Editorial
Agim Gashi: Plisi
E premte, 07.03.2008, 09:30 PM
PLISI
Edhe autori i artikullit me plis
Nga Agim Gashi - Zemra Shqiptare
Plisi, është simbol karakteristik i veshjes shqiptare. Me ngjyrën e bardhë që reflekton rrezën e diellit, me lidhjen e leshtë që pi djersën, ka trajtën e shtresës që mbron kokën. Plisi si një kupolë që rri mbi kokë bën të mundëshme të mbledhën mendët, koka të ketë temperaturë konstante, të mos e trembë zjarmia e vapës e as acari e ngrica. Tek disa persona shqiptar plisi është shëndrruar në kult dhe i quajnë kryengritur, ndersa njeriun pa plis e quajnë “kryeshtruar”.
Njerzit kryeshtruar dhe njerzit kryengritur i dallon prania apo mungesa e plisit. Sot psilin mund ta shofim mbi kokën e gjyshit, mbi kokën e e babait por jo edhe të djalit. Ndryshojnë kohërat andaj ndryshojnë edhe shqiptarët. Rrallimi i plisit në kohrat më të reja don me thënë rrallimi i një shenje të identitetit, kësaj kupole shqiptare i cili më nuk është një send i domosdoshëm, por bëhet një simbol. Kush e njef plisin si pjesë e domosdoshmërisë së vetës nacionale, e ka në kokë, ndërsa ata që e donë si simbol, e sheh në vitrinë të vendosur. Kush e di sa njerz në mesin tonë kalojnë nga shoqëria e realiteteve në shoqërinë e simboleve.
Plisi është simbol dhe mbulesë tradicionale e kokës ndër shqiptarë
Zakonisht sot plisi bartet si pjesë e kompletit të teshave folklorike apo ashtu i vetëm në ceremoni të ndryshme shoqërore. Në disa pjesë ruale në veri të tokave shqiptare bartet edhe si mbulesë e kokës e kombinuar edhe me tesha të kohës.
Tifozë të futbollit e të sporteve të ndryshme, nga Prishtina, grupet e tyre i kanë pagëzuar me emrin “Plisat”, si simbol i tradicional.
![]() |
Një mjeshtër i rrallë plisash |
Plisi ka ngjyrë të bardhë që karakterizon paqen, pastaj ka formë që si do që do ta mbash gjithmon është mbarë ,që do të thotë që dallon shumë nga kapelat tjera sepse nuk ka anë të kundërta ,pastaj plisi ka formë të majës së malit ,male të cilat janë të mbulara me borë që karakterizon pastertin.
Plisi është i bardhë dhe karkaterizon paqen.
Plisi nuk ka anë të kundërta e kjo do të thotë është me karakteristika pozitive.
Plisi ka formën e majës së malit me borë që karakterizon pastërtinë.
![]() |
A do të mësohen të rinjët të bëjnë plisa |
![]() |
Nuk është e lehtë të bëhet plisi |
![]() |
Interesim i vogël për zanatin e bërjes së plisave |
![]() |
Duke bërë plisa |
![]() |
Biblioteka popullore e Kosovës me simbolikën e plisave |