Mendime
Qerim Pllana: Mandate kompromisi me kunkluzione të dhimbshme
E enjte, 08.12.2011, 08:55 PM
Mbase s`do të jemi përgjithmonë me mandate të huaj !
Pse për heqjen e barrikadave në shtetin e huaj, Beogradi t`i ketë çelësat në duar edhe pas 12-vjet çlirimi dhe afro 4-vjet të Kosovës së pranuar e t`pavarur nga afro 90-shtete Po mbeti veriu me “status-quo”, atëherë çfarë ka fituar Kosova me këto bisedime..?!
MANDATE KOMPROMISI ME KONKLUZIONE TË DHIMBSHME
Shkruan: Qerim Pllana
Mandatet janë fuqi përkufizimi jete, që përcaktohen nga dikush tjetër; perëndia, natyra, shëndeti, sjellja morale njerëzore dhe humane për të qëndruar vertikalisht. Por mandatin shtetëror ta përcakton i forti, si Lidhja e Kombeve pas Luftës së Parë Botërore në vitin 1919, e cila u dha mandat shteteve anëtare të saj, për t`i administruar territoret që iu shkëputën fuqive të mundura si: Territor nën mandat. Kështu ndodhi me Kosovën etnike, e cila iu dha MSKS, Serbisë. Por tani, pas Luftës Çlirimtare, Kosova u shkëput nga Serbia. Atëherë territoret nga fuqitë e mundura u shpallën ish-territore të okupuara nën mandatin me sistem mandator të fshehur, apo formës së fshehur të shtypjes koloniale. Por sot Kosova me veriun në kuadër të saj, tash e 13-vjet, (tani me marrëveshjen e supozuar, kthehet nën “kufij pa kufij”, nga dogana, në pika kalimi dhe bashkë-kontrollimi)! A është kjo teori pacifiste: “Kosova e hapur nga Serbia dhe e qelë në jug nga Shqipëria”!? Apo ne që nuk pajtohemi jemi të verbër? Ky s`është projekt modern evropian. Siç pandehin pajtuesit e kësaj ideje projektuese konkluzionesh moderne, por të dhembshme! Prapë se prapë nën një pullaz as federatë, por as konfederatë, një mish-mash opium për masën e fjetur me mendime të z. Tahiri. E cila mat me centimetër se ku do të vendosën simbolet në gjashtë doganat me Serbinë! Ne s`jemi veçse në shekullin XXI, në prag të vitit 2012. Ky është mandat i turpit të pranuar, nëse pranohet edhe nga Kuvendin i Kosovës, i cili duket se nuk ka mandat, forcë as fuqi. Sepse po i nënshtrohet mandatit fuqiplotë, që “garanton mandat jetësimi vetëm në letër”! Si paraardhësit gjysh e stërgjysh të tyre të së njëjtës Evropë! Duke na uruar shëndet, dashuri hare dhe gëzim, për tërë atë që po ri-kultivohet e po ngjet në zemër të sovranit “kosovarë”.`Për t`qenë ti, unë, ai, ose ajo “ zemërhapur, në vendimmarrje gjëja për interesa jetësor të komunitetit, rrethit shoqëror, prindërve dhe fëmijëve, kombit dhe atdheut”! Pse mandati i tyre, mbështetet në përkufizimin e vendimeve të çoroditura, trilluara dhe kurrë deri më sot të arritur, por as të realizuara! Pos dhembjes dhe sakrificës për t`u qëndruar mandateve jetësore, të pa përkryera pa kapital politik socio-filozofike-historik! Për vendin dhe mjedisin ku ke lind, ke mësuar fjalën e parë mëmë, mëmëdhe, babë, gjysh, atdhe dhe stërgjysh! Ku ke qa e qesh për herë të parë në jetë. Mandati, është fuqiplotë, që jep dikush dikujt (perëndia çdo kujt), fuqia e plotë që i jep për të vepruar dhe për të ushtruar një të drejtë sovrane, ligjore, diplomatike, punë karriere. Që i jep fund robërisë, përuljes, shfrytëzimit kolonial hegjemonisë! Në jetën praktike ekziston një dokument zyrtar që vërteton këtë të drejt mandat-imi. Mandati mund të jetë dhe lajm vdekjeje i një të afërmi, apo i tiranëve, siç po ngjet aktualisht në Botën Arabe! Pra lajm i gëzuar, por edhe i hidhur! Tek i thuhet: I dhanë mandatën, ose i ardhtë mandata kësaj pune të pistë! Tani kjo s`është lutje mallkimi. Mandati ka shumë kuptime të natyrës filozofike, historike, politike, në diplomaci, socio-kulturë, jurisprudencë etj. Bie fjala territor nën mandat të caktuar politik, juridik, diplomatik, ekonomik, kulturor gjeografik-historik. Në këtë kuptim fitohet mandati i deputetëve përfaqësues të popullit me mandat dhe imuniteti përcaktues, për afat të caktuar kohor-mandator. Si dhe për president, kryetar qeverie, kuvend, jurisprudence. Për të cilët ekziston një Komision i mandateve. Kurse mandati jetësor përfundon me një vendim hyjnor, fundi i jetës së përcaktuar drejt amshimit, jetës më një tjetër botë! Prandaj duhet menduar për moralin dhe mandatin përfundimtar! Vetëm atëherë do të ishim shumë më sy qel për mandatin e besuar nga fuqia e plotë, që zgjedhësit i japin deputetit, kryetarit të qeverisë, presidentit të shteti, krye-kuvendarit të Kuvendin Popullor, gjyqeve dhe gjykatave etj. Mandat të përjetshëm në kuptimin e plotë të fjalës s`ka, pos perëndisë, sovranit dhe shtetit, pra i cili sundohet me përfaqësues të zgjedhur nga sovrani (zgjedhësit). Atëherë, çfarë mund të jetë mandati i përjetshëm për njeriun pretendues për“mbret, princ, sulltan, kryetar, sundues, si në shoqërinë skllavopronare, feudalizëm, gjatë gjithë mesjetës. Duke kaluar nëpër mbretëritë e shekujve XV-XX-të, pse jo deri më sot. Duke u nisur nga egoja e nënçmimit mendjemadhësisë përçmuese sall për sundim, pushtet dhe përfitim, kur sesi për komb a shtet me mandat kompromisi kokë në vete! Prandaj, mandati duhet të rrjedhë nga sovrani, i mbikëqyrur dhe i përkufizuar përherë në virtytin dhe parimet e mirësjellja, duke mos u keqpërdorë dhe duke mos u shkelur normat përcaktuese-kushtetuese ligjore kohore, të jetë-zgjatjes, dy herë, maksimumi dy herë nga një mandat 4-5-vjeçar. Kjo s`vlen për mandatin jetësor, por s`është duke vlerë as për Kosovë! Atëherë, deri kur ne, do të jemi nën mandatin e mendjes së huaj si në:“Lidhjen e Kombeve”, e cila pas Luftës së Parë Botërore, më 1919, për territoret nën mandat, (tani nga OKB, BE), pa të drejtën e mandatit të sovranit, vendosën pa mandate me pasoja të pariparueshme! Për çfarë demokracie mund të flasim? Të zgjedhurve me vota jo aq të pastra, askush s`ua ka shpirtin as kokën në duar! Atëherë, pse dhe deri kur Kosovën me mandatë të huajë të përkufizuar, me mendje kompromisesh të dhimbshme, vetëm për të sunduar dhe mirë për të jetuar?! Këto janë gjashtë pikat e sekretarit të OKB-së, z. Ban Ki Mun, të pranuara jo sall në Rambuje, Paris, Vjenë, tani në Bruksel. Prandaj, “të vetmet shpresa të popullit në Kosovës nga këto takime të historisë moderne, mbesin reagimet e menjëhershme “pozitive të miqve tanë”! Por mandatet në seri dalin të jenë konkluzione kompromisi të dhimbshme, si në Berlin, Londër, Paris, Bukuresht, Jaltë e Maltë. Prapë, si në Paris, Kumanovë, Vjenë, tani në Bruksel. Pse shqiptarët përherë viktimë të kompromiseve të dhembshme, në vijimësi me pasoja, zotëri?! Edhe kësaj radhe bisedimet me Serbinë po ecin në dobi të saj, por në dëm të Kosovës, prapë me kompromise vendimesh e mandatesh jodemokratike sy-verbër!