E marte, 30.04.2024, 02:47 PM (GMT+1)

Editorial

Shyhrete Gosalci: Ballkani dhe ''Pakoja Ahtisaari''..!

E diele, 02.03.2008, 11:56 AM


BALLKANI DHE "PAKOJA AHTISAARI"..!

Nga Shyhrete GOSALCI*
 
Nëse "Pakoja Ahtisaari"  po zbatohet në Republikën e Kosovës, ku të gjitha minoritetet: minoriteti serb, turk, boshnjak, kroat, ashkali dhe egjyptian, së bashku nuk përbëjnë as 10 %-shin e popullsisë së përgjithshme të Kosovës, shtrohet pyetja se pse kjo ("Pakoja Ahtisaari") të mos zbatohet edhe në Serbi, kur dihet fakti se, krahas popullsisë me kombësi shqiptare, që jeton në trojet e veta etnike të Kosovës Lindore (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc) dhe në masë të konsiderueshme edhe në Boegrad, në Serbi jetojnë edhe popullsia me kombësi hungareze (në Vojvodinë), boshnjake (në Sanxhak), kroate, rumune, etj, etj..?!
Apo, pse "Pakoja Ahtisaari" të mos zbatohet edhe në Mal të Zi, ku gjithashtu, krahas popullsisë me kombësi shqiptare, që sipas statistikave (të falsifikuara) zyrtare të Malit të Zi, shqiptarët përbëjnë 8%-shin e popullsisë së përgjithsme të Malit të Zi, në Mal të Zi jetojnë edhe popullsi me kombësi serbe, boshnjake, kroate etj, etj..?!
Apo, pse "Pakoja Ahtisaari" të mos zbatohet edhe në "Maqedoni" (IRJM), kur gjithashtu dihet fakti se, krahas popullsisë me kombësi shqiptare, që sipas statistikave (gjithashtu të falsifikuara) zyrtare të IRJM-së përbën 26.5 %-shin e numrit të përgjithshwm të IRJM-së, në "Maqedoni" jetojnë edhepopullsi me kombësi bullgare, turke, serbe, greke etj, etj..?!
Apo, pse "Pakoja Ahtisaari" të mos zbatohet edhe në Greqi, kur gjithashtu dihet fakti se në Greqi, krahas popullsisë me kombësi shqiptare (çamët  e besimit ortodoks), jeton edhe popullsia arvanitase (vetëm në Athinë janë mbi dy milionë arvanitas), jetojnë edhe popullsi me kombësi turke, kuco-vllahe, etj, etj..?!
 
Nëse "Pakoja Ahtisaari" parasheh rikthimin e serbëve të shpërngulur, gjatë kohës së Luftës së Kosovës (1998-1999), të atyre serbëve që në Kosovë kanë ardhur si kolonë, gjatë kohës së pushtimeve dhe ripushtimeve serbe, si dhe gjatë kohës së luftërave në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë gjatë dekadës së fundit, shtrohet pyetja se pse kjo e drejtë të mos i njihet edhe popullsisë shqiptare të Çamërisë, popullsi kjo që me dhunë e gjenocid (gjatë Luftës së Dytë Botërore) u shperngul nga Krahina e Çamërisë dhe u vendos në Republikën e Shqipërisë, ku aktualisht përfaqesëohet nga Shoqata Politiko- Atdhetare "ÇAMERIA" dhe Partia për Drejtësi e Integrim (PDI), që përbëjnë mbi 200 mijë në republikën e Shqipërisë, dhe po kaq edhe në Turqi...?!
Apo, pse kjo e drejtë ( e drejta e rikthimit) të mos i njihet edhe popullsisë shqiptare të Krahinës së Toplicës, prej nga e kam origjinën edhe unë (autorja e këtij shkrimi), popullsi shqiptare kjo që, gjithashtu me dhunë e gjenocid (menjëhërë pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit) u shperngul dhe u vendos në Kosovë (kryesisht në Prishtinë, Besianë dhe Dardanë),

dhe që aktualisht në Kosovë njihen si "muhaxhirrë" dhe që janë të organizuar në "Shoqata e Muhaxhirrëve", që ashtu si "çamët" në Republikën e Shqipërisë, edhe "muhaxhirrët në Republikën e Kosovës i posedojnë tapitë e pronave të tyre në Krahinën e Toplicës..?!
 
Nëse ne shqiptarët "Pakon Ahtisaari" e konsiderojmë (me të drejtë) si shumë të dëmshme dhe të disfavorshme për Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës, kurse ndërkomëtarët (pa të drejtë) e konsiderojnë shumë të favorshme për Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës, shktrohet pyetja se pse partitë politike shqiptare dhe gjithë shqiptarët nën Serbi, nën Mal të Zi, nën "Maqedoni" (IRJM) dhe në Greqi, të mbështetur edhe nga politika zyrtare e Tiranës dhe e Prishtinës, të mos kërkojmë nga bashkësia
ndërkombwtare (OKB, BE dhe SHBA) që këto "favorizime" t'i bëhen edhe Serbisë, edhe Malit të Zi, edhe "Maqedonisë" (IRJM-së) dhe Greqisë...?!
 
A nuk dihet që bashkësia ndërkombëtare (OKB, BE dhe SHBA) në Ballkan të zbatojë standarde të njejta, apo edhe në të ardhmen kokat e ballkanasve do të maten me kute të ndryshme, me një matëse (metër) tjetër do të matet koka e shqiptarëve  dhe me matëse tjetër e serbëve, malaziasve, sllavo-maqedonasve dhe grekëve...?!
 
Pse heshtin partitë politike të shqiptarëve nën Serbi, nën Mal të Zi, nën "Maqedoni" apo edhe PDI (Partia për Drejtësi e Integrim) e çamëve në Republikën e Shqipërisë, pse nuk e ngrejnë zërin e tyre për të drejtat e popullit të tyre...?!
Apo edhe pse po hesht poltika zyrtare e Tiranës, kur dihet fakti që politikën zyrtare të Tiranës e obligon neni 8, alinea 1 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku decidivisht thuhet:
"Republika e Shqipërisë i mbron të drejtat kombëtare të shqiptarëve jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.!"...?!
Apo pse po hesht edhe Prishtina zyrtare, duhet ta dijë se deri në vitin 1956, Kosova Lindore (Presheva, Medvegja dhe Bujanoci) ishin pjesë e Kosovës, ashtu siç deri në vitin 1945, edhe Kosova Jugore (Lugina e Vardarit- ILIRIDA) ishte pjesë e Kosovës, por që ricoptimi i trojeve shqiptare, pas vitit 1913 kur u copëtuan vilajetet shqiptare:
Vilajeti i Kosovës (me Kryeqendër Shkupin), Vilajeti i Manastirit, Vilajeti i Janinës dhe Vilajeti i Shkodrës, ndodhi edhe ricoptimi i parë i Kosovës (1945), ku mbi 10 mijë kilometra katrorë të Kosovës Jugore iu aneksuan krijesës artificiale me emrin "Mqedoni",  dhe pastaj në vitin 1956 të Kosovës Lindore iu aneksuan Serbisë...?! 
 
Nuk dihet të heshtim, por duhet të zgjohemi nga kjo letargji që e ka kapluar plitikën servile shqiptare.
 
Prishtinë, 2 mars 2008.

*Zv. Kryetare e Këshillit Organizator të Kuvendit Mbarëshqiptar 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora