E enjte, 01.05.2025, 05:08 PM (GMT+1)

Mendime

Albert Shabanaj: Pse Edi Rama feston çlirimin e ish-Jugosllavisë?!!!

E enjte, 01.12.2011, 09:03 PM


Pse Edi Rama feston çlirimin e ish-Jugosllavisë?!!!

 

Nga Albert Shabanaj

 

Përleshjet edhe këtu jo te munguara për ditën e Çlirimit të Shqipërisë vazhdojnë të ndajë  popullin ne krye me politikan në Shqipëri. Ku e djathta  Demokratike (PD) e udhëhequr nga Dr. Sali Berisha feston 28 Nëntorin ashtu sikurse i gjithë populli shqiptarë, ndërsa Partia Socialiste (PS) në opozitë e udhëhequr nga Edi Rama e feston te njëjtën ngjarje një ditë më pas  29 Nëntor.

Perse ne Shqipëri,po ju kthehen kronikave te vjetra te cilat ishin te kontrolluara nga regjimi i E. Hoxhës!? Ndonëse, edhe atë bote ne gazetat e asaj kohe te cilat kontrolloheshin nga regjimi fix satrap,thuhej mjaft qarte se Shqipëria duhet te feston Ditën e Pavarësisë me 28 Nëntor.

Nder ne shqiptaret e matanbrigjeve te Shqipërisë,apo siç identifikoheshim ne si shqiptar te ish Jugosllavisë se atëhershme por edhe ne terë Ballkanin,29 Nëntori festohej si dite çlirimtare e Jugosllavisë se dikurshme.

Ndonëse, politika shqiptare nëpërkëmbet njësoi me atë te fundviteve te shekullit 19-te. Ketë mjerim nuk e them vetëm unë,por e kane komentuar edhe shume ambasador te huaj duke filluar nga ai i OSBE e me radhe,duke u nisur nga fakti se ne Shqipëri, nga opozita ka vetëm politika ogurzeza dhe nga kështu politika... Shqipëria formalisht mbetet tokë e shqiptarëve dhe faktikisht vazhdon te mbetet tokë e askujt.

Shqipëria ende vazhdon te rënkon nga pluhuri i logjikëve te MAHALLAVE DHE VISEVE!

Ndonëse,z.Rama & CO vazhdojnë te akuzojnë z. Berisha dhe qeverinë e tij nëpërmjet gazetave dhe televizioneve debilja për tradhti dhe shitje KOMBËTARE!

Dhe... nga këto konotacione dhe itinerare politike mbare shqiptare,vijnë raporte nga Brukseli se,Serbia duhet te përkëdhelet dhe Shqipëria dhe shqiptaret duhen te satanizohen ne mënyrë eksplicite,sepse shqiptaret duan te vazhdojnë te mos e respektojnë sovranitetin e tyre si një Shtet i amputuar dhe nga ana tjetër shqiptaret lavdërohen pa asnjë pike marre për sovranitetin e Kosovës me helikopter te KFOR-it.

Politika Kosovare para sovranitetit me helikopter,përpunoi grushtin e fuqishëm te regjistrimit te shqiptareve ne Kosove,me një kuotë qesharake.. regjistrim ky i cili na nxori me pak se ne vitet e 80-ta!!!  Ndonëse,te njëjtit pushtetar vazhdojnë te rrinë ne qeveri edhe përkundër faktit qe tentuan dhe tentojnë të zvogëlojnë shqiptarët për te ndërtuar balance me pakica mbi të ardhmen shqiptare.

Unë mendoj se xhonturqit e para një shekulli nuk dallonin për nga kronologjia e këtyre te sotit...

LUFTA DO TE JA FILLOJE ???

Përpos vatrës se Veriut te Kosovës,e cila çdo dite na benë me dije se, po bëhet gati shkau për lufte,kemi edhe shume vatra tjera...

ZOTI NA BEKOFTE!



(Vota: 21 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx