E diele, 28.04.2024, 01:41 AM (GMT+1)

Mendime

Lebit Murtishi: Një shkrim pa pretendime...

E shtune, 26.11.2011, 06:04 PM


Një shkrim pa pretendime...

 

Jetojmë në botën e “çudirave”, dhe nuk duhet të çuditemi me reagimet e çuditëshme të “mendimtarëve” të çuditshëm, që, siç duket, presin rastin të mbajnë “derse”, të çuditëshme, pa i “futur” duart vet në zjarrin që “pjek” gështenjat... Mjafton të thuash Shqipëri, pa prapashtesat e “çuditëshme”: “,Natyrale”, “Etnike”, “,E Madhe”, “E Vogël” etj. etj... që të bëhesh objekt përfoljesh, të bëhesh “shenjë” ku matin shtizat si dreqi edhe i biri… Nga vjen ky averzion, nga vjen gjithë kjo “alergji” që shpërthen brenda vet qenies!.. A është kompleks inferioriteti, kompleks skllavi apo diç tjetër!.. A është veç paradoks i njerëzve të “çuditshëm” apo është “paradoks i njerëzve të kurdisur”!.. Dhe... përderisa shumë sëmundje mund të jenë epidemike, edhe kompleksi i lartëshënuar mund të marrë ndonjë përmasë, mund të “prekë” fare lehtë “organizmat alergjik”; “organizmat” e luhatshëm, dhe kaosi mund të zgjasë dhjetëra e qindra vjetë… Koha është një vlerë e shenjtë dhe s`guxojmë ta nëpërkëmbim as me hir as me pahir. Kundër një ligji të natyrshëm, që nuk ka alternativë, që nuk ka zgjidhje të dytë, mund të qëndrojnë e të mbajnë “derse” veç “paradoksët” e kurdisur; “paradoksë” që padyshim marrin “zemër” nga ky kaos politik anembanë shqiptarizmës, nga ky vakum institucional, ku mungon përgjegjësia, ku mungon llogaridhënja… Në qoftëse s`ndërmirret gjë nga subjektet e “përfolur”; nga subjekte tashmë të njohur, që kanë marrë këtë barrë mbi supe; që thirren në shqiptarizëm, që duan të bëjnë ndryshime, që duan Një Shqipëri, Një Atdhe për të gjithë kombin, duhet t`u dorëzojmë “stafetën” gjeneratave që vijnë… Sylejman Vokshi pat`thënë dikur: “Në qoftëse fëmijëve s`ua sigurojmë lirinë, do t`ua lëmë trashëgim luftën”… MOS E THËNTË ZOTI…

 

21.11.2011

Lebit Murtishi

Bern

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora