Mendime
Dedë Preqi: Njomëzat e shpirtit
E hene, 03.09.2012, 07:46 PM
NUK JANË VETËM SKELETE E LULE TË THARA, POR NJOMËZA TË SHPIRTIT QË I KËRKON NËNA
(Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pagjeturve dhe 1770 përsonave nga Kosova)
Nga Dedë Preqi
Zëri i nënave
është zëri më këmbues, të cilat thërrasin vazhdueshëm dhe nuk mund të pajtohen
kurrë, se bijtë dhe bijat e tyre të mos gjinden një ditë dhe të kthehen e të pushojnë
të qetë në tokën e vet. Përjetimi i nënave dhe familjarëve të pagjeturve është tmeruese, kur bëhën më shumë
se 13 vite në pritje e të afërmëve të tyre,
nën ankthe e zhgënjime, dhe fati
i tyre akoma nuk dihet. Zhgënjimi , që e përjetuan nënat dhe familjarët e të pagjeturëve,
është eksperienca më e hidhur në jetë, të cilën nuk mund e tejkalojnë lehtë,
dhe nëse angazhohet një grup i madh psikologësh
e kanë vështirë të ju ndihmojnë, që ta kapërcejnë këtë brengë shpirtërore
e fizike.
Do të ishte
gabim të mendojmë se të pagjeturit
shqiptarë të luftës, ti lëmë nën mëshirën e njerëzve kriminel serb , të atyre
egërsirave që i rrëmbyen dhe i zhdukën
vet, dhe të presim prej tyre ndonjë lajmë të mirë, sikur që presin Institucionet e Kosovës dhe Bashkësija
Evropiane. Për ata njerëz primitiv nuk është ndërruar asgjë, përveq se
parashenja e kategorive të vjetra është shëndërruar në kategori të reja dhe as
demokracia nuk i ka përmirësuar, por janë „azganuar“ më shumë për të hyrë në Evropë.
Fshehjet
e këtyre kufomave shqiptare po ruhen
dikund në Serbi në mënyrë të veqantë dhe sekrete,si urdhër dhe porosi e
Millosheviqit, si një shkëmbim politik dhe strategjik me shqiptarë dhe të tjerë.
Kjo platformë kriminale dhe gjenocidiale nuk u ngopë ende dhe kurrë nuk i shkoi
ndërmend shtetit serb, që të kërkojë falje
ndonjëherë për krimet e bëra dhe
viktimat e pafajshme, jo vetëm me
shqiptarët, por dhe me nacionet tjera jo serbe. Shteti serb edhe sot insiston
pas 13 vitëve, pas luftës në Kosovë, që ta
riokupoj dhe ta administroj tokën e Kosovës pa shqiptarë. Këtë ëndërr po e
transmeton për çdo ditë në tryzat e veta politike dhe ato evropiane e Ndërkombëtare.
Në Ballkan,
janë mijëra përsona të zhdukur , vetëm prej vitit 1991, në Komitetin Ndërkombëtarë
të Kryqit Kuq, janë raportuar 34,7oo përsona të zhdukur nga teritori i
ishJugosllavisë. Prej tyre mbetën edhe 14,000,përsona të pagjetur, ndër ta edhe
1770 të pagjetur nga Kosova.
Mungesa e
këtyre hetimëve dhe ndjekjeve penale të krimëve të luftës , por edhe pengesat e
paraqitura në angazhimet e ndjekjeve të këtyre krimëve, paraqet krime të dyfishta
për shtetin e Serbisë, të cilat lidhen
me zhdukjen dhe rrëmbimet e paramenduara, duke paraqitë shqetësim serioz në tërë Ballkanin dhe më gjërë.
Shumë Shoqata
Ndërkombëtare, sikur që është „Amnesti Internacional“, mandej në bazë të dokumentit
„Edrejta për të ditur“dhe zëri i Nanave
kosovare dhe nënave të nacionëve tjera në Ballkan, kanë ngritë zërin e tyre dhe
kanë kërkuar që Bashkësia Evropiane, të afrojë më shumë mbështetje për këtë qështje.
Është e pa përbishme justifikimi dhe arsytimi i Institucioneve përkatëse të Kosovës, si edhe i
UNMIK-ut, e EULEX-i, si përgjegjës e ndërmjetësues për të pagjeturit, që thuhet se kanë bërë të paktën maksimumin e
të arriturave në lidhje me qështjen. Përkundrazi
, Serbija kurrë nuk ka pasë ndonjë presion serioz as nga
Brukseli dhe as nga Bashkësia Ndërkombëtare, për gjetjen e këtyre përsonave të luftës, edhe pse adresa e tyre ishte shumë e qartë.
Instuticionet
përkatëse të Kosovës kanë bërë më shumë se pak, të cilat jo që kanë mundur të bëjnë
atë të pamundurën, sepse çdo përson i pagjetur që është kthyer në Kosovë është ndërmjetësuar
prej ndërkombëtarëve, por së paku ndihma
morale ka munguar më të madhe. Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i Prishtinës,
vetëm këto ditë e kuptojnë dhe planifikuan të ngrisin një „Obilisk“ në përkujtim
të përsonave të pagjetur dhe dëshmorëve të kombit, ku
fotografitë e tyre qëndruan të varura me dhjetra vite me radhë në muret e rrethojës së Kuvendit,
të cilët thërrisnin përditë me zërin e tyre, „mos na lini kështu të varur,
sepse ndjehëmi edhe më të vrarë“.
Të gjithë
ata njerëz të pagjetur, janë bijë dhe bija të nënave, të cilat nuk pushojnë ditë
e natë duke i kërkuar të dashurit e vet, së paku të pushojnë eshtrat e tyre në tokën
e vet shqiptare.
Ata
kriminel mos të harrojnë se , kjo situatë e tillë është shumë e vështirë, por
kjo vështirësi e jashtme dhe e brendshme shpirtërore na mundëson dhe
forcon shpirtërisht dhe moralisht, që nuk
dorëzohemi kurrë deri në gjetjen e përsonit të fundit.