E hene, 29.04.2024, 01:24 AM (GMT+1)

Editorial

Ekskluzive - Suzana Kuqi: Pushteti i budallallekut

E shtune, 23.02.2008, 07:07 PM


Pushteti i budallallekut

Nga Suzana Kuqi - Zemra Shqiptare Ekskluzive

Suzana Kuqi - Firence, Itali
Eshte forca me e rrezikshme e kozmosit. Ne mundemi vetem ta njohin dhe jo ta eleminojme. Edhe pse ndonjehere mund te na beje te permiresohemi.
“ Dy jane gjerat qe shkojne ne infinit, universi dhe budallalleku njerezor, por persa i perket universit kam akoma dyshime”. Kjo fraze qe i atribohet Albert Ajnshtajnit shpreh nje ide te lashte. Qe ne vitin 250 para krishtit  libri biblik i ekleziasteve paralajmeronte :”I pafundem eshte numri i budallallenjve” Per me teper ,i pari budalla i historise qe…Adami,i cili per te shijuar nje frut humbi parajsen.

E kemi ne maje te gjuhes

C’fare kuptojme me budallallek? Ky koncept qe instiktivisht e njohim te gjithe , duket sikur i rreshqet çfaredolloj perkufizimi teorik.Budallalleku nuk eshte e kunderta e inteligjences: ka njerez inteligjente qe nganjehere sillen si budallenj. I vetmi qe i ka dhene nje perkufizim bindes eshte historiani dhe ekonomisti Carlo Cipolla  ne vitin 1988 :  budalla eshte ai person qe i shkakton deme nje personi tjeter apo nje grupi personash  nderkohe qe nuk realizon per vete asnje perfitim biles mund te pesoje edhe humbje.”Jeta jone eshte e shenuar nga raste kur pesojme humbje parash, kohe , energjie , prishje nervash e te humorist te mire per shkak te veprimeve te paparashikueshme te nje qenie  absurde qe ndodhet ne momentet me te pamenduara e te shkakton deme, zhgenjime e veshtiresi pa fituar absolutisht asgje nga ato qe kryen”- shkruan Cipolla. Atehere nje gje eshte e qarte : budallalleku ka nje prirje te theksuar per tu shnderruar ne veprim  , dhe  pikerisht kjo  e ben kaq te rrezikshem.

Sipas Cipolles qe ka identifikuar edhe pese ligjet themelore te budallallekut, personat inteligjente tentojne gjithnje te nenveftesojne rreziqet qe lidhen me budallallekun.  Keshtu qe budallaleku eshte akoma me i rrezikshem se mizoria njerezore, e cila  meqenese ka  nje llogjike te kuptueshme te pakten mund ta parashikojme  e t’i kundervihemi.
Edhe kodi penal nuk tregohet me i meshirshem ndaj budallallekut, “motivet qe kane pak rendesi” “perbejne  nje rendues , e jo nje lehtesues te fakteve mbi te cilat duhet te jepet denimi.Mjaft te kujtosh disa raste  te kronikes si hedhja e gureve nga ura qe me 1996 ne Tortona vrane nje grua te re. Nje rast tjeter ishte permbytja e liceut Parini ne Milano ne 2004 , autoret e veprimit donin te evitonin nje provim, por si perfundim demtuan shkollen e karrieren e tyre prej studenti. Budallenj jane edhe personat, te cilet ne kohen e sidas, bejne raporte seksuale te pambrojtura, ose ata qe nuk perdorin nje antivirus ne kompjuterin e tij duke e ekspozuar veten e te tjeret para rrezikut.

Burim te qeshurash

Per te shmangur  ankthin e  gjykimit  ose per te na ngushelluar ne per pashmangesine e tij,  budallalleku na  ofron gjithnje skena te pasura komike. Mjaft protagoniste filmash jane budallenj. Budallenj jane disa figura te letersise.  Protagonisti i perralles se Andersenit “ veshjet e reja te mbretit”, nje mbret i cili mashtrohet nga rrobaqepesi i tij, i bindur se kish veshur rrobe te mrekullueshme qe ishin te padukeshme per budallenjte e si perfundim del lakuriq. Jane budallenj policet e shume barcaletave, gomeret e perrallave, si pinoku qe u transformua ne nje te tille kur nuk donte te shkonte ne shkolle etj.Shkrimtari Ennio Falciano thote : Njerezit e librat me pak inteligjente e pa gusto na joshin me shume.

Por kujdes: te qeshesh me budallallekun  mund ta beje ate simpatik, e keshtu te ben ta nenvleftesosh akoma me shume. Nese ne film , e din se kush eshte budallai , ne realitet  eshte krejt ndryshe. “ Eshte thelbesore te kuptosh se per se behet fjale, qe te kesh mundesi te kontrollosh pasojat “- sinjalizon Giancarlo Livraghi, qe prej dhjete vjetesh zgjeron studimet e Cipolles. “ Nuk mundemi  ta zhdukim kurre te terin, por efektet e tij mund te jene me pak te renda ne se kuptojme se si funksionon.  Budallalleku ka tri karakteristika.

1) Si diamanti

Mbi te gjitha budallalleku eshte i pandergjegjshem dhe perserites.
 Rreziku i tij rrjedh edhe nga fakti qe budallai nuk e din qe eshte budalla. Kjo gje  i jep  force me te madhe dhe efikase veprimit te tij shkaterrues. Budallai ne fakt nuk i njeh kufijte e tij, mbetet i fosilizuar ne bindjet e tij, nuk din te ndryshoje. Si Fantozzi, nepunesi i krijuar nga Paolo Villaggio, qe perserit pafundesisht te njejtat gabime.Ne aspektin klinik budallalleku eshte semundja me e keqe, sepse eshte e pasherueshme, spjegon Luigi Anolli, docent i psikologjise ne universitetin e Milanos. Budallai eshte i prirur per te perseritur gjithnje te njejtat sjellje sepse nuk eshte ne gjendje te kuptoje demin qe ben, keshtu qe nuk mund te autokorrigjohet. Siç thote komiku Flavio Origlio : “Budallai eshte si diamanti, eshte per gjithe jeten.”

2) Kafshe e shemtuar

Budallalleku eshte ngjites domethene ka efekt ngjites ashtu si semundjet infektive. Turmat jane shume me  budallaqe se sa njerezit e veçante  qe i perbejne ato.Kjo spjegon edhe se si popuj te tere (siç ndodhi me Gjermanine naziste apo Italine musoliniste)  mund te jene te kushtezuara te ndjekin objektiva te çmendura.Nje fenomen mjaft i njohur ne psikologji eshte :“Efekti emotiv-ngjites i grupit zvogelon kapacitetet kritike. Verifikohet polarizimi i marrjes se vendimeve, zgjidhet ajo me e thjeshta qe shpesh eshte me pak inteligjentja.Siç thonin romaket : … edhe se senatoret ne veçanti jane persona te mire, Senati eshte nje kafshe e keqe.

3) Karrieriste e lajkatare

Perveç kolektivitetit eshte edhe nje faktor tjeter qe rrit budallallekun: te qenit ne nje post komandimi.  Pushteti te ben budalla, shkruante filosofi gjerman Friedrich Nietzche. Perse? Personat ne pushtet shpesh mendojne qe pikerisht sepse jane ne pushtet jane me te miret, me te aftet, me inteligjentet, me te diturit se pjesa tjeter e njerezimit. Nga ana tjeter jane te rrethuar nga servile,  njerez lajkatues qe per qellime perfitimi  ua forcojne vazhdimisht kete iluzion.Keshtu qe kush eshte ne qeveri arrin te kryeje budallalleqe me te renda se sa do ti kryente ne kushte normale.Per me teper pushteti politik,ekonomik ose burokratik rrit potencialin demtues te nje personi budalla, paralajmeron Cipolla.
Nje shembull ? Luigji XVI me 14 korrik 1789 (diten e marrjes se Bastijes, ngjarja qe i dha shtysen e fillimit te revolucionit francez) shenoi ne ditarin e tij “ Sot , asgje e re “. E njejta ndjenje sigurie e pathyeshmerie mund ta kete shtyre gjeneralin amerikan George Amstrong Custer te sulmoje indianet e Montanes ne vitin 1876  ku u masakruan qindra ushtare te tij .Po ashtu sikunder Napoleoni vendosi te sulmoje Rusine ne dimrin e vitit 1812 . Pa llogaritur disfatat e Vietnamit … e te Irakut te sotem.

E nese budallai jam une…

Ne kete pike lind nje refleksion. Meqe nje nga  karakteristikat e budallenjve eshte se nuk e dine qe jane budallenj, nese mendojme se nuk jemi te tille,ne nuk mund te perjashtojme mundesine qe te jemi. Te pakten nganjehere ose nen ndonje aspekt.Tentohet gjithmone ti etiketojme  si budallalleqe te gjitha veprimet qe nuk hyjne ne skemat tona mendore te zakonshme. Por te mendosh se vetem te tjeret jane budallenj eshte nje rreth vicioz gjithashtu budalla. Ne fakt secili prej nesh ka nje faktor budallalleku qe eshte gjithnje me i madh se sa ai qe mendojme.
Por nuk eshte  domosdoshmerisht nje fatkeqesi. Eshte e mundur qe  budallalleku te kete  ne fund te fundit nje funksion evolutiv, na shtyn te kryejme veprime te pamenduara , qe ne shume raste mund te jene me te dobishme se sa te mos bejme asgje.”Budallalleku persa mund te jete irracional, i lejon njeriut te pranoje sfida qe normalisht nuk do ti pranonte.Eshte devijacioni i budallallekut ai  qe çon ne gjenialitet dhe ne shpikje e zgjidhje te reja”-veren manaxheri Francesco Betti. Budallalleku na lejon te gabojme dhe ne pervojen e nje gabimi gjendet gjithnje nje progres i dijes.Pika kyçe per te anulluar budallallekun  eshte qe te njohesh gabimet e tua e ti korrigjosh. Siç thoshte shkrimtari francez Paul Valery : Eshte nje budalla brenda meje.Duhet te perfitoj nga gabimet e tij.”
Por si ? Nje studim ne universitetin e Exeter (Angli) i publikuar ne korrik te ketij viti ,ne Journal of Cognitive Neuroscience, ka identifikuar nje zone te trurit  e cila aktivizohet kur perseritet nje gabim i bere me pare, nje sinjal alarmi qe na pengon per te ribere te njejtat gabime.Nese burimi i budallallekut do te jete nje anomali e kesaj zone te trurit, ndoshta ne te ardhmen mund ta korrigjojme nepermjet nje operacioni . Veç duhet te kemi kujdes te  mos perfundojme nen bisturine e nje kirurgu budalla…

Jemi te gjithe budallenj

Inteligjente apo budallenj? E nese jemi budallenj , sa jemi? Te gjithe jemi gati te pranojme se jemi pak te çmendur, por qe te jete budalla nuk pranon asnjeri.E ne fakt te gjithe jemi nga pak budallenj, kush ne nje drejtim e kush ne nje tjeter, por truri yne eshte i ndertuar ne ate menyre qe na e fsheh kete realitet me kujdes te madh.

Budallenj ne timon

Statistikat thone se 50% e atyre qe jane ne timon nuk dine ti japin makines.: dikush nuk eshte ne gjendje te parkoje, dikush  ecen me 20km/ore, dikush  ecen ne mes te rruges etj. Por ai qe  nuk eshte ne gjendje ti jape siç duhet makines , nuk e ve re , nuk e kupton , ndryshe do te hiqte dore nga makina. Kush eshte aq inteligjent sa ta kuptoje se nuk din te ngase makinen ashtu siç duhet?Po te intervistonit ne spital ata qe sapo i kane nxjerre nga karkasat e makinave pas nje aksidenti,siç ka bere Ola Svenson psikolog, do te degjonit qe asnje, dhe me te vertete asnje , nuk do ta pranonte se hyn ne kategorine e te paafteve. Jo vetem kaq, 80% e te aksidentuarve ne spital mendon se i perket elites se shoferave me aftesi me te medha se sa mesatarja. Pergjegjesia e aksidentit ? Jane pak ata qe pranojne fajin, me te shumtet ja hedhin fatit apo shansit te keq ose ndonje idioti qe i ka prere rrugen.

Gabimi njerezor

Ka nje spjegim per kete sjellje ? Me te gjitha probabilitetet , gabimi eshte armiku kryesor  i Unit tone, te vetevleresimit tone dhe per kete aresye  truri (i cili duke ngulmuar te tregohet inteligjent e elegant perfundon te behet qesharak e budalla) ben çdo gje per ti prere rrugen ketij miku te pa deshereruar.- thote Fine.
Nuk eshte nje gje e re  ajo qe ishte shkruar ne krye te portes  se Tempullit te Delfit ne Greqi : Njeri njih veten tende, dhe do te njohesh universin dhe zotat.
Te njohesh veten tende ne fakt nuk eshte kaq e lehte, ideja se kush jemi ndryshon sipas ndryshimit te nevojave tona.

Zgjidhje jo inteligjente

Edhe zgjidhje te tjera mund te jene   pak inteligjente, pa vleresuar pro e kunder,sipas te dhenave  nga statisikat reale. Martesa, per shembull, eshte nje vendim qe zgjat per tere jeten. Kush eshte ai qe  duke ngjitur shkallet e komunes apo kishes , eshte i vetedijshem qe martesa e tij ka nje probabilitet ne 2 qe te prishet ? Pikerisht aty, ne ate moment te Po-se fatale , kete gje  e dine prinderit e nuses e te dhendrrit, miq e kusherinj deri edhe nepunesi i zyres. Por dy te interesuarit direkt tregojne nje besim kokeforte, te bindur qe martesa e tyre do te jete perjashtim i te gjitha rregullave.  Nga ana tjeter ne se nuk do te ishin te bindur riprodhimi njerezor do t’i mbetej funksionimit te keq te kontraceptiveve dhe homo sapiens do te shkonte drejt zhdukjes.
Kapaciteti per te pranuar gabimet tona te aresyes ? Praktikisht i paekzistueshem : jemi te mberthyer pas bindjeve tona si pas spirances se shpetimit.Ate qe i kerkojme botes nuk jane sfida te reja te ideollogjise sone politike e shoqerore. Preferojme njerez, libra e gazeta qe bashkendajne vlerat tona te shkelqyera. Por duke u rrethuar nga njerez opportuniste e reduktojme mundesine qe mendimet tona te jene te kundershtueshme.

Zhgenjim i kote

Ne sektore te ndryshem te shkences, njerezit qe bejne eksperimente tentojne ta konsiderojne bindes e te suksesshem nje eksperiment qe verteton mendimin e tyre, ndersa e konsiderojne  te gabuar nese rezultatet nuk perputhen me ate qe mendojne. Ky eshte nje fenomen qe e ngadaleson jo pak perparimin e dijes. Ky faktor spjegon se pse  shpesh eshte e kote te tentosh te kundershtosh ata qe kembengulin ne ide qe duken qarte se jane  te gabuara.
Sa here qe truri yne mendon per te ardhmen , krijon iluzione  optimiste pak inteligjente. Per shembull jemi te sigurte , kunder çdo dyshimi te aresyeshem qe do te fitoje partia jone ose skuadra e zemres, ose humbim para ne baste e llotari.

Te verteta te hidhura.

Perse ky optimizem budalla i trurit ? Sepse na mbron nga  realiteti jo i pelqyeshem. Kapaciteti per te ndryshuar informacionet  dhe per te autocensuruar argumentet ben qe peshorja te anoje nga ana jone dhe na mban ne humor te mire.
Ne fakt, jane disa njerez qe i afrohen ne menyre te jashtezakonshme te vertetes mbi ta e mbi boten. Per veten e tyre kane nja perceptim te ekuilibruar, kane gjykim te drejte persa i perket ndarjes se pergjegjesise  se sukseseve e humbjeve dhe bejne parashikime reale per te ardhmen, jane deshmi e gjalle se sa e rrezikshme eshte te njohesh veten tende: ne fakt flitet per njerez klinikisht te depresuar. Kur gabojne e marrin persiper gabimin e thone se jane budallenj e te paafte e jane te bindur se kjo do te vazhdoje pergjithmone.
Atehere cilat jane rezultatet  e ndershmerise intelektuale ? Ne nje studim qe eshte bere me 180 murgesha amerikane optimiste e pesimiste , eshte pare qe sa me shume optimiste ishin keto murgesha, aq me shume jetonin. Murgeshat optimiste kane jetuar mesatarisht 10 vjet me shume se sa pesimistet. Sigurisht, te jesh realist e nderkohe i qete e optimist do te ishte me mire. Pra nuk ka dyshim, disa here pak budallallek te ben mire.

Budallalleku i mitit : Epimeteo

Qe nga emri qe ne gregisht do te thote , ai qe reflekton me vonese , nuk premton asgje te mire. Epimeteo ne fakt ishte budalla dhe i  pamatur, ne kundeshtim me vellain e tij Prometeo qe ishte i mençur e i ditur.
Sipas mitit, Vullkani i dhuroi Prometeut Pandoren e bukur, e bashke me te i dha dhe nje vazo misterioze. Prometeo duke nuhatur dredhine refuzoi dhuraten. Ndersa Epimeteo nuk u mendua dy here, e jo vetem qe u martua me Pandoren e bukur, po hapi dhe vazon  duke liruar keshtu tere te keqijat e botes qe ishin mbyllur aty brenda. Nje budallallek tjeter beri kur ju ngarkua detyra per te shperndare aftesite natyrore te te gjithave qenjeve te gjalla per te siguruar mbijetesen. Epimeteo filloi ti shperndante andej kendej, e vetem kur arriti tek njeriu pa qe nuk i kishte mbetur me asgje. Per te shlyer demin qe beri i vellai, Prometeo vendosi tu vidhte zjarrin perendive e tua dhuronte njerezve se bashku me dijet teknike , inteligjencen dhe kulturen. E pagoi shtrenjte, u lidh ne nje shkemb te Kaukazit dhe çdo dite nje shqiponje i hante melçine.

Ta parashikosh ? Eshte e pamundur. Por ka pese ligje.

1- Cdonjeri prej nesh nenvlefteson gjithnje numrin e budallenjve ne qarkullim.
2- Propabiliteti qe nje person mund te jete budalla eshte i pavarur  nga çdo karakteristike tjeter e tij(edukacion, ambjente etj.)
3- Budalla eshte ai qe u shkakton deme  te tjereve  nderkohe qe nuk ka   realizuar asnje perfitim per vete e per me shume mund te pesoje humbje.
4- Personat jo budallenj nenvleftesojne gjithmone potencialin demtues te personave budallenj. Ne veçanti jo budallenjte harrojne qe ne çfaredo kohe apo vendi , te besh tratative ose te behesh ortak me individe budallenj , me kohe do te vertetohet  se eshte nje gabim i kushtueshem e i pashmangshem.
5-  Budallai eshte personi me i rrezikshem qe ekziston.

Tre nenligjet e budallallekut
 
1- Ne secilin prej nesh gjendet nje faktor budallalleku qe eshte gjithmone me i madh se ai qe mendojme.
2- Kur budallalleku i nje personi kombinohet me ate te te tjereve, efekti rritet ne progresion gjeometrik, pra per shumezim dhe jo per mbledhje, te faktoreve individuale te budallallekut.
3- Te kombinosh inteligjencat e personave te ndryshem eshte me e veshtire se sa te bashkosh budallalleqet e tyre.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora