Speciale » Karanxha
Ilia S. Karanxha: Arkitekti e skulptori Andrea Nikollë Aleksi nga Durrësi (1420-1504/5)
E merkure, 08.08.2012, 05:01 PM
ARKITEKTI
E SKULPTORI ANDREA NIKOLLË ALEKSI NGA DURRËSI (1420-1504/5)
NGA ILIA S. KARANXHA
Veprimtaria
e jeta e Andrea Aleksit është e njohur
si në Shqipëri po ashtu edhe në Kosovë e
prej kohësh ka tërhequr vëmëndjen edhe të studiuesve të huaj të cilët kanë afermuar veprimtarinë e shquar të këtij
artisti shqiptar të shekullit të XV aq sa sot e gjejmë- gati gjithmonë - të rreshtuar
në fjalorët enciklopedikë mes figurave të
rëndësishme të artit botëror.
Ai lindi
në qytetin e Durrësit rreth vitit 1420/5 dhe të parat dokumenta që e përmëndin
janë ato të angazhimit të tij si nxënës për 8 vjet në punishten e skluptorit
puliez Marko i Pietros nga Troja në Zara më 1435, datë prej të cilës nxiret me
përafërsi edhe ditëlindja e mësipërme. Mbasi kryen këtë periudhë të parë si
aprendist nga 8 janari 1445 deri më 14 prill 1452 e gjejmë të angazhuar nga
Gjergji Orsini në punimet e pagëzimores dhe të katedrales të Sebenicës. Një dokument
i vitit 1448 e citon më 4 janar si banues të Sebenicës ('habitator Sibenici') por
në këtë vit Aleksi e kish trasferuar
banimin e tij në Split ku kishte hapur për llogari të vet punishten e
tij duke marë edhe
porositë e
para për shifrën prej 105 dukat floriri
për ndërtimin e altarit të Shën Katerinës në kishën e madhe të Shën Domenikos. Nga
ky vit - e deri në fund të jetës - Spliti do të bëhej për Aleksin
qëndra
kryesore e veprimtarisë, e interesave dhe e famës së tij.
Qysh nga
momenti i parë punishtja e Andreas duhet të ketë marë një rëndëi të madhe e
duket mjaft i angazhuar në punime të ndryshme.
Në dhjetor të vitit 1449 ndërsa shkonin përpara punimet për altarin e Shën
Katerinës e shohim të marë si ndihmës dy vetë Jovan Bicaski dhe një Marino që ju vu nofka 'Gazmori' (Marino
'Veselco'). Po në këtë kohë ai duhet të jetë impenjuar edhe për punime në Pallatin
Komunal të Splitit mbasi në një dokument të 27 korikut 1452, konti, gjykatësi,
e kryetarët e komunës jo vetëm që e njohin 'qytetar të nderuar' ('civilitas ob
merita') por i japin falas një truall në qytetin e vjetër në lagjen e Sdorias,
për të ngritur shtëpinë ose atelienë e tij.
I thirur
nga Gjergj Orsini nga Sebenica (Giorgio Orsini) e gjemë në Ankona të marë pjesë
si skluptor në punimet që po bëheshin për ngritjen e Pallatit të tregëtarve të këtij
qyteti (Loggia dei Mercanti di Ancona) ku si kryearqitekt ishte caktuar
rishtmas Gjergji me të cilin Aleksi kishte filluar karierën e tij si skluptor. Në
këtë periudhë mer edhe porosinë të ndërtojë
për Zotin Kolano të Cernotës ('ser Colano de Cernotta') altarin e Shënjtorve
Jeronim e Nikolla në kishën e Shën Jovan Evangjelistit në Arbe. Pas një viti këtë
punë ja kalon Pietro de Barbiero mbasi me sa duket ishte tepër i okupuar me
angazhimet në pallatin e Ankonës.
Më 1454 e
gjejmë përsëri në
aktiviteti
i tij bëhet gjithmonë e më i dëndur e më i kërkuar sa që pjesët më pak të rëndësishme
ja kalon t'i ekzekutojnë nxënësit e tij kryesisht sipas modeleve të bëra më parë
apo sipas dizenjove të tij. Si
p.sh. alltari për Zotin Kolana, shtëpija e tregëtarit të pasur venecian Zotit
Ventura Meravilia apo punimet në Pallatin Komunal të Splitit.
Me Marino
'Gazmorin' rinovon një kontratë mjaft impenjative dhe ndërkohë në atelienë e
tij të tjerë nxënës hyjnë të punojnë e të mësojnë mjeshtëinë e skluptorit. Kështu
gjejmë pranë tij emrin e boshnjakut Juraj Gradomiloviq (Juraj Gradomilovich) dhe
të një Gjergji të Miladinit nga Lezina. Për plotësimin e kërkesave të shumta të
ateliesë u sigurua shfrytëzimi i një gurore të madhe në Braza. Më 15 nëntor 1455
një dokument të bën të mendosh se Aleksi ndërkohë ishte akoma i zënë në punë nga
komuna e Splitit e nga viti 1456 deri më 1460 ka të ngjarë të ketë punuar në Arbe
mbasi më 1458 gjendet dy herë në Split për tratativa në blerje shtëpish.
Nga 1 nëntori
1461 deri më 1466 ai është jashtë e larg Splitit mbasi shtëpia e tij figuron e
dhënë me qira në një farë Jovan i Agostinos për shumën prej 55 lirash të vogla
në vit. Kjo është një periudhë në hije e akoma për ta zbuluar në veprimtarinë e
Aleksit. Rishfaqet përsëri në
20 maj të
vitit 1466 dhe tani ble një kopësht perimesh për shumën prej 260 lirash të vogla.
Në fund të këtij viti traferohet në Trau ku me ndonjë ndërprerje të shkurtër qëndron aty deri më 1472. Angazhohet gjatë kësaj
periudhe vetëm e pjesërisht me Nikolla
Fiorentinon në ngritjen e pagësorit të katedrales(1467), për kishëzën e Shën
Jovan Orsinit(1468-1472), pallatin e peshkopit Torolino (1470), pallatin e
Koriolano Çipiko-s(Coriolano Cippico 1470),
portën e pallatit komunal (1471) dhe në vepra të tjera më të vogla.
Afërsia
mes Trau-t dhe Splitit i lejonte të kujdesej edhe për pronësitë e tij në
Fill pas
këtyre punimeve gjithmonë në shoqëri me Nikollën mer përsipër ndërtimin e fasadës
të kishës të Shën Mërisë të Agostinianëve në ishullin Tremiti. Mbasi punimet
shkuan përpara për një vit e gati u përfunduan,
mes priftërinjëve të urdhërit agostinian e skluptorve, e më pas midis
vetë Aleksit e Nikollës, dukumentet
flasin për grindje e mosmarveshje të vazhduehme që tërhiqen zvarë gjatë atyre
viteve.
Nga viti 1474
Aleksi është vazhdimisht i pranishëm në
Nga ana tjetër
mosmarveshjet në lidhje me pronat, grindjet me fqinjët, shitësit, keqkuptimet
mes bashkëpronarëve apo qiramarsve ishin
çështje e probleme të vazhduehme ditore që i zinin jo pak
kohë. Kjo
situatë e jashtëme shqetësimesh të vazhdueshme rëndohej akoma më shumë në ambientin
shtëpiak ku Aleksi fillkat dhe pa njërës
të afërm e të dashur - i martuar me Marusa de Balistis prej
shumë vitesh
i kishte dhënë asja gjithë kujdesin e dashurinë që një burrë i dhimbsur e i urtë
si ai munt t'i jepte. Mirëpo Marusa nga ana e saj asnjëherë nuk ishte treguar në
nivelin e shpërblimit
të kësaj
dashurie të madhe, nuk kishte mundur t'i falte Aleksit asnjë fëmijë të vetin e
për më tepër t'i krijonte një atmosfere të qetë e të ngrohtë familjare.
Një shgënjim
i madh në ndjenjat e tij do të ishte gjithashtu për Aleksin edhe gjesti tjetër
tepër fisnik i tij në adoptimine e nipit të Maruzës, Jovanit (Giovanni Pietro
de Balistis) si bir të tij. Në vitet e fundit të jetës në brëndësi të shpirtit
ndjente një boshllëk të madh në zemër, një mërzi të madhe në shpirt për një jetë
plot me sakrifica e pa ndonjë rikthim të lumtur shpirtëror.
Viti 1488
më shumë se kurrë do të ishte për qytetin e Spliti ku jetonte Aleksi viti i
rrezikut të madh të pushtimit turk. Gjthë qyteti është në ethe për rindërtimin
e mureve mbrojtëse të cilat për shkak të braktisjes e mos kujdsjes ishin
katandisur në një gjëndje të vajtueshme e nuk jepnin asnjë garanci mbrojtje. Vullnetarisht
e pa asnjë shpërblim do të gjejmë mes qytetare edhe Aleksin i cili impenjohet
personalisht e vë në dispozicion të rindërtimit
me çmime krejt të ulta lëndë të parë që ai dispononte.
Skluptori
e bërsi i famshëm i lapidarve që me artin e tij kishte zbukuruar e i kishte dhënë
hijeshi fasadave të pallateve, kishave, pagëzoreve apo sa e sa altarve tani me
thjeshtësinë që e karakterizonte nuk i shmanget as punëve më të rëndomta. Pret
apo skalit gurrët i vendos e i sistemon ato një mbas një në muret mbrojtëse njëlloj
si muratorët e thjeshtë edhe pse tashmë kishte kaluar të gjashtëdhjet vjetët. Sistemimi i këtyre mureve dhe i hendekut
rrethues mbeten impenjimet e tij të fundit publike për të cilat flasin dokumentat. Qyteti nuk pati fatin e
keq të sulmohej nga turqit dhe Aleksin e shohim të tërhiqet në jetën e vet
private. I shgënjyer në ndjenjat e tij afektive, i moshuar dhe i lodhur nga
jeta, gëzonte mes qytetrve mirënjohjen për gjithçka që kishte bërë e respektin
më të madh të një njeriu të drejtë e të ndershëm. Jo më kot një person që e
kishte thirur në gjyq për një mosmarveshje më 7 shtator 1493 deklaronte para
gjykatësit se duke ditur që 'Aleksi
ishte një
burrë i mirë e me një ndërgjegje të lartë dhe se kundra ndërgjegjes së tij të arsyeshme
asgjë nuk bënte' i linte atij dorë të lirë të vendoste për çështjen dhe se ai do të pranonte publikisht
gjykimin e tij të drejtë pa asnjë kundërshtim. Më 1503 ai ndërtoi lapidarin për varrin e tij në kishën
e Shpirtit të Shënjtë faltore në cila ishte bashkëvllazëria e tij. Mbi lapidar
kishte gdhendur mbishkrimin : 'Andreas Alexius Epirota Durrachinus nobili
genere civis Spalatinus ob merita factus'
(Andra Aleksi Epirot nga Durrësi
qytetar nderi i Splitit i bërë për merita.)
Më 1507 duhet të ketë vdekur mbasi një listë që paraqetiste qytetarët e nderuar të Splitit nuk e përmënd më emrin e tij.
Pallati i tregterve në Ankona dhe Andrea Aleksi
Në prill
të vitit 1452 Aleksi i thirur nga Gjergj Mateo i Sebenicës arin në Ankona për të
punuar në Pallatin e Trgëtarve të këtij qyteti (Loggia dei Mercanti di Ancona).
Mungojnë të dhënat dokumentare për të thënë në se ky ishte i pari dhe i vetmi
impenjim i tij në truallin italian por sido që të jetë këtë rradhë të 'parë' ai
u impenjua me intervale deri më 1454. Në lidhje me këtë angazhim të Aleksit në Ankona
literatura e botuar deri më sot në të shumtën e rasteve nuk mungon ta verë në pah
prezencën dhe pjesmarjen e tij në zbukurimin e fasadës të këtij pallati por
luhatet në rolin e peshën e tij në këtë vepër si dhe në raportet midis tij dhe
Gjergjit të cilat jo gjithmonë janë tepër të qarta.
Punimet për
ndërtimin e pallatit kishin filluar tepër herët qysh nga viti 1392 dhe u sollën
deri në mbulimin e çatisë nga mjeshtri piaçentin Xhiovani Paçe ndryshe 'Sodo'. Përsa
i përket fasadës të pallatit
dokumentat e kohës deri më 1450 heshtin. Ka mundësi që diçka të ishte bërë
edhe në këtë drejtim por duket zbukurimi i fasadës kishte mbetur pezull. Më 1450
Gjergji nga Sebenica ishte impenjuar në Ankona në zbukurimin e fasadës të Dionizios
që ndodhej edhe kjo në afërsi të pallatit të tregëtarve e më 1451 ai projekton
edhe një plan për fasadën e këtij pallati. Projekti u pëlqye pa masë nga Këshilli
i Pleqëve të këtij qyteti të cilët me një vendim (22 tetor 1451) - në mungesë të
Gjergjit - kërkojnë t'ja besojnë atij
edhe eksekutimin e saj kundrejt shifrës prej 900 dukatë ari me kusht që kontrata
të firmosej brënda dhjetorit të atij viti.
Pa hequr
dorë nga angazhimet e mëparshme Gjergji nga Sebenica mori përsipër edhe
realizimin e këtij plani për zbukurimin e fasadës të Pallatit në fjalë për të cilin
thiri qëllimisht nga Spliti për të bashkëpunuar në këtë vepër monumentale ish-nxënësin
e tij më të mirë Andrea Aleksi nga Durrësi. Ndërkohë që Gjergji ishte i mbytur
me punë të tjera paralele angazhimi e bashkëpunimi i Aleksit në këtë vepër
rezultoi mjaft i çmuar si nga veprimtraija e tij 'në vend' e po ashtu edhe në punët
pregatitore në gurrore (Brazza) për zgjedhjen e mermereve të përshtatëshme e përpunimin
paraprak të tyre. Autorë të ndryshëm, e më tej e konfermuar nga një pjesë e mirë
e kritikëve të artit, i njohin atij shumë punime sklupturore zbukurimore të fasadës
siç janë arkitrarët, dritare binjake, bazamente e kapitele por edhe në kompleksin
sklupturor të katër Virtyteve Themelore të fasadës që do të simbolizonin tregëtarin e
mirë kristian të Ankonës : 'Shpresa', 'Forca', 'Drejtësia' e 'Mirësia' e mbi
portën qëndrore të ndërtesës kavalierin në gallop i cili ishte simboli i Ankonës.
Pallati i
Tregëtarve të Ankonës (La Loggia dei Mercanti di
simbol laik i veprimtarisë të shkëlqyer tregëtare që i dha hov e karakteizoi gjithë zhvillimin e lulëzimin e këtij qyteti. Në rjedhën e viteve kanë qënë të detyrueshme shumë ndërhyrje restauruese e sidomos pas vitit 1556 kur aksidentalisht një zjar shkaktoi dëme të ndjeshme mbi ndëtesën.