Shtesë » Lajme
Xhevat Muqaku: Studentët mërgimtarë ndihmuan një familje në komunën e Vitisë
E shtune, 08.09.2012, 02:35 PM
Studentët mërgimtarë ndihmuan një familje në komunën e Vitisë
Nga Xhevat Muqaku
86 të rinjë
e të reja të grupit prej 366 studentësh shqiptar që studjojnë në universitetet
e Gjermanisë, pak para se të fillonin pushimet verore grumbulluan shumën prej 550
euro, dhe njëzèrit vendosën që t'i dhurojnë familjes shtat anëtarëshe Rama në Radivojcë
të komunës së Vitisë.
Studentët
shqiptar, kësaj radhe u solidarizuan me këta fëmijë të virgjër dhe nënën e tyre.
Edhe pse të vetëdijshëm se kjo mund të jet jo më shumë se një pikë ujë në det,
megjthë ate ndjeheshin mirë që mjetet evgrumbulluara, me datë 28 gusht i pranoi
familja në fjalë.
" Kësaj
radhe pensionit mujorë prej 80 euro, përkrahjes sociale nga Kuvendi i Komunës së Vitisë i shtohet edhe
kjo dhuratë e veqantë e stdentëve tanë mërgimtarë. Ju falenderoi të gjithëve
nga zemra, u jam së bashku me fëmijët e mij shumë mirnjohëse", theksoi pas
pranimit të mjeteve, zonja Hyrë.
Me këtë ndihmë
simbolike, duam të kontribuojmë e të zbusim sado pak varfërinë në vendlindje,
theksuan njëzërit studentët; Kadri dhe Sherife Berisha, Mimoza Suli, Arlinda
Kamberi, Saranda Krasniqi, Blerta dhe Mirjeta Muqaku,Hanife Sopa, Valbone
Sahitaj, Qëndrim dhe Kreshnik Kashtanjeva të cilët kishin udhëtuar nga Shkupi,
Prishtina, Malisheva, Drenasi, Kaqaniku, Ferizaji dhe Vitia .
" Sot pata rastin të takohem dhe të bisedoi me kolegët dhe koleget e mija që jetojnë e studjojnë në Universitetet gjermane, u ndjeva e mallëngjyer me shembullin humanitär të tyre ndaj kësaj familje", theksoi Arlinda Kamberi, studente e fakultetit juridik në Universitetin e Prishtinës.
Grup i studentëve nga Gjermania dhe Kosova
Ne Radivojcë
Studentët pritën ngrohtë nga zonja Rama
Tek burimi i fshatit Radivojcë
Zonja e shtëpisë uron të gjithë studentët