Editorial
Këze (Kozeta) Zylo: Kongresmeni Amerikan Z.Vito Fosella u takua me Komunitetin Shqiptar...
E enjte, 13.03.2008, 09:31 PM
Kongresmeni Amerikan Z.Vito Fosella u takua me Komunitetin Shqiptar te Staten Island ne Institutin “Gjergj Kastriot Skanderbeg”
Nga Këze (Kozeta) Zylo
![]() |
K. Zylo dhe V. Fosella |
Ardhja e tij në orën 12 00 u prit thjesht, pa pompozitet, në fakt takimi dhe komunikimi i tij me pjesëmarrësit, të linte përshtypjen, sikur të ishte për një kohë të gjatë si djalë i shtëpisë. Kjo mënyrë komunikimi e të gjithë amerikanëve dhe po kështu e politikanëve më të lartë të Shtepisë së Bardhë nuk na befason më, pasi ata e kanë në edukatë dhe në natyrën e punës së tyre, thjeshtësinë dhe komunikimin sikur të jesh një mik dhe shok i tyre prej kohësh.
Në hyrje të godinës ai u prit nga i zoti i shtëpisë z.Rrape Ruci dhe miqtë e ftuar nga Komuniteti shqiptar në Staten Island.
Zv/Presidenti Myslym Ruci pasi i uron mirëseardhjen në këtë ditë të bukur dhe ndoshta të begatë për shqiptarët, e prezanton me të gjitha mjediset e Institutit “Gjergj Kastriot Skanderbeg” që shkëlqejnë nga pastërtia dhe rregulli. Sa hyn përpara del dhoma me oxhak të vjetër antik, ndërtuar dhe me gur të latuar, nga mjeshtrit Dibranë, ustallarë, që e kanë në gjak ndërtimin dhe bukurinë e portave dibrane në çdo shtëpi.
Them për Dibranët në këtë rast, pasi vetë presidenti i kësaj godine është me origjinë nga Dibra e Madhe dhe kanë bërë një punë të jashtezakonshme për këto rregullime si familje së bashku me inxhinierin z.Musa Pacuku.
Kongresmeni Vito Fosella pasi përshëndetet me të pranishmit shkojnë me radhë të shikojnë dhomat e punës në këtë Institut.
Në dhomën e mbledhjeve të punës, ku valëviten flamujt shqiptarë dhe amerikanë, janë dhe dy bustet Gjergj Kastriot Skanderbeg i cili ndodhet në qendër dhe busti i Lek Dukagjinit, të dhuruar enkas për këtë Institut, nga atdhetari biznesmen, Dibran, Z.Ylber Pilku.
Z.Myslym Ruci edhe pse lindur dhe rritur në Amerike, flet një shqipe të pastër, prandaj e ka ëndërr që bashkatdhetarët e tij të flasin ship krahas Anglishtes dhe mos ta harrojnë atë.
Kongresmeni Vito Fosella është përfaqësues në Kongres në Shtëpinë e Bardhë për Staten Island, Bay Ridge, Dyker Heights, Bensonhurst, Gravesend në Brooklyn. Ai është zgjedhur që nga viti 1997 dhe është kongresmeni i vetëm Republikan për NY.
Gjyshi i tij ka qënë përfaqësues për Staten Island në Shtëpine e Bardhë për 9 vjet. Babai i tij ka punuar me ish kryebashkiakun e New Yorkut, Z.Ed Koch.
Fosella ka mbaruar për Drejtësi në Fordham University dhe jeton në Staten Island në Great Kills.
Po cfarë e shqetëson Komunitetin shqiptaro-amerikan në Staten Island?
![]() |
Kongresmeni V Fosella dhe z Mislim Ruci |
Shpesh të zotët e shtëpisë i ngritën problemin e shkollës shqipe në Staten Island, pasi komuniteti shqiptaro-amerikan në Staten Island zë vendin e dytë midis komuniteteve të tjera. Inxh.Musa Pacuku njëkohësisht dhe kryetari i Bordit të Institutit, i cili gjithmonë ka luftuar për cështjen Kombëtare, pasi e falënderon pë këtë takim mëse te domosdoshëm i kërkon për një mbështetje konkrete për shkollën shqipe.
Ne jemi një popull vital, popull i ndershëm, që e duam me gjithë zemër Amerikën, ne erdhëm nga një shtet tjetër, por këtu gjetëm një atdhe të dytë, që nuk e njohin urrejtjen e religioneve, rracave, pra nuk ka diskriminim. Sic e shikoni e kemi ndërtuar dhe rregulluar me duart tona këtë ndërtesë, duam që këtu të gumëzhijnë zërat e fëmijëve shqiptaro-amerikanë, por kjo do të bëhet nëse do të kemi mbështetje nga ju si Kogresmen i qytetit tonë në Staten Island.
Z.Ibrahim Kolari, një aktivist i mirënjohur në Diasporë, njëkohësisht dhe kryetar i shoqatës “Dibra” ngriti problemin e emigracionit, ku e theksoi disa herë se ka mjaft shqiptarë që po marrin largimin përgjithmonë nga Amerika.
Kjo nuk është aspak e drejtë, pasi unë marr cdo ditë shumë telefonata nga bashkatdhetarët e mi që ata kanë marr fletën e largimit nga Amerika, pasi janë pa dokumenta.
Edhe pse ata kanë me dekada këtu, me shtëpi, me biznes, nuk mundën dot që të pajiseshin me green card, por një ditë papritur vjen lajmi i keq për ta dhe familjen e tyre.
Si mundet që fëmijët të rriten pa prindër, pa baba, kjo nuk ndikon mirë në Komunitetin tonë, në familjet tona që janë aq solide dhe të rregullta.
Pas z.Kolari fjalën e merr znj. Luisa Kukuti e cila foli me emocion dhe me dhimbje për babain, xhaxhain, vëllain, që i kanë arrestuar sepse nuk kanë pranuar të largohen nga Amerika. Ajo i kërkoi Z.Fosella që të rishikohej ligji në emigracion, pasi rëndohen shumë familje shqiptaro-amerikane me largimin nga Amerika.
Atëhere Z.Fosella me një qetësi që e karakterizonte tërë kohën, nuk e la që znj. Luisa të shkonte më tej në emocion, por i spjegoi që ashtu si jeta ka të mirat dhe të këqijat e veta, edhe disa avokate fatkeqësisht nuk punojnë seriozisht me këto cështje.
Ju duhet të vini në zyrë, ku punonjësit tanë do ta rishikojmë si rast dhe shpresoj që cështja të zgjidhet pozitivisht.
![]() |
Me nje grup aktivistesh ne Staten Island |
God Bless America përgjigjet Z.Fosella për cfarë bën për të gjithë qytetarët e saj dhe vecanërisht për pensionistët. Në fund z.Sali Bollati të cilit i dhemb zemra për Camërinë, i dorëzon një letër ku e vë në dijeni për problemin Cam dhe genocidin grek që kanë ushtruar kundër popullit Cam. Ju lutem i thotë Z.Bollati kur të keni kohë, lexojeni këtë letër pasi aty do të shihni gjithë Camërinë që u dhunua dhe u dëbua nga genocidi grek! Letra u mor me kënaqësi nga Kongresmeni Fosella dhe së shpejti do të informohet me përmbajtjen e saj.
E shikoja me emocion dorëzimin e letrës dhe njëkohësisht në kokë me endeshin se kemi shumë punë të tjera për të bërë, beteja të tjera na presin si popull shqiptar, për të marr tokat e shkëputura padrejtësisht nga shtetet agresive që ushtruan një dhunë të paparë në Ballkan, mbi kurrizin shqiptar.
Znj.Nora Abdullahu mësuese, aktiviste e dalluar dhe Presidente e organizates se gruas “Zeri Yne” ngriti problemin e shkollës shqipe, pasi sic tha ajo ne kemi punuar para 15 vitesh me fëmijët e Komunitetit shqiptar, për t’u mesuar atyre gjuhën shqipe, por vetem 3 vjet e mbajtëm pasi nuk ishim në gjendje të paguanim qiranë e ndërtesës. Kështu kërkojmë si Kongresmen të kemi mbështetjen dhe ndihmën tuaj, pasi nuk duam që fëmijët që lindin dhe rritën këtu, të harrojnë gjuhën e mëmës së tyre, gjuhën shqipe.
Jam plotësisht dakord pohoi Kongresmeni Fosella, por vetëm që duhet të punojmë së bashku dhe ta shikojmë më konkretisht këtë çështje shumë të rëndësishme për Komunitetin shqiptar në Staten Island.
Znj.K.Z. pasi e falënderoi Kongresmenin Fosella, që ndodhej midis Komunitetit shqiptar në Staten Island, e pyeti se cili ishte mendimi i tij për Pavarësinë e Kosovës, veçanërisht per të ardhmen e saj.
Siç ju e dini u pergjigj Kongresmeni Fosella, marrëdheniet midis dy vendeve tona janë të shkëlqyera, kurorëzimi i tyre është me ardhjen e Presidentit Bush në Shqipëri dhe fitorja e Pavarësisë së Kosovës. Shtëpia e Bardhë ndihmon vendet që vuajnë nga Diktaturat dhe Genocidet dhe jep ndihmesën e duhur për t’u cliruar njëherë e përgjithmonë nga diktatura dhe genocidi.
Ndërkohë Kongresmeni Fosella ju kujtoi shqiptarëve dhe ardhjen e ish sekretarit të Shtetit Amerikan, Xhejms Bejker në Tiranë, në vitin 1991, në kohen kur përmbysej njëherë e përgjithmonë Diktatura Komuniste.
Ndihma e shtetit amerikan ka qënë shumë e madhe për të çliruar popujt nga komunizmi, genocidi dhe ekstremistët e të gjitha ngjyrave. Shteti amerikan do të vazhdojë të punojë me mjaft kujdes për të ruajtur Pavarësinë e Kosovës dhe njëkohësisht për të ndërtuar një shtet mbi bazën e Principeve Demokratike.
![]() |
Nje grup aktivistesh te ftuar ne takimin me Kongresmenin Vito Fosella |
Faleminderit i them që e keni sjelle midis nesh Kongresmenin Fosella dhe është e vërtetë që mjaft njerëz kanë sakrifikuar të punojnë dhe të luftojnë për Kombin tonë. Midis këtyre njerëzve që kanë luftuar pa u ndalur për çështjen Kombëtare jeni dhe ju z.Fida dh z.Ruci.
Biseda mbyllet me një foto së bashku me Kongresmenin dhe ndahemi me shpresën se problemet e ndryshme që u ngritën në këtë takim do të gjejnë zgjidhjen e duhur në bazë të ligjit amerikan.
Ky aktivitet do të pasqyrohet nga media, gazetat amerikane në Staten Island dhe mediat shqiptare, njëkohësisht u filmua nga regjisori Dhimitër Ismailaj.
![]() |
Kongresmeni V. Fosella, z. Rrape Ruci dhe z. Burim Fida, Kameramani Z.Dhimiter |
Staten Island, New York
3 Mars, 2008
Komentoni
Artikuj te tjere
Ndue Ukaj: Kosova larg Konferencës Islamike
Jeton Kelmendi: Me Ahtisarin Inxhinier dhe Thaçin mjeshtër, shih çfarë shtëpie ndërtuam Kosovën
Xhafer Leci: Në përkujtim të demonstratave studentore të vitit 1981
Pal Sokoli: Zhvillimi i vetedijes shoqerore - kombetare, mergata dhe raportet e reja shoqerore
Nuhi Veselaj: Gjykimi i nxituar si bumerang
Abdullah Prapashtica: Në përvjetorin e demonstratave të 1981
Suzana Kuqi: Gezuar 8 Marsin e pak me shume…
Alma Papamihali: Zemrat shqiptare, urojne 7 - 8 Marsin
Agim Gashi: Plisi
Flet Gafurr Adili, zëdhënës Politik i Frontit për Bashkim Kombëtarë Shqiptarë (FBKSH)
Suzana Kuqi: Mesueses time Durrije
Nuhi Veselaj: Paskajorja në fokus rrugëzgjidhjeje
Radovan Zogoviç: Ardhësit - Këngët e Ali Binakut
Pal Sokoli: Festa e pavarësisë së Kosovës në Koblencë, Republika e Nordvestallenit - Gjermani
Selman Vokshi: Ta flasim shqipen pa sllavizma
Shyhrete Gosalci: Ballkani dhe ''Pakoja Ahtisaari''..!
Koço Danaj: Kushtetuta kundershqiptare
Faik Bèj Konica mbi “Muhaxhirët”!
Gafurr Adili: Kosova gjithçka mund të quhet, por jo shtet i pavarur dhe sovran
FBKSH: Ndarja e Kosoves dhe loja Domino...!