E enjte, 01.05.2025, 05:44 PM (GMT+1)

Mendime

Hasan & Lajde Blakaj: Ju mund të jeni akademikë por a mund t´ju themi intelektual

E hene, 05.12.2011, 09:00 PM


Ju mund të jeni akademikë por a mund t´ju themi intelektual

 

Nga Hasan & Lajde Blakaj

 

  Shumë kohë më parë ka filluar një persiatje e dy Akademikëve tan të njohur. Ndermjet Rexhep Qosjes dhe Isa Mustafës. Opinjoni i gjërë është i shokuar nga ”argumentet dhë kunder argumentet e tyre” siq thonë ata se kush ka të drejtë për ASHAK. Pra këta  dy ”akademik” lere që nuk po duan ta ndalin një polemikë, e tëra e pa fryt dhë pa rezultate por kam pershtypjen së nuk po dinë as ta ndalin atë. Së sa bajate dhë monotone është një polemikë e

till më se miri tregojnë reagimet e lexuesve të shumtë të cilët janë lodhur nga këto reagime dhë kunder reagime sa të njëres palë ashtu edhe tjetres. Natyrishtë pesha e tyre si individ nuk do çonte peshë po të mos kishin tituj aq të lartë në hierakinë intelektuale dhë institucionale. Pra njëri ishtë shumë kohë të gjatë Prof  në Fakultein Filozofik dhë drejtor i Inst.Albanologjik të Kosovës  shkrimtar e kritik letrar më të gjithë titujt e mundshem akademik, dhë tjetri hiq mangut tijë pra prof. Në Fakultetin Ekonomik , funksionar i lartë në Komunen e Prishtinës, sekretar për zhvillim  gjatë kohës së Rrahman Morinës e më vonë minister i ekonomisë dhe finacave në qeverinë Bukoshi. Kurse tani kryetar i LDK dhë kryetar i K. Prishtinës. Kan jetuar mirë e rehat, pa i ngucur kurr kush dhë më të gjitha privilegjet e mundëshme që mund t´i ketë një njeri.

As që mëndojë të futem thellë në polemikat e tyre të pa kripë sepse dikush mud të thotë se ku doli ky tani dhë po kritikon alamet Doktor shkencash  dhë nuk gjëndet as afer tyre në aspektin as intelektual as publicistik e besa as atë politik. Pra si mundet çdo kush ti kritikojë këta njerëz kokë ”ajken e kombit” pra thjeshtë sus se nuk je askushi do mendojnë këta njërez të ”ditur”. Duke u nisur nga pikëpamjet individuale, njerzore askush në këtë botë nuk është i pa gabueshem, ashtu si nuk mund të jem as unë që tani i shkruaj këto rreshta.

Se dyti duke u nisur nga e drejta demokratike edhe unë kam të drejtë të jap mendimin tim reth kësajë qeshtje sepse po na kushton shtrënjët të gjithëve, andaj nuk duhët të heshtim.

Së treti  na ra hise ne të reagojmë në mungesë të reagimëve të mirëfillta të Akademikëve tan të cilët i kan futur veshët n´lesh  dhe po bëjnë sehirë nga distanca. Kjo i ngjanë sikur ne nuk po na intereson e ata koken e thefshin sepse asnjëri nga ata nuk kan qenë burra të mirë dikurë dhë të dytë ishin komunista, dhe pro Jugosllav. Andaj si e paqin berë e hjekshin.

Tani këtu, problemi nuk qendron të individi por të influenca e tyre në shoqëri, sepse kan pozita tejet delikate dhë natyrishtë kan edhe ndikimet e tyre në shoqëri. As njëri as tjetri nuk i mbrojten studentet në vitin 1981. Pothuaj në mënyrë direkte apo indirekte u muaren më diferencimet politike të asaj kohe kush më shumë e kush më pak. Gjersa Qosja i thurte lavdi Titos tijë të dashur  dhë babës Enver për veprat e partisë, tjatri bënte diferencimet politike të studentëve dhë kolegëve të tijë. Pra këta të dy janë sikur ta ndash një mollë per gjysëm apo siq thotë populli një bajgë per gjysem sa i perket të kaluares. Në via të trasha Leonard Kerquki  i tregojë të bëmat e tyre në Gazeten express, po e jap një pjesë të artikullit të tijë.

 

”Isa Mustafa ka qenë shërbëtor i vyeshëm i komunizmit gjatë viteve ’80, duke mbajtur poste të larta në Komunën e Prishtinës. Ai madje i shërbeu edhe Rrahman Morinës në fillimvitet ’90. Njerëzit nuk i kanë harruar pamjet e ceremonisë solemne të betimit të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës më 9 dhjetor 1989, ku Isa Mustafa (Sekretar për Zhvillim) betohej para Shokut Rrahman Morina. A ka nevojë të fl itet se si Mustafa ishte pjesë e organit për diferencimin e studentëve që morën pjesë në Demonstratat e vitit ‘81? Besoj se kaq mjafton që Isa Mustafa ta mbyllë gojën e mos t’i thotë askujt në këtë botë komunist.

Nga ana tjetër, ekzistojnë arsye të mjaftueshme që ngjashëm të veprojë edhe Rexhep Qosja, në mos për asgjë tjetër, atëherë për vargjet që thurte ai për Shokun Tito, pas vdekjes së tij, në komemoracionet që zhvilloheshin në atë kohë në Prishtinë. “Tito e ka udhëhequr dhe e ka sjellur deri në triumf përfundimtar, Luftën Nacionalçlirimtare të popujve të Jugosllavisë – ja një meritë e mjaftë historike për të gjitha kohërat; Tito e ka udhëhequr, dhe e ka sjellë deri në triumf përfundimtar luftën që ka përmbysur monarkinë, duke i hapur rrugën ngadhënjimit të socializmit – ja një meritë tjetër e mjaftë për historinë; Tito i ka dhënë

JO Stalinit në një kohë kur forca e Stalinit sikur nuk njihte kufi j- ja një meritë tjetër e mjaftë për historinë; Tito na ka udhëhequr shtigjeve të vetëqeverisjes socialiste, të barazisë, vëllazërimit e bashkimit, bashkëjetesës së kombeve dhe kombësive- ja një meritë tjetër e jashtëzakonshme historike; Tito i ka prirë idesë së madhe që i reziston presionit të fuqive të mëdhaja, e që sot njihet si ide e mosinkuadrimit – ja edhe një meritë tjetër, aq e madhe, aq vendimtare në historinë e përbotshme”, kishte thënë Qosja për Titon.

 

Për të mos krijuar ndonjë keqkuptim, personalisht nuk jam që të satanizohen njerëzit që kanë pasur librezë komunizmi, e as nuk do t’i konsideroja alienë ata që edhe sot mund ta ndjejnë veten komunist. I çmoj angazhimet e dhjetëra komunistëve shqiptarë pas Luftës së Dytë Botërore. Janë bërë punë të mëdha në ato kohë dhe këtë askush nuk guxon që t’ua mohojë komunistëve shqiptarë të Kosovës. Pavarësisht se Rexhep Qosja e Isa Mustafa po guxojnë të manipulojnë kaq pafytyrësisht me opinionin, komunistët dhe komunizmin”. Leonard Kerquki

 

Pra zotri KOMUNISTË unë kam aq edukatë të ja u falë gabimët tuaja për izolimin dhe diferencimin tim politik si përson për vitin 1981 po deklarohem  që tani, sepse e di që keni patur lakmi po themi kështu, ”apo nuk keni ditur më mirë”, por titull akademiku keni patur. Por, nuk jam i sigurtë që familja ime do ua falë këtë për izolimin total të kësajë familje për 10 vite me radhë e akuzuar si nacionaliste, irredentiste gjerë të shoviniste  pasuar më vonë me LEQITJE në atë kohë ,si dhe familje të tëra që i LEQITET dhë ua dhatë vizat e kuqe që të ua perjashtojnë djemët dhë vajzat e tyre nga puna, inernatet, shkollat, fakultetet, pa të drejtë vazhdimi të studimëve. Shumë nga këto familje të LEQITURA i burgosen. Shumë nga këto familje i humben neper burgje edhe më të dashurit e tyre  djemët, vajzat, pridërit dhe shokët e që tani disa nga ata janë deshmorë. Pra mos shpurdhni më shumë sepse do i vje era edhe më shumë thot populli. Ju mbanit në duartë tuaja të dy anët e shkopit në atë kohë andaj mos godisni edhe tani sepse kohët kan ndryshuar dhë do ju porosisja që të punoni sa më shumë për bashkimin e kombit dhë jo perqarjes së tijë. Pra keni titull akademiku dhe jeni udhëheqës i një partie një nder më të mëdhatë, andaj shpenzojeni energjinë tuaj për bashkimin e kombit dhë pjesës së mbetur ende nen okupimin sebosllav. Vizitoni ndonjëherë fshatrat e thella malore në pjesen e okupuar të kosovës duke mos harruar asnjëherë as Luginen e Preshevës. Ndihmoni ato duke krijuar ndonjë fond enkas per ta, ju betohem do ju ndihmojmë  edhe ne nga diaspora. Perpiquni sinqerishtë të ua hapni rrugët këto arterje gjaku që janë për mbijetesen e tyre, dhe që se paku fëmijtë e tyre të vënë në shkollë. Mos lakmoni pasurimin e pa ligjshem dhe lufojeni infomalitetin. Perpiquni më mish e shpirt të ju ndihmoni familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftes, vajzave dhë nënave tona të dhunuara gjatë luftës. Ndaloni trafikimin e qenjeve njerzore sepse për shqiptarët femra është e shenjët ngase u bëmë horë para Europës. Jepni kontributin tuaj në zbardhjen e të gjitha vrasjeve të para dhe pas luftes. Mos luani më figurat historike. Mendoj këto janë punët që duhet kryer e jo të merreni më vehtëvehten. Pra tani jeni ku jeni dhe merruni më të tashmen në pergjithësi dhë të ardhmen e kombit në veqanti. Lereni të kaluaren e dhëmëshme në vendin e vetë. Masa duhët edukuar për kombin-shkollen, shkollen-kombin sa më shumë shkolla dhë sa më pakë faltore, feja në vëndin e vetë pa u keqperdorur. Mos humbni kohë për shamitë në shkolla sepse është kontra produktive, ne jemi Europian dhe ska rrugë tjeter. Asnjë mëshirë për ekstremistet fetar të çfardo lloj qofshin ato. Formoni ASKAK siq duhet të bashkuar më ASHA të Shqipërisë  dhë nxirrni platforma të perbashkëta për kombin dhë të ardhmen ashtu si bëjnë kombet e perparuara. Msohuni ndonjëherë të punoni se bashku për të miren e kombit –fëmijve tuaj. Largojuni polemikave thjeshtë kote për gjuhën, ne kemi një gjuhë standarte me dy dialekte dhë nuk ka nevojë të krijomë dilema të pa nevojshme. Harrojeni nocionin komb kosovar sepse asnjëherë në jetë nuk do të ndodhë, pra kemi qenë jemi dhë do te mbetemi shqiptar për jetë të jetëve. Kujdesuni fortë për diasporen shqiptare sepse pa te kurren e kurres nuk do ta kishit as këtë liri të cunguar. Kjo na duhët tani, Akademikët e tonë.

 

Por ju nuk jeni si Rilindasit tonë të mëdhej. Ju lidhni identitetin tonë kombëtar më fenë. Ju polemizoni kot kush ka të drejtë rreth ndikimit  për fenë mbi identitetin tonë kombëtar. Ju jepni vlerësime  si babai i kombit duke mbiquajtur vehten pa ju thirrur askush tjeter ashtu. Ju i gëzoheni shkatrrimit të kombit më revolucionin e vonuar. Nuk po ua permend të kaluaren

sepse ajo duhet t´i mbetet historisë, por kthehuni nga e tanishmja e ardhja e kombit. Dualizmi kontadiktor në mendimet dhe shprehjet tuaja të shprehura na ka bërë të mendojmë thell. Një kohë sa ishte xhaxhi juaj gjallë shkruanit kështu: ” Ne jemi komb i vogel por teper i guximshem  për të ardhmen tonë të ndritur kombëtare, sepse çrrënjosem fenë dhe duhet të jemi teper krenar që jemi i vetmi komb në botë që kemi muzeun ton ateist” Rexhep Qosja.

Nga u bëre tani aq haxhi me mjekerr por pa kapuq haxhillaku kur mbron më fanatizem fenë e pushtuesit tënd. Nuk ma merr mendja që jeni aq i pa ditur më titull akademiku e të mos e keni lexuar V.P. Shkodranin. Amaneti i tijë duhet  vë para gjitha prioriteteve të tjera. Na gëzonin shumë debatet e mirëfillta dhe polemikat e mirënjohura me akademikët serb e posaqerishtë me D.Qosiqin kur mbronit qeshtjen tonë kombëtare. Por, na hidhëronin pa masë  shkrimet tuaja të pa nevojshme të libri i juaj shumë i dobët M. e një fushate apo  Fushatë e një morfologjije ta qujamë kështu për hirë të nivelit të ulët intelektual. Polemikat inatqare të bezdishme , neveritëse pa u thelluar se kush ka pasur të drejtë, pa e mbrojtur askënd ishin të një niveli shumë të ulët për një AKADEMIK si ju. Hiq läminë në të cilen merreni, polemikat dhë zënkat më Ismail Kadarenë ishin të gjitha të pa nevojshme , grindavece, dhe të pa përshtatshme për kohen. Në vënd që energjitë tuaja krijuese ti perdorni aty ku duhet, merreni më qeshtje jo sekundare por as terciare nuk jan kur shkruani dhe polemizoni më vite me Ismail Kadaren për identitetin kombëtar. Populli nuk thotë kotë njeriu dy herë bëhet fëmijë:”Një herë kur lindë dhë njëherë kur mplaket” Më falni për shprehjen pa të keq sepse jam shumë më i ri se ju dhe  kam teper rrespekt për të vjetrit por nuk gjeta shprehje më të butë për tu shprehur. Kohen e fundit e quani edhe gazeten BOTA SOT gazetë fashiste. Ore ju të uruar a nuk keni punë tjeter më të menqur sesa të merreni më gjepura. Si mundet një Akademik i nivelit tuaj ta quaj një gazetë fashiste. E para kjo gazetë nuk ka fare elemente fashiste dhe e dyta është gazetë që e lexonë afer gjysma e kombit tonë.Kjo i bie që më shumë se gjysma e kombit tënd është fashist. Sa ulët këni rënë. Nuk po thellohem se e cilit nivel letrar është kjo gazetë por njëriu nuk krijonë hasmëri të pa nevojshme më askënd e lëre më me një tog gazetaresh. A skishte qenë shumë më mirë shebull edhe ju të shkruanit vetë në atë gazetë dhë të kontribuani edhe më shumë në rritjen e nivelit të cilësisë së saj dhe duke i ndihmuar edhe kombit tënd pikëspari. Athua nuk keni tema të hapura kombëtare që ende kullojnë gjak si në vëndlindjen tënde  në Vuthaj që pothuaj të gjithë shqiptarët nga ajo anë nga dhuna janë shperngulur  si zogjët e qyqës në të gjitha anët e botës , ca në Kosovë, ca në Amerikë, Shqipëri e gjetkë e që është më e dhimbshmja pjesa dermuese e tyre janë asimiluar dhë sotë e kësajë dite ta flasin gjuhen serbçe. Populli thotë:” Puna që shihet kallauz nuk do”. Asnjë fjali tuajen nuk më ka rënë ta lexojë për torturimin, dëbimin, maltretimin, burgosjen e vëllazërve tanë besimit të krishter nga Anna Malit të Malcisë mbi Shkodres. Po harron që vëllazërit tuaj nga Vuthaj ishin të krishterë ashtu si ishe edhe ti, siç ishin Gjonbalaj, Nikprelaj, Ulaj, Martinaj, Mekuli etj e mos ti numrojë më radhë. Kjo ishte malsia e Dedë Gjo Lulit akademiku jonë. Si s`të pshtojë goja( themi ne nga dukagjini) njëherë të shkruash as për vëndlindjen e kolegut tënd Akademik Idriz Ajetit,  Presheven, Bujanocin, Medvegjen ton të dashur të pushtuar nga sebi që tani numëron vetem disa familje shqiptare të sterngarkuara më dhunen serbe dhë hallet e jetes. Per Iliriden e Qamërinë ndoshta mendon se ka kush të shkruaj për to apo jo. Merreni më partinë Socialiste produkt i PPSH dhe Edi Ramen më Kurbanët e ti kur ai i shkruan duke rrezitur prapanicen nudo në plazhen e dhermiut dhe e zvarritë Shqipërinë në rrugen drejtë Europës. Ja pra kësajë i thonë punë akademike dhe kreative për kombin. Ju mund të jeni akademikë por intelektual kurr nuk mund të bëheni. 

 

2011-12-02  Stockholm

dr. Hasan Blakaj

civ. ekon. Lajde Musollaj Blakaj



(Vota: 32 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx