E diele, 28.04.2024, 09:25 PM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Arsimi i lartë rrezikohet seriozisht nga ndërhyrjet e shpeshta në Ligjin e Arsimit të Lartë

E enjte, 15.12.2011, 08:30 PM


Arsimi i lartë rrezikohet seriozisht nga ndërhyrjet e shpeshta në Ligjin e Arsimit të Lartë.

 

Nga Prof.Assoc. Pirro Prifti

priftipirro@hotmail.com    

 

Është hera e shtatë që ndërhyhet në Ligjin e Arsimit të Lartë që pas vitit 2000 dy herë nga Koalicioni I Majtë dhe 5 herë nga Koalicioni në fuqi.

Pa nënvlerësuar Strategjinë e Arsimi të Lartë të përgatitur nga Koalicioni I fundit qeveritar, taktikat dhe interest plitike të vogla po vazhdojnë të shtrembërojnë idenë kryesore tëArsimit ëëLartë: atë të rritjes së përfshirjes së rinisë në Arsimin e Lartë pra shtimin e Sutdentëve gjë që e cila ndikon mjaft mirë qoftë në ngritjen intelektuale dhe profesionale të tyre ashtu dhe në pakësimin e  gjëndjes së papunë por me potencialin e një gjetjes së një pune të mirë si brënda vendit ashtu dhe jashtë vendit. Faktori tjetër I kapur mirë është gjihashtu dhe ruajtja e identitetit kombëtar nëpërmjet arsimimit të vazhdueshëm në krahasim me vëndet e tjera sepse dihet që vëndet e vogla janë më të prirura të asimilohen nga ana kulturore dhe më vonë edhe nga ana kombetare nga Globalizmi. Ti lëmë anët e mira me të cilat krenohet Shqipëria dhe politika aktuale.

Me pak fjalë cfarë nuk po  shkon në Arsimin e Lartë dhe përse këto ndryshime kaq të shpeshta në Ligjin për Arsimin e Lartë?

Ndërhyrja e fundit dihet që është një ndërhyrje fare e panevojshme dhe në një farë mënyre cinike pot ë shohësh dhe reagimin e Komisionit Ligjor përkatës si dhe votimin me rezultat shumë të ngushtë. Ishte një ndryshim për mendimin tim thjsht për arsye personale, thjesht se dikush nga Rektorët dhe Dekanët disa nga të cilët e janë një mandate të tretë të fituar kot fare, ndërhynë nëpërmjet nën/kryetarit të Kuvendit popullor për të kaluar draftin për prëmrsimin e nenit I cili pengonte rikandidimin nen I cili u vendos po nga kjo maxhorancë në 2007. Ligji u ndryshua pa mbushur mirë 1 vit nga amandamentet e bëra më qershor 2010. Kjo tregon në rradhë të parë se ligjet për Arsimin e Lartë kanë një impact të lartë ndaj interesave politike qoftë të kryesisht të maxhrorancës e cila e ndryshoi për të stabilizuar disa amendime të bëra më përpara por me thënë të drejtën, amendimet u bënë edhe për interesa personale të njërit krah apo të ndonjë individi të fuqisëm.

Cfarë të  `korrash` do të kemi nga këto amendime të befasishme dhe krejtësisht klienteliste brënda këtyre dy-tre viteve dhe sidomos nga ky I fundit?

 Do të kemi:

 së pari- ri fitimin e posteve të Dekanit te Rektorit dhe të Pergjegjësit të Departamentit  (autoriteteve drejtuese) të ayre fytyrave të cilat kanë drejtuar për 8 vjet rradhazi, dy Dekanë nga të cilët kanë që nga viti 2004-2005 në drejtim dhe nuk është harruar ende përpjekjet e tyre në 2007-2008 për të kandiduar. Njëri nga ata, Dekani I Infermjerisë nuk ju dha e drejta të kandidonte në 2007-2008 dhe Ministri I atëhershëm z. Genc Pollo anulloi zgjedhjet, Urdhër I cili nuk është zbatuar edhe sot e kësaj dite ,për shkak se gjykata e shkallës së parë e hodhi poshte sigurisht për arësye se nuk u paraqit ndonjëri për të treguar se c`kishte ndodhur.

Së dyti, amandamentet e bëra shpejt e shpejt, futën titullin e Docentit, vetëm e vetëm që disa nga Lektorët të përfitonin një titull për të rritur pagën duke I a kaluar me pagë dhe Doktorit të Shkencave, le pastaj  të themi se kush I fitoi atë titull mësimor..

Së treti, në ligjin për arsimin e lartë u hoq eksperienca në punë e vite për të fituar titujt akademikë, dhe sot Arsimi I lartë gjëndet para një përmbytjeje të madhë me tituj akademikë si doktorë shkencash  pa eksperiencë fare akademike, Docentë  me  eksperiencë në shkolla fillore e të mesme, dhe Profesorë të associuar dhe Profesorë  pa eksperiencë akademike , pa bërë një tekst serioz mësimor, pa monografi, sic janë disa nga ata që po pretendojnë tituj akademikë më të lartë. Kjo nuk e nderon Shqipërinë sepse kemi një tufë pedagogesh pa identitet dhe asnjë experience akademike.

Së katërti, rindërhyrjet në Ligjin për Arsimin e lartë nuk I dhanë rrugë zgjidhje ashtu si ja kemi rekomanduar Ministrit për Rektorin- I cili është më mirë të emërohet se sa të zgjidhet, sepse në fakt Rektori është një njeri politik dhe hiqet kur vjen rotacioni politik.

Së pesti, rrogat e Dekanëve dhe të Përgjegjësit të Departamentit duhet të jenë më të larta  sepse janë autoritete drejtuese profesionale.

Së gjashti, ndoshta ka ardhur koha që titujt le të jepen nga vetë Universitetet dhe jo të miratohen në MASH, pikërisht për të shmangur abuzimet me titujt skencore për shkak të rritjes së rrogës.

Së shtati, Ligji për Arsimin e Lartë duhet të rregullojë edhe njëherë Rregulloren e Zgjedhjeve sepse e ka lënë evasive se kush mund të emërohet dhe kush mund të zgjedhet përgjegjës Departamenti, Dekan, apo Rektor, sepse  për të drejtuar një Departament dhe Fakultet duhet medoemos një Pedagog i Profillit dhe jo pedagogë rroma për toma të profileve të tjera të cilët shkaktërrojnë Departamentët dhe Fakultetet, sepse është njësoj sikur Dekan të Fakultetit të Mjekësisë të zgjedhësh një Inxhinjer dhe anasjelltas. Këto  të cara ka lënë dhe po le Ligji I Arsimit të Lartë falë ndërhyrjeve të shpeshta, pa kriter dhe për mendimin tim totalisht klienteliste.

Nuk ka qënë e largët dita kur zv/ministra rregullonin nenet e ligjit për të përfituar më shumë dhe `për t`juauftur të tjerëve të cilët nuk I kishin marrë titujt ende. Nuk ka qënë e largët dita kur zv. Ministra  dhe sekretarë Ministri japin urdhëra që të emërohet ky dekan, ky përgjegjës departamenti në kundërshtim me ligjin.

Atëhere del pyetja finale? E kush do ta mbrojë e respektojë ligjin,  kur vetë ligjvënësit dhe dikasteri i lartë I ministrisë ndërhyn duke mos e respketuar atë?

Ndërhyrjet në ligjin për Arsimin e lartë ka ardhur koha ti bëjnë profesionistët dhe jo politikanët.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora