E hene, 29.04.2024, 04:28 PM (GMT+1)

Editorial

Selman Vokshi: Ta flasim shqipen pa sllavizma

E hene, 03.03.2008, 07:30 PM


Selman Vokshi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

TA FLASIM SHQIPEN PA SLLAVIZMA

Selman Vokshi

Ta duam, ta mësojmë, ta flasim e ta shkruajmë
Shqipen tonë të bukur, pa gabime e bastardime.
 
Për ju prindër shqiptarë,
Për ju nxënës shkollarë,
Kosovare e kosovarë,
Shkrova këtë poezi,
Me të vetmen porosi:
“Shqipen tonë të mrekulluar,
të dashur e të praruar,
sa më parë për ta liruar,
prej shkinishtës së tepruar,
që aq shumë e ka kapluar,
që më nuk duhet duruar,
pa pasur aspak nevojë,
për çdo ditë po e zëmë me gojë.”
Pse dërzhavë  e jo shtet?!
Pse zavodë e jo ent?!
Pse strujë e jo korrent?!
Pse kaish kur ai është rrip?!
Pse opshtinë e jo komunë?!
Pse vilushkë e jo pirun?!
Pse gollub e jo pëllumb?!
Pse tost e jo brumë?!
Pse rekë kur ai është lumë?!
Pse porez e jo tatim?!
Pse nagradë e jo shpërblim?!
Pse reshenje e jo vendim?!
E pse i thoni frizhider?
Kur ai është frigorifer.
Të flasim shqipen pa gabime
Kjo është porosia ime.
Pse sobë e jo dhomë?!
Kur e kemi shprehjen tonë?!
Pse gumë e jo gomë?!
Pse stanicë e jo stacion?!
Pse upravlaç e jo timon?!
Pse penzi e jo pension?!
Pse mast e jo yndyrë?!
Pse stub e jo shtyllë?!
Pse pivë e jo birrë?!
Kur tingëllon shumë më mirë?!
Pse carinë jo doganë?!
Pse zadrugë e jo kooperativë?!
Pse halinë e jo fustan?!
Pse pasosh e jo pasaportë?!
Po pse shargarepë e jo karrotë?!
 
Për të folur shqipen mirë
Duhet pasur shumë dëshirë.
Pse krevet e jo shtrat?!
Pse stomak e jo bark?!
Pse plloçë e jo pllakë?!
Pse grealicë e jo nxehëse?!
Pse pod e jo dysheme?!
Pse bubrek e jo veshkë?!
Pse breske e jo pjeshkë?!
Pse praznik e jo festë?!
Pse dnevnik e jo ditar?!
Pse konop e jo litar?!
 

Kostandin KRISTOFORIDHI 1827 - 1895. Levrues dhe studiues i gjuhes shqipe, veprimtar i njohur i Rilindjes Kombetare, arsimit dhe kultures. Lindi ne Elbasan dhe ndoqi gjimnazin Zosimea te Janines. Veprimtaria e tij themelore lidhet me perhapjen e gjuhes dhe shkolles shqipe. Ai njihet si hartuesi i pare i Abetares se pare shqipe ne gegerisht ne vitin 1867 dhe nje vit me vone po kete abetare e botoi ne toskerisht. Vepra themelore eshte "Fjalori i gjuhes shqipe". Eshte perkrahes i teorise mbi prejardhjen pellazge te shqipes.
Pse bollnicë  jo spital
Pse vazduh e jo ajër?!
Pse zejtin e jo vaj?!
Pse poziv e jo ftesë?!
Pse stan e jo banesë?!
 
Prandaj ta flasim me dëshirë,
Gjuhen tonë shumë të mirë,
Se ky fjalor i mallkuar
Pa nevojë i huazuar
Shqipen tonë e ka dëmtuar.
Ky fjalor i çoroditur,
Shqipen tonë e ka tronditur.
Shqipja jonë është shumë e pasur,
Është e ëmbël, është e dashur,
Është gjuhë e moderuar,
Është krejtësisht e njësuar,
Është në botë e respektuar.
Këtë kurrë s’duhet harruar.
Prandaj të flasim me dinjitet,
Me përkushtim e me vullnet.
Të flasim bukur, e të flasim lehtë,
Të flasim pastër siç e do ky vend.
Këto fjalë të huaja t’i hedhim në det.
Dhe t’i harrojmë, pra përgjithmonë,
Se nuk kanë vend më në shqipen tonë.
Ne se kemi aspak vështirë,
Që shqipen tonë ta flasim mirë.
Gjuhën e ëmbël, gjuhën letrare
Gjuhën e bukur - gjuhën amtare.

Gjilan, maj 1998

Dergoi per Zemra Shqiptare, z Kadri Mani



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora