Editorial
Bedri Blloshmi: ''Kushedi sa gjak do të derdhet për të lëvizur këta gurë''
E enjte, 23.08.2012, 08:13 PM
“KUSHEDI SA GJAK DO TË DERDHET PËR TË LËVIZUR KËTA GURË”
(Coptimi i Shqipërisë në vitin tragjik 1913)
NGA BEDRI BLLOSHMI
“Sa gjak
do të derdhet vallë për të lëvizur këta gurë” - këto do të ishin fjalët që tha
shqiptari i cili ishte marrë nga komisioni për zbatimin e marrëveshjes së Londrës.
Pas Konferencës së Berlinit dhe pas marrëveshjes
së Londrës mbërritën ndërkombëtarët që ishin zbatuesit e kësaj marrëveshje. Këta
flisnin pak, paguheshin me sterlina
angleze, me dinarë jugosllav dhe me
dhrahmi greke. Ata caktonin kufijtë e rinj të Shqipërisë. Një shqiptar që bënte
pjesë në këtë komision zbatonte urdhrat e këtyre dhe vendoste nga një gurë aty
ku i thonin. Shqiptari i leckosur, zbathur
këmbët i kullonin gjak duke ecur nëpër gurë dhe një cantë të grisur me një copë bukë misri brënda. Sa herë që e
urdhëronin të vendoste gurin shqiptari fliste me vete :-“Kushedi sa gjak do të derdhet
për ti lëvizur këta gurë “, këta gurë që ngjajnë si gurë varri. Kur uleshin të hanin
drekë mbasi kishte ardhur mishi i pjekur
në hellë e ushqime të tjera cilësore, shqiptarin
e ulnin larg i cili hapte trastën e
grisur dhe nxirrte që andej një copë bukë thatë e fliste me vehte : “Këta gurë se
si më ngjajnë si gurë varri”. Ky shqiptar i lodhur, i rraskapitur e i pangopur as me erën e mishit
të pjekur apo të kockave që ishte pranë tyre, paguheshe shumë pak. Këta të pangopurit ecnin
hipur në kalë qeshnin e bisedonin me njëri-tjetrin e shqyenin mishin e pjekur
duke e shoqëruar me një gurmaz raki rrushi, i bënin me gisht shqiptarit që ta
vendoste gurin atje ku i thoshin sepse gojën e kishin të zënë. Kjo krasitje e
vendit tonë të dashur do priste plot një shekull që këta gurë varrezash të lëviznin,
jo në interes të Shqipërisë por të shovinistëve
grekë, jo që ne të merrnim tokën tonë nga
krimet e bëra në 1913 për këtë tokë që është derdhur lumenj me gjak, për këtë tokë që u sakrifikuan mijëra shqiptarë
në të gjitha kohërat, për këtë tokë, për këtë vend që u pushkatuan mijëra shqiptarë
dhe fjala e tyre e fundit ishte :- “Të Rrojë Shqipëria”, shkuan humbur. Dhe
fjala e shqiptarit që vendoste gurët e varrit atje ku e kërcënonin nuk doli, u bë me një firmë nën tavolinën e “diplomacisë”
Shqiptare për të kënaqur tashmë oreksin
dhe grykësinë greke të radhës. Ministri i jashtëm një farë Luli firmos me
ministrën e jashtme greke Bakojanis që ti falnin disa km detë dhe kjo
firmë u bë e njohur nga media pas një viti. Të jep të kuptosh se ky Luli
i ministrisë së jashtme e kishte pronën e babait të vet. Megjithatë dhe kur e
ke pronën tënde të trashëguar dhe për arsyet e tua do ta shesësh së pari do tu
thuash vëllezërve, kushërinjve apo të tjerë
të afërm dhe nëqoftëse ata nuk e blejnë, atëherë ti mund të gjesh njerëz më të largët
dhe jua fal apo shet ndryshe.
Mbasi
problemi mori dhenë nga mediat e shkruara dhe televizive, cështja vajti në gjykatën kushtetuese. Gjykata
kushtetuese, e cila përbëhet nga
kriminelë vrasës e disa janë apo bëjnë pjesë nga familjet terroristëve komunistë
e rrëzuan këtë marrëveshje tradhëtare votuan 9 me zero, që do të thotë se është
varrosur e mbyllur për të mos e hapur kurrë më, pra deti mbeti i joni që e kemi pasur. Mirëpo
dinakëria greke me kalin e Trojës nuk u ndal. Edhe pse ka njëmijë e një probleme
u shkatërrua ekonomikisht e probleme të tjera që tashmë dihen botërisht, duke paguar dhe shqiptarët me pensione të majme
kush ndërronte emrin dhe deklaroheshe grek, kryeministri Samaras shkon në Europë
për të lypur që mund të dalë nga kriza nuk interesohet ta mashtrojë apo të bëhet
i besueshëm për kreditë që kërkon të hajë bukë por takon qeveritarët shqiptarë dhe
i kërkon për të hapur e diskutuar prapë kufijtë detarë. Megjithëse ministri i
jashtëm grek ka deklaruar se ne i përmbahemi marrëveshjes të vitit 2009. Pra de
fakto greku e ka marrë atë sipërfaqe deti që e kërkon. Ndërsa de juro nuk ka
nevojë se këtu sic e dimë të gjithë asnjëherë nuk zbatohen ligjet. Athina e kërkon
detin shqiptar si kompesim për të na ndihmuar të pranohemi ne BE. Kushtet e KE
ne i kemi vënë në zbatim, hoqëm dënimin
kapital, aprovuam ligjin e famshëm për homoseksualët, gati e ka parlamenti dhe ligjin për hapjen e
shtëpive publike e ku di unë plot kërkesa të tjera të BE-së. Tani do të kënaqim
dhe Athinën që këto vitet e fundit ka trazuar të gjallë e të vdekur sic është rasti
i varrezave të cosines, diplomacia
shqiptare hesht, ka harruar dhe ligjin e famshëm të luftës, diplomacia shqiptare as që e hap gojën. Na
vrasin në kufi këtu heshtet, prishin
varrezat në Boboshticë heshtje, ku i do
qejfi Janullatosit ngre kryqe e kisha, askush nuk e ndalon. Ka ndodhur disa herë që janë
ndaluar shqiptarët të shkojnë në vendin e tyre të lindjes, në trojet
e stërgjyshërve i kthejnë mbrapsh sepse
në pashaportat e tyre thuhet një e vërtetë vendlindja CAMËRI, ”diplomatët “ tonë heshtin pra thënë shkurt cfarë ka kërkuar Athina dhe
Janullatusi kanë shirë në Shqipëri. Të gjitha këto bëhen në emër të fqinjësisë
“shumë të mirë” midis dy vendeve. Megjithatë duhet zbuluar se cfarë kërkojnë fqinjët
e tjerë