E shtune, 27.04.2024, 10:34 AM (GMT+1)

Editorial

Ekskluzive - Suzana Kuqi: Requiem per nje ender te vjeter e nje te re

E shtune, 09.02.2008, 02:26 AM


Requiem per nje ender te vjeter e nje te re

Nga Suzana Kuqi - Zemra Shqiptare Ekskluzive

Suzana Kuqi - Firence, Itali
Emigrante. Ekonomike, politike, fundja emigrante.Njerez qe nisen me shpresen per nje jete me te mire e nuk ka bere llogarite se sa e veshtire eshte te shkosh e te fillosh nga e para  per me shume ne nje vend te huaj. E shume nga keta e kane patur aq te veshtire sa nuk merr me guximin per tu kthyer e per ta filluar nga e para ne vend te vet. Emigrante. Jane te shume kombeve, te shume ngjyrave, te feve te ndryshme e kulturave nga me te ndryshmet. Por kane nje gje te perbashket: jane emigrante. Nje grup njerezish qe nuk dine me ku e kane vendin, ku e kane shtepine. Fizikisht jetojne e punojne ne vend te huaj por mendjen e zemrat i kane lene ne vendin e tyre. Endrra per nje jete me te mire shpejt merr fund, jeta eshte e veshtire kudo, problemet jane relative. Ke drita, ke uje… por shume gjera qe i kishe atje nuk i ke ketu. Mbi te gjitha mbetesh gjithnje i huaj.Nje njeri pa te shkuar qe te te mbeshtese, nje emigrant eshte dhe mbetet gjithnje nje i dyshuar i perjetshem, çfaredo qe mund te mendojne per te, çfaredo qe mund te thone per te, besohet lehte. Dhe ai kokeulur, megjithese perpiqet te punoje e te sillet mire, disa here me mire se vendasit, rralle degjon nje fjale te mire. Eshte nje i huaj, nje i panjohur dhe njerezit kane frike nga e panjohura. Atehere shterngon dhembet e ben perpara, e kush nuk do ta bente… Kthehet ne atdhe, per pushime, me ate mal malli ne shpirt e shpreson te gjeje ata shoke e miq qe ka lene atje, ate bar te vogel ku dikur pinte kafene, ate komshijen e dashur me te cilen sa e sa here ka qare hallet e i kane mbaruar pune njeri tjetrit. Dhe gjen… ndryshim. Shoket e miqte nuk kane me kohe, ajo kafene eshte prishur per ti lene vendin nje pallati, komshinjte kane ndryshuar, ritmi i ekonomise se tregut dhe i jetes ka ndryshuar. Degjon se njeri eshte bere me para, tjetri vuan per buken e gojes.Me keq akoma dikush e ka lene kete bote… Se ato vajza te bukura e te thjeshta qe shihje dikur, nuk jane me. Te duket sikur nje konkurs bukurie e mode zhvillohet rruges. Shume pak gjera gjen te pandryshuara, aq pak gjera sa vetja te duket i huaj ne vendin tend. Dhe mezi pret te kalosh ditet, i mbushur me maraz, per tu nisur perseri e te kthehesh ne pune ne vend te huaj. Nje i huaj qe iken nga vendi i tij per te shkuar si i huaj ne nje vend te huaj. Dhe tek avioni ngrihet, e ti kthen koken per te pare e per te fiksuar edhe nje here konturet e vendit tend, tere ai maraz te zhduket e malli fillon perseri te ngrihet mal brenda shpirtit e lote deshperimi te veshin syte, e zemra thote : ai eshte vendi yt.Aeroplani vazhdon te ngrihet e ti je mbi det. I ben nje premtim vetes, do te kthehem prape. Tani je mbi re , lart shume lart, dhe premtimi behet deshire, e deshira rritet, e mendja te kthehet perseri tek ato rruge, tek ata miq, tek ajo shkolle apo kafene qe nuk i gjete , e deshira te kthehet ne nje enderr .E re kjo enderr, e merr forme perdite  megjithese brenda vetes tende e di se sa me shume kalojne ditet aq me shume behet e parealizueshme. Atehere aty lart, aq lart kur ndodhesh ne kufirin midis dy vendeve , tendit dhe te huajit ndergjegjesohesh se nuk i perket plotesisht asnje vendi, ke mbetur pa atdhe, je emigrant, je nje zog shtegimtar qe nuk leviz sipas motit por sipas mundesive ekonomike e fazave te mallit te zemres. Dhe nje britme e heshtur te ngrihet nga shpirti, si ajo e nje bishe te zene ne lak, ne lakun mashtrues te nje endrreje te re e nje enderreje te vjeter qe ndryshojne vend vazhdimisht…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora