E diele, 28.04.2024, 04:55 AM (GMT+1)

Mendime

Bekim Rexhepi: Edi Rama dhe Serbet e Veriut!

E diele, 20.11.2011, 08:59 PM


Edi Rama dhe Serbet e Veriut!

 

Dallimi fare i vogël, serbet e veriut e duan Kosovën serbe, përfundimisht serbe edhe pse i dinë rregullat ndërkombëtare të cilat e pamundësojnë këtë dëshirë serbe. Rama socialist e do Shqipërinë vetëm nën diktatin e tij, përfundimisht nënë diktaturë edhe pse rregullat demokratike tashme në Shqipëri ia pamundësojnë këtë dëshirë Ramës.

 

Nga Bekim Rexhepi

 

Dy ngjarje të kobshme po sfidojnë shqiptaret, në Kosovë padyshim se janë serbet e veriut, ata që po bllokojnë rrugët për të penguar zhvillimin e shtetit të Kosovës. Dhe Shqipëria ka Edi Ramën, atë që po bllokon integrimin e vendit në BE.

 

A s’ka ngjashmëri tendenca për të bllokuar shtetin? A s ‘janë këto sfida të rënda për shqiptarët? Padyshim se mund të ketë antishqiptar! Por, janë të identifikuar, janë serbet e Kosovës, kundër shtetit e pushtetit të Kosovës. Është identifikuar tashmë edhe Edi Rama, ky relikt i pa vlerë, që po sillet kundër shtetit e pushtetit në Shqipëri.

 

Ta nisim me serbet e veriut, si bllokues dhe antishtet të Kosovës. Serbet e Kosovës u relaksuan në Kosovë, pikërisht atëherë kur regjimi i Millosheviqit, mblodhi serb nga gjithë trevat e Kosovës, i nxiti ata kundër autonomisë dhe shqiptarëve autokton.

 

Millosheviqi ishte socialistë,nga rruga e deri te penxherja, serbëve u dha guximin e pashoq. Krejt kjo në Fushë Kosovë, aty secilin serb e trimëroi retorika nacionaliste, çehrja e çartur e liderit të tyre, që përfundimisht po shfaqej i tëri kundër Kosovës dhe shqiptarëve, i armatosi serbet dhe madje u ofroi benfite, madje nëse një serb vret një shqiptar dhe arrin të kamufloj fajin e tij dhe t’ia hedh kundër fajin shqiptarit, ai do të shpërblehet me tituj e pushtet.

 

Kështu e bënte Millosheviqi, ndërsa shqiptaret e heshtnin faktin, e toleronin këtë rrënim të autonomisë dhe të Krahinës sovrane. Dita ditës rripi i gjatë ngushtohej deri ne vrimën e fundit të konfliktit qe ishte lufta. Edhe Lufta erdhi, zgjati e iku. Millosheviqi për të bëmat e tij u dërgua në Hagë, atje vdiq, pa serbët e tij, pa socialistët e tij të përbetuar.

 

Pra, serbet dhe socialistët e tij në Kosovë, tani akoma sillen si Milloshi, kundër Kosovës, kundër shqiptarët. Veriu i Kosovës mbahet i bllokuar, nuk njihet sovraniteti i vendit, madje luftohet kundër tij, sepse kjo është rruga e Milloshit, të cilit i ishin përbetuar më herët.

 

Ta nisim me Edi Ramën si socialist, kundër pushtetit dhe Shqipërisë,nga kafenet e deri te bulevardi, i trimëroi me retorikë e tij, të gjithë protestuesit e mbledhur nga gjithë trevat e Shqipërisë, kundër shtetit dhe demokracisë në vend. U tha: hidhni gurë, shkarkoni mllefin tuaj ndaj këti shteti, merrni dhe futni në institucionin e pushtetit dhe mos harroni shpërblimi, benfiti i juaj i ardhshëm nga unë do të jetë marrja e pushtetit të ri në duart e juaja.

 

Retorika e Ramës i trimëroj anarkistët dhe socialistët të sulmojnë shtetin, institucionet e tij. Kështu bënë Rama, ndërsa pushteti demokratik e toleron faktin, e mënjanon konfliktin me qytetaret e tij, shmang viktimat e mundshme deri në dhunim të institucioneve të shtetit demokratik.

 

Rama i pakënaqur nga mossuksesi i grushtshtetit, orvatet serish kundër tij, duke përdorur bojkotin dhe bllokimin e çdo funksionimi normal të tij. Kjo është zgjedhja e Ramës, e socialistëve të tij, qe janë përbetuar goxha ngjashëm, si serbet e Kosovës dikur me Milloshin. Dallimi fare i vogël, serbet e veriut e duan Kosovën serbe, përfundimisht serbe edhe pse i dinë rregullat ndërkombëtare të cilat e pamundësojnë këtë dëshirë serbe. Rama socialist e do Shqipërinë vetëm nën diktatin e tij, përfundimisht nënë diktaturë edhe pse rregullat demokratike tashme në Shqipëri ia pamundësojnë këtë dëshirë Ramës.

Shqipëria dhe Kosova qartazi kanë elementët sensasivë të tyre, të përbetuar kundër pushtetit dhe shtetit . Shqipëria ballafaqohet me Edi Ramën bllokues dhe krejt anti-Shqipëri. Kosova ballafaqohet me serbet e veriut barrikadës dhe krejt anti-Kosovë.

 

29-10-2011



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora