E hene, 29.04.2024, 12:03 AM (GMT+1)

Editorial

Alma Papamihali: Zemrat shqiptare, urojne 7 - 8 Marsin

E premte, 07.03.2008, 09:50 PM


Zemrat Shqiptare, urojne festen e 7 - 8 Marsit!
 
Nga Alma Papamihali
 
Nje tufe lule, dhuruar mesusve ne kete dite Marsi, do te ishte aq domethenese per syte e tyre. Nje degez mimoze, aroma e se ciles nder vite ka qene nje dhurate aq simbolike, do ishte e pazevendesueshme per ta...Meusesit tane! Jeni ju personifikimi i durimit dhe kembenguljes per te cuar gjithcka ne fund...Jeni ju ata qe i shtoni muajit Mars aromen e vertete pranverore. Ndaj eshte e pamundur qe nga secili prej nesh mos dale nje urim zemre, per te uruar ata sy qe na kane ndjekur ne vite, ato thinja, ne bardhesine e se cilave jane shume pyetje dhe nete pa gjume, shume dashamiresi dhe durim, qe munden vetem njerezit mesues ta kene.
Gezuar ju mesues, kudoqofshi...ne Shqiperi dhe ne Kosove! 
Por nje pershendetje te vecante do doja t´ju dergoja sot mesesve qe japin kontributin e tyre per ruajtjen e gjuhes shqipe ne diaspore. Atyre mesuseve, me perparesi te vecante te vargjeve te At Gjergj Fishtes:
 
Kjoft mallku ai bir shqyptari
qi ket gjuhe t'perendise
trashegim q'ia la i pari
trashegim s'ia len ai f'mise...

 
Keta mesues, qe nuk munden te lene embelsine e gjuhes se bukur shqipe te venitet, por qe vazhdojne te falin gjithcka munden, duke marre si pergjigje mirenjohjen dhe vleresimin qe meriton gjuha jone.
 
Permbi za qe l'shon bylbyli
gjuha shqype m'shungullon
permbi ere qe jep zymbyli
pa da zemren ma ngushllon
 
Ka ardhur marsi i bylbylave, i aromes  se zymbylave te pare qe  lajmerojne pranveren.
Sot mora nje urim mjaft emocionues,  nga prindi i dy vajzave, nxenese ne shkollen shqipe "Xixellonjat" ne Aschaffenburg te Gjermanise, leter te cilen doja ta ndaja me ju, per te ndikuar sado pak ne rendesine dhe vleresimin e gjuhes sone, per te qene edhe me te  sigurte ne pergjigjen e pyetjes: A do flasin dhe neser shqip femijet tane?   Lumturia e cdo mesuesi do te ishte, nje "Po" e sigurte!
 
E nderuara mësuese Alma,

Ju uroj nga zemra 7 Marsin ditën e mësuesit!

Roli i mësuesit ishte gjithnje i shenjte për popullin shqiptar . Ishin mësuesit dhe mësueset, ata që kontribuan më së tepërmi, që populli shqiptar të mos gjunjëzohej para sunduesve shekullorë, të cilët ushtronoin dhunë dhe terror të papare vetëm e vetëm që këtij populli me një kultur të lashtë ti mohohej e drejta e shkollimit .

Ishin mësuesit ata të cilët përkundër presionit që bënin predikuesit e feve qofte ata musliman, katolik apo ortodoks, ia dolën që në shpirtin dhe mendjen e popullit të mbillnin dashurinë për gjuhën dhe alfabetin shqip, të mbillnin dashurinë për të mësuar historinë e lavdishme të shqipëtarëve , të mbillnin atdhedashurinë . Roli i mësuesit nuk u zbeh asnjëhere por mbeti gjithnje njëri ndër misionet më të shenjëta kombëtare . Edhe për shqiptarët, që nga arsyet e ndryshme iu desh ti braktisin trojet e veta shekullore dhe të jetojnë në shtete të ndryshme të botës u shfaq rreziku nga shpërbërja e asaj, që quhet bërthamë kombëtare, rreziku i një asimilimi, rreziku që fëmijët tanë të mos dine të shkruajne dhe lexojnë në gjuhën shqipe. Por ishin perseri mësuesit ata që ia dolën përpara kësaj dukurie negative duke u vene në shërbim të asaj më të cmueshmës - Ruajtjes së Identitetit dhe kulturës shqipëtare!

Nuk ka sot asgjë më patriotike, se t´ju mësosh fëmijëve shqipëtare të diasporës alfabetin e gjuhës shqipe.

T´ju mësosh hisorinë e popullit të tyre , t´ju mësosh se kush ishte Skënderbeu, Ismajl Qemali , Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, e shume e shume patriote te tjerë. T´ju mësosh vargjet e Nolit të Samiut e të Naimit, t´ju fusësh në mendje dhe shpirt atdhedashurinë. Ky është patriotizëm i vërtetë.

Ndaj përfitoj nga rasti, që në ditën e mësuesit të të shpreh mirënjohje dhe respekt, për punën që bëni në edukimin e fëmijëve tanë.E them këte me shume respekt, sidomos duke marrë për bazë faktin, që në krye të kësaj pune të shenjte, u vure me vetëiniciativë dhe me një dëshirë shume të madhe. Uroj që të kesh shëndet, uroj që mundi dhe puna juaj të vlersohet lart nga bashkekombasit tanë, uroj që shkolla shqipe"Xixëllonjat" të kete gjithmonë punë të mbarë dhe që numri i nxënësve të kësaj shkolle, dita ditës të rritet! Uroj që sukseseve që treguat me nxënësit tuaj në festimin e Pavarësisë së Shipërisë dhe festës së pavarësisë së Kosovës, t´ju shtohen edhe shume e shume suksese tjera!

Me shume respekt,

Bekim Brestovci

Keto ishin fjalet e nje shqiptari ne emigrim, fjale te cilat nuk mund te kalojne pa lene mbresa. Ndaj i ndava me ju, jo per faktin qe me drejtoheshin mua, por per te ndikuar sadopak tek ju si prinder...qe gjuhes shqipe t´i jepet rendesia e duhur, por duke e theksuar...ne kohen e duhur. E si mbyllje, doja t´i bashkangjisja ketij shkrimi kryesisht per mesuesit tane, edhe nje urim te thjeshte ne forme vargjesh, per nenat tona. Te thjeshta, por te pazevendesueshme....

 

NENES

Te falenderosh me shpirt,
patjeter,
njehere ne jete te ka qelluar...
ekzistencen e nenes,
te pazevendesueshmes,
te kesh uruar...

Te te duan me shpirt,
patjeter,
njehere ne jete te ka ndodhur...
nje dashuri e vetme,
ty perkushtuar,
qe kurre su ndie e lodhur...

Te te ledhatojne embel,
patjeter,
njehere ne jete ke provuar...
nje dore e ngrohte nene,
qe kurre su kursye,
ty per ti dhuruar...

Te te puthin syte,
patjeter,
njhere ne jete do kesh ndjere...
afromi duart o nene,
te vetmet qe kurre
nuk humben vlere...

7 mars 2008



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora