E diele, 28.04.2024, 05:59 AM (GMT+1)

Mendime

Kalosh Çeliku:Delezezat e nënkryeme kakademike

E merkure, 23.11.2011, 08:59 PM


DELEZEZAT E NËNKRYEME

           KAKADEMIKE

(Shkas: Dita e Alfabetit Shqip, në Manastir)

 

Nga: KALOSH ÇELIKU

 

       Rroftë Kongresi i Manstirit, që falë 103 vjetorit na i nxorri në sipërfaqe Delezezat e nënkryeme kakademike! Jo, se këto Delezeza të nënkryeme kakademike nuk i kemi ditur, por jo si sot kaq të pispilosura si nuse me duvak në një Ditë festive kombëtare. Turr Delezezat e nënkryeme kakademike me të katra te kryetari i Shtetit. Burri i Shtetit multietnik, që e harroi shënimin e Kongresit të Manastirit, Alfabetin e shqiptarëve. Patriotët tjerë të vonuar nga Shqipëria e Kosova, edhe ata turren  te Instituti i Trashigimisë Kulturore të Shqiptarëve në Shkup duke u fotografuar para kamerave televizive dhe bërë vetëm zhurmë propagandistike informative. Pavetëdije, e ngatërrojnë Manastirin me Shkupin. Vendi i manifestimit, kur dihet se është Manastiri. Punë tjetër është ajo se si ndodhi një gjë e tillë festive, kur ndërtojmë një shtet të përbashkët multietnik dhe duam të shkojmë në Evropë. Faji, përsëri u mbetet partive politike shqiptare në Qeveri. Kakademikëve dhe “patriotëve” të tyre kuqezi që i kanë dalldisur në grazhd me taxhi si këshilltarë e aktivistë politik.

       Megjithatë, kakademikët janë kakademikë: kokën e kanë në parti, ndërsa bythën në Qeveri. Ditën, vërtetë me një sy hapur flejnë si lepuri, po natën nuk i merr gjumi. Përpiqen në Ditën e sotshme të lajnë mut me shurrë. Kakademikët e Letërsisë maqedonase, Enciklopedisë maqedonase, plan-programeve shkollore… Dumdumët, që ende e hudhin gurin e përpiqen ta fshehin dorën. Që, më lehtë e kanë të arrinë te kryetari i Shtetit se sa te Qyteti i Alfabetit Shqip, në Manastir. Ose, te partitë politike shqiptare, ku e kanë futur kokën si krajtat në grazhd. Edhe një herë pyes botërisht, ku jetojnë këta kakademikë: në Maqedoni, apo në hënë?! Sotpërsot, edhe pyes ku e kanë bythën e ku kokën?! Mjeranët, që ende mendojnë se populli shqiptar ha kashtë. E ata do të trashin bythët me djersën e popullit shqiptar që ende kullon gjak. Fotografohen para kamerave televizive me deklarata teknefese në emër të tij si “patriotë” shqiptar kuqezi.

       Prandaj, jo rastësisht ky popull heroik i  ka pagëzuar si Delezeza të nënkryeme kakademike. Edhe një herë e pyes veten, edhe juve si shqiptarë: çka na duhen në Ditën e sotshme festive këto Delezeza të nënkryeme kakademike?! Popullit shqiptar jo se jo, po u duhen “vëllezërve” të Njerkës. Nëna ime, ndjesë pastë: Delezezat e nënkryeme i shiste në pazar për pak pare, ose i therte për mish t’ua hudhë qenëve në rrugë.

      Dhe, në fund: i pyes këta kakademikë shqiptar, në emër të cilit popull, partive politike shqiptare kanë pasur takim te kryetari i Shtetit?! Vendin, kur dihet se e kanë pasur te Shtëpia e Alfabetit Shqip, në Manastir. Në emrin tim jo se jo! O, Imzot! Mos më shtini të bëj vtëvrasje për këta “patriotë” kuqezi në këtë moshë, në pleqëri!

       Publikisht e them: nuk i dua këta kakademikë! Populli shqiptar, nëse i do, ja ku i ka pa pare. I qofshin falë! Edhe, jua paftë hajrin!...



(Vota: 40 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora