E marte, 30.04.2024, 08:34 PM (GMT+1)

Editorial

Koço Danaj: Kushtetuta kundershqiptare

E shtune, 01.03.2008, 11:09 PM


Koço Danaj
KUSHTETUTA KUNDERSHQIPTARE

Nga: Koço DANAJ

Disa sqarime te nevojshme:
E para: Titulli i analizes lidhet me Projektkushtetuten e Republikes se Kosoves, e cila po diskutohet dhe po behet gati te miratohet ne Parlamentin e saj deri ne fund te muajit mars 2008.

E dyta: Ne kete Kushtetute shqiptaret nuk figurojne as si popull, as i komb apo pjese kombi, as si pakice kombetare. Neni 1 i saj thote se: Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të saj. (Deri me tani perberja etnike e Kosoves eshte: 90 perqind shqiptare, 6 perqind serbe dhe 4 perqind boshnjake, turq etj.)

Ne 160 nenet e saj, shqiptaret nuk permenden asnjehere, ndersa serbet 13 here.

E treta: Kjo Kushtetute e ndalon bashkimin me ndonje shtet tjeter, siç mund te nenkuptohej Shqiperia. Neni 3. i saj thote se: Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjesë të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë e as të pranoj të bashkohet me ndonjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti

(Ndersa kushtetuta e Shqiperise ne Preambulen e saj pranon dhe mbeshtet te drejten e shqiptareve per bashkimi kombetar)

E katerta: Kushtetuta e Kosoves mund te jete ashtu sic thone hartuesit e saj, shume moderne dhe shume demokratike. Analiza nuk e mendon nje gje te tille. Ata qe e kane hartuar ate, jane profesioniste, qofshin banore te Kosoves apo banore te botes. Analiza pohon vetem faktin se ata qe e kane hartuar kete projektkushtetute nuk jane shqiptare, nuk pranojne te jene shqiptare dhe kane hartuar nje kushtetute kundershqiptare.

E pesta: Pas miratimit te saj nga deputetet e Kuvendit te Kosoves, ata do te jene te detyruar te percaktojne identitetin e tyre kombetar. Pasi ata nuk mund te jene shqiptare me kushtetute kundershqiptare, ata nuk mund te jene shqiptare duke mohuar nje shekull histori shqiptare. Vetem origjina e ketyre deputeteve do te jete shqiptare.

E gjashta: Hartuesit e Kushtetutes kundershqiptare jane te pasinqerte me qytetaret e Kosoves. Pse jane te tille. Kur qytetaret i kane pyetur perse na mohoni te drejten te jemi shqiptare ata ju kane thene se keshtu i kane porositur te huajt. Ja disa fakte konkrete:

1-Ne Shtime qytetaret pyesin: Kush është hartues i kësaj kushtetuese? Pasi që në preambulën e kushtetutës së Kosovës, nuk figuron fare populli shqiptar, atëherë, sipas të gjitha gjasave ai nuk është shqiptar. Kush e ka hartuar këtë kushtetutë dhe nga ka ardhur kjo kushtetutë? Në preambulat moderne por edhe në të kaluarat historike shumë mirë figurohen edhe ambiciet, sakrificat, luftërat të cilat i ka bërë ai popull për të ardhur deri te akti më i lartë - te Kushtetuta.

Ndersa përgjigjja qe kane marre ishte se:

Kushtetuta nuk është akt i vullnetit të asnjë populli por është kompromis i vullneteve të caktuara.

2-Ne Prishtine, qytetaret pyesin dhe thone se: Unë kam vërejtje esenciale në këtë projekt kushtetues. Preambula sipas meje është pa shije pa ngjyrë dhe pa erë, sepse nuk e përcakton se kush janë shumicë por të gjitha komunitete janë të barabarta. Askund nuk përmenden shqiptarët. Pse përmendet: të drejta shtesë të komuniteteve. Nuk e di nëse do të mund të kalojë kjo kushtetutë në Parlament pasi që kemi aq shumë të drejta shtesë për komunitetin serb duke i shkelur të drejtat e shqiptarëve. Nëse do të miratohet kjo kushtetutë unë do të jem njëri nga ata që do ta padisë Kuvendin e Kosovës sepse shkelen disa të drejta të popullit shqiptar.

Ja përgjigja qe kane marre: Të gjithë ne e dimë kush është këtu shumicë. ( Por nuk e thote). Midis këtyre rreziqeve të kontekstit etnik të Kushtetutës që është sugjeruar nga pakoja e Ahtisarit që të formulohet si shumë etnike ne e kemi marr konceptin liberal demokratik ku qytetarët dhe shtetasit vihen në epiqendër dhe ata bëhen bartës së sovranitetit.

3-Ne Malisheve qytetaret thone se: Në nenin 1. pika 2, ku thuhet se Republika e Kosovës është shtet i shtetasve ë saj, unë mendoj se duhet të jetë pak më ndryshme: Republika e Kosovës është shtet i shqiptarëve dhe i minoriteteve tjera që jetojnë në të.

Ja pergjigja qe kane marre: Ju e dini që Kushtetua e Kosovës e ka edhe elementin e jashtëm, elementin e ashtuquajtur Pakoja e Ahtisarit. Kjo pako është kompromis i gjithë asaj për shumicën në Kosovë. Dhe kjo kushtetutë i plotëson nevojat thelbësore të shumicës por edhe të pakicës në Kosovë. Është dashur kështu të veprohet për shkak të pranimit të Kosovës shtet i pavarur dhe sovran. Si në kushtetuta të botës, ashtu edhe në kushtetutën e Kosovës ka gjëra që nënkuptohen, dhe duhet të nënkuptohen.(Pra sipas hartuesit te saj, Pakoja e Ahtisarit pranon qe serbet te jene serbe, por nku pranon qe shqiptaret te jene shqiptare!!)

E shtata: Drejtuesit me te larte te Kosoves, Sejdiu, Thaci dhe Krasniqi i dhane shenjat e pare qysh ne fjalimet e tyre ne 17 shkurt, kur nuk pranuan te falenderonin Shqiperine per ndihmesen 100 vjecare qe ja dha per arritjen e pavarësise. Shenja e dyte u dha disa dite me vone, kur kryeministri i Kosoves Hashim Thaci vendosi shenjen e barazimit midis Shqiperise, Malit te i Zi apo Maqedonise ne marrdheniet e Kosoves me fqinjet. Ky qendrim kundershqiptar i parapriu publikimit te kesaj Projektkushtetute.

E teta: Pranimi i tezes per asimilimin kombetar me ane te Kushtetutes po realizohet nga nje pjese e shtreses politike e ish-revolucionareve te Kosoves, ish-ilegaleve te saj, ish-drejtues te UCK, shoket e te cileve u vrane duke luftuar me heriozem te pashoq per te qene dhe mbetur ne radhe te pare shqiptare. Mjerisht, fshehur pas perfeksionimit dhe modernizmit apo gjoja integrimit, nje pjese prej tyre, vecanerisht ne Kosove dhe Maqedoni eshte tjetersuar deri ne pranimin e te mosqenit shqiptar.

E nenta: Nga diskutimet e deritanishme, shume qytetare te Kosoves nuk e kane pranuar asimilimin me Kushtetute. Ata jane treguar me euroamerikane se politikanet e tyre. Kane kerkuar ne menyre demokratike te mos mbeten pa emer etnik dhe pa histori. Nje popull pa te kaluar nuk ka as te ardhme. (Te mos pranosh se kush eshte shumica qofte edhe njehere ne Kushtetute, qe eshte ligji themelor, do te thote te heqesh dore nga identiteti kombetar.).

E dhjeta: Duket se shume shpejt ne Kosove duhet dhe do te krijohet Partia e Shqiptareve. Do te jete partia me e madhe qe eshte njohur deri me sot.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora