Kulturë
Luan Dibrani: Motive lufte nga gazetari dhe luftëtari Martin Çuni
E shtune, 07.07.2012, 09:58 AM
Ekspozitë fotografish me motive lufte nga gazetari dhe luftëtari Martin Çuni !
Shkruan Luan (Asllan) Dibrani
Pamje rrëqethëse
ishin nga motivet e luftës, foto qe
treguan epilogun e fatkeqësisë qe përjetoj
ky popull nga barbaria serbe .Ishte një Ekspozitë me një mori fotosh qe se cila
ne vete kishte botën e vet te thënies , dëshmisë , flisnin se cila në vete me personazhe të ndryshme , aty u
paraqit barbaria e okupatorit , ndjekjen
e qytetareve , vrasjen , djegie
masive, tortura etj!
Kryetari i Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë- në Gjermani zoti Martin Çuni ish i burgosur politik , mësues,gazetar luftëtarë dhe veprimtar në diasporën shqiptare.
-Në sallën
e bukur të kësaj qyteze dedikuar takimit
letrar të Azem Shkrelit, në hyrje, në
të majtë , reflektonin përplasjet
shumëngjyrëshe nga
ekspozita personale e hapur nga zoti Martin Çuni
gazetar i ish Radio Prishtines
dhe ish drejtor i RTK-së pas luftës. Me fotografitë nga motive lufte të Kosova qe i kishte
realizuar vet në frontin e luftës nga
zonat ma te rrezikshme me ç'rast ishte i kyçur drejtpërsëdrejti në "Radio Kosovën
e lirë" , por edhe me një mori fotosh
nga arti ,kultura dhe historia jone
kombëtare .
Pamje nga mysafirët në shikimin e këtyre fotove sa rrëqethëse po
edhe aq me vlerë historike Foto Asllan
Dibrani
Shtëpi duke u djegur në luftën e Kosovës qe kjo flakë qe shihet morri edhe
disa shpirta të gjalle qytetaresh të lidhur
dhe te terrorizuar nga çetniket serb!
Pamje nga figura tona me rendësi ne fushën e kulturës dhe artit shqiptar.
Mysafirët shumë gjëra mësuan për herën e parë, me ballafaqimin e këtyre fotove në sytë e
tyre, qe pa prezantimin e tyre , botimin
e tyre dhe publikimin e tyre kjo periudhe e luftës se lavdishme e popullit tonë
për lirinë e vet, do te mbetet e mangët, për ta shkruara historinë e re ! Drama
njerëzore e luftës në Kosovë me qytete dhe fshatra të shkatërruara.Aty u
shihte vuajtja dhe reflektoheshin në fotografitë që gazetari Martin Çuni ka prezantuar edhe herëve
tjera, por kjo ishte ma e kompletuar me
një pasqyrim te përgjithshëm. Kjo
ekspozetë e Ennepetalit në Gjermani pran artdashësve të Lidhjes se Shkrimtareve
dhe Artisteve shqiptarë në Gjermani, është
një pasqyrim i punës së tij shumë vjeçare duke u futet në flak baroti , me një ane
pushkën në dorë dhe ne anën tjetër fot-aparatin, qe tani po na shërben qe ta rikujtojmë atë projekt sllavo- serbe kundër popullit tonë.
Skene rrëqethëse e ndjekjes dhe shpërnguljes me dhune nga trevat stërgjyshore të shqiptareve nga politika shekullore antishqiptare serbe!
Shikuesit qe ishin nga te gjitha trevat e Kosovës kishte raste qe i shihnin anëtarët e familjes
aty në ato fotografi , gjë qe pati raste
shumë të renda përjetësie qe me lot
në sy u panë disa nga të pranishmit,por
edhe tjerët e përjetuan me një rikujtesë të keqe atë terror
dhe barbari të shekullit !
Pamje e Presidentit amerikan Bill Clinton i cili sot është ne zemrën e çdo qytetari shqiptar qe ne momentet ma kritike tregoj humanitetin ,sinqeritetin ,dhe miqësinë e dashurinë ndaj popullit mik shqiptar me te cilën rast , do te mbetet përherë një figurë e çmueshme dhe e dashur siç ishte edhe Nënë Tereza e vogël me trup po me një zemër të madhe qe e njohu e gjithë bota si një figurë e madhe ne humanitetit!
Kryesisht
ekspozita përmbante edhe portrete
kushtuar edhe figurave kombëtare siç ishin ato te Skënderbeut , Nënë
Terezës , ato me figura te Rilindjes Kombëtarë qe kishin rol në letërsinë dhe kulturën shqiptare etj.
Autori pos këtyre
fotografive në këtë ekspozitë herave
tjera ha ekspozuar edhe skica të vizatuara nga vet autori , po me motive te ngjashme qe në të ardhmen mendon ti arkivoj dhe ti botoje
në ndonjë përmbledhje në vete .