| E premte, 07.03.2008, 09:50 PM |
Ju uroj nga zemra 7 Marsin ditën e mësuesit!
Roli i mësuesit ishte gjithnje i shenjte për popullin shqiptar . Ishin mësuesit dhe mësueset, ata që kontribuan më së tepërmi, që populli shqiptar të mos gjunjëzohej para sunduesve shekullorë, të cilët ushtronoin dhunë dhe terror të papare vetëm e vetëm që këtij populli me një kultur të lashtë ti mohohej e drejta e shkollimit .
Ishin mësuesit ata të cilët përkundër presionit që bënin predikuesit e feve qofte ata musliman, katolik apo ortodoks, ia dolën që në shpirtin dhe mendjen e popullit të mbillnin dashurinë për gjuhën dhe alfabetin shqip, të mbillnin dashurinë për të mësuar historinë e lavdishme të shqipëtarëve , të mbillnin atdhedashurinë . Roli i mësuesit nuk u zbeh asnjëhere por mbeti gjithnje njëri ndër misionet më të shenjëta kombëtare . Edhe për shqiptarët, që nga arsyet e ndryshme iu desh ti braktisin trojet e veta shekullore dhe të jetojnë në shtete të ndryshme të botës u shfaq rreziku nga shpërbërja e asaj, që quhet bërthamë kombëtare, rreziku i një asimilimi, rreziku që fëmijët tanë të mos dine të shkruajne dhe lexojnë në gjuhën shqipe. Por ishin perseri mësuesit ata që ia dolën përpara kësaj dukurie negative duke u vene në shërbim të asaj më të cmueshmës - Ruajtjes së Identitetit dhe kulturës shqipëtare!
Nuk ka sot asgjë më patriotike, se t´ju mësosh fëmijëve shqipëtare të diasporës alfabetin e gjuhës shqipe.
T´ju mësosh hisorinë e popullit të tyre , t´ju mësosh se kush ishte Skënderbeu, Ismajl Qemali , Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, e shume e shume patriote te tjerë. T´ju mësosh vargjet e Nolit të Samiut e të Naimit, t´ju fusësh në mendje dhe shpirt atdhedashurinë. Ky është patriotizëm i vërtetë.
Ndaj përfitoj nga rasti, që në ditën e mësuesit të të shpreh mirënjohje dhe respekt, për punën që bëni në edukimin e fëmijëve tanë.E them këte me shume respekt, sidomos duke marrë për bazë faktin, që në krye të kësaj pune të shenjte, u vure me vetëiniciativë dhe me një dëshirë shume të madhe. Uroj që të kesh shëndet, uroj që mundi dhe puna juaj të vlersohet lart nga bashkekombasit tanë, uroj që shkolla shqipe"Xixëllonjat" të kete gjithmonë punë të mbarë dhe që numri i nxënësve të kësaj shkolle, dita ditës të rritet! Uroj që sukseseve që treguat me nxënësit tuaj në festimin e Pavarësisë së Shipërisë dhe festës së pavarësisë së Kosovës, t´ju shtohen edhe shume e shume suksese tjera!
Me shume respekt,
Bekim Brestovci
Keto ishin fjalet e nje shqiptari ne emigrim, fjale te cilat nuk mund te kalojne pa lene mbresa. Ndaj i ndava me ju, jo per faktin qe me drejtoheshin mua, por per te ndikuar sadopak tek ju si prinder...qe gjuhes shqipe t´i jepet rendesia e duhur, por duke e theksuar...ne kohen e duhur. E si mbyllje, doja t´i bashkangjisja ketij shkrimi kryesisht per mesuesit tane, edhe nje urim te thjeshte ne forme vargjesh, per nenat tona. Te thjeshta, por te pazevendesueshme....
NENES
Te falenderosh me shpirt,Te te duan me shpirt,
patjeter,
njehere ne jete te ka ndodhur...
nje dashuri e vetme,
ty perkushtuar,
qe kurre su ndie e lodhur...
Te te ledhatojne embel,
patjeter,
njehere ne jete ke provuar...
nje dore e ngrohte nene,
qe kurre su kursye,
ty per ti dhuruar...
Te te puthin syte,
patjeter,
njhere ne jete do kesh ndjere...
afromi duart o nene,
te vetmet qe kurre
nuk humben vlere...
7 mars 2008