Kulturë
Demir Krasniqi: Martesat për në deti
E diele, 05.08.2012, 03:46 PM
 Parodi aktualiteti :
Parodi aktualiteti :
MARTESAT PËR NË DETI
Shkruan: Demir KRASNIQI
Erdh zemani  , erdh  lezeti  –
Kur t’ vijnë burrat  prej kurbeti ,
T’ a  njoftojnë ndo ‘i  vajzë për  veti  ,
T’ a  mashtrojnë e  t’ a  çojnë n’ deti !...
Atje larg në vende t’ treta –
Po i  lanë  fëmijët dhe  gratë e veta !
Këtu  vijnë ,  shesin salltanate ,
Se kanë punë e kanë pallate !...
Vijnë e shiten si patrona ,
Kanë vetura e kanë sallona ,
Kanë statuse e kanë viza ,
I kanë bankat plot  deviza !...
Njoftojnë vajza  me mashtrime ,
Duke  i  rrejt e dhanë premtime :
“Po t’ jap besë e   po t’ betohem –
Se me ty , unë ,  do të  martohem  !”...
“Këtu kam ardhur  për t’ bërë  çare –
Me u martua me ‘ i  vajzë shqiptare !
N’ vendin tim , do ta bëjë dasmën –
T’ a  gëzoj nënën , t’ a  gëzoj babën  !”...
“N’ dash me pa me sy xhenet –
Vjen me mua , t’ rrojmë   n’ kurbet !
N’ dash  për jetë ,  mos me e pa krizën –
Duhet pritë  der’  ta çoj vizën !”...
Prindërve t’ saj ,  iu  premton viza , 
Rehati e shumë deviza !...
“S’ ka për t’ keq me iu prekë miza –
Për gjithmonë ,  ju nxjerr nga kriza “!
Ia mashtron  prindërit e vet –
Ua merr vajzën e shkojnë në det !
Kur të kthejnë n’ Kosovë prej detit –
Ua len vajzën – ia mësynë kurbetit !
U mashtruan Liza e Ziza –
Se shumë shpejt do t’ marrin viza !
Duke  pritë –  iu iku kërthiza ,
Ju mbet n’ duar furka e shtiza !...

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










