Speciale » Karanxha
Ilia S. Karanxha: Kryepeshkopi i Durrësit Pal Andrea Engjëlli
E marte, 03.07.2012, 07:17 PM
KRYEPESHKOPI
I DURRËSIT PAL ANDREA ENGJËLLI
Nga Ilia S. Karanxha
Të
shkruash për jetën e veprën e
kryepeshkopit të Durrësit Pal Engjëlli në vështrim e parë,
për bollëkun e dokumentave që e citojnë, duket si diçka e thjeshtë mirëpo po të kemi paraysh se kjo biografi
mplekset në formë violente me
veprimtarinë falsifikuesve të
nipërve e stërnipërve të tij gjatë
shekullit të XVI-XVII çështja paraqitet
e vështirë e komplekse. Bile deri në atë pikë
sa ato kushtëzojnë bazat e kulturës
moderne shqiptare. Për këtë arsye
sot çështjen e Engjëllorve të
Drishtit, më saktë pasuesit e
kryepeshkopit të Durrësit, duhet t'i
konsiderojmë si një problem shqetësues në shkencën albanologjike.
Përsa i
përket ditëlindjes të Pal Engjëllit mund
të shënojmë me një farë rezerve vitin 1427 (në ndonjë rast e gjejmë edhe më
1417) të cilin na e referon nipi i tij
Andrea Petro Engjëlli në Gjenallogjitë e tij
po aty ku ka referuar edhe ditëlindjen e të jatit të vet Petro herë më 1443 e herë më 1441 ndërsa vdekjen e
këtij të fundit e ka fiksuar më 1512. Si
vendlindje pranohet pa rezerva
Drishti.
I pari
biograf që përmënd familjen Engjëlli
duket vetë Marin Beçikemi (Barleti) i cili na shënon
daljen e tyre në skenën historike shqiptare më 1448 gjatë konfliktit
shqiptaro-venecian kur Andrea Engjëlli,
babaj i Pal e Petro Engjëllit, turet
jashtë mureve të qytetit të Drishtit për të përballuar sulmin e Hamza
Kastriotit. Iniciator në këtë punë
-shkruan Beçikemi- qe Andrea Engjëlli , njëri nga të parët e vendit, burrë i
dëgjuar për vepra i lavdëruar për merita në luftë (Andrea Angelus unus ex
optimatibus/Clarus vir factis/& emerite in
Pjesamrja
e Andreas nga ana e Serenisimës kundra
Skënderbeut nuk i kirijovi ndonjë avantazh të madh se pas tre vjetësh u akuzua
per komplot e vdiq në burg nga torturat më 1451. (....Andreas Anzolo fuit
tormentatus et ob tormenta mortuus est in carceribus- G. Valentini: AAV,
vol. xxi doc. 5763). Familja i kundërshtoi akuzat e pabaza dhe më 1454 u riabilitua nga Avogaria e Komunës të
Venedikut megjithëkëtë atyre i mbeti
fama e keqe si armiq të Venedikut.
Mbi
rininë dhe formimin e Pal Engjëllit pothuajse nuk ka asnjë të dhënë të
drejtpërdrejtë dokumentare. Marin Beçikemi (Barleti) që e vendos Pal Engjëllin
fill pas Skënderbeut na e përshkruan
atë si një : ...burrë i paisur me
mendje shumë të lartë dhe me zotësi shumë të rallë në të folur, me dituri si
askush dhe i vaditur me lartësinë e shënjtë dhe humane, si greke si latine,
sidomos i shquar për rreptësi në jetë dhe në zakone, i flaktë për fenë e
krishterë, burrë që Skënderbeu e mbante mbi kry për maturinë, kulturën dhe
pastërtinë e jetës që e respektonte dhe e dëgjonte si ndonjë orakull gjithë
epirotët dhe arbërit...
Ku u
edukua dhe studio Pal Engjëlli mbetet akoma e panjohur edhe pse Farlati sugjeron se ai kalovi rininë e tij në Kostandinopoli dhe
u rikthye në atdhe më 1453 pa na refruar ndonjë burim.
Për herë
të parë emrin e Pal Engjëllit tonë e takojme në 20 prill të vitit 1457 ku nis
karierën e tij kishtare si
presbiter në Durrës (presbitero
Paulino Angeli de Drivasto) por me sa
duket fillimi nuk ka qënë aq i mbarë mbasi ai hyn në konflikt me presbiterin
Antoni de Lauris i cili kishte qënë emëruar nga papa si kryedhiakono për
Arqipeshkvinë e Durrësit. Çështja u shtrua në
Këshillin e të Dhjetëve
në Venedik i cili i kërkon Pal Engjëllit të paraqitet aty për të dhënë
llogari përndryshe do të dëbohej nga e gjitha Shqipëria. Për zgjidhjen e këtij konflikti Pal Engjëlli
ka udhëtuar si në Romë po ashtu edhe në Venedik ku duket se i ka bindur si
autoritet kishtare po ashtu edhe ato civile në të drejtat e tij. Një urdhër
dukal i Pasquale Malpieros (Shih O. Schmitt – Paul Angelus Erzbischof von
Durrazzo, në Thesaurismata XXX-2000, ff. 127-161. ) i datës 17 shkurt 1458
e ka çliruar përfundimisht nga mosmarveshjet dhe i ka hapur rrugën e karierrës
së tij kishtare.
Më 8
dhjetor 1459 vdes në Durrës kryepeshkopi italian Stefano Bonacorsi. Pas katër
ditësh klerikët shqiptarë të qytetit të
mbledhur në kisha e Shën Isidorit së bashku me qytetarët më të shquar në bazë
të zakoneve dhe Kapitujve të Katedrales së Durrësit vendosin në krye të saj
Nikolla Topinë i cili rridhte drejpërsëdrejti nga familja princore e Topijve
mirëpo Nikolla nuk mundi dot të
gëzonte gjatë postin e
kryepeshkopit mbasi më 19 mars të vitit 1460 papa Pio II emëroi kryepeshkop të Durrësit kryedhjakon Pal Engjëlli. Kështu papa i ndezur për luftën
e madhe antiturke zgjodhi një kryepeshkop që ishte në anën e
kryqëzatës.
Pronuncimi
i Pal Engjëllit krah Skëndërbeut vërhet
qysh në hapat e para të karierës së tij si kryepeshkop. Duke u mbështetur tek Historia e
Skëndërbeut e Marin Beçikemit (Barletit) mund të supozojmë se ai duhet të ketë marë pjesë në pregatitjen e
fushatës për në Itali por me shumë ngjasa ai është afruar me Skëndërbeun edhe
para kësaj ngjarje. Në fakt emri i tij
Ka shumë
të ngjarë që i ati i Marin Beçikemit (Barletit) të ketë qënë një bashkëpuntor i
ngushtë me Pal Engjëllin dhe me porosinë e tij
të ketë ndërmjetësuar për shuarjen e tensioneve mes Lek Dukagjinit dhe
Skëndërbeut.
Si merita
të tjera të Pal Engjëllit janë të njohura në këtë vepër ndërhyrja e tija për ta bindur Skëndërbeun që të marë pjesë në
kryqëzatën anti turke të nxitur nga papa Pio II(1463-1464). Veprimtari që
konfermohet edhe nga një relacion i emsiarit venecian Gabriele Trevisan më 1465
(Shih O. Schmitt 2000). Gjithashtu në
veprën e Beçikemit theksohet roli i tij
si këshilltarë i parë i Skëndërbeut sidomos në prag të rrethimit të dytë të
Krujës (1466).
Përsa i
përket referimit që bën Marin Beçikemi
(Barleti) në lidhje me kurorën
mbretërore të Skëndërbeut dhe kardinalatin e Pal Engjëllit si një rast
historik i humbur u keqpërdorën nga niprat
e kryepeshkopit në mes të shek
XVI për
spekullime të shumta.
Merita të
tjera të pakudërshtueshme të Pal Engjëllit janë ato të lidhura me veprimtarinë
e tij si ambasador i Skëndërbeut.
Me
vdekjen e Skëndërbeut më 17 janar 1468 Serenisima në fillim të shkurtit nuk gjente
emër tjetër që të zëvendësonte autoritetin e prijsist shqiptar në trojet
e tronditura nga gjëma veç atij të Pal Engjëllit. Dokumentat e dala për këtë
qëllim, ku Pal Engjëllit i kërkohej rikthimi me urgjencë në Shqipëri,
konfermojnë në një formë të qartë
presitigjin e këtij peshkopi drishtan
në ambientin shqiptar jo vetëm si një udhëheqës shpirtëror por edhe
politk. Misioni i tij kryesor dhe i fundit ishte të mbante regullin në vënd dhe
mbi të gjitha të bindëte Donika
Kastriotin që të hynte së bashku me birin e vet
Gjonin nën umbrellën mbrojtëse të
Venedikut.
Ai u rrikthye
në Shqipëri afërsisht aty nga fillimi i
marsi i viti 1468 por mbas kësaj date gjithçka mbetet në erësirë të plotë. Zonja Skënderbega – siç
e kujton Gjon Muzaka- u hodh në
mbretërinë e Napolit dhe jo në Venedik. Pal Engjëlli pa mbushur viti vdes më 1469.
Në se duam t'i besojmë ditëlindjes që na trasmeton i nipi i bie të ishte
42 vjeç. A ka qënë kjo një vdekje
natyrale? Sido që të jetë fundi i
kryepeshkopi të shquar shqiptar
ruan në vetvehte akoma shumë të
panjohura.
Duke
nisur nga mezi i shekullit të XVI e mëtej të bijtë e Petro Engjëllit pra niprit e Pal Engjëllit për të ngritur lart lavdinë e familjes së tyre e për
ta paraqitur vehten mbi gjithë
shqiptarët në Venedik u hodhën në një veprimtari falsifikuese dokumetash e
shkrimesh të ndryshme. Emrat e pjestarve
të familjes së tyre e mbi të gjitha Pal Engjëlli u përdor gjërësisht për të
ilustruar merita të qënë e të pa qëna.
Fakti në vetvete nuk është krejt
i panjohur në shkencën albanollogjike
apo atë evropiane. Problemi kryesor
qëndron në shkalla e njohjes të këtij
aktiviteti dhe në veçimi i falsifikimeve
brënda kësaj prodhimtarie të bollshme
letrare që shumë herë kanë ngatruar edhe studiozë seriozë e të
kujdesshëm.
I pari që
kritikon disi tërthorazi pretendimet e tyre për origjina të lavdishme ishte
vetë Marin Beçikemi pikërisht kur
shkruhej Historia e Skëdërbeut dhe të dyja familjet jetonin në Padova. Kështu
ndërsa Ëngjëllorët pretendonin origjinat e tyre nga zanafillat e themelimit të
Drishtit Beçikemi konstaton: E shoh
me vend që ta them këtu...se nuk dihet nga kush është themeluar qyteti i
Drishtit dhe as që njihet disi lashtësija e tij, megjithëqë qytetarë, të cilëve
u pëlqen t'i besojnë gabimit të vet e shpien me mburrje fillin e themelimit të
qytetit te romakët. Dhe më kujtohet se i kam dëgjuar të mburen për këtë, duke e
quajtur vehten kolonë të romakëve e të pretendojnë se e kanë zanafillën e tyre
që andej. (M.Barleti Hist. Sk.
Me
këtë frymë lavdimadhe u manipulua nga Pal Pietrër Engjëlli një variant i
shkurtuar i Historisë të Skëndërbeut e shkrojtur po nga Marin Beçikemi e cila mbas gati 45
vjetësh u referua me pa të drejtë si
vepër e Dhimitër Franku; Kodi dorëshkrim i Laurencianës (Firence) me
të famëshmen formulë të pagëzimit etej. Në këto vepra apo dorëshkrime
gjejmë se fam. Engjëlli kishte qënë familja më e fuqishme feudale në
Shqipëri, se Pal Engjëlli dhe Petro Engjëlli ishin vëllezërit e Skënderbeut. Se
Pal Engjëlli u shpall kardinal nga
papa Pio II se xhaxhaj i tyre kishte shkrojtur një formulë pagëzimi në gjuhën shqipe qysh më 1462 etj. (
Jo me
shumë kujdes është pranuar sot në shkencën albanollogjike si një vepër autentike të ashtuqojturat statute të
katedrales së Drishtit të cilat veç botimit të hershme nga Dr. V. Novak e M.
Shufflay (1927) kanë pasur një ribotim të ri në
Tiranë (Dr. M. Ahmeti e Dr. E. Lala: Statutet dhe urdhëresat e
Kapitullit të Kishës Katedrale të Drishtit..Ombra GVG- Tiranë 2009).
Vetë
fakti që Novak e Shufflay tërheqin
vëmendjen se kujtimi për një jetë të tillë të përbashkët në shtëpinë e
kanonikëve të Drishtit ka qënë shumë i diskutuar nga hulumtuesit të vemëndshëm
të historisë së Drishtit (f. 73) e
më tej citimi i disa prej veprimtarive falsifikuese të Andrea Petro Engjëllit
duhet t'i shtynte studiuesit e rinj shqiptarë të shtronin me përparësi çështjen
e autenticitetit të këtij dokumenti.
Mirëpo
një gjë e tillë në vepër nuk duket edhe
pse botuesit e rinj pranojnë
deri diku veprimtarinë fallsifikuese të
këtij pinjolli të shtëpisë Engjëlli
ata nuk venë re aty frymën ekzaltuese e lavdëruese ku gjithë
proçedurat e miratimit të këtyre statuteve synojnë të lartësojnë mbi të gjithë figurën e kryepshkopit Pal Engjëllit i
prezantuar këtu edhe me titullin kumbues:
Gjykatës i territoreve Ilirike. Disa
prej veprimtarive fallsifikuese të A. Engjëllit përpiqen t'i
justifikojnë e t'i japin një farë legjitimiteti dhe ndërkohë krijojnë një konfuzion akoma të madh kur
përpiqen të njehsojnë figurën e Pal
Ëngjëll Dushit me kryepeshkopin e Durrësit Pal Engjëlli. I pari
përmëndet që më 1442 si peshkop
në Shas (Paulum Amgelum Duscum sauciensem episcopum) më 1443 peshkop i
ritit latin në Drisht më tej nuncio apostolik në Shqipëri me detyrën e paqtimit
të Skëndërbeut me Dukagjiansit(1452), në dokumeta të tjera përmëndet edhe si
kryepeshkop i Krajës dhe më 7. III. 1457 ngrihet në shkallën e nuncios për
Dalnacinë, Shqipërinë e Sërbinë(G. Valentini : AAV vol. 18, dok. 4801,
Edhe
sikur në origjinë tek ky dokumet të ketë pasur diçka të vërtetë një sërë
kontradiktash brenda veprës, të cilat fatkeqësisht nuk gjejnë një shpjegim kritik nga ana e botuesve të rinj, e bëjnë më se të sigurtë faktin e manipulimit
edhe të Statuteve të Katedrales së
Drishtit sipas të njëjtit stili
që janë manipuluar e ndryshuar edhe
dokumetat që përmëndëm më sipër.
Pavarsisht nga veprimtaria falsifikuese e lëvdat e tepruara me vend e pa vend të Ëngjëllorve të Drishtit figura e kryepeshkopit të Durrësit Pal Andrea Engjëlli(1427-1469) mbetet në piedestalin më të lartë të historisë tonë jo vetëm si një klerik i shquar shqiptar por edhe si një persoanalitet me peshë të madhe politike në ngjarjet e shek. XV.