtur pa tjetër, por
jo! Mendja t’a do që votra e trollit të këtij burri duhet të ketë qenë në ndonjë
vend në qender të katundit si p.sh, aty afër Kishës, diku në trojet e sotme të shtëpisë
së Lush Baftisë ose në tro-llin e Qerim Ndout, në Koder-madan. Egziston
mundësia që edhe diku aty afër shtëpisë së Mark Dedës, aty ku ka qenë trolli i
Bardakut, bajraktarit të Mërturit.
Banorët nikmengjaj, edhe si territor shtrihen, përfshijnë tërë katundin e Shëngjergjit me vllazënitë e tij, me hapsirë që nga Fshati Btoshë, në Veri-lindje, deri tek katundi Tetaj në lindje-perëndim.
Rupa e Nik Mengjës (Rupa e Madhe)
Hapsira
me madhe, alpine e Bjeshkës së Shëngjergjit dhe Tetajve që shtrihet që nga Zhari
i Sadik Zogut, sipër ahishtes mbi Livadh të Cem Kolës e vazhdon deri në maje të
Korës së Mër-turit, me Biren e Borës (mbeturinë e konit të vullkanit të dikurshem)!
Largësia midis këtyre dy ekstremeve mund të jetë rreth 400-500 metër, mbase
edhe më shumë.
Në anën
juglindore kjo rupë kufizohet me Lugun e Lmuet dhe Thepin e Qafënënës (lartësia
mbi 175O metra). Ndërsa në anën tjetër, atë veri-lindore kufizohet me
Koderashten, Fushen e Shpatines dhe Thepin e Iber Markut. Gjeresia me e madhe
mund të jetë 500-600 meter.
Terë siperfaqia
e Rupës Madhe është alpine e mbuluar, sidomos me bar te shkurter perçuk, e
lloje të tjera
Në këto
lartësi, as që behet fjalë për burime uji sado të vogla. Barinjët marrin me
vehte enët (kunguj, shishe etj.) me kos, shpesh marrin borë në Biren e Borës e
cila e perzier me qumshtin e deleve jep atë që quhet Tamël e Borë, pije
freskuese tradicionale, shumë e veçantë.
Kjo rupë,
perben kulloten më të madhe alpine të kësaj bjeshke, ku per tre muaj, a me tepër
kullosin tufet e shumeta te deleve,e me pak ato te dhi-vete e me ralle te
lopeve. Pjerresia e kesaj rupe eshte e madhe, ndonse nuk paraqet rrezik, me
perjashtim te nje pjese, ne krye te saj qe quhet «rrasa» ku futen vetem delet e
dhitë.
Me sa
duket ky mal është quejtur Maja e Kores, sepse nga latinishtja «kore» do të thotë
pjesa më e pjerrët e kesaj lartesie, të këtij mali. Ky emer në qoftë se ka
origjinë të tillë mbet enigmë se kur dhe nga kush i është venë.
Banoret e
Shengjergjit ia kane dhenë kesaj rupe emrin e të parit të tyre Nikë Mengjës,
per meritat e tij te shquara, si mirenjohje, mbase eshte edhe pse ish i pari i
shengjergjesve te cilët u vendosen në këto troje.
Është interesant, se banoret e mëherëshëm (bjakàoret) duhet edhe ata ti kene vene ndonje emer kesaj rupe, ashtu siç ndeshen shume toponime të lena prej tyre të cilat banoret e kësaj krahine i kane ruajtur me korrektesë shembullore.
Kroni i Nik Mengjës
Eshtë kroni
(mikrotoponim) per të cilin kemi folur me lart. Shaljanet te cileve u ndau aq
drejtesisht mosmarreveshjet duke u shuar edhe grindjet e panderprera, ne shenje
nde-rimi dhe konsiderate i dhane kronit mbi katund aty ku ai ishte freskuar
emrin e Nike Mengjes duke e perjetesuar ne shekuj.
Sipas gojedhenes kur po e bartnin ne kosh(kurriz) Niken per katundin ne te cilin kishin mosmarreveshje te madha per rendet e vades(munde ne Abat ose aty afer) tek nje burm, ne krye te atij katundi e ulin pleqnarin qe te freskohej e te pushonin. Ne nderim te ketij burri te urte e te drejte banoret i dhane atij burimi uji emrin : Kroni i Nik Mengjes dhe keshtu e ruaj--ten perjetesisht.
Grupstanet (Terrla) e Hamallave
Me ketë emër, thirren territoret ku pritet gjeth për bagetit për periudhen e dimërit. Me sa duket në fillimet e para, ky territot pritej per dushk per dhite per periudhen e dimerit, pra, kishte qene hamallë dushku. Me vone u shnderrua ne livadhe dhe aty u ngriten stanet e Shëngjergjit, por emri i mbeti Hamalla. Mbase i vetmi toponim turk i asaj kohe.
Guri i Pjetërs (gur-kazani)
Ky, gur
disi i veçantë në formë cilindrike, me lartësi 15-20 m. dhe diametër 4-5
meter, i cili perfundon me nje rrasë guri e cila i jep formën e kazanit të rakisë.
Eshtë gur rreshpor dhe për çudi qendron, me sa duket që nga koha e Nik Mengjës.
Këto toponime janë ruajtur, të pandryshuara deri në ditët tona. Në periudhen e monizmit nuk i ka dalë askujt punë me këto mikro-toponime. Gjate viteve të tranzicionit postkomunist, ajo krahinë, pothuajse është boshatisur, per rrjedhojë do të ketë toponime që do të zhduken përfundimisht. (Të paktën, le të mbeten diku, në letrat e në librat tona. Jetë është kjo e ciklet e saj të ndryshimeve e të zhvillimeve janë të pafund).
Ç’farë dëshmojnë këto toponime e mikrotoponime?
- Nuk ka
toponime sllave as turke. Banoret i emertonin vendet me emerat e te pareve te
tyre ose sipas veçansive qe paraqiste terreni (shpatina, ligata etj.) ose sipas
bimësise që mbulonte ato vende (ahishte, lajthishte, verrishte etj.), siç e kam
cekur diku edhe më siper.
- Shprehin
nderimin e mirenjohjen e pasardhesve per kete mendimtare të drejtë, human e largëpamës.
- Nuk
lene asnje dyshim per perkatesine e
ketyre pronave, d. m.th., se ato u perkisnin pasardhesve të Nik Mengjes.
- Deshmojne bindeshem famen dhe popullaritetin e jashtezakonshem të ketij burri të urtë e human.
Pishtar zdritës (ndriçues) përgjatë mungëtirës së Mesjetës
Cili është
mendimi ynë për vlerat dhe rendesinë e mbamendjes fenomenale popullore,
ndryshej Arkivit Gojor (verbal) shqiptar?
Theksuam,
se të vetmet burime, që dihen, deri me sot, per legjendarin Nik Mengja jane
gojedhenat e legjendat e ruajtura ne kujtesen verbale (gojore) te popullit te
krahines. Burim tjeter i «regjistruar» perjetesisht, jane toponimet dhe
mikrotoponimet e ruajtura me kujdes ne
disa territore..
Trashëgimia e tij njerëzore (pasardhesit), pleqënitë e bëra prej tij të fiksuara edhe në kanun, si dhe toponimet janë dëshmi, nga më të besueshmet. Fakti, që prej tij, sot ekzistojne qindra e qindra pasardhes të tij paraqet interes, jo vetem per ata. Nga ana tjeter, te dhenat per jeten e Nik Mengjes, besoj se ruajn vlera historike per ate zone. Evidentimi i sa me shume figurash te tilla, te paharruara ne shekuj do te ndihmonte per hartimin, sa me te plote te historise te krahines se Nikaj-Merturit, per te cilen fatkeqesisht, njihen fare pak dokumente te shkruara.
Mbamendja gojore popullore-arkiv unikal i historisë dhe kulturës shqiptare.
Në këtë kujtese
monumentale ruhet «arkivi gjigand folklorik» në të cilin gjenden : dromca
legjendash, zinxhirë të pafund gojëdhënash,
strofë rapsodishë, shprehje frazeologjike brilante, fjale të urta, gjymtyrë pleqenishë
të paharuara, segmente vallesh, nota melodishë, vargje kengesh, vajesh etj. etj.
d.m.th., një det i pafund trashëgimnie kulturore.
A është e
drejtë të mos vlerësohen, në rastin tonë unikal në Europë, të shuhen ato me
mendje-lehtesi primitive e të mos pavdeksohen duke i hedhur në letër?! Kështu,
ato per brezat e ardhshem do te kthehen ne dokumente te shkruara dhe do te mund
te perdoren.
Midis «grumullit»
te ketij Arkivi Gojor (verbal) te paperfytyrueshem kam arritur te shprush e te
ditesoj te dhena, qe bejne fjale edhe per Nik Mengjen e Fisit të Merturit.
Per te
freskuar kujtesen popullore dhe fiksuar ato, per here te pare, me te zeze mbi
te bardhe permendim disa prej «bemave» te tij, te «gdhenura» ne vetedijen
popullore, si ne pergamenet e lashta.
Ne trugun
e Nik Mengjës ruhet Tradita e vyer, e vazhdimsise per te nxjerrë pleqnarë, te
mirenjohur në ato krahina si : Kolë Marash Lushit (Kolpreçaj), Tunxh
Miftarit (Vatnikaj), Dedë Trimit (Pjeternikaj), Murrec Sadrija (Pjetërnikaj),
si dhe juristeve te kohes sone si Zef Vatnikaj, Mira Marku (Vukaj), Tunxh
Vatnikaj etj. etj.
Këto të dhena
per Nik Mengjën kanë mbijetuar ne mbamendjen popullore mbi tre shekuj me radhe. Ato deshmojne per jetegjatesine, thellesine,
drejtesine e trashegimnisë intelektuale të ketij burri të urtë. Keto
merita te Nik Mengjes, do t’i benin ndere çdo filizofi, e jo ma, nje
perfaqesuesi te Fisit te vogel te Merturit!
Keto te dhena, sado te thjeshta bartin informacion te vlefshem te karakterit historik, etno-psikologjik dhe kulturor.
O njerez të mirë, o lexues të nderuar!
Jemi
deshmitare të zbritje-ngjitjeve të medha të kombit. Kujtimet, faktet,
dokumentet, fotografite, deshmite, librat, simbolet tona, reliket,
bibliografite, toponimet, e sidomos kujtimet jane pa mase të dobishme. Ato
flasin per qenien tone, vuajtjet tona, sfidat, per mbijetese, per identitetin
tone krahinor e kombetar.
Ato jane
plaget tona qe nuk duhet t’i lëmë qe të na i thithe koha në mosqenie. Ato janë humbjet
dhe fitoret tona. Ato na mesojne per të ecur perpara, per të mesuar nga
arritjet, por edhe nga humbjet. Te mos i leme ato që të humbasin.
Të mos
lejojmë që këto vlera tonat të na i grabisi koha, apo edhe më keq, të na i
grabisin të tjerët, të mos lejojmë që të na i mohojë as të na i perbuzi kërkush.
Janë këto disa nga arsyet, se përse pasardhësit e Nik Mengjës ndjehen krenarë, por ndiejnë edhe përgjegjësi për të mos e turpëruar të parin tonë të urtë, të mençur, të drejtë dhe human, kombëtarisht-atdhetar i tokës së Arbërit.
_______
Fundi i
pjesës së tretë dhe i krejt shkrimit,
Nga Prof.as.
Dr. KOLË TAHIRI
Bruksel, 20012