E hene, 29.04.2024, 02:50 AM (GMT+1)

Editorial

Jeton Kelmendi: Republika e Kosovës apo shteti i Ahtoisarit

E enjte, 28.02.2008, 10:56 PM


Jeton Kelmendi
Qasje

Republika e Kosovës apo shteti i Ahtoisarit  

Nga Jeton Kelmendi, Bruksel

Shtatëmbëdhjetë shkurti solli gëzim të madh tek shqiptaret e Kosovës. Nga ajo ditë po bëhen dy javë dhe Kosova duket njësoj si edhe para kësaj date, për nga funksionaliteti. Në fakt gjërat kanë ndërruar, por shtrohet pyetja sa kanë ndërruar dhe sa është funksional shteti që ka vu ne kontradikta Lindjen dhe perëndimin. Ndonëse e njohur si shtet i pavarur nga mbi njëzet  vende duke përfshirë edhe ato më me ndikim në botë, SHBA, Franca, Anglia, Gjermania etj, Kosova vazhdon të administrohet nga UNMIK-u. I zoti i shtëpisë vazhdon të mbetët Joakim Ryker.
 Sekretari i përgjithshëm i OKB Ban Ki Mun, deklaroj se rezoluta 1244 akoma është në funksion dhe Kosova është nën administrimin e UNMIK-ut. Kjo edhe u pa me vizitën e Ministrit Serb Sllobodan Samarxhiç, të cilin e lejoj të hyj në Kosovë shefi i UNMIK-ut. Natyrisht po të ishte shtet, si çdo shtet tjetër i pavarur, do të duhej që institucionet e vendit ta lejonin ose jo ardhjen e tij, e jo i dërguari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm. E çuditshme por e vërtet, në Kosovë janë shkelur rregullat, ligjet ndërkombëtare dhe vullneti i qytetarëve për liri dhe të drejta, tash e sa herë. Arsye gjenim, nuk jemi shtet, por çka ti thuhet tash vetës kur po themi se jemi shtet.   
Legalisht dhe praktikisht Kosova është shtet, nëse shikojmë nga një aspekt.
 Nga aspekti legal, me vet faktin se SHBA-të dhe aleatet tjera e kanë njohur Republikën e Kosovës dhe haptazi vendet perëndimore mbështesin vullnetin e popullit shumicë do të thotë se  çështja është duke shkuar përpara. Praktikisht, Prishtinë ka funksionuar disi sikur një gjysmë shteti që nga përfundimi i luftës, përafërsish si funksionon edhe tash. Janë mbajtur disa parë zgjedhje demokratike, nga të cilat kanë funksionuar institucionet që bëjnë shtetin: presidenti, qeveria, parlamenti që janë institucionet më të larta shtetërore.
 Si do qe të jetë qytetarët e Kosovës që dy javë, zyrtarisht janë qytetarë të Republikës së Kosovës. Ketë s’mund ta mohoj askush, madje as Rusia e as Serbia. Dikur do ta njohin dhe natyrisht se Kosova do të njihet si shteti i pavarur që nga shtatëmbëdhjetë shkurti.
       E gjithë kjo është një hap drejt përmirësimit të gabimeve që u banë ndaj shqiptarëve njëqind vjet më parë, por ti kthehemi pak realitetit në terren. Politika në Prishtinë, fatkeqësisht jo e nivelit kombëtar, bëri që  shqiptaret që përbëjnë nëntëdhjetë për qind  të qytetarëve të Kosovës, të kenë një flamur pa asnjë element kombëtar, thjeshtë  diçka artificiale, ku në mënyrë jo demokratike e bë publik flamurin, ditën e Pavarësisë. Për të mos shkaktuar reagime dhe pakënaqësi, politika kosovare me unitet të plotë u pajtua që të hiqet dorë nga simbolet kombëtare. A thua për ketë flamur dhanë jetën mira e mira dëshmorë të atdheut. Kjo pyetje do të ishte mirë tu binte në mend çdo ditë kokëmëdhenjve politik, që tani shkojnë tek varrezat e tyre dhe mbajnë kokën lartë sikur ne e bëmë shtetin.
“Haj medet për ta kënd kanë lënë pas”.
  Për fat të keq deshmorët nuk zgjohen nga varrezat e tyre, sepse do ti pështynin këta lider qe po i vizitojnë për këto dy javë sa jemi shtet i Ahtisarit. 
Përndryshe radikalët shkurtëpamës, dogjën flamurin e propozuar nge Ibrahim Rugova, i cili kishte në vete identitetin tonë kombëtar dhe atë shtetëror, nuk patën dijen, as që ta kuptojnë se shteti i pavarur duhet ti ketë simbolet e veta shtetërore, tek tani ju ka ra ndërmend. Zyrtar të lartë politikë, me vet dëshirë propozuan që në flamur duhet të jenë përfaqësuar edhe minoritetet, madje edhe ato që nuk bëjnë as një përqind të popullatës së përgjithshme. Tani ky është flamuri i tyre me gjashtë yje të barabartë që përfaqëson të gjashtë komunitetet që jetojnë në Kosovë, pesë që së bashku bëjënë dhjetë përqind dhe shqipetarët që bëjnë nëntëdhjet përqind.
“Me ja dhanë gurin budasllës ta qanë kokën”, e thotë populli, politikanët që morën pak besimin (38%) na e humben identitetin dhe këta folklorist sa të padijshëm dalin dhe deklarojnë se ky është veç flamur shtetëror kurse flamuri kombëtar do të mbetët Kombëtar. Flamuri kombëtar ose aj kuq e zi me shqiponje në mes, në fakt ka mbetur vetëm për muze, ngase përdorimi i tij nuk do të bëhet zyrtarisht më në Kosovë. Së fundi është përdorur në festën e pavarësisë që na e solli ketë tjetrin flamur që kurrgjë nuk kanë të përbashkët. Pas një kohe edhe gjeneratat e reja do të mësohen me ketë flamur multietnik dhe ky do jetë simboli që do ta duan. Le të kthehemi pak mbrapa dhe të kujtojmë gëzimin e madh që kishte populli i Kosovës, kur në vend hynë trupat e NATO-s dhe u larguan trupat ushtarake serbe, vërtet ishte gëzim tepër i madh, ose më i madhi gazim deri atëherë.   Mirëpo pas disa kohe nisën  probleme tjera dhe qytetarët filluan të zhgënjehen me realitetin që ishte prezent. Edhe pas gëzimit të pavarësisë, nuk do shkoj larg dhe populli do të jetë i pakënaqur për gabimet e tashme dhe tjera gjera. Manifestimi i shqiptarëve ku do që jetojnë ishte dinjitoz dhe dëshmoj se populli shqiptar ka një kulturë të lartë. Të gjithë festuam për pak pavarësi, sepse pavarësi të plotë nuk na lanë miqtë ndërkombëtar.     
Nga një aspekt tjetër  plani i Marti Ahtisarit, për tetë vjet parasheh privilegje të mëdha për minoritetin Serb. Kjo prishë rregullat dhe ligjet që ka shteti. Plani i Ahtisarit kishte dështuar, pasi qe negociatat vazhduan me tjetër ndërmjetësues. 
Thjeshtë, ku të prekësh në çështje ekonomike, të rrymës  e  mekanizma tjerë, probleme ka shoqëria kosovare, por këto janë dy javë shtet i Ahtisarit.    
Duhet shtuar se për këto ditë qytetarët  presin se kush po e njeh dhe numërojnë sa shtete u bënë që e njohën pavarësinë dhe sa kanë për ta njohur.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora