E marte, 30.04.2024, 01:08 PM (GMT+1)

Editorial

Gafurr Adili: Kosova gjithçka mund të quhet, por jo shtet i pavarur dhe sovran

E shtune, 01.03.2008, 07:30 PM


Gafurr Adili
INTERVISTË EKSKLUZIVE E TË PAVARURËS "ALBANIA TODAY"/ "SHQIPËRIA SOT" ME ZËDHËNËSIN POLITIK TË FRONTIT PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR DHE SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM TË KËSHILLIT ORGANIZATIV TË KUVENDIT MBARËSHQIPTAR, MR. GAFURR ADILI

25.02.2008: Fillimisht më lejoni të ju përshëndes në emër të Redaksisë së Agjencisë Informative "Shqipëria Sot"/ "Albania Today"....

Intervistoi: Teuta Gjika –  Albania Today / Shqipëria Sot

1.A konsideroni se "pavarësia e Kosovës" është një zgjidhje reale të situatës së saj? A është kjo PA VARËSI nga Serbia apo "pavarësi" me kokën nën Serbi dhe sipas modelit boshnjak?

Përgjigja:

Kosova gjithçka mund të quhet, por jo shtet i pavarur dhe sovran, siç u proklamua përmes "Deklaratës" që u lexua në Kuvendin e Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2007, sepse Kosova vazhdon të mbahet nën protektorat ndërkombëtar, tani më jo vetëm nën protektoratin e OKB-së me emrin UNMIK, por edhe nën protektoratin e BE-së me emrin EULEX.

Por, marrë nga veprimi i fundit lirshëm mund të themi se edhe "de jure", Serbia (më 17 shkurt 2008), krahas "de facto" (në vitin 1999) e humbi juridiksionin (pushtimin dhe kolonizimin klasik) mbi Kosovën, që për mendimin t'im, duke patur parasysh se çfarë politikanësh e udhëheqin Kosovën, kemi një arritje, sepse është hjedhur hapi i parë, dhe sidomos me veprimet e kohëve të fundit të Serbisë, shtrohen shpresat për korrigjimin e padrejtësisë historike ndaj kombit shqiptar.

2. Si e vlerësoni në terren gjendjen pas "shpalljes së pavarësisë"?

Përgjigja:

Situata në terren pas "shpalljes së pavarësisë" vazhdon të jetë e ndjerë me rreziqe të mëdha, sepse në Ballkan po mpleksen gjeopolitikat ndërkombëtare, kur nga njëra anë vepron Rusia, e cila nuk ka gajle për Serbinë, por ka interesat e veta në Ballkan, që përmes veprimeve të saj dëshiron që të rishfaqet ashtu siç ka qenë dikur (në kohën e ish BRSS-së), dhe për ta arritur këtë ajo (Rusia) përpiqet që të fusi pykat e përçarjes në kuadër të BE-së, përballë përpjekjeve të parreshtura të SHBA-ve për të krijuar unitetin e BE-së.

Pra, Serbia ka vepruar dhe do të veprojë në Kosovë, jo duke e sulmuar ushtarakisht Kosovën, sepse e din që do të duhet të përballet me gjithë NATO-n, por përmes kontingjentit të saj agjenturorë në Kosovë, përmes ish oficerëve të ish APJ-së, të ish KOS-it, të ish UDB-së dhe bandës kriminale me emrin "Car Lazarët".

Edhe veprimet e fundit, djegja e pikave doganore dhe veprimet terroriste (hedhja e bombave në vende publike nëpër qytete të ndryshme të Kosovës), si dhe veprimet e dhunshme në pjesën veriore të Mitrovicës, ku për pasojë EULEX u detyrua të mbyllte zyrat e saj dhe të largohej nga pjesa veriore e Mitrovicës, dëshmon qartë se Serbia do të veprojë, jo vetëm në Kosovën Veriore, të cilën dëshiron t'ia shkëpusi Kosovës dhe t'ia aneksojë Serbisë, por edhe nëpër enklavat serbe brenda territorit të Kosovës.

3. Si e komentoni aktin e dezertimit të "policëve" të Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK) para sulmit të njësive elitë serbe të veshur në civil ndaj pikave policore në Veri?

Përgjigja:

Është një akt sa i turpshëm po aq edhe domethënës, sepse dëshmon se SHPK në këtë pjesë është "multietnike" dhe shumë e pafuqishme të përballet me bandat serbe, të cilat janë pararojë e qeverisë së Beogradit.

Veprime të tilla (të dezertimit) do të ndodhin edhe në të ardhmen, sepse nga SHPK prej kohësh (menjëherë pas luftës) janë larguar shumica dërrmuese e djemve dhe vashave të UÇK-së dhe janë zëvendësuar me policë që ose origjinën e tyre ose familjet e tyre i kanë patur "lojalë" ndaj ish pushtetit serb në Kosovë, gjë që ka ndodhur dhe po ndodh edhe në TMK, ku sistematikisht janë larguar, vazhdojnë të largohen dhe në të ardhmen do të largohen oficerët e UÇK-së, që janë zëvendësuar, zëvendësohen dhe do të zëvendësohen me ish oficerët e ish APJ-së.

4.Redaksia ynë ka kërkuar ndërhyrjen e Armatës Kombëtare Shqiptare për ruajtjen e kufijve, meqë "institucionet" kashte vendore dhe njësitë të kombëve miq të Serbisë nuk janë treguar të aftë dhe të vullnetshëm për të ruajtur kufijtë... Çfarë mendoni për këtë kërkesë?

Përgjigja:

Kërkesa juaj ka qenë logjike por jo edhe e mundshëm, sepse Sekretariati Vendimmarrës i Kryesisë Qendrore të FBKSH-së, në dhjetor 2007, ka marrë një vendim që ka ndaluar veprimet luftarake dhe shfaqjet publike të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), sepse shfaqjet e tetor-nëntorit 2007, fillimisht në Zonën e Besjanës dhe më pas edhe në pjesën veriore të Mitrovicës, jo vetëm nuk u mirëpritën nga politika zyrtare e Prishtinës (vendore dhe ndërkombëtare), por edhe u sulmuam në format më të ulëta.

Dhe, për t'i ikur ndonjë përplasje me aleatët tanë, vendosëm që aktiviteti i AKSH-së të mos jetë i uniformuar, por të jetë aktivitet popullorë, duke u bërë pjesë e popullit për të mbrojtur atë nga lubia serbe, dhe në momentet kur këtë gjë nuk do të jeshin në gjendje ta bëjnë forcat civile dhe ushtarake ndërkombëtare (UNMIK dhe KFOR), të cilat i obligon edhe Rezoluta 1244 e KS të OKB-së, do ta bëjë FBKSH dhe më pas edhe struktura ushtarake e FBKSH-së, Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), dhe kështu do të veprojmë edhe në të ardhmen, deri në një vendim tjetër.

5. Çfarë mendoni për rolin e bashkësisë ndërkombëtare në zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe më gjerë në trajtimin e çështjes kombëtare shqiptare?

Përgjigja:

Gjatë shpalljes së "pavarësisë" na ka rastisur që nga goja e shumë politikanëve shqiptarë të dëgjojmë: "Shqiptarët nuk kërkojnë «Shqipërinë e Madhe»" dhe "Evropa e përmirësoi padrejtësinë historike ndaj shqiptarëve" apo edhe të shohim fotografinë e Heroit Kombëtar ADEM JASHARI, ku shkruhej: "BAC, U KRY ! ".

Për mendimin t'im, ashtu si "pavarësia" e proklamuar me aq bujë dhe eufori, edhe deklaratat e sipërcekura kanë qenë dhe janë përpjekjet e rradhës të politikanëve shqiptarë për të mashtruar popullim, sepse edhe sikur Kosova të bëhej shtet i pavarur dhe sovran, Evropa nuk do ta kishte korrigjuar padrejtësinë ndaj kombit shqiptar, ngase dihet fakti se troje shqiptare të Vilajetit të Kosovës (me kryeqytet Shkupin) po vazhdojnë të mbahen të pushtuara e të kolonizuar (në formën dhe mënyrën më klasike) nga pushtuesi e kolonizatori serb (Serbia), siç janë: Sanxhaku, Toplica dhe Kosova Lindore (Presheva, Medvegja dhe Bujanoci). Pushtuesi e kolonizatori malazias (Mali i Zi) vazhdon të mbajë të pushtuara dhe të kolonizuara (gjithashtu në formën dhe mënyrën më klasike) trojet shqiptare të Vilajetit të Shkodrës, ashtu siç edhe pushtuesi e kolonizatori sllavo-maqedonas (IRJM) vazhdon të mbajë të pushtuara e të kolonizuara troje të vilajetit të Kosovës dhe të Vilajetit të Manastirit. Kurse pushtuesi e kolonizatori grek (Greqia), jo vetëm që i mbanë të pushtuara dhe të kolonizuara trojet e Vilajetit të Janinës, që njihet me emrin Krahina e Çamërisë, por popullsinë çame (me nënshtetësi greke dhe kombësi shqiptare), të dëbuar me dhunë e gjenocid, nuk e lejon as të rikëthehet në vatrat stërgjyshore, në trojet e veta etnike.

Nocioni "Shqipëri e Madhe" është një shpikje e Beogradit është një shpikje të Beogradit dhe të aleatëve të tij, sepse as nuk ka "Shqipëri të Madhe ", por ka patur, ka dhe do të ketë vetëm një Shqipëri, të cilën dikush edhe e quan "Shqipëri Natyrale", kurse ne të FBKSH-së e quajmë "Shqipëri Etnike", dhe që nënkupton trojet shqiptare të aneksuara nga pushtuesit e kolonizatorët sllavo-grekë, aty ku edhe sot e kësaj dite flitet shqip, ku bukës i thuhet bukë dhe ujit-ujë. Do të mund të flisnim për "Shqipëri të Madhe" sikur ne shqiptarët të kërkonim toka të huaja, ashtu siç ka bërë Serbia, e cila ka marrë (pushtuar e kolonizuar) toka të huaja.

Shpesh ka pyetur (përmes prononcimeve publike në masmedian e shkruar dhe elektronike kombëtare dhe ndërkombëtare dhe gjatë takimeve me ndërkombëtarët, se pse Serbia nuk e përdor shprehjen "Serbia Etnike"?!

Pra, ne shqiptarët edhe sikur t'i kërkonim trojet e Ilirisë deri në Danub dhe në Istër, përsëri nuk mund të quhej "Shqipëri e Madhe", por ne as këtë nuk po e kërkojmë, dhe kërkojmë vetëm ribashkimin e të gjitha trojeve tona shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar me emrin SHQIPËRI, sepse Republika e Shqipërisë është shteti i vetëm në Botë, i cili nga të gjitha anët kufizohet me popullin dhe trojet e veta shqiptare. Kam bindjen e patundur se, sikur të mos ishte Deti Adriatik, edhe Italia do të kishte aneksuar troje të Shqipërisë.

Kurse, sa i përket thënies: "BAC, U KRY!" lirshëm mund të them se ADEM JASHARI as nuk e ka njohur Ahtisaarin, sepse kur BACA ADEM, me luftëtarët e Tij, bënte betimin për çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare, Z. Ahtisaari as nuk njihej te shqiptarët, sepse Z. Ahtisaari së pari herë u angazhua në kohën e bombardimeve të NATO-s, kohë kjo kur BACA ADEM kishte kaluar në përjetësi.

Prandej, do të kërkoj që të ndërpriten manipulimet e tilla ndaj popullit shqiptar, sepse tanimë kohët kanë ndryshuar.

6. Propaganda serbo-ruse dhe e miqve të tyre paraqet "pavarësia" e Kosovës si "model", "precedent të rrezikshëm" për konfliktet në rajon dhe më gjerë dhe e konsideron si "shkelje të së drejtës ndërkombëtare" në veçanti për shkak të "prekjes së parimit të mosprekshmërisë së kufijve" dhe të sovranitetit të Serbisë. Cila është e vërteta sipas të drejtës ndërkombëtare?

Përgjigja:

Asgjë nuk ka të vërtetë në këtë propagandë serbo-ruse. Gjithçka është një propagandë e rradhës, siç kanë bërë në të kaluarën, sipas parimeve: "sulmi është mbrojtja më e mirë!", apo edhe "Gënje 100 herë të të besojnë një herë!", kur po kjo propagandë shqiptarët dikur, para opinionit ndërkombëtar, i ka paraqitur s'i njerëz të egër, bile edhe njerëz me bishta.

Apo, edhe si në vitin 2004, ku më 17 dhe 18 mars të vitit 2004, gjatë revoltave shumë të arsyeshme mbarëpopullore të shqiptarëve, vetë serbët i dogjën shtëpitë e tyre dhe kishat dhe manastiret në Kosovë dhe fajin ua hodhën shqiptarëve. Dhe pse ndodhi kjo? Sepse, politikanët shqiptarë të Prishtinës, jo vetëm shumë të dobët, por edhe të ulët, që të gjithë iu vërsulën popullit me lloj-lloj sharjesh dhe ofendimesh.

Kemi qenë vetëm ne të FBKSH-së, që ose përmes publikimeve (deklaratave dhe intervistave) apo edhe në takime me ndërkombëtarët, që e kemi thënë të vërtetën, ashtu siç edhe ishte. Dhe, tani dëgjojmë zëra që thonë se: "Ishin revoltat e 17 e 18 marsit 2004 ato që vuan në veprim, zgjuan nga gjumi, bashkësinë ndërkombëtare, e cila ishte e kënaqur me status-quonë që mbretëronte asokohe në Kosovë!", por të gjithë këta zotërinj nuk duhet të harrojnë se shumë shpejt do të vjen koha kur të gjithë këto, ashtu siç dikur ishin edhe akuzat e ofendimet që ia bënin UÇK-së, apo edhe tani AKSH-së, do ua përplasim në surratet e tyre, sepse i ruajmë në arkivat tona.

Pra, serbo-rusët po bëjnë punën e tyre, ne shqiptarët duhet të bëjmë tonën, që do të thotë se duhet të propagandojmë të drejtën tonë për vetëvendosje dhe të fitojmë zemrat e botës demokratike, e cila (edhe pse vonë, por më mirë vonë se kurrë) për çdo ditë po bindet se ka të bëjë me një komb shumë dinjitoz shqiptar, i cili asnjëherë nuk ia ka ra në qafë asnjë populli tjetër, përkundrazi të tjerët historikisht i kanë ra më qafë, e kanë pushtuar e kolonizuar.

7. BE ka "këshilluar" Boris Tadiçin të rifillojë negociata të reja me Prishtinën. A do të ishin të dobishme këto negociata të reja dhe çfare nënkupton këtë "udhëzim" të Evropës Plake në kontekstin e vizionit e saj mbi Kosovën?

Përgjigja:

Shiqoni, unë dyshoj shumë në një plan të BE-së, i cili duke pranuar në BE Serbinë dhe Kosovën, si dhe duke e lënë jashtë saj Republikën e Shqipërisë, përmes integrimit në BE të vazhdojë neokolonializimi i Serbisë mbi Kosovën, sepse dihet fakti qw duke u integruar bashkë (Serbia dhe Kosova) në BE, midis tyre hiqen kufijtë dhe doganat, gjë që Kosova do të ripushtohej përmes ekonomisë dhe tregut, sepse pavarësia ekonomike përcakton edhe pavarësinë politike, dhe mbi të gjitha nuk duhet të harrojmë se kanë përfunduar pushtimet klasike (me ushtri) por tanimë jetojmë në kohërat e pushtimeve ekonomike, përmes kapitaleve.
Gjithashtu, dyshoj në palnet për ndarjen e kombit shqiptar, sipas modelit që e kemi në Evropë, ku ashtu si gjermanët e Gjermanisë që quhen gjermanë, edhe shqiptarwt e Republikës së Shqipërisë të quhen shqiptarë, kurse shqiptarët e Kosovës të quhen kosovarë (sic e kemi Austrinë dhe popullin austriak), kurse, shqiptarët nën "Maqedoni" të quhen maqedonas, shqiptarët nën Serbi të quhen serbë dhe shqiptarët nën Mal të Zi të quhen malazias, ashtu sic gjermanofolësit në Zvicër, që edhepse përbëjnë shumicën dërrmuese të Zvicres, që quhen zvicerianë.
Të dyja këto tendenca, si dhe shumë të tjera, kam arrijtu t'i shof prej kohësh, prandej edhe kembëngulim që shqiptarët fillimisht të integrohen midis tyre në një komb-shtet të vetëm kombëtar shqiptar, me emrin Shqipëri, dhe pastaj të pasojnë edhe integrimet tjera, qofshin ato ballkanike apo edhe euro-atlantike.
Bazuar për sa ceka më lart edhe shpesh herë kam dekraruar se FBKSH është opozitë e politikës zyrtare shqiptare të Tiranës, të Prishtinës, të Shkupit, të Podgoricës dhe të Preshevës, parti politike shqiptare këto që kërkojnë integrimin e shqiptarëve copa-copa në strukturat euroatlantike, që për FBKSH-në paraqet një rrezik të madh për në përspektivë, sepse rrezikojmë që pas disa dekadash edhe të zhdukemi si komb, sepse edhe shumë kombe e popuj në të kaluarën janë zhdukur, kurse populli shqiptar ka arrijtur t'i mbijetojë zhdukjes. Pra, kjo është një temë më vete që as nuk kam mundësi objektive e subjektive që ta elaboroj dhe argumentoj, por këkroj që të gjitha forcat progresiste dhe atdhetarët shqiptarë, kudo që ata ndodhen, të na bashkohen që ta fitojmë këtë betejë  madhore.

8. Sa i kanë përgjigjur deri më tani forcat politike dhe kombëtare shqiptare në kushtrimin për pjesëmarrjen në Kuvendin Mbarëshqiptar?

Përgjigja:

Jo edhe aq shumë sa kemi pritur. Megjithatë, po punojmë që Kuvendin Mbarëshqiptar ta mbajmë më 10 Qershor të vitit 2008, në 130 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dhe po diskutojmë vetëm për vendin e mbajtjes, të zhvillimit dhe të përfundimit me sukses të Kuvendit Mbarëkombëtar.

9.  Si e shihni ju rrugëdaljen prej situatës në të cilën ka katandisur sot kombin shqiptar?

Përgjigja:

Situata aktuale është shumë e koklavitur dhe e nderë, kur të kihen parasysh edhe dyshimet që i ceka më sipër, prandej si një domosdoshmëri e kohës del edhe mbajtja e Kuvendit Mbarëshqiptar gjatë këtij viti. Vetëm mendja e burrave dhe grave atdhetare shqiptare në një Kuvend Mbarëshqiptar, siç kanë qenë kuvendet shqiptare në të jaluarën, ndër të cilat edhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit (10 Qershor 1878). ku do të përfaqësohen të gjitha krahinat e Shqipërisë Etnike dhe diaspora shqiptare, do të dijë të marrë vendime historike për ribashkimin e kombit shqiptar në një komb-shtet të vetëm kombëtar me emrin Shqipëri.

10. Në fund të intervistës, një mesazh për popullin shqiptar në hapësirat e Shqipërisë Etnike dhe në diasporë...

Përgjigja:

Të bashkohen rreth Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe strukturave të tij, ndër të cilat është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), krahas një formacioni mbarëkombëtar ta bëjmë edhe një front mbarëpopullor, që betimin e dëshmorëve të kombit, çlirimin dhe bashkimin kombëtar, ta bëjmë realitet dhe në gjirin e familjes evropiane të shkojmë si një komb me integritet dhe dinjitet kombëtar. Në veçanti përshendes web-faqen: www.albania-today.com për punën e saj që ka bërë dhe po bënë në mishërimin e ribashkimit kombëtar në popull, që ka qenë dhe mbetet edhe deviza e FBKSH-së, si dhe të gjithë lexuesit e nderuar të saj.

Ju faleminderit!

Përgjigja:

Edhe unë iu faleminderoj përzemërisht dhe vëllazërisht.

Me përshëndetje vëllazërore e atdhetare shqiptare!

Mr. Gafurr ADILI,
Zëdhënës Politik i FBKSH-së, si dhe Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Organizativ të Kuvendit Mbarëshqiptar.

Tiranë, 24 shkurt 2008



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora