Editorial
Bedri Blloshmi: 35 vjet më parë – 17 korrik 1977
E hene, 16.07.2012, 06:01 PM
35 VJET MË PARË 17 KORRIK 1977
NGA BEDRI BLLOSHMI
Sot në
orën 00 të mezit të natës juve të lidhur dorë më dorë më 17 korrik 1977
nën afshin e nxehtë të diellit përvëlues
të ditës për juve morën fund torturat. Në një vend të shkretë e të zheveshur nga bimësia apo cicërima e zogjëve,
në një përrua jua hapën gropën e nën krismat e armës vdekjeprurëse juve ratë
njëri përmbi tjetrin dhe fytyrë më fytyrë - duket se prapë bisedonit si më parë
kur ishit gjallë.
Ditën e
çgroposjes tuaj nën prezencën e familjarëve e të fëmijëve tuaj miq e shokë të cilët vetëm lotonin gjatë mbledhjes të
eshtrave të zhveshur nga mishi gjeta dhe një plumb të mallkuar. Genci me
përpjekjet e mia dhe urrejtjen e pakrahasueshme për piramidën e krimit dhe
mbeshtetësit e saj, komunistët dhe sigurimsat, unë kam zbuluar në arkivat e
errëta të sigurimit të gjithë bashkëpunëtorët, të gjithë informatorët, të
gjithë sekretarët e partisë që nga maja e piramidës e deri në fshatin tonë. Ka
qënë e gjithë banda shtetit që trilluan për t’ju vrarë ju të dyve. Të njëjtën gjë
kam bërë dhe për Vilsonin. Të dy juve keni pasur të njëjtët bashkëpunëtorë. Për
ty Genci ndjekja apo përgjimi ka filluar në vitin 1959. Të gjitha letrat që
dërgoje në Lushnje kalonin në degën e punëve të brëndshme të Elbasanit më pas
në Lushnje, degën e brëndshme daktilografoheshin dhe origjinali shkonte në
destinacion. Informator të rregullt që një natë rrinte deri afër mëngjesit në
majën e manit dhe një natë qëndronte në kumbullën prapa shtëpisë përballë
halesë ky ishte Aqif Leka. Hajduti profesionist që vodhi dyqanin në Stravaj në
1957 dhe u dënua 6 vjet për vjedhje. Aty Aqifi është bërë bashkëpunëtor sigurimi dhe ka qenë i
betuar për të kapur babanë tuaj Bardho Lekën. Për këtë sigurimi dhe partia
demokratike vazhdon ta shpërblejë këtë infomator të përhershem. Djalin e tij,
mbasi vodhi partia demokratikë e Librazhdit si familje, Nitin e caktuan kryetar
të atyre zyrave që vodhi, njëkohësisht dhe drejtor të elektrikut ku vidhte me
faturat e energjisë elektrike i kanë dhënë dhe një detyrë tjetër Z/V. prefekt.
Këto janë disa kritere që i kërkon p. demokratike duhet të jesh spiun, hajdut
apo vrasës, këto i ka të gjitha Niti. Për vrasjen e Bërzeshtë ka dijeni
Interpoli që e solli kryetarin e parties, zv. Prefektin nga Belgjika. Ka
mbrojtje Ridvan Baçin dhe Prokuroren e Përgjithshme.
Genci,
shtëpia ku banoje të është rrafshuar e tani kullosin bagëtitë. Ndërsa ekspertja
letrare e poezive të tua Diana Culi u shpërblye duke u bërë më 134 vota
deputete në parlament. Ndërsa fëmijët i ke në Korcë. Zhuli është mbyllur në
dhimbjen e përjetshme dhe jetojnë në mjerim. Ndërsa kulla jonë prej dy katesh
me 16 dhoma rri e mbyllur. Ndërsa dhoma e Vilit si gjithmonë me dritaret hapur
po të futesh brënda dëgjon vetëm zhurmën karakteristike të krimbave
brejtës.Vili librat e tua ato që la sigurimi gjatë bastisjes i kam çuar poshtë
në një shtëpi tjetër në zallë. Ti kam mbledhur disa nga përkthimet nga
frëngjishtja, krijimtarinë tënde, korespondencën me Lumen e ti kam vendosur më
dy vepra po ashtu dhe Gencit. Vili, Eni vazhdon e sëmurë nuk besoj se do të
vonohet për të ardhur tek ti. Diana është plakur, domosdo ju shkatërrua jeta. Me familjen tonë
Vili vazhdon prapë lufta e klasave vecse në mënyrë tjetër. Partia Demokratike
ka disa kritere që ne nuk i plotësojmë
kështu që jemi të menjanuar. Ndërsa me kriminelët e sigurimit dhe me
terroristët komunistë është treguar shumë e gatshme i ka përfshirë në qeveri i
ka bërë deputetë i ka dekoruar si sigurimsin Myzafer Xhaxhin po ashtu dhe
sigurimsin Koci Petriti, ti e di janë dy ekspertët e tu. Nipin e kryetarit të
degës Merdar Hasa, torturuesin tënd i cili bashkë me të tjerë kriminelë ta
paralizuan dorën e majtë me hekurat, e kanë bërë deputet. Një nga koleksioni i
hetuesave Petrit Azemaj është tek avokati i popullit, pjella e tij punon tek
ministria e financave bashkë me kryetarin e shoqatës të Enverit Ridvan Baci, të
gjithë torturuesit tuaj dhe të Gencit janë pasuruar e janë në vendet kyce të
sundimit të sotëm falë kujdesit të vecantë të partisë demokratike. Genci e Vili
po kalojnë 22 vjet që u rrukullis komunizmi. Këtu po e ndertojnë
kapitalizimin neokomunistat, janë gjithë
bijtë e atyre kriminelave të piramidës të krimit këtu s’ka asnjë gjë të
përbashkët nga ato bisedat tuaja që bënit me xhaxhanë natën pranë oxhakut. Klasa
jonë e përbysur nga orteku i historisë pronarët apo të burgosurit politik janë
menjanuar krejt dhe askush nuk flet për ne që jetojmë në mjerim.
Këtu
neokomunizmi është shtruar këmbëkryq. Janë bërë bllok dhe mbrojnë diktatorin i
cili vazhdon të mbajë një thes dekorata për krimet që ka kryer. Askush në
Parlament nuk e hap gojën për krimet e 1943 - 1991. Ligji i lustracionit vetëm
këtu nuk zbatohet ndërsa në vendet ishkomuniste të lindjes kjo kategori
(sigurimsat dhe komunistët e kategori plehërash të tjera) janë pastruar.
Megjithatë unë sa ta kem frymën do ju kujtoj po ashtu dhe miqtë e shokët që kanë shkruar e vazhdojnë të shkruajnë për juve tani kohët e fundit ka dalë një libër me 500 e ca faqe me autor Z. Bujar Leskaj që titullohet “MUZAT E QËNDRESËS” ku të parët jeni ju të dy. Ka dhe shumë të tjerë dhe jashtë kufijve që shkruajnë dhe s’ju harrojnë. Genci dhe Vilson tani dua të përfundoj duke mos dashur t’ua prish qetësinë se e di që jeni duke diskutuar për artin e kulturën si në kohën e ferrit komunist. Genci po ti citoj dy vargjet e shkruara nga dora jote :
Spiunët
Në
sahanët e sigurimit
Pinë helmin e helmimit
Ndërsa për Vilin po citoj një strofë nga përkthimet e tij nga poeti Syli Prudon:
Blu apo
të zezë, të dashur, të bukur,
Sy të
panumurt agimin kanë parë,
Ata flenë
në fund të varreve të zhdukur,
Dhe dielli lind akoma si më parë.
Pushofshi
në paqe
BEDRI
BLLOSHMI