E shtune, 27.04.2024, 07:25 PM (GMT+1)

Mendime

Engjëll I. Berisha: Varret në Perëndim

E merkure, 23.11.2011, 09:01 PM


Varret në Perëndim

 

Nga Engjëll I. Berisha

 

Perëndimi në Kosovë, krejt afër kufirit të përdhunshëm, në fshatin Meje të Gjakovës, është një lokacion perëndimor brenda dimensionin të gjerë evropian, lokacion varrezash të dëshmorëve të luftës së fundit. Një shenjë emri në gjeografinë fragmentare të kulturës së një kombi. Kush bën fjalë si shkenca për kombin, njësiti identifikues i kombit, njësiti karakterizues i unifikimit karakteristik i diversitetit brenda një tipari historik të tij? Zanafilla, fillimi i të qenët, dhe fundi deri në këtë moment kohe, që vazhdon deri nesër dhe niset për në pafundësi. Në midis të këtyre dy polariteteve kohore, fillimit dhe fundit, del një shenjë e emrit tim, e përveçme. Flet shqip!

Ata dëshmorë të persekutuar nga vandalizmi serb, që tash pushojnë në varrezat që janë kuriozitet botëror, së gjalli kanë jetuar bashkë duke u marrë vesh shqip. Bashkë janë në një copë toke të vogël edhe të vdekur. Atha si flasin tash? Nuk flasin më. Heshtin. Dhe çka i bën të përbashkët nëse jo gjuha amnore e të gjithë atyre, gjuha që tashmë nuk mund ta dëgjosh. I bën bashkë diçka më e madhe edhe se gjuha e tyre. Janë bashkë aty, me shenja fetare diferente, por që janë shenja që shpjegojnë shqip domethënien e fatit të tyre që quhet Histori e Perseritur, histori që përsërit vetveten deri në vijën e fundme të Rubikonit.

Vëri shenjë vëllait sa të duash, një gjak është që kur ishin gjallë i bënte të jenë po ata, shqiptarë, fajtorë për nga gjuha e gjaku, fajtorë vetëm pse ishin të tillë. Ata i kanë vrarë pse kanë qenë barabar hisedarë të historisë, pse u ka takuar ta trashëgojë fatin e të parëve të tyre. Ata që në këtë vend sollën armë për të na vrarë me shekuj, po ata i sollën dhe na i ngjitën në ballë edhe shenjat për të na bërë të diferencueshëm, por që kjo punë nuk pati sukses kurrë/ Jo pse nuk deshi historia, po pse ata që folën me shenja e jo me gjuhën shqipe, tashmë janë diku tjetër, në një gjeografi tjetër, të gjallë a të vdekur njësoj, por të ndarë nga bashkësia, të shkapërderdhur nëpër gjuhët e pakuptueshme të botës larg, shumë larg!

Në mos asgjë tjetër, pos kujtimeve për familjarët e dëshmorëve, bashkimi i tyre është një dëshmi që flet qartë faktin se ata që deshën ta fusnin thikën midis tyre, kurrë nuk ia dolën. Është një popull në botë, që barabar i ndarë në “numra” njerëzish, asnjëherë me shekuj, një luftë së paku nuk e bërë midis veti, ashtu si deshën ata që erdhën një here për të na përçarë, e pastaj [për të na sunduar, sipas sentencës romake.

Derisa po i afroja “shifra” e “fakte” nga libri im mbi Mejen, ndaj edhe mbi varrezën kuriozitete, gjenerali ndërkombëtar nuk po shtirej, po vërtetë nuk po me merrte vesh, nuk e njihte historinë tonë. Paqartësia rridhte shkaku se, si askund në këtë rrezullum, ne vendin tim rendi nuk vihet si është zakoni i Zotit, i pari ai, e pastaj Atdheu? Është një popull që Atdhe e ka Zotin, dhe kur largohet nga Atdheu, e ndërron edhe Zotin, zgjedh një zot që s’i flet me gjuhën e Nënës. Një zot ekziston i gjithëfuqishëm për të gjithë, dhe kjo dihet. Besa e idealit, lutjen me përuljen para Zotit e merr vesh secili që i falet për vendin e vetë, për varrin që bëhet shtëpi e përbashkët e atyre që vriten nga dora e të pafeve, atyre që Zotin e kanë vrasës dhe moral e kanë urrejtjen.

Gjenerali nuk është i “ushtrisë së vdekur” si në romanin e njohur, edhe pse është i huaj. Dhe - në mos asgjë tjetër, ai më kupton mirë kur flasë për varret pa emra me eshtrat që nuk vijnë kurrë në atdheun tim. Mbase ne artin tonë triumfalist i sjellim gjeneralët që t’i kërkojnë eshtrat e ushtarëve të huaj që u vranë në atdheun tim, por metafora do duhej përmbysur, ku janë “gjeneralët” që shkruajnë histori, ku janë të dalin e t’i gjejnë eshtrat e këtyre që edhe sot nuk na i kthejnë të vdekur. Nuk më duket, por është e vërtetë se Meja i ka dritaret sy të nënave që presin t’u kthehen të bijtë e bijat, t’i shohin të vdekurit si kthehen këmbë për ta pajtuar dhembjen që nuk pushon nëpër kohëra historie.



(Vota: 20 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora