Editorial
Pierre-Pandeli Simsia: Në Time Square në Nju Jork për të festuar fitoren e madhe!
E hene, 18.02.2008, 09:47 PM
Në Time Square në Nju Jork për të festuar fitoren e madhe!
Nga Pierre-Pandeli Simsia
![]() |
Pierre-Pandeli Simsia |
Donte edhe dy orë që mesdita të vinte në Nju Jork, makina të shumta të drejtuara nga shqiptarë të "veshura" me flamuj amerikanë dhe shqiptarë lëviznin duke i rrënë kryq e tërthor Time Squere-s, duke lajmëruar Festën e adhe të fitores...
Bashkëkombës të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare me banim në Nju Jork dhe shtetet përreth vinin drejt sheshit të madh grupe grupe, fytyrëqeshur e të gëzuar, veshur me kostume kombëtare shqiptare.
U mblodhëm tek ai shesh gjigand me mijëra bashkatdhetarë për të festuar Festën e madhe të Lirisë së Kosovës dhe mbarë Shqiptarisë, ditën e shumëpritur të ëndrrës gati një shekullore.
U mblodhëm ne të gjithë në atë shesh për të ndarë midis nesh gëzimin tonë, gëzimin që ndjen çdo bashkëkombas.
17 Shkurt 2008 është e djela e shenjtë e festës së madhe. Takohemi, përqafohemi me njëri tjetrin, me të njohur e të panjohur " Gëzuar Pavarësinë e Kosovës", "Ta gëzojmë të gjithë së bashku Kosovën e lirë".
Fytyra të qeshura, lotë gëzimi që shkisnin faqeve shihje tek të gjithë bashkëkombësit tanë, që nga fëmijët e vegjël e deri tek të moshuarit të veshur me ngjyrat e Flamurit tonë Kombëtar, që mbanin në duar flamuj shqiptarë dhe amerikanë.
Erdhi dita e shumëpritur, që gjysma e trupit shqiptar e ndarë dhimbshëm dhe padrejtësisht nga trupi i tokës mëmë, e për t'ia dhënë pastaj artificialisht një trupi tjetër të huaj, më në fund të shpëtojë njëherë e pëgjithmonë nga vargonjtë, për të marë frymë e lirë.
Gjaku i bijëve dhe bijave të Kosovës i derdhur për liri në tokën e shenjtë Kosovë, hodhi rrënjë për të çelur në 17 Shkurt 2008, duke na lajmëruar ditën e Pranverës së madhe të Lirisë.
Shpirtrat e atyre që dhanë jetën për atë liri të shumëëndërruar, tani prehen të qetë në tokën e lirë e të pavarur.
Ëndërra shekullore e mbarë Kombit Shqiptar, me petalet e saja të ndezura për liri gati një shekull, shpërtheu në 17 Shkurt 2008.
Gëzimit të festës së madhe të Lirisë së Kosovës në Time Square, iu bashkun dhe qindra banorë njujorkezë dhe turistë të shumtë të huaj të ndodhur në Sheshin gjigand.
Në një minishesh të improvizuar, djem dhe vajza vallzonin vallen e fitores të shoqëruar nga tupanët.
Një e papritur e këndëshme dhe rastësore ishte edhe kur pranë nesh kaloi një makinë njujorkeze e ndihmës së shpejtë; shoqëruesja e ulur në krahë të shoferit, nxjerr gjysmën e trupit nga xhami i hapur i makinës dhe me megafon në dorë thërret: "Kosova Indipendent! Kosova! Kosova"...Allbenia...
O Zot, sa emocione të mëdha...!
Thirrjet e saj u shoqëruan me brohoritje, duartrokitje dhe përshëndetje me duar nga të gjithë ne bashkatdhetarët.
Nuk donim të largoheshim nga Sheshi Gjigand Time Square...
Urimi që del nga zemra e çdo bashkëkombësi në këtë ditë të shenjtë është:
Ta gëzojmë të gjithë sëbashku Kosovën e lirë dhe të pavarur!
Faleminderit SH. B. A, Bashkimi Evropian dhe të gjithë shtetet që përkrahën Pavarësinë e Kosovës!
Faleminderit të madhit Zot!
E Diel 17 Shkurt 2008.
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
Komentoni
Artikuj te tjere
Arbën Xhaferri: “A do ta fitojmë luftën me vetveten”
Kastriot Frashëri: Faleminderit Amerikë, Mbretëri e Bashkuar, Kanada dhe Europë për lirinë e popullit të Kosovës!
Fatmir Terziu: Monumenti i lotit të gëzimit shqiptar në Trafalgar Square (Londer)
Alma Papamihali: Pranvera erdhi ne Kosove
Jahir Demaj: Pavarsia po vjen Zoti President Rugova
Kosova, neser e pavarur
Kasam Shaqirvela: Pritje shekullore
Baki Ymeri: Pavarësia e Dardanisë si një dhuratë hyjnore e Perëndisë
Pirro Misha: Tolerancë fetare apo papërgjegjshmëri?
Ekskluzive - Agim Gashi: I këndojmë Kosovës, I këndojmë Demokracisë!
Ndue Ukaj: Sulmet ndaj Kadaresë, varfëri intelektuale
Ekskluzive - Suzana Kuqi: Requiem per nje ender te vjeter e nje te re
Frashëri-Milo-Xhufi: Himara, fakte reale rreth saj!
Pavarësia e Kosovës do shpallet më 17 shkurt
Pak fjalë në vend të ligjërimit elegjiak për Lavdrim Terziun
Jozef Martini: Histori përsëmbrapështi
Mërgim Korça: Figura madhore e Elena Gjika Merlikës
Mërgim Korça: Po i pret Sarisalltiku plak të vijn’e të prehen në këmbët e tij
Ekskluzive - Agim Gashi: Golgota shqiptare nder shekuj
Ndue Ukaj: Fenomeni i konvertimeve apo seleksionimi i gabuar i lirive të njeriut