E diele, 05.05.2024, 12:18 PM (GMT+1)

Speciale

Kolë Tahiri: Nik-mengjajtë e Mërturit (II)

E enjte, 05.07.2012, 05:53 PM


Portret historik-folklorik i një burri e fisi legjendë

Nik-mengjajt e Mërturit (II)

Pleqnitë e Nik Mengjës , të ruajtura deri në ditet tona

Nga Prof Kolë Tahiri

1.   Ka mbete ndër mote : « … E ka lanë Nik Mengja i Mërturit ! »

Midis pleqnive të shumëta, që duhet të ketë bërë ky kanun-venes (ligj-venes) permenden, vetem disa të viteve të fundit të jetës së tij :

Në një katund të Dukagjinit (Shalë) një person kishte qitë pushkë për mik, por i kerkohej, sipas nje varrianti të kanunit të pergjigjej per njeriun e vrarë ( « ai qe qet per mik e çon gjakun te shpija e vet »,- thuhet në një normë te kanunit.

Pleqnarë të shumët kishin mbetur ngujuar, sepse palet nuk pranonin variantet e zgjidhjeve qe rraheshin ne kuvend. Kuptohet se ne keto raste, shpesh nderhyte «konflikti i interesit»,- term qe perdoret dendur në ditet tona .

Per t’u dhene fund mosmarreveshjeve i drejtohen per ndihme pleqnarit te mirenjohur te asaj kohe, Nik Mengjës. Pranohet ftesa dhe kokroshat e Shalës ( djem të medhenj e të fuqishem) e sjellin pleqnarin, ngarkuar në kosh.

Thuhet se, njeri nga te interesuarit kishte, kishte shprehur habi dhe nje fare nenvleftesimi: « Pse, ky plak i mbetun do te na daje pleqnin a ?!». Plakut i bie ne vesh kjo fjale, megjithate ndjek procedurat  perkatese te pleqnibamjes, ketij institucioni tradicional. Mbasi i degjon pretendimet e paleve ne konflikt, pleqnari jep, ne forme te prere veriktin perfundimtar :

- «Ai qe qet (vret) per mik merr gjakun, nderon veten dhe nuk çon gjak te shpija»! (« nuk bie ne gjak) !».

Ky vendim, aty e mbrapa u kthye ne norme kanuni per ate krahine. Ndersa, ne krahina e tjera rretherrotull ka vazhdua te aplikohej norma e mepareshme e Lekes se Madh, sipas te cilit, «… pushka e shtime per mik të preme të lshon në gjak, por jo në gjobë».

Me fjale te tjera, pleqnite te cilat i ndante ky Burr i Dheut, jo vetem nuk diskutoheshin, perkundrazi, shpesh ktheheshin ne norma kanuni, duke zevendsuar ato te meparëshmet.

Thuhej, nder mote, se e ka ndryshue Nik Mengja ! Ndryshej :

- « E ka lane Nike Mengja i Merturit ! »

2. Te burimi në Gimaj të Shalës.

«Kosh bekue prej Zotit... ! »,- uroi Burri i Dheut dhe la verdiktin human..!

Ne nje lagjeje te katundit Gimaj të Shalës (Dukagjin) buronte një uji çelibar, që perdorej per të pire banoret. Aty mbushnin uji të dy lagjet, por erdhi nje kohe që Lagjia e ku buronte ujët ia ndaloi lagjes tjeter mbushjen e ujet në kete burim. U shkaktua sherrnaje e perditshme, e cila zgjati per shume kohe. Secila palë ngulte kembë në të drejten e vet. Pleqnarve të ndryshem dhe madje as perfaqesuesi i kishës nuk u rrinin në pleqenite që benin.

Me qene, se mbushja e ujit nga grate e lagjes tjeter mund te kishte edhe shkaqe te tjera, sherri mund te çonte ne perplasje midis  burrave, gje qe do te sillte rrjedhoja te padesheruara.

Mbeti puna qe te therrisnin Nik Mengjen nga Shengjergji i larget.

Pleqnari plak, pasi e degjoi kuvendin e burrave, tha se fjalen e fundit do t’a mbante perpara popullit te dy lagjeve te mledhur tek burimi. Doli ligjvenesi, pershendeti njerezit e bashkuar per te degjuar vendimin jetesor per banoret e lagjes qe i ndalohej mbushja e ujit per te pire.

Me pamjen e njeriut te shenjet, me hap te matur iu afrua burimit : lagu duart, mbushi grushtat me uje dhe e piu. U drejtua, ngriti doren e djathet lart dhe pershkoi ne ajr Kryqin e Shenjet duke uruar burimin shqiptoi :

- « Kosh (qofsh) bekuar prej Zotit! U kthye nga njerezit, dhe shpalli vendimin (verdiktin)  perfundimtar, duke bere kryqin me dore ne drejtim te tyre :

- «Ktu do t’mbushin uje të gjithë, kta  bij të Perendise !,- i paçim ra në dore» !

Keshtu, tha ligjvenesi popullor dhe nuk u diskuta me ai vendim. Ujet e burimit vazhdoi te perdorej nga te dy lagjet, pa dallim deri ne ditet tona. Burimi u perkiste te gjitheve. Kurrenji pleqnar, as i asaj kohe, madje, as me vonë nuk e ka ngrite zerin, as doren kunder ketij ve-ndimi të njeriut të drejte e human.

Eshtë fakt i njohur, se as pushtetaret e asaj kohe nuk ia hidhnin poshte pleqnite Nik Mengjes. Kur Ai merrte pjese ne kvendet e burrave dhe jepte vendimet sipas te Drejtes se Zotit, linte pershtypjen e te derguarit hyjnore, jo vetem me pamjen e njeriut popullor e te pervujtur, por sidomos me besimin qe kishin njerezit tek vendimet e tij.

3.  Rendi i vades  «Nik Mengja».

Tregohet, se ne nje katund te Shales (Abat ose diku aty afer), prej kohesh vazhdonin mosma-rreveshjet serioze per ndarjen e ujit qe perdorej per vaditjen e tokave te mbjella te katundit. Nga qe, kishte mungese te madhe uji, i cili eshte aq jetesor per malesorin, banoret nuk binin ne ujdi per ndarjen e tij. Normat perkatese te kanunit interpretoheshin ne menyra te ndryshme.

Nisur nga rendesia dhe kompleksiteti i problenit banoret e atij katundi i u drejtuan pleqnarit te mirenjohur Nik Mengjes. Ai e pranoi kerkesen, por me qene se ishte ne moshe te thyer u detyruan t’a bartnin (transportonin) ne kosh, mbajtur ne shpinde (kurriz). E sollen pleqnarin dhe ua ndau rendet e vades mire e bukur, sa qe nuk pati asnje kundershtim.

Por, mbas ndarjes teproi nje diteuje (rend vade). Ky rend do te vazhdonte te behej «molle sherri» midis atyre banoreve. Nik Mengja nuhatë rrezikun dhe jep zgjidhjen lapidar.

- Burra të Shalës,- iu drejtua katundarëve,- a po ma falni mue kete rend vade ?! Njerezit mbeten disi te habitur, por pasi e shoshiten problemin u gjegjen :

- «Të koftë falë ky rend vade, o Nik Mengja i Merturit !».

- Ateherë plaku i urte u tha : « Burra te Shales, paçi faqen e bardhe djalmbasdjali. Kete rend nuk e fali as nuk e shes!» Ate, do t’a perdori filanja (…) grue e vorfen e me shume femije. Kur asaj t’i rriten femijet do t’a pleqnoni vete dhe do t’a jepni ma nevojeçarit në katund. Keshtu, do te bahet brezpasbrezi.

Prej kendej u quajti «Rendi i Nik Mengjes !». Shaljanet e mbajten fjalen dhe vazhdoi te ad-ministrohej ky rend vade deri sa katundi u fut ne kooperative bujqesore, ne kohen e diktatures enveriste, ne shekullin XX-te.

Drejtesin dhe humanizmin e kesaj pleqnie nuk e rrezuan as shekujt e me voneshem. Cili jurist bashkekohore nuk do t’a kishte zili jetegjatesine dhe ndershmerin e pleqnise se ketij burri legjendar ?

Banoret e katundit Gimaj te Dukagjinit ne nderimi e mirenjohjeje per pleqnarin e drejte, kro-nin (burimin) ku ate e ulen që të freskohej e te shlodhej e quejten «Kroni i Nike Mengjes», emer te cilin e ka ruajtur deri ne ditet tona. Nje mbrekulli e vertete !

4. Vrasja në Vranën e Madhe te Kakisë së Nikajve.

Në ato kohëra, relativisht të largëta (Mesjeta) ngaterresat, mosmarreveshjet, grindjet, por edhe vrasjet beheshin, kryesisht per ndarjen e pronave, të kufijeve të bjeshkeve, kullotave, pyjeve etj.   Me rritjen e popullsisë të bashkesive (fiseve) të ndryshme kerkohej edhe rindarja më drejte e territoreve të pa perdorura me parë.

Nje grindje e tille, e ashper, e cila ka vazhduar per shume vite ka qene ajo midis Fisit te Nikajve dhe atij të Shalës për Bjeshkën e Kakisë se Nikajve dhe pyjet e Lugut të Ndërmajës.

Ne ato kohe, ajo bjeshke dhe territoret e tjera (pyjet), madje deri ne krye te territorit të Nika-jve kane qene prone e zaptuar nga  Fisit i Shalës. Kishte ardhur koha dhe nevojat jetesore kerkonin, qe keto territore te ndaheshin me drejt.

Per keto territore ishin kryer shume vrasje dhe seria e tyre perseritej çdo vit. Sidomos vrite-shin midis tyre çobanet (barinjet) e bagetive, por jovetem ata, te cilet me tufat e tyre i kalonin kufijnjet e meparëshëm.

Ishin kryer, aq shume vrasje te tilla, ne ato ane, sa qe njerezite nisen t’i emrtojne ato vende ku kryheshin vrasjet, me toponime (emer-vende) perkatese. Keshtu, ka mbetur toponimi «Bajrak-tar», ku eshte vrare prijesi i Fisit te Shales, «Lumi i Zi» thirret nje lume qe buron ne ato krahina ku jane vrare shume njerez etj. Po, keshtu nje territor ku jane kryer, na ato kohere mjaft çoban bagetish (barinje) nisi te emertohej si vendi ku vriteshin vazhdimisht njerez, pra atje «ku u vrane », « ku vriten njerezit ». Me kalimin e kohes, ne saje te shnderimeve gjuhe-sore atij vendi i mbeti emeri «Vrane». Madje u quajten edhe «Vrana e Madhe» dhe «Vrana e Vogel», toponime te cilat sot i mbajne dy lagje.

Ka qene norme dokesore (kanunore) në ato krahina, qe ne rastet, kur per kufinjtë vritej nje apo disa njerez, pikerisht, aty ku mbetej trupi  i vrare (kufoma),aty ngulej (vendosej) kufiri. Pra, fatin, gurin e kufirit e vendoste vdekja e njeriut. Pra, kemi te bejme me nje problem te rende-sise se madhe per kohen.

Ne rastin e fundit disa, barinje nga Nikajt sulmohen nga ata te fisit te Shales, te cilet mbronin territoret e tyre te zaptuar kohe me pare. Ne kete perpjekje plagoset rend nje bari i Fisit te Ni-kajve dhe ne kete gjendje te rende e pashpresë i thote vellait të vet : «Me merr (mbaj) në shpi-nde deri atje,- tregon me dore,- në maje të malit, se do të vije Nikë Mengja e do ta vëndojë kufinin aty !». Ashtu veproi i vellai dhe vertete aty u vendos kufiri i ri, pikerisht aty ku vellai i plagosur me pare dha shpirt.

Kjo deshmon per grindjet e vazhdueshme te fiseve te asaj kohe per kufijet territorial, por edhe per autoritetin e padiskutueshem te pleqnarit te mirenjohur Nik Menxha. Ai ishte bere i mire-njohur ne ato krhina dhe vendimi i tij (pleqnia) nuk diskutohej, behej ligj dhe zbatohej pa medyshje.

Ç’farë informacioni përcjellin këto pleqni ose doke (gjyqe) popullore?

- Këto pleqni që bejne fjalë për zgjidhjen e mosmarreveshjeve me serioze te asaj kohe sjellin deshmi te tjera autentike, konkrete e te besueshme, se ne shekujt  XVII-te dhe XVIII-te, ne keto krahina zbatohej  Kanuni i Leke Dukagjinit, i cili perbente themelin e veteqeverisjes se zonave malore.

- Në dy shekujt e permendur institucioni i pleqnisë përbente sistemin e tyre gjyqësor të pakundershtueshem i cili ushtrohej në vend të ligjeve të pushtuesit otoman të cilat nuk nji-heshin dhe as që behej fjale per zbatimin e tyre ne keto territore.

Pra, kemi te bejme me norma te nje veteqeverisjeje paralele me ate te pushtuesit të huaj.

- Keta njerez liridashes te strukur thelle ne male te egra nuk u neneshtrohen ligjeve te push-tuesit, po veteqeverisen krenar me normat e kanunit te tyre, te cilin e zbatojne me perpikmeri te admirueshme, madje per disa shekuj me radhe. Shqiptaret, madje edhe ata te zonave te thella malore, prej shekujsh kane qene te bindur ndaj ligjeve dhe i kane zbatuar ato, por jo ndaj ligjeve te pushtuesit, jo ligjeve qe nuk u pershtateshin zakoneve e dokeve te tyre. Ata njihnin e zbatonin ligjet e tyre, ligjet e nxjerra nga pervoja e tyre jetesore.

- Bekimi i burimit te ujit nga Nik Mengja, termat qe perdoren si dhe onomastika (emerat e perveçem te njerezve) edhe nje here deshmojne, se ne ato male ushtrohej besimi katolik i kishes romake dhe, se ende nuk jane futur, madje as emerat e besimit mysliman (laramanizmi) dhe as fjale turke ne fjalorin e vendasve.

- Dihet, historikisht se kripto-krishterimi ose laramanizmi (marrja e emrave mysliman duke ruajtur fenë kristiane) eshte shtrire në Shqiperi, nisur nga shekulli XVII-të. Kjo taktikë perdorej per t’i shpetuar sistemit te taksave te pushtuesit te huaj, sherbimit ushtarak etj. Emerat qe dalin ne pemët gjenealogjike familjare etj. deshmojne se laramanizmi nuk eshte perdorur ne keto krahina gjate shekujve XVII-te dhe XVIII-te ? pra, ka gjet zbatim me vone dhe pikerisht ne shekullin e XIX)te e ne vazhdim.

- Ne keto krahina qeveria turke nuk vilte taksa, ende nuk mirrte ushtare madje ketyre bano-reve u kishte lejuar edhe mbajtjen e armeve.

- Pleqnaret si Nik Mengja benin pleqeni te sakta, te drejta, largpamese dhe humane sa qe u ka-ne rezistuar shekujve, duke u bere, disa prej tyre edhe norma kanunit te Lakes. Forca e pushtuesit turk, ne ato male, pothuajse nuk ndihej fare.

- Ky pranim i zgjidhjeve te reja qe jepnin pleqnaret e shquar flet per  karakterin krijues dhe jo te ngurte te kanunit. Ndarja e pleqnive, ne perputhje me kushtet e reja dhe problematikat e ko-hes kerkonte zgjidhje te reja te cilat kur beheshin te drejta e te sakta njiheshin si norma te ka-nunit. Kete fat kane patur edhe disa prej pleqnive te Nike Mengjes së Mërturit.

- Keto deshmojnë deshmojne se per të menjanuar konfliktin e interesit zgjidheshin, jo vetem pleqnaret me te shquar, por edhe te larget me personat në konflikt.

Rasti i moshes mbi 100- vjeçare te Nik Mengjes te cilin e bartnin ne kurriq (kosh) flet per respektin qe kishin banoret e atyre aneve per zotesit e tij, nderimi per moshen e trete (pleqët), si dhe per faktin se ai kishte ruajtjur kthjellesinë e gjykimit.

Ketij burri kuvendi nuk i binte fjala ne toke dhe pleqeria e ndare nuk diskutohej. Shprehjet e thena prej tij perseriteshin ne te njejten forme siç i kishte percaktuar ky pleqnar i mirënjohur.

- Shaljanet per te nderuar dhe shprehur mirenjohjen per Nikë Mengjen kane gjetur format me te mira duke perjetesuar emrin e tij ne «ligjet» qe ai bente dhe ne objekte te rendesishme : Rendi i Nik Megjes, Kroni i Nik Mengjes etj.

- Te ben pershtypje fakti se vendimet e pleqnareve  nuk diskutoheshin por zbatoheshin me korrektesisi te admirueshme. Pra, keta njerez i zbatonin, u bindeshin normave te kanunit, ligjeve te tyre, jo me keq se sa qytetaret e Europes u bindeshin ligjeve te shteteve te tyre.

- Banoret e ketyre zonave ruanin e zbatonin besimin katolik, besonin tek Zoti dhe kur e zinin ne goje shtonin : «I paçim ra ne dore» !  E asht quajtura «Princesha e shqiptareve» Edit Dur-ham qe i ka shkelur e njohur mire keto ane thekson, se ata i besonin me teper kanunit se sa  urdherave të Kishës  së Shenjtë. Pra, feja e shqiptarit ka qene mbi te gjitha shqiptaria.

- Ne çdo rast tregohet me emer konkret vendi, katundi ku  jane bere keto pleqeni, çka do te thote, ne keto ane nuk ndeshen toponime, as mikrotoponime sllave as turke. Vendet e tyre keta banore i emertonin me emrat e te pareve te tyre, ose sipas veçansive qe paraqiste terreni-(shpatine, ligate, thepa, rupe etj.) ose, sipas bimesise (verrishte, lajthize, ahishte etj). qe mbu-lonte ato etj.

- Ky istitucioni i plqesie ka funksionuar gjate shekujve te XVII-te dhe te XVIII-të ne krahinat e Dukagjini te Ri, ne Nikaj-Mertur etj. Sipas ketyre te dhenave keto pleqeni qe beheshin si-pas kanunit nuk i rrezonin as qeveritaret e kohes dhe madje as perfaqesuesit e kishes.

- Dihet se ky informacion nuk perben zbulim per shkencat historike, por i konkretizon ato duke treguar edhe kohen dhe vendet ku ato zbatoheshin.

./.

Fundi i pjesës së dytë. Në e pjesën e tretë do lexoni :

Toponime e mikrotoponime me «vulën» e legjendarit Nik Mengja

-----------------------

-Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në USA, Zeqir Lushaj- 4 korrik, 2012-



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ilia S. Karanxha: Kryepeshkopi i Durrësit Pal Andrea Engjëlli Kolë Tahiri: Nik-mengjajtë e Mërturit (I) Fotaq Andrea: Justin Godart, një mik i madh i kombit shqiptar Mërgim Korça: A mund të shkruhet historia duke mohuar e duke shfytyruar fakte? Victor Frobin: Shqipëria, dekania e racave, dhe më e vogla e shteteve Fehmi Kelmendi: Invazioni Osman dhe manipulimet pansllaviste kundër kombit shqiptar Arif Kutleshi: Dr. Franz Baron Nopcsa – Shqipëria Katolike e Veriut Fatmira Biçaku: Një vështrim për figurën e Skënderbeut me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë Halim Purellku: Shtrirja e kryengritjes shqiptare kundër-osmane e vitit 1912 në vilajetin e Manastirit Baki Ymeri: Shenjtërimi i Kishës ''Më Një Ditë'' ku u mbajt mesha e parë shqipe Bedri Tahiri: Milosh Kopiliqi - Heroi q? sfidoi historin? Kujtim Mateli: Përpjekje për lokalizimin e Dodonës dhe pranimi i vendndodhjes së saj në jugperëndim të Janinës Shefik Shkodra: Shkolla fillore ‘’Selami Hallaçi’’ dhe mësuesi Ilmi Avzi Mustafa: Ecuritë e arsimit fillor shqip në Kërçovë e rrethinë Neki Babamusta: 26 Marsi 1990 - Vullkani që tronditi komunizmin në Shqipëri Fitim Rifati: Traktati i Shën Stefanit dhe reagimet e shqiptarëve Fritz Radovani: Dishmon atdhetari Kolonel Faik Quku... Ilmi Veliu: Letra e Skënderbeut e 31 tetorit 1460 dërguar princit të Tarentit, Johan Antoni Ilia S. Karanxha: Familja Breu në zanafillat e ikonografisë kastriotiane Halit Elshani: Grupi i Ajdin Muliqit, përkatësisht grupi i Enver Hadrit

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora