Speciale
Dita e fundit e dy të dënuarve me vdekje
E diele, 22.07.2012, 09:50 AM
Rustem
Dashi rrëfen natën e 17 korrikut
Errësirë,
heshtje, mesnatë, dhimbje, shpresë. Do të vijë vdekja apo jeta.
Më 18
korrik, në birucën nr. 8 ku rrija unë, polici solli të dënuarin Rustem Dashi. Ai
kishte qëndruar për 30 ditë në të njëjtën qeli me Vilsonin. E kishin çuar të kujdesej
për të . Sapo më pa, Rustemi m’u afrua dhe filloi të më tregonte:
-Rustemi
më tha që isha ca ditë me Gencin. Ishte shumë i mërzitur. I thashë:- o Genc pse... ti
si kishe bërë ato që the tani. -Ti e di se këta kanë inatin e babait Bardhos
se kapën dot atë kur vinte dhe tani do i paguash ti...
....
Vilsonin
e kishte prerë lodhja nga qëndrimi shtrirë. Kur mpihej në njërin krah Vilsoni më
lutej ta ktheja në tjetrin. Bënte shumë vapë dhe trupi i djersitej. Flokët i
binin vazhdimisht. Të dy supet i ishin rrjepur ngaqë rrinte vetëm shtrirë. Duart
i mpiheshin dhe më duhet të them se njërën prej tyre e kishte gjysmë të paralizuar
që nga torturat në qelitë e Tiranës. Gishtat e duarve kishin filluar t’i
nxiheshin. Kishte plagë tek supet, krahët dhe kofshët. Ishin bërë 35 ditë që kur
e kishin lidhur duar e këmbë dhe me helmetë në kokë. Porta e hekurit u hap me
një zhurmë rrëqethëse. U dëgjuan hapa dhe dera e birucës nr.1 ku dergjej Genci
u hap. Pastaj u hap porta e madhe e cila është jashtë. Me sa kuptova aty po
ndodhte diçka. Dëgjoheshin vetëm hapat dhe asnjë zë. Mendova se mos kishte
ardhur falja dhe Gencin e zgjidhën. U dëgjuan zëra që pëshpëritnin dhe hapa që po
afroheshin. Shuli i derës së birucës sonë kërciti me një zhurmë po aq rrëqethëse
dhe dera u hap. Përsëri mendova se meqë erdhën tek ne, i kishin falur jetën
edhe Vilsonit. Ai rrinte shtrirë dhe i përgjumur me kurriz nga dera. Sapo dera
u hap Vilsoni lëvizi.
- Rustem,
- foli ai, - kush është?
Brenda u
futën Selim Caka, hetuesi Lulo Ymeri, shefi i policisë Nazmi Kodra dhe përgjegjësi
i birucave shefi i hetuesië i qeshur ,hë – i tha Vilit të pata thënë ja fundi
erdhi.. Korridori ishte plot me policë e civilë. E ktheva Vilsonin dhe ia fërkova
duart si zakonisht. Pastaj e ngrita dhe e mbështeta pas murit. Kur ata ia
zgjidhën këmbët dhe i hoqën litarin që mbante të lidhura bashkë duart e këmbët,
u binda plotësisht se e kishin falur. Unë shtanga. Rrija mbështetur pas murit
dhe nuk arrija të lëvizja as qepallat. Më parë kisha dëgjuar se kur i kishin dënuar
me vdekje dhe iu kishte ardhur falja, policët vinin në birucë, i hiqnin hekurat
dhe kryetari i degës i komunikonte vendimin. Kurse atë natë askush nuk po
fliste. Vetëm vepronin në heshtje. Ia zgjidhën këmbët, por duart jo. S’po e
kuptoja ç’po ndodhte. Kishin vendosur ta vrisnin? Jo, jo! Kjo gjë s’kishte pse
të ndodhte. Vilsoni nuk kishte bërë asgjë për ta vrarë. Ai kishte lexuar vetëm
libra. E kapën për krahësh dhe e ngritën më këmbë. Kur po dilte, tek dera i
hodha xhaketën krahëve. Ai u kthye nga unë dhe më pa në sy pa iu dridhur qerpikët
e më tha:
- Rustem,
ma bëj hallall shërbimin që më ke bërë gjithë këto ditë. Të lutem, ma bëj
hallall!
- Unë ngriva
në vend, po e merrnin me duar lidhur prapa dhe helmetën në kokë.. Buza më dridhej
dhe nuk arrita t’i them asnjë fjalë. Lotët filluan të më rridhnin faqeve. – Rustem,
po të le një amanet. - vazhdoi Vilsoni. – Kur të dalësh nga burgu, të shkosh në
familjen time e t’u thuash se nuk i kam turpëruar. Akuzën nuk e pranova sepse s’kam
bërë asgjë. Ne ishim bashkë në gjyq. Këto që po të them janë të vërteta, ti e
di. Diana me gocën të shohin punën e tyre. Ky qe fati im. Me fatin nuk luftohet.
Këto do t’ua thotë edhe Bedriu kur të lirohet, por atë e kanë dënuar shumë. Edhe
një herë: Ma bëj hallall Rustem! Lamtumirë! Lamtumirë!
- Hajde
tani, - bërtitën policët që e mbanin për krahësh.
U dëgjua
zhurma e shulit që mbylli derën. Më pas u dëgjua zhurma që lëshoi edhe porta e
jashtme. Përsëri heshtje varri. Dëgjohej vetëm një gërhitje që vinte prej një biruce
tjetër. Dikush flinte, ndoshta të gjithë, ndërsa unë jo. I rashë sportelit dhe
i kërkova policit një cigare që s’vonoi të ma sillte,isha ulur në dyshemenë e
birucës dhe thithja cigaren pa pushim.Më bëhej sikur Vilsoni më thoshte :–Rustem
u mpiva ,shpatullat më dhembnin shumë ,shikoja përreth por asgjë nuk shikoja .Prapë
zë hapa të rëndë veshët më bucisnin :Rustem ma bëj hallall ,thuaju në shtëpi
kur të lirohesh ...U ngrita në këmbë ,u afrova atje ku rrinte shtrirë Vili dërrasat
ishin akoma të nxehta jo nga vapa por nga trupi i tij,një batanije rrinte e
hapur ashtu sic e la Vili kur e morën.Si të bëja vendi s’më mbante nganjëherë mendoja
ishalla i kanë thirrur lart në zyrë për ti komunikuar faljen se di po pres.Cfarë
të besoja .Mendimi më ishte turbulluar ,pse më tha Vilsoni:- kur të lirohesh
shko në shtëpi.E kuptoi Vilsoni se e morën për ta vrarë? Po pse po e vrasin ?Për
librat ,për përkthimet? Jo kjo s’është e mundur. E ku isha krejt i përhumbur dhe
vetëm kërcitja e shulave më ngjalli shpresën, e sollën shyqyr o Zot –kështu
thash me vete. Por jo kërcitja ishte tjetër gjë,kishte zbardhur. Kur dola në banjë
i thashë policit të më hiqte nga ajo qeli sepse nuk mund të qëndroja më aty. Dhe
ata më sollën në këtë birucë.-Ah more Bedri s’ke c’të bësh bëhu i fortë më keq është
për prindërit .
Nuk mbaj
mend se pas sa ditësh të rrëfimit të Rustem Dashit i kërkova përgjegjësit të birucave
të më largonte një orë e më parë prej aty. Nuk mund të qëndroja më në atë vend,më
bëheshin zëra ,të kolliturat si të Gencit ashtu edhe të Vilsonit .Zhurma e zinxhirëve
kur i zgjidhin tek dera e banjës përballë birucës time.Cdo ditë hidhja sytë nga birucat e tyre
por asnjë shenjë polici s’ishte un nuk doja ta besoja por ajo ishte e vërtetë. Kishte
mbërritur vdekja. Pas disa ditësh më nxorën nga dhoma, më hodhën prangat, më hipën
në një makinë e më nisën për në Tiranë.
Shënim: Atë natë policët më dhanë ushqim me forcë. Rash në gjumë i vdekur. (Ata diçka më hodhën në ushqim.) kur u ngrita në mëngjes për të shkuar në banjë, hodha sytë nga birucat e Gencit dhe Vilsonit, por polici nuk ishte. Më ra të fikët. Të nesërmen në drekë munda të dilja pak nga kllapia. Gencin e Vilsonin i kishin vrarë atë natë të nxehtë korriku.