Kulturë
Stavri Risto: Çfarë prisni!
E diele, 26.02.2012, 07:01 PM
 Stavri Nikolla Risto
Stavri Nikolla Risto
Çfarë prisni !
Une humba dhe u gjeta nga vehtja.
Në shtegun e shpresës.
O ju burra qe bridhni maleve të dhimbjes. 
Ju lutem mermëni prej dore
e më shpini në shtëpinë e femijerisë !.
Hedh mbi sup xhaketen e grisur te stërgjyshërve. 
Me sytë që më ndrijnë
E nisem shtegut të lënë në mes...
O ju burra qe zbrisni shkëmbinjve të heshtjes !
Bashkohuni me mua të lexojmë rrjedhjen e lumenjeve. 
Yjeve t'u marrim zjarrin e buzeqeshjes. 
Hënës përulësinë e mirënjohjes për babain Diell..
Dhe të mos ndalemi 
Të - mos - ndalemii !
Une humba dhe u gjeta mes paqes dhe luftës. 
Oh sa shpesh
edhe unë si ju u ndodha në udhëkryq !
Sot !
Mes diktaturës dhe demokracuise un po grisem !
Mes këtyre gjysmave armike veshtrimin kthjelloj.
Dhe nuk e ngatërroj me shtegun e ngjitjes. 
Të gjithë gurët e vënë në kështjellën tonë 
Duke i puthur !
Ejani vellezer ! - Ejani! !
Së bashku 
gjoksin ti vemë mbrojtjes së Shqiptarizmës!
Dhe së bashku të mësojmë 
gjeometrinë e dhimbjes. 
Me brinjë hapësirash - kockat e lypesit. 
Me kënde yjesish - sytë e venitur tretur gropave të erreta të malësorëve të drobitur
Me qendër të ëndrrave 
Zemrën e Mëmëdheut që na mbart ne gji.
me ninullën e perjetesise!
EJANI - vëllezër e motra - EJANI!
Çfarë prisni !?

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










