Speciale
Bedri Blloshmi: Dosja Nr: 1288 A. Ushtar Pëllumb Dush Mirakaj
E merkure, 29.08.2012, 09:38 PM
Dosja Nr:
Nga Bedri Blloshmi
Në vitin 1945
Shqiperia e coptuar do të pushtoheshe nga mizorët dhe terroristët komunistë. Këta
barbarë filluan arrestimet, sekuestrimet, varjet, pushkatimet, grabitjet, burgosjet
dhe internimet në masë. Fjalët e tyre ishin të çfarosnin klasën e përmbysur. Në
vitin 1947 në repartin ushtarak nr. 721 te gazermat e Ali Rizait në Tiranë në mesin
e ditës do ndodhte një ngjarje e zakontë për terroristat komunistë dhe tmerronjës
për ushtarët. Reparti ishte njoftuar, ishin marr masat, ushtarët ishin
rreshtuar bashkë me oficerët e tyre dhe po prisnin. Në çast u duk një varg me
makina plot me ushtarakë e civila. Dy makinat e para zbritën dy ushtarakë me
kapele në njërën dorë dhe me dorën tjetër rregullonin flokët. Makina e tretë qëndroi
dhe zbritën disa civila me automatik në dorë. Mbas kësaj makine ishin dhe dy te
tjera që nxitonin të zbrisnin dhe në qafë u vareshe automatiku, në njerën dorë e
mbanin në mekanizmin e shkrepjes. Më në fund u hap dera makinës së mesit, civilat
tërhiqnin diçka dhe e ulën në tokë, nga veshja dukeshe se ishte ushtarë. Kokën
e kishte të mbuluar, në kembë kishte zinxhir, në duar pranga, të binte në sy dhe një zinxhir i cili ishte
lidhur te duart dhe këmbët, dy civila e
mbanin për krahësh. Në mes të trupit të ushtarit ishte lidhur një tjetër litar
që mbaheshe nga dy civila 3-ky do pësojnë të gjith armiqtë e popullit. Siç do e shihnin më posht
komunikatën për vrasjen e Pëllumbit do ta firmoste një emër shumë i njohur në proçeset
gjyqësore, po aq kriminel sa Petrit Hakani, që su lodh kurrë së shkrehuri
koburen në ballin e mijërave djem nënash. Ky është prokurori ushtarak i U. K. Shqiptare,
kapiteni i I-rë Nevzat Hasnedari. Heshtjen e theu prokurori Nevzat Hasnedari që
vërtiste nëpër duar koburen e mbushur, i cili tregohej i padurueshëm dhe tha:Hë,
gati mbulojani fytyrën dhe shtriu dorën duke marr shenjë që më pas të hapte
zjarr. Ushtar Pëllumbi i drejtohet prokurorit Haznedari: Mos më zini sytë, ashtu
i lidhur mori qëndrim gatitu me kokë lart pa ju dridhur qerpiku, jam gati. Në çast
dëgjohet kercitja e shkrepjes së armës. Në tokë me fytyrë të gjakosur nga
qielli ra ushtar Pëllumb Dush Mirakaj. Colpo di gracia mbi fytyrën e 22-vjecarit
u bë nga një tjetër vrasës gjakatar Faik Minarolli. Kufoma e tij u gropos aty
pranë në një kodër lëndine duke mos lënë asnjë shenjë gjurme, siç thonë shumë dëshmitarë
të këtij akti makabër. E megjithatë Pëllumb Dush Mirakaj sot e kësaj dite nuk është
gjetur ku është groposur, pra është pa varrë. Ndërsa vrasësit apo bijte e tyre
më kriminel, ecin krenarë e pasurohen duke qënë të sigurt se nuk do ju hyj asnjë
gjemb në këmbë. Ja sa e mirë është Demokracia. Nga ana tjetër nënat vazhdojnë të
ulërijnë me duar përpara e shikojnë nga
qielli duke ju lutur. O zot merru hakun e fëmijve tanë, tregona ku janë groposur
të paktën t'u bëjmë një varr e të shkojmë për ti qarë. Përderisa mendja paska rrënjë ne vazhdojmë të lotojmë
e të presim se një ditë. . .