E hene, 29.04.2024, 12:27 AM (GMT+1)

Editorial

Baki Ymeri: Pavarësia e Dardanisë si një dhuratë hyjnore e Perëndisë

E merkure, 13.02.2008, 09:01 PM


Pavarësia e Dardanisë si një dhuratë hyjnore e Perëndisë

Nga Baki Ymeri
   

Baki Ymeri
Tërë bota flet me admirim për shtetin më të ri në botë, për Kosovën që këto ditë bën pregaditjet solemne për shpalljen e pavarësisë. Për kremtimin e pavarësisë fluturojnë autobuset për në Kosovë, na shkruan Vitore Leka nga një cep i Italisë. Me 17 shkurt , sipas të gjitha gjasave, Kosova do të bëhet shtet i pavarur dhe sovran. Është gëzimi më i madh shekullor për të gjithë shqiptarët ku jetojnë e veprojnë, na shkruan një dashamir i shqiptarizmit nga zemra e Dardanisë (Sali Bashota). Falë korepondentes rumune në zemër të Dardanisë (Cristina dumitrescu), sonte u dëgjua në valët e radio Bukureshtit zëri i Kosovës përmes zërit të Presidentit të Saj (Fatmir Sejdiu). Kur vjen fjala për Kryemisntrin Hashim Thaçi, thekson Përparim Kapllani në një mesazh eleketronik, «unë mendoj se Presidenti i Republikës së Shqipërisë duhet t’ i japë Thaçit medaljen e Skënderbeut menjëherë pas shpalljes së pavarësisë. Është njëri nga politikanët më të suksesshëm gjatë 50 vjetëve të fundit, i cili arriti të drejtojë gjysmën tjetër të popullit drejt lirisë. Bekimi që i vjen Kosovës nga Papa, në këto momente është një sinjal i fortë se Kosova së shpejti do të bëhet pjesë e familjes europiane”. 
Jam dakord se Kosova nuk është Transilvani,  shkruan inzh. Xhever Ymeri nga Shipkovica e Tetovës, por mua më befason qëndrimi i i çuditshëm i Rumanisë. Nuk besoj se popilli rumun, e veçmas rinia studentore e këtij vendi se e përkrah qëndrimin e udhëheqjes së shtetit ndaj pavarësisë së Kosovës. Rinia rumune nuk duhet të bie në grackat e mashtrimit duke mbajtur pozitën e popullit serb, dhunues të të drejtave të minoritetit rumun në Serbi, uzurpues të trojeve shqiptare, diskriminues të të drejtave të njeriut, klyshë të Rusisë dhe stopues të ardhmërisë. Rumania dhe rinia e saj demokratike janë Europë dhe atyre duhet t’iu përjkujtohen  gjërat në dritën e së vërtetës historike, që mos të bien në grackën e atyre që e kanë mizën nën kësulë. Kjo duhet bërë publike në gazetat rumune për të rinjtë dhe për studentët që u ngritën të parët në barikada për shpartallimin e diktaturës komuniste (dhjetor 1989), të kenë kujdes për dinjitetin e popullit rumun e të Rumanisë që ka qenë
 gjithmonë mikja besnike e kombit shqiptar. Ata duhet ta ruajnë këtë dinjitet këto ditë historike, duke e njohur Lirinë, Barazinë, Demokracinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Koha nuk pret, ajo rrjedh e shkon. Hija e zezë mbetet si një njollë e shëmtuar në faqet e historisë. Rumania dhe populli i saj i përket komunitetit europian, atje ku zhvillimi paraqet rrethin e lindjes, rritjes, jetës, punës, plakjes dhe vdekjes. Rumania nuk ka nevojë për hijen e kuqe ruse që paraqet rrethin e lindjes, plakjes dhe zhdukjes.
  Bashkëveprimi me faktorin ndërkombëtar, pritja dhe durimi për të marrë vizën jeshile nga Perëndimi,  është një vepër e mençur e Qeverisë, ngase kështu pat vepruar edhe Ismail Qemali në kohën e tij: “Pas rezolutës së Bukureshtit, Ismail Qemali menjëherë vajti në Vjenë, ku u takua me ministrin e Punëve të Jashtme, Berxhtold, dhe me ambasadorin, Avarna. Nuk ka dyshim se në këtë rast ai gjeti mbështetjen që e priste, për ta përhapur, më në fund, vendosjen e tij për një autonomi të plotë” (Renzo Falaski). Sipas profesorit të ndjerë universitar, Nikolla Xhamo, shqiptar bukureshtar me prejardhje korçare, I. Qemali kishte lidhje me masonerinë dhe ishte konsultuar me përfaqësues të diplomacisë perëndimore qysh në Stamboll. Konzuli i Austrisë e kishte porositur të vijë në Bukuresht, për të marrë një grup shqiptarësh të krishterë, për të vajtur me ta në Shqipëri për shpalljen e pavarësisë. Më kot haxhiqamilët e sotëm mbëltojnë faqeve të Internetit propaganda aziatike të panislamizmit për poshtërimin e idealeve të shenjta shqiptare për ndërlidhje me Perëndimin dhe Perëndinë. Ismail Qemali me Perëndimit e shkëputi Shqipërinë nga kthetrat e pushtimit osman. Lëvizja demokratike me ithtarët dhe kundërshtarët e saj, duke u mbështetur në gjakun e martirëve të kombit,  është duke e shkëputur Kosovën nga kthetrat e pushtimit serb.
  
NATO është e pregaditur për çfarëdoqoftë sqenari në Kosovë
  
Është e vërtetë se shqiptarët filluan të tregojnë patriotizëm edhe me kurbane në kohën e Hasan Prishtinës, por shqetson fakti se ata nuk e pregaditën terenin që  atdhetarizmin e tyre me rastin e shpalljes së pavarësisë ta dëshmojnë edhe me liturgji të shenjta në Katedralen e Kombit në zemër të Dardanisë. Ku është kjo? Kush janë ata që e pengojnë ngritjen e saj? „Bekimi që i vjen Kosovës nga Papa, në këto momente është një sinjal i fortë se Kosova së shpejti do të bëhet pjesë e familjes europiane”(Përparim Kapllani). Në Vilajetin e Kosovës i cili përfaqësonte Nishin, Pirotin, Prizrenin dhe Shkupin, u emërua qeveritar Pashko Vasa, që më vonë u quajt edhe Vaso Pashë Shkodrani, shqiptari që ia prishi planet Rusisë për pushtimin e Kosovës. Bukureshti ia prishi planet Rusisë për gëlltitjen e Serbisë dhe ripërgjakjen e kombit shqiptar. Si e konsideron shtypi bukureshtar problemin shqiptar?
“Njësoj si ne, shkruan dr. Mihai Zamfir në revistën Lumea (nr.5/2006, fq.6), Kosovën, që quhej dikurë Dardani, e banonin që nga ekzistimi i botës ilirët, dhe pastaj pasardhësit e tyre, shqiptarët, serbët si pushtues duke dalë nga shek. i VI-të, gjithnjë duke u përpjekur për eliminimin e shqiptarëve (si dhe të rumunëve të Timokut)”. Në kuadrin e artikullit “Kosova se vrea republica”, gazetarja rumune me prejardhje tatare, Sevghin Omer, thekson faktin se “Shqiptarët kanë të drejtë kur kërkojnë të drejtat e tyre legjitime në Kosovë, ngase përfaqësojnë 90% të popullatës, dhe plus kësaj, kushdo që shikon në hartën e Ballkanit, konstaton se Shqipëria, Kosova dhe një pjesë e Maqedonisë, përbëjnë një rajon kompakt i banuar me mazhorancë shqiptare.”(Romania Libera, 14/3/1997). Dy vjet më vonë, në kohën e vetëtimave ajrore të NATO-s kundër kuçedrës militariste serbe, në kuadrin e artikullit Autonomie sub protectie interntionala (Lumea nr.6/1999, fq.23), analisti Corneliu Vlad citon burime nga revista italiane Limes lidhur me “planet sekrete           të NATO-s lidhur me situatën në Kosovë, duke përmendur (sintagma që shkojnë në favor të pavarësisë) edhe pozitën e Parisit, përkatësisht intervistat e shefit të diplomacisë franceze, Hubert Vedrine.
Disa analistë të revistës Lumea rrëshqitën nga provimi i diplomacisë politike si pasojë e përvojës komuniste për publicistikë. Vetë titulli i subjektit të paralajmëruar në faqen e parë: “Kosova dhe verbërimi i Perëndimit“ (Lumea, nr.3/1999), e konfrimon të vërtetën se disa gazetarë, analistë dhe politikanë rumunë kanë zhvilluar propaganda filoserbe dhe filoruse, që shkojnë në defavor të interesave nacionale. Ndëra ta shquhen Cristian Tudor Popescu, Ion Cristoiu, Corneliu Vadim Tudor etj. Kjo vërehet edhe në artikujt e fundit të shtypit bukureshtar ku bëhet fjalë për pavarësinë, por ende asnjëri nuk ka patur guximin ta thotë të vërtetën se forcat paramilitare të Millosheviqit kanë zhvilluar gjenocid, etnocid dhe holokaust kundër shpirtit shqiptar në Kosovë. Megjithatë, trimërojnë titujt e artikujve si SHBA dhe BE premtojnë pavarësi për Kosovën (Cotidianul, 26 shtator 2007), Serbët “votojnë” për independencën e Kosovës (7 plus, 5 shkurt 2008). Dhe sidomos intervista e sotme e s ekretari gjeneral të NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, dhënë të përditshmes bukureshtare Evenimentul: “NATO është e pregaditur për çfarëdoqoftë sqenari në Kosovë. KFOR, forca e NATO-s prej 60.000 ushtarësh, është e gatshme për përmbushjen e mandatit të OKB, trupat rezerve të NATO-s, janë të gatshme, në eventualitetin në të cilin do të ishin të nevojshme, kështu që NATO është e pregaditur”.

Bukuresht, 13 shkurt 2008



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora