Kulturë
Rrustem Geci: Ugari për lirinë
E hene, 27.02.2012, 07:30 PM
Ugari për lirinë
Që nga  shqiptarët e lashtë
deri  te  shqiptarët e sotëm
ne  kemi   këtë  dhé  atdhé
dhe   këtë    tokë   për   liri
( Truallit epik të Drenicës
lind   guri   edhe   druri
lindin fëmijë të kësaj toke
ëndërrat   më   sublime!..)
Liria  nuk ka  zëvëndësim
ajo rrënjët  i  ka  të  thella
në gjakun e 100 shekujve
në  gjithsecilin  prej  nesh
Në  ugaret  tona   për  liri
lavdi   atyre  që  ranë  dje
lavdi  atyre   që  bien  sot
lavdi të rënëve të pa rënë
2
-----------------------------
Luftën që  unë e drejtoj
Kosovën e  bën mëvete
Kosovën   e  bën të lirë
Shqipëri të  pandashme
Bashkëluftëtarë   të  mi
Kosova  i  ka  të  gjitha
Mençurinë e së tashmes
guximin  e  së ardhmes
Shokë  të  mi  të  luftës
detyrat bëni  gjithsecili
kujdes me të plagosurit
lufta   s´ bën  të  ndalet
Jo  o  Azem  Galica, jo
Shpellën  e  Çukës e di
Aty  do  prehemi   qetë
Komandantët  e  luftës
3
-----------------------------
Shkretimi   më  i  madh
që   i   bie   një   populli
dhe që ia  merr  frymën
janë pushtimet  e  huaja
Në ugarin  e  kësaj lufte
Shprehet   Ahmet  Delia
ne  bëjmë  detyrën  tonë
për vete dhe  për  brezat
Kosova  i  ka   të  gjitha
pasuritë   dhe   kulturën
Draftin e Azem Galicës
për  Kosovën   Shqipëri
Ku e kam Dardaneshën
trimen   e   Radishevës
ma thirrni  këtu Shotën
se  dua   të   flas  me  të
4
--------------------------------
Kosova na do  të gjithëve
ajo na  don  të   bashkuar
Arbërinë  tonë   të  vogël
ta bëjmë Arbëri të madhe
Në gjeopolitikën  globale
Kosova ka historinë e saj
gjuhën nga më  të  lashtat
shkronjat nga më të shkruarat
Në 10  mijë vjet pellazgji
dhe në tre  mijë  vjet  Iliri
Kosova  i   ka  100  lufta
dhe rreth 200 kryengritje
Me  ugarin  e  kësaj lufte
ne i bëjmë nder Kosovës
se  luftën   e   gjithsecilit
liria  e  bën  të  dukshme
5
-------------------------------
Shotë, prijë  luftës trime
me trimat të jesh bashkë
na  duhen   shumë   duar
na  duhen  shumë   armë
Miq ,   shokë ,   luftëtarë
liria   s´ ka   zëvendësim
nëse plaga  m´keqësohet
më  hidhni  në   greminë
Kosova  i   ka   të  gjitha
njerëzit  që   atë  e  duan
Se kjo  tokë  e  Kosovës
Shqipëri  është  për  jetë
Kosovë   e   pushkës  së
madhe, fshija gjakun diellit
Eshtërat  ne  i  mbjellim
Sa herë toka  na  shkilet
6
-------------------------------
Prej qëmoti  është  thënë
liria  është  tepër  e kuqe
të kuqtë e saj  prej gjaku
s´ka alkimi  që  ta  fshijë
Fol  Azem   Galica,   fol
nuk  do  të  vdesësh tani
nga  Shpella   e  Çukave
do  prijsh  si në legjendë
S´ jam  luftëtarë   i  vonë
as  mosha  s´më  ikur, jo
damarët i kam  plot gjak
po një plumb m´ka zënë
Nuk vdesë Azem Galica
të gjithë do  të  punojmë
që   Kosova   të  çlirohet
me duart  më  të  bukura
7
------------------------------
Kosovë, e  bukura arbrit
Ec  me   pikën  e  gjakut
Që  Ushtri  e  Serbit ,  të
Mos kthehet  kurrë këtej
Në  të  mbjellat  e  gjakut
Kosova  ka  plot   histori
beteja nga më të ndryshmet
dhe  përvojë   me  burgje
Nën  qiellin  e  Drenicës
ku nis zemër  e  Evropës
Kosova  i  ka   të  gjitha
qytetin, fshatin, tërësinë
Flamur  ynë s´rron në zi
as   Kosova   nën   Serbi
këtë  shqipe   në  flamur
e  ka vu trimi  në  Krujë
8
----------------------------------
Ku  je  o  Ahmet Delia, fol
pse  heshtë,  pse   nuk  flet
gjak m´ka rënë në thembër
po luftën s´ bën  ta  ndalim
Një jetë i mora dritë diellit
një jetë i mora  gjak hënës
që   prushin   e  vetëqenies
ta   ruajmë    tek  githsecili
Këtë tokë  me  shumë flori
me  bimëra  dhe me  pemë
s´mund  ta  lë   pa  e  uruar
as  në  këtë  çast  me plagë
Këtë dhé atdhé të Kosovës
e  dua s´i e do  ujku  malin
si e do bima ajrin,dhe kam
gjak të bukës  së  Kosovës
9
---------------------------------
Vullnetit tuaj  unë i besoj
paqe  pa  liri mos pranoni
se   paqja   pa   liri   është
më e rëndë  se  çdo   luftë
Odat tona kudo janë plotë
për  secilën   betejë   flitet
varfëria  na  ka ligështuar
shumë  kemi  të  arrestuar
E kaluara më nuk kthehet
e sotmja  do  gjakun  tonë
plumbi ndiqet  me krisma
lufta përcillen  me jehonë
Sukseset s´janë  të  vogla
kujtoj,  o   Azem  Galica
sot  po u  biem  burgjeve
t´i  çlirojmë  shokët  tanë
10
---------------------------------
Shumë  ëndërra  e  mëtime
në  gjoks   më   copëtohen
dhe mendja m´i shkund,si
gjethet e plepit  në vjeshtë
Shokë  të   luftës  e idealit
kjo  plagë   po    më   vret
armiku   s´ bën    ta    dijë
në  ç´vend   prehem   unë
Kosovë  e  Azem  Galicës
Shqipëri e Ismail  Qemali
liria   kudo    kullon   gjak
e  lufta  të  reja  po  hapen
Midis  ëndrrave  e  varreve
nuk ka  një  fund të luftës
të   gjithë    bëjmë   pyetje
po liria  s´ka  zëvendësim
11
-----------------------------
Toka sot më pëshpëriti
këtu bëhet shumë luftë
jemi në ugarin e luftës
Arbëri e vogël  mbahu
Këtu  jemi, gjallë  jemi
më mbaj  dhe  të  mbaj
aq sa  i  japim  çlirimit
aq  i  marrim  të  mirës
Në  këtë  luftë  për  liri
trimat  tanë   janë  gati
të vdesin  në  çdo  çast
ti  dalin   zot  Kosovës
Kosovë,  njih  vetveten
shkronjat  i  ke  të  arta
liria  s´ ka  zëvëndësim
i fliste kujtesa mendjes
12
--------------------------------
Në  kuvende  të   trimave
ku  dëgjojnë  edhe  malet
burrat në flamur betohen
që ti dalin zot Shqipërisë
Gjakun e derdhur për liri
koha  vetë  do   ta   ruajë
për   të    gjithë   martirët
që  Kosova  i   ka  dhënë
Rrofsh  o  Azem  Galica
Luftën t´i vetë e zgjedhe
Për liri  të  Kosovës, dhe
për   liri   të   Shqipërisë
Në  draftin e luftës sonë
Kosova  është  Shqipëri
më  pak   se   këta  kufij
në  luftë  jemi  gjithënjë
13
---------------------------------
Kjo tokë na do të gjithëve
ajo  na donë  të  bashkuar
që  Arbërinë  tonë e vogël
ta bëjmë Arbëri  të madhe
Bashkëluftëtarë   të  lirisë
amanet  unë  ua  lë  luftën
se  Kosova   ka   aq   gjak
Kosovën   për  ta   çliruar
Kjo  tokë  i  ka   të  gjitha
qytetin ,   fshatin,    lagjet
fushat  me  grurë  e misër
dhe   kopështet   me   lule
14
-------------------------------
Kosovë e dyzet  luftërave
pushkën   shtrëngoje  fort
që Serbia të  mos kthehet
kurrë   më    në    Kosovë
Koha është  të  veprojmë
të organizohemi më mirë
“naqellnikat”  e burgjeve
t´ia vrasim  një  nga   një
Rrofsh  o   Azem   Galica
urdhëri yt  është i shenjtë
në   këtë   ugar   të  luftës
liria nuk  ka  zëvendësim
Plotë lavdi është Kosova
dhe  heroizma  martirësh
jeta    mbetet    e    bukur
aq sa është  edhe  vdekja!..

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










