Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bedri Blloshmi: Fjala e fundit - I thoni nënës, ku më çuat

| E enjte, 13.09.2012, 06:30 PM |


V.F.L.P  në/1947

Fjala e fundit: I thoni nënës,  ku më çuat.

Nga Bedri Blloshmi

Janari -1944 ishte muaj dhe viti që filloi terrori i ligjëruar komunist. Për çdo ditë kishte pushkatime kolektive,  listat bëheshin një ditë më përpara të formuluara nga kryetari i këshillit  të lagjes apo fshatit. Kishte kaq shumë që pushkatoheshin saqë përveçse i fusnin nëpër birucat e degëve të brënshme të çdo rrethi por edhe në godinat e pronarëve apo në burgun e Burrelit,  Gjirokstrës, Shkodrës,  Korçës etj. Mbasi kishin bërë formalitetin,  një gjyq që drejtoheshe nga barinj dhish apo delesh apo mullixhinj,  të cilët kishin mësuar përmëndesh se për cilindo të arrestuar në fund të gjyqit thoshin- ''dënohen me vdekje në litarë ose pushkatim''. Barinjtë ishin të asaj kategorie apo niveli sa që dhe dhitë apo dhënt kur i numëronin 1-2-3 me rradhë,  nuk dinin por thoshin Beka,  syka,  larica me emra. Këta nallban që numronin me gishta u bënë sekretarë Partie,  antar të komitetit qëndror, ministra e ku di unë se cfarë.  -Polici (mbrojtja popullore) i thërriste emrin nga sporteli i derës së dhomës dhe i syrgjynosnin. Ata që e kishin dëgjuar emrin për të dalë ndaheshin me shokët,  hallalloseshin njëri me tjetrin me fjalët ''të rrojë shqipëria'',  dilnin krenar nga dhoma dhe fusnin duart në prangat që polici i mbate gati te dera. Kjo praktik ndiqeshe në çdo degë të punëve të brendëshme të çdo rrethi. Për të shtuar terrorin për ti tmerruar njërzit e familjes shkonin e ja vrisnin djalin ose burrin apo vëllain përpara në oborrin  e shtëpisë. Në shumë raste i nxirrnin të dënuarit në mesin e fshatit lidhur me pranga e me litar dhe i mbështesnin mbas ndonjë muri dhe zbraznin karikatore të tëra mbi ta. Kishte ndonjë të dënuar që se kishte grirë kallashi,  se të pushkatuarit binin njëri mbi tjetrin,  ai i gjalli thërriste- hajdeni më vrisni se jam gjallë- por barinjtë e dhive e mbulonin të gjallë me dhe,  bashkë me të tjerët. Kjo ishte praktika terroriste e barbarëve komunistë të cilët shkonin për tu specializur në Moskë e Beograd dhe kur ktheheshin në shqipëri vinin në zbatim eksperiencën e mesuar të terrorit. Në muajn tetor apo nëntor një ushtar i quajtur Pëllumb Dush Mirakaj nga Iballa e rrethit të Pukës dënohet me vdekje (pushkatim) me akuza të stisura,  bajate e të pa baza. Ushtari në birucat e Tiranës i lidhur kokë e këmbë me helmetë të ngjeshur deri te veshet të shtrënguar me një rrip nën mjekër aq shumë sa mezi e lëviste nofullën e poshtme. Kur shoku i birucës mundoheshe ta ushqente,  luga nuk futej midis dhëmbëve megjithatë lëngu i supës me speca të ziera që ngjante si pelin me një ngjyrë të verdhë në të errët i rridhte mga mjekra. Zhurma nëpër koridoret e birucave nuk pushonte as një cast ngaqë hapeshe dera e madhe që të sillte në koridorin e errët që ndricoheshe me fener. Kjo zhurmë të linte të kuptoje se vinte dikush që hapte birucat pastaj dëgjoheshin hekurat që lidheshe i burgosuri i radhës,  e dilnin. Këto veprime kuptoheshin sa herë hapeshe dera dhe kur iknin mbylleshe me gjëmim. Të tërë prisnin nëpër biruca shtrirë të lidhur me zinxhirë,  kur do tu vinte rradha për tu dhënë fund torturave në biruc. Se kur je i lidhur kokë e këmb pret vetëm vdekjen dhe asnjëherë jetën. Pëllumbi,  ushtari 22 vjecar pret,  por nuk e dinte se kush do mbrij jeta apo vdekja? Kishte kaluar ora 12 e ditës. Ishte ndarë lëngu i specave të ziera. Çdokush e kishte marrë nga të dënuarit dhe ushtari  kishte një tas me lëng përpara,  ndërsa shoku i tij i qelisë e kishte ngrënë të tijën i ishte lutur Pëllumbit që t'ja jepte lëngun e specave por ai i kishte thënë jo tani më vonë,  jam shumë i dërrmuar,  më dhëmb i gjthë trupi nuk lëviz dot,  buzët më janë tharë kam shumë etje. Shoku i birucës i luteshe që ta kthente në anën tjetër mbase i ndjente më pak dhimbjet. Jo,  i thoshte ushtari- të dy krahët më janë bërë plagë dhe ijet ti i ke parë si më janë bër. Jam më mirë pa lëvizur se jam mpirë dhe nuk ndihej as gjë është më keq kur lëviz dhe të ndërroj krahun.Kur u mpike nuk ndjeke aq shumë dhimbjen vetem ca morrnica ndjej. Koridori vazhdonte me zhurmën e këpucëve me gozhda pastaj zhurma e shuleve të derës,  i cili  e hapte sikur e bënte qëllimisht këtë zhurmë,  që dhe po të kishte ndonjë të dënuar që dremiste nga mpirja apo kllapia do të përmendeshe patjetër. Një moment qetësije- pas pak u dëgjua prap kërcitja e derës së madhe,  por hapa nuk po dëgjoheshin- mu bë sikur kërciti dera e birucës tonë- hedh sytë nga sporteli,  nuk dukeshe askush. Seç ndjeva një frikë më dukeshe si tërmet- pas pak qetësije- zhurmë këmbësh- më hipi një e dridhur,  s'më kishte ndodhur asnjëherë mbas  kaq ditësh në atë birucë. Tronditje kisha,  keq më vinte kur shikoja Pëllumbin shtrirë të lidhur kokë e këmbë. Shpesh thosha me vete,  gjynah i ri fare -ishalla po ja falin jetën,  le të bëjë ca vite burg si shumë të tjerë por është gjallë,   një ditë do dali nga burgu  ti shkoj nënës  edhe mbase i thinjur por i gjallë. O zot bëj derman këtij djaloshi. Isha krejt i përhumbur cfarë nuk mendoja,   mëndja më ishte trubulluar fare. Pa pritur mu bë një zë,  ngrije atë që po fle,  se për atë kam ardhur. Shtanga fare zemra filloj të rrahi  aq fart sa ishte gati të më çante kraharorin. Fillova të dridhesha,   njeri nuk shikoja, pyesja veten po kjo çështë,  çpo më ndodh,  çështë  ky zë- a mos valle flet nga koridori mbrapa derës? Prapë zëri pyet,  po atë tasin pse se ke ngrën? Ju përgjigja zërit,  unë e piva e thitha timen,  këtë e ka ushtari. I drejtohem zërit kush je? Nga flet,  spo të shoh apo më bëhet se dëgjoj zëra? Akoma se ke kuptuar se kush jam dhe pse kam ardhur? Ja për atë që rri shtrirë e fle për shtat palë qefe,  pa e menduar  se cfarë e pret. Jo- i them- nuk fle është i dërrmuar,   i mpirë fare -trupin e ka plagë,  oreks nuk ka fare megjithëse rripi i kokores është i shtrënguar aq sa e pengon nofullën të lëvizë. Lëri llafet ktheje dhe ushqeje,  se skam kohë do ta marrë se kam dhe shpirta të tjerë për të marrë. Sot kam shumë punë ndaj kam ardhur edhe ditën,  hajde mos na vono. Me veshtersi mundohesha ta ktheja se kishte shumë dhimbje,  afrova tasin me lëng,  laga cepin e kemishës time dhe fillova ti lagia buzët e zbardhura. Kur ja shtrydha lëngun me cepin e këmishës për të dytën herë ushtari me shumë mundim mundi ti lëviz kapakët e syve,  tani gjysem te hapur. Në këtë moment hapet prap dera e madhe prej hekuri dhe e përplasën mbas murit e cila bëri një zhurmë shumë më të madhe. Kuptoheshe që xhelatët kishin ardhur për të marrë të dënuarin për ta pushkatuar. Kërciti dera e birucës,   vetëtimthi u hap nga një dorë  e stërvitur. Brenda u futë një dykëmbësh i vrenjtur në fytyr me sy të zgurdulluar,  më goditi me shqelma dorën që mbaja tasin e lëngut. Lëngu u ngjit mbas murit të birucës duke rrëshqitur leht- leht. Unë u shëmba nga ana tjetër,  i friksuar po dridhesha i tëri. Fytyra e vrejtur e nxirë urdhëroi civilët që ishin tek dera në koridor- hajdeni,  kapeni,  tërhiqeni dhe nxirreni në koridor se u vonuam. Kemi dhe shumë të tjerë si puna e këtij që duhen vrarë sot pastaj duhet bërë dhe relacioni për shokun Enver,  ai mezi pret. U mbyll dera e birucës,  në sekond u dëgjuan disa motarra makinash që jepnin gaz si duket po largoheshin sepse nuk po dëgjohej më uturima e tyre. Unë rrija shtrirë ku më plasi këmba e xhelatit Faik Minarrolli,  me sy të fiksuar në  faqen  e murit duke shikuar lengun qe rreshqiste për poshtë murit,   pranë qendronte tasi i shtrëmbëruar nga cizmet me gazhdë të prokurorit. Jashtë dëgjoheshe  fërshëllima e erës e cila e bënte më të ftohtë ajrin që mund të hynte në këto qeli varri të sistemit gjakatarë që e mbuloj shqipërin me vello të zezë,  me lotë dhe lumenj gjaku. Këta ishin xhelatët ''fitimtarë''. Po përfundoj duke cituar Hygoin.

Sado që koha të kaloj,  sado që rrobat e zisë të zbardhen nga larja,  për një NëNë që ka humbur fëmijën e saj është gjithmonë dita e parë e dhimbjes dhe zemra mbetet gjithmon e zezë. - V. Hygo