E enjte, 01.05.2025, 10:29 AM (GMT+1)

Editorial

Pal Sokoli: Festa e pavarësisë së Kosovës në Koblencë, Republika e Nordvestallenit - Gjermani

E hene, 03.03.2008, 10:55 PM


FESTA E PAVARËSISË SE KOSOVËS NE KOBLENCË REPUBLIKA E NORDVESTFALLENIT - GJERMANI

Shkruan: Pal Sokoli

Në sallën e Rathausit në Neuwid të mbushur përplot (më shumë se 1000) mysafir shqiptare dhe të tjerë u mbajt një manifestim kulturorë për rastin e pavarësisë së Kosovës, te organizuar nga këshilli organizativ i 25 aktivistëve të rrethit të Koblencit me kryetar të këtij këshilli Rashit Nikqi, i cili edhe beri hapjen e këtij tubimi,dhe përgëzoj të gjithë te pranishmit me rastin e pavarësisë së Kosovës
Pas intonimit te Himnit kombëtar, u mbajt dhe një minutë heshtje për të gjithë ata qe dhanë jetën për Kosovën. Fjalën e mori z. Ejup Shala, i cili edhe lexoj referatin kryesor të këtij manifestimi.
“U dashtë qe breza te tërë të sakrifikojnë heronj të shumtë qe ta gëzojmë lirinë e shtetit më të ri Republikës se Kosovës, ta kujtojmë përkushtimin e pa shoq të presidentit Ibrahim Rugova, sakrificën e heroit tonë Adem Jashari dhe të gjithë martirëve qe dhanë jetën për Kosovën e lirë dhe demokratike”. Pastaj ai theksoj se i takojmë gjeneratës më fatlume qe e përjetuam për se afërmi këtë ditë. Z. Shala përshëndeti edhe popullin gjerman dhe qeverinë gjermane për ndihmën qe i dhanë popullit tonë  gjatë dhe pas luftës se fundit,si dhe tani me rastin e pranimit të shtetit të Kosovës si shtet i pavarur.
z. Nikollë Gjoni e lexoj referatin në gjuhën gjermane, ai falënderoj nga zemra popullin dhe qeverinë gjermane dhe në veçanti edhe masmediat qe kanë dhënë kontributin e tyre të paçmuar për zbardhjen e së vërtetës për Kosovën dhe mbështetjen  e saj, gjerë të pranimi zyrtarë i pavarësisë se saj. Tubimin e përshëndeti edhe ambasadori i republikës së Maqedonisë në Gjermani Ekrem Hebibi, pastaj kryetari i shoqatës gjermane “syri” Arnold Wolf, i cili uroj pavarësimin e Kosovës dhe doli me konstatimin se gjerë me tani kanë ndihmuar Kosovën me 7,9 milion Euro,dhe do të ndihmojnë edhe me tutje. Tubimin e përshëndeten  edhe Martin Çuni kryetar i Lidhjes se shkrimtarëve shqiptarë në Gjermani, dhe aktivistja italiane  Xhovana Nansi. Përshëndetën të pranishmit dhe uruan pavarësimin  e Kosovës gjithnjë me pretendim qe të punohet për rritjen e mirëqenës së sajë. Me pranin e saj, tubimin e nderuan familja e dëshmorit Adrian Krasniqit. Telegrame urimi qe arritën në adresë të këtij tubimi i lexoi z. Hasan Qyqalla. Sevëme Preteni lexoj dy poezi me tematikë për  Kosovën,nga veprimtaria e vet krijuese, gjersa dhe vogëlushja Florentina Aliaj recitoj një poezi për pavarësinë. Realizimin artistik të këtij tubimi e kishte përgatitur Mera Zyberi e cila së bashku me grupin artistik të valleve (Vanesa Tolaj dhe Luiza Gjocaj ) si dhe rapsodin Hashim Lushaj  i argëtuan  të pranishmit të cilët të lidhur dorë për dore vallëzuan deri në orët e vona të ditës se parë të muajt Mars 2008 në Neuwid.
Tubimi i Neuwidit-Koblenzit si dhe tubimet tjera ka unë kam mundur të marrë pjesë do të mbeten në kujtesën e baskëatdhetarëve shqiptar, e sidomos të pranisë së madhe të të rinjve dhe fëmijëve të moshave më të reja të stolisur më flamuj shqiptarë dhe flamuj të shtetit të Kosovës, vallëzonin pa ndërprerë me ndjenjën se në dokumentacionet  shumicës prej  tyre nuk do të evidencohen më si të pa atdhe(Heimatlose), por tani krahas shtetit amë Shqipërisë  kanë shtetin e tyre të lirë e demokratik   Republikën e Kosovës. Urojmë nga zemra qe shqiptarët ta gëzojnë lirinë e  Kosovës, në çdo pëllëmbë të saj të ujitur me gjakun e bijve dhe bijave më të mirë të saj qe nuk do ti harrojmë kurrë. Urime, Urime. 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx