E hene, 29.04.2024, 12:41 AM (GMT+1)

Mendime

Shahin Ibrahimi: Ndjenjë brezash

E hene, 12.12.2011, 09:02 PM


Ndjenjë brezash.

 

Kushtuar Çamërisë martire me rastin e 99 vjetorit të pamvarësisë së Shqipërisë.

 

Nga Shahin Ibrahimi, Durrës

 

Çamëri o vënd i bukur,malet e fushat e tua ngarkuar mbi supet e kujtesës me gjakun dhe lotët, që janë derdhur për ty,koha i la në harresë.Mjengulla po të ligështon çdo ditë,të brenë ngadalë,s`je më ashtu si të lanë të parët e mi.

Zemra jote mjekon plagët e të kaluarës,ku çdo pëllëmbë e jotja ka kujtimet e saj,atje prehen varret e të parëve të mi,apo rrugët që rënkojnë nga kockat e atyre që prehen anës tyre,pa varre se nuk i varrosëm nga nxitimi për të mbetur gjallë. Historia heshti ndaj genocidit tënd Çamëri,por erdhi koha që heshtjes ti themi zgjohu,ti kërkojmë llogari lakmisë dhe kohës ti themi ndal,shih të kaluarën dhe pse heshte.

Buzë plasur je ti sot për ata që s`jetojnë më,se ata që jetojnë i kanë buzët e plasura si ti,ngadalë të pëshpërisin në gjuhën tënde,nuk e kanë harruar kohën kur bajoneta çponte barkun e grave shtatëzane për të kursyer plumbat që të shkaktonte më shumë dhimje ty dhe atyre që i shihnin,me qëllim që të largoheshin sa më shpejt,mos të të përkëdhelnin më,me duar dhe fjalë në gjuhën tënde të ëmbël.

Ah Çamëri e kujtonin monopatin e ngushtë rrëzë malit ku dhe dhitë kishin frikë të kalonin,se ishte buzë udhës së reve,si një greminë e qiellit,ai u bë shtegu i shpëtimit tyre,ku vetëm mëshira jote i drejtonte në atë natë të zezë pis.Të kujtoj me gojën e të parëve të mi ku bagëtitë,gruri,qepa dhe ullinjtë mbushnin hambarin e kopshtit të kujtesës së tyre,ku furra ndërtuar me tjegulla nga balta jote,ndizej para se brumi të vinte në magje. Dallgët e detit përplaseshin në këmbët e tua,ti i ledhatoje që mos t`ju prishej gjumi dhe ëndërrat bjëve të tu.Vetë ajri kënaqej nga kundërmimi i erës ëmbël të dardhave apo i portokalleve pranë shtëpive ,nga mishi i pjekur i qëngjave,nga era e gjellëve dhe fjalëve të ëmbla me njëri tjetrin. Po Çamëri të kujtonin ty me krenarinë e kuajve të agojatit(tregëtarit),që me zilet e tyre thonin erdhëm ne,njerëzit e ndershëm,që tregëtojmë mallrat e tokës dhe të djersës tonë. Pleqtë mblidheshin darkave në xhamitë e fshatrave uronin me tespi në duart,që ju dridheshin nga mosha dhe puna,begatinë që ju dhuroje ti o tokë e bekuar. Flisnin për anijet Turke në vitet e shkuara,që pritën me muaj të tërë në skelat e tua,për të na çuar ne Shqipëtarëve në Anadollin e largët,se ishim myslimanë,por nuk vajtën të parët tanë,se kishin vëndin e tyre,gjuhën e tyre,se dhe fenë e vëndit të tyre,kështu të mbanin mënd të parët e mi. Lakmia për ty shtoi në mëndjen dhe zemrat e fqinjve urrejtje,jo për ty,por për popullsinë myslimane, thurën intriga dhe prapaskena politike,që populli si njihte as i mendonte,se jetonim si vëllezër të gjithë në krahinë pa dallim feje. Bashkë me luftën filluan të t`shkonin ujin nën rrog- -ozin tënd Nënë,filluan të na përçanin,të vriteshim me njëri tjetrin dhe erdhi një ditë,që ne filluam të rënkonim dhe më vonë të mendonim për të shpëtuar kokat,nga ata që na quanin si vëllezër.Shirave të kohës iu shtua dhe shiu i lotëve tanë ,në fillim me ç`po ndëgjonim dhe më vonë me ç`pamë,shiu i lotëve akoma nuk ka pushuar në zemrat e atyre që janë gjallë,i atyre që e kanë përjetuar atë genocid të pa pare ndonjë herë,ndaj një populsie paqedashëse të pa mbrujtur dhe të pa armatosur. Troku i hasdisur i pranverës që vraponte fushave të mbjella,nuk u shijua,i ngriu buzëqeshja udhës,sepse ëndrrat u prenë përgjysëm,u përmbytën nga lotët. Muzgu i mbrëmjeve ishte më i frikshëm se i mëngjezit kur vonoheshin për të ardhur në shtëpi nga kullotat, shumë ishin rastet kur bagëtinë e ka shoqëruar vetë nata me shkopinjtë e hijeve të saj,për në shtëpi. Rreptësia e tyre ishte ngjitur mbi vetulla dhe ju a bënte vështrimin si humnerë e frikshme të cilës nuk i dukej fundi.Fytyrat e tyre ngjanin më tepër me egërsirat të kurdisur nga makineritë e kohës nën ngërçin e urrejtjes,që se kuptuam asnjëherë se nga u vinte dhe ulërimat për keqëbërje i ngjanin më shumë ungërimave të kafshëve të egra. Popullsia po largohej e frikësuar,lanë çdo gjë dhe dyert hapur nën dhunën e pa zakontë jo rrugës,por ferrave e monopateve,fshehur nga egërsia e shikimit tyre.Masakra e Pramëthisë dhe e urës së Varfanjit kaloi çdo limit shprese dhe mirë kuptimi. Vëndi filloi të rënkoi,qytetet u gjunjëzuan,shtëpitë u boshatisën,urat e lumenjëve qëndronin si samarë të braktisur të kafshëve,të habitura nga pabesia,që bëheshin mbi këmbët e tyre,sa përdorej vau i tij, megjithëse lageshin dhe rrobat thaheshin në trup. Pranvera shijonte vetveten me mankthin e ëndrrave për të ardhmen tonë,që na zinte gjumi nën shkallët e qiellit në ruajtje të familjeve. Hëna na buzëqeshte pa të ardhme,me ëndërrën për korrje të grurit që valëvitej me lotë dëshpërimi. Bagëtitë na shikonin me keqardhje,sikur donin të ndanin me ne hallet,që po zbrisnin nga retë nën një qiell të pastër,pemët përkuleshin si buzë që varen nga dëshpërimi,se nuk do ndëgjonin më të qeshurat e tyre….

Qielli ju ra këmbanave për qytetet e mbytura nga gjaku që vadiste rrugët,lumenjëve ju dhimsej djersa e derdhur dhe ju binte brigjeve të dëshpërimit të lajmëronin popullin për pritat në këmbët e urave, kuajt s`kalonin në vënde të pa sigurta.Vegimet e të parëve ju dilnin nga varret që dhunoheshin çdo ditë ,për buzëqeshjen e të korrave që ngeli varur,lotët e bagëtive,rënkimi i qindra të vrarëve rrugëve,që nuk kanë as një varr për ti qarë,apo rrudhat në fytyrën e pleqve që mendoheshin për tragjedinë.Vetëm zemrat njerëzore të molepsura me urrejtje të ushqyer në dekada në zyrat e shtetit dhe të kishës autoqefale Greke,për pastrim etnik të popullsisë myslimane Shqiptare,organizuan mënxyrën,dhe veshën vëndin me mjegullën e dëshpërimit. Historia heshti,vëndin e rrethuan me tel me gjëmmba, ndaluan gjuhën shqipe,fenë myslimane,ndrruan emra qytetesh dhe fshatrash,zyrtarizuan çdo gjë,që vinte aromë shqiptare. Të gjitha këto kujtime më vrasin në shpirt,më ripërtrin gjakun e origjinës,që vjenë si brumi në magje,më mbush me një ndjenjë dashurie për vëndin dhe urrejtje,për kohën që ka heshtur. Historinë e bëjnë popujt dhe e shkruajnë brezat në dekadat që vijnë. Me dhimbje në zemër kaluam kufirin,u strehuam në Shqipërinë Nënë,falenderojmë popullin që na priti dhe na e bëri më të lehtë dhimbjen që na brente. Populli Çam falenderon vëllezërit e tij të një gjaku për strehimin dhe ndihmën që i dha,por Çamëria JO,se pesëdhjetë vjet ajo u la në harresë, nuk u ngrejt një herë zëri as për genocidin ndaj popullit as për tokën Shqiptare që iu aneksua Greqisë,në instancat ndërkombëtare. Sot mbas gjashtë dekadash,po ngrihet zëri i të vërtetës nga bijt e niprit e vëndit që e quajnë veten atdhetarë.Shoqata Çamëria dhe PDIUja po e ngrejnë çështjen Çamë duke sensibilizuar instancat ndërkombëtare.Mitingjet dhe data përkujtimore në Qafë Botë po marrin formën e plotë të një proteste në kërkim të së drejtës tonë. Por dhe sot mbas shum vuajtjesh dhe pak përpjekjesh ,ku shtetet Europiane nuk njohin kufinjtë,me keq ardhje për zemrat e atyre që janë gjallë ju mohohet e drejta të shkojnë në vënd lindje dhe si turist me dikumenta të rregullta simbas udhëzimeve të Konventës Ndërkombëtare.Të masakruar nga e kaluara e përbuzur,me të përbuzur sot,dje të vrisnin si qen, sot të zbresin nga autobuzat si të pa dëshirueshëm në vënd lindje,për të parë një kujtim të së kaluarës. Ah Europë:-Sa i ke hyrë në hak atj Populli duke ja mohuar të drejtat e çdo kohe dhe sot indiferente në këtë drejtim.Sa kohë do presim të vendosni drejtësi, të rregullojmë varret e prishur,të qetësoni zemrat tona në amanetin e të parëve. Këto probleme dhe të tjera më bëjnë zëmrën copë,më largojnë diellin në kohë të mirë,kur ndriçon ëmbël, ma hipnotizojnë me re që më largojnë hotizontin,nga ku dua të shoh të ardhmen e pastër.



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora