E diele, 28.04.2024, 10:14 PM (GMT+1)

Mendime

Qerim Pllana: Kur s'mbrohen figurat emblemë - rrezikohet kauza kombëtare

E premte, 18.11.2011, 08:59 PM


Kur s'mbrohen figurat emblemë – rrezikohet kauza kombëtare

 

Largimin nga skena politike e Kosovës, të figurave emblemë-atike, z. Ramush e z. Fatmir më shokë e deshi faktori i huaj, për  aq sa thashetheme grupe interesi!

 

Shkruan: Qerim Pllana

 

Dy krisma në Paris të shkrepura nga patrioti Avni Rrustemi, më 13 qershor 1920, shënuan atentatin politik kundër tradhtisë kombëtare të Esat P. Toptani. Pastaj, e tërë mërgata, madje jo vetëm ajo, i tërë populli i Vlorës më rrethinë dhe i shumë krahinave shqiptare, u ngritën në këmbë për ta marrë në mbrojtje Avni Rrustemin. Gjykatës në Paris, brenda ditës së plotë i vinin qindra telegrame nga diaspora, Evropa, SHBA-të, atdheu nga vinin kundërshtarët politikë dhe ideologjik. Dorasi ishte një patriot i rrallë i ngjizur më atdhedashuri dhe bashkim kombëtar, respekt dhe fuqi për veprën e ndërmarrë. Ky shembull në historinë tonë më të re, është një kauzë më shumë, se si duhet mbrojtur figurat emblemë. Një ndër ta janë edhe z. F. Limaj, luftëtar i paepur i dëshmuar në Gjykatën e Hagës, duke dalë fytyrë-ndritur në luftë, paqe dhe në punë, bashkë më gjithë ata që dëshmuan në emër të UÇK-së. Limaj, u dëshmua në ministrinë më t`suksesshme në mandatin e tij ministror-qeveritar! Atëherë pse ky dhe persona tjerë emblemë-atikë, si Ramushi më shokë, ftohen në rigjykim, çka fshihet pas kësaj aventure cinizmi politik dhe armiqësor!

 

Fatmir Limaj, gëzon autoritet të rrallë si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Njeri, i cili mori në mbrojtje afro 90.000 banorë të Malishevës, Drenasit, Shalës, Grykës dhe viseve tjera të Kosovës me qendër në Kleçkë. Fatmiri fitoi zërin e nderit, respektit humanizmit dhe dashurisë ndaj popullit të leckosur, të ndjekur, uritur dhe të frikësuar nga krimi i mundshëm fashistë serbe. Ai me shokë veprën e tij e ngriti në piedestalin më human. Duke dhënë provimin jetësor në këtë Zonë Ushtarake dhe, duke u dëshmuar më guxim, trimëri dhe më vepër historike në UÇK! Unë bashkë me shumë të tjerë e dimë se çka do të thotë, t`i merresh në mbrojtje civilët e uritur, rraskapitur të ndjekur e të plagosur. Këtë e përjetuam në lagjen time, më qindra refugjatë të ndjekur nga Llapi, Rrafshi, Drenica, Gollaku, Mareci e shumë  anë të tjera anë mbanë Kosovës. I pamë masakrat në Prekaz, Izbicë, Studime, Mejë në të dy Krushatë. Vushtrri, Gollak, Gjakovë, Deçan, Reçak, Kaçanik dhe gjithandej Kosovës! Të parët duhet të ishin ata, të cilët këtyre burrave duhej shtrirë përkrahjen morale, njerëzore dhe humane, siç ua ofroj atyre Limaj më shokë në Kleçkë, Baicë, Shalë, Sankoc, Berishë dhe gjithë andej Grykës. Fatmiri duhet mbrojtur, jo nga një dy apo tre avokatë, por nga Shoqata e Avokatëve të Kosovës. Këtij njeriu duhet angazhuar mbrojtës ndërkombëtar, për t`i shpalosur dokumentet si fakte burimore të  gjitha seancave të mbajtura rreth ti, në GJND, nëse kjo është e lejueshme. Për vërtetësinë e pafajësisë së tij, për t`i hedhë poshtë dyshimet e pabaza, intriguese dhe cinike të prokurorëve të UNMIK-ut dhe të EULEX-it! Trupi i gjykatësve të GJND-së, s`ishin “barinj”, as të“dehur”! (Kërkoi ndjesë për epitetet e theksuara). Ata, komandantin emblemë-atik të UÇK-së, e studiuan, hulumtuan dhe e analizuan në çdo imtësi të sjelljes së tij, gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës. E një luftëtarë i rangut të z. Limaj dhe të tjerëve, s`u sollën ndryshe, pos sipas respektimit të rregullave të luftës. Siç i parashohin të gjitha konventat, marrëveshjet dhe të gjitha rregullat ndërkombëtare të saj. Më në fund kjo është në gjenet, besën dhe kanunet shqiptare, s`vriten fëmijët, pleqtë, gratë... Zaten shqiptarët kurrë nuk kanë bërë luftëra etnocidi, kurrë s`kanë sulmuar pos janë mbrojt më prej okupuesve më shekuj, herë nga lindja, perëndimi, veriu dhe jugu! Prologu s`kishte se si të përfundojë ndryshe, pos si epilog i pafajësisë, duke iu mundësuar kthimi në atdhe, gjirin familjar, në mesin e popullit dhe luftëtarëve, si hero i gjallë. Pala tjetër në luftë u soll në mënyrë kriminele, çnjerëzore mesjetare! Prandaj, përpjekja për barazim të viktimës me agresorin është cinizëm i llojit të vetë, jo sall të prokurorëve të yshtur të UNMIK-ut, EULEX-it dhe dëshmitarëve të mashtruar “X-Y”, dhe elemente reaksionare antishqiptare! Arrest shtëpiak për z. Limaj edhe për dy muaj!

 

Borxh moral ndaj  z. Limaj  kanë edhe ish-anëtarët e SHP të UÇK-së

 

Tani, pas gjithë asaj katrahure, vuajtjesh dhe malli për gjithçka, pas një pritje madhështore nga populli që i bëri këtij njeriu, atëherë dhe sot, për punën e ndershme e më ndërgjegje, po si edhe jetës në luftë. Papritmas del një prokuror cinik i një organizmi tjetër ndërkombëtar, por pa kompetenca dhe pa rëndësinë juridike të GJND-së, një prokuror i EULEX-it, më shpifje të jashtme dhe të brendshme, smirë, xhelozi, naivitet dhe papjekuria të personave luajalë ndaj UNMIK-ut, që hedhin “gurë e dru”, mbi njeriun e kombit dhe të atdheut! Kush fshihet prapa dhe kush janë ata, të cilët prapë kërkojnë koka shqiptarësh, si të shumë heronjve gjatë këtyre dy shekujve?! Nuk ka vend në botë pavarësisht sistemit kushtetues, i cili nuk i mbron njerëzit e kategorisë si z. F. Limaj! Këtu më, në këto rrethana tragjik-komike, s`ka drejtësi, pos politikë ndjekjeje shumë tendencioze, madje armiqësore. Z. Limaj, ka dal njëherë e më, i pastër si biluri nga një Institucion më i Lartë Gjyqësor Ndërkombëtar, GJND-ja! Njerëzit të cilët fshehën pas këtij skenari përpunues-spiunues, s`është çudi t`i kesh nëpër institucione shtetërore, qeveri, parti, etj. E them ketë më bindje të plotë se z. Fatmir Limaj, ftohet në Gjykatë me anë të yshtjeve, spiunimeve nga smirëzezë, të cilët luftën më të pistë e bëjnë për karrierë, pozita, për zënie postesh pa merita, më intriga, spekulime, gënjeshtra dhe tradhti! Ata kanë emër dhe mbiemër. Ata sot i ke aty ku hodhën gurë e dru kundër z. Limaj! Gjithë sesi, mos t`harrojnë se smira dhe lufta për karrierë të shfrenuar është jetëshkurtër! Ky njeri siç doli i pastër nga një Gjykatë me nam ndërkombëtar, do t`ia dal edhe me ketë të EULEX-it, i ndjekur nga një prokuror i dyshimtë dhe i yshtur, ngase vetëm ai e di, pse e kërkon kokën e Fatmirit në “bankë të zezë”!? Ai ka harruar kryesoren. Limaj ka dëshmitarë popullin, alibinë kryesore, mungesën e tij në periudhën, çka do që ka ndodhë në Kleçkë! E në Kleçkë ka ndodhë mbrojtja më dinjitet dhe guxim heroik e masës civile, grave, pleqve, fëmijëve të lënëve, të uriturve, nëpër dëborë dhe shi, për bukë pullaz mbi kokë, për një sy gjumë në rehati, në paqe dhe në liri..!

 

A s`kemi të drejtë morale të apelojmë në emër të drejtësisë, ligjeve të luftës, pastërtisë të saj, pse jo të z. Fatmir Limaj, z. Ramush Haradinaj, luftëtarëve të gjallë dhe të rënë. Të apelojmë për drejtësi, sinqeritet, mbrojtje njerëzore të luftëtarëve të lirisë, çlirimit dhe zhvillimit të atdheut. A s`kemi të drejtë të apelojmë dhe të kërkojmë mbrojtje njerëzore, humane dhe ligjore për këta burra të kombit shqiptarë! Kur themi; Rroftë Lufta Çlirimtare e Kosovës, rroftë UÇK-ja, gjithë luftëtarët e kësaj lufte, dëshmorë, martirë dhe heronj të kombit, paçin qetësinë dhe përjetësinë, a s`është mbrojtje e kauzës së shenjtë kombëtare!? Rroftë më gjithë pastërtinë, idealin, guximin dhe trimërinë edhe personazhi kryesor i këtij apeli brengosësh. Janë bijtë tanë të sakrificës, idealit për kauzën e kombit dhe të atdheut, të cilët akoma sakrifikohen. Edhe kur për ta s`ka fije dyshimi, fajësie apo mbështetje për kur far akuzash rigjykimi të serishëm! S`bartin pikë fajësie, as për dëshmitarët “X-Y”, të yshtur e t`mashtruar nga prokurorë të UNMIK-ut dhe të EULEX-it! Kurse “vrasja apo vetëvrasja” e dëshmitarit të fundit, fare lehtë mund të jetë viktimë e “bidonit, të cilit është dashur për t`ia vënë edhe vegën”, së bashku më shtetin fqinjë, i cili akuzon, vepron dhe s`ndalët, përderisa të bëhet shteti i vërtetë Shqipëri! Vallë, s`do t`i merrnim në mbrojtje Luftën e Prekazit, Familjen e Shenjt, heronjtë, Adem e Hamëz Jashari, z. Demaçi,  Gllogjanin, Reçakun, qindra beteja e masakra etnocidi dhe gjenocidi nëpër kohë dhe historinë 100 e sa vjeçare?! Prandaj, mbrojtja morale e personave emblemë-atikë, sidomos të Luftës Çlirimtare të Kosovës, është mbrojtje e kauzës mbarëkombëtare atdhetare. Mbrojtje e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve. Si z. F. Limaj, ndaj të cilit, faj bartin edhe ata që hodhën “gurë e dru mbi te”! Borxh moral për ta marr në mbrojtje këtë njeri, e kanë edhe njerëzit e ish-Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qoftë si dëshmitarë apo formave tjera të përkrahjes, dëshmive dhe fakteve të pafajësisë në vendndodhje, Kleçkën e humanizmit, emblemës dhe historisë më të re! Fatmiri duhej mbrojtur e kursyer edhe për çështje familjare. Për kohë të shkurtër ai mbet pa dy prindërit dhe pa bashkëshorten, nënë e fëmijëve tashmë jetimë! Më mbrojtjen e figurave emblemë-mbrohet kauza e devotshmërisë mbarëkombëtare. Ndjenja dhe besnikëria e pastër ndaj kombit, figurave të flijuara dhe të gjalla. Ata, veprën e tyre e shprehin më punë, devocion e besnikëri për atdhe e për komb. Ata, janë e kundërta e dezertimit, tradhtisë, ikjes nga sfida! Kjo është vepra dhe virtyti i pastër i tyre dhe në Hagë. Largimin nga skena politike të Kosovës, të z. Ramush dhe z. Fatmir me shokë, e deshën faktorë të jashtëm, po aq sa më thashetheme të vendorëve! Kjo s`është e përjetshme, sepse ata janë të kombit, u takojnë figurave emblemë-atike, kauzës mbarëkombëtare, janë të padënueshëm  dhe t`pavdekshëm !



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Minella Aleksi: Spartak Ngjela - Çfarë e bën Shqipërinë “Inkubator Diktatorësh” Kastriot Myftaraj: Lexuesit e librit të Fevziut, “Enver Hoxha” e blejnë injorancën me para (1) Paskal Milo: Historia bëhet vetëm njëherë, por rishkruhet disa herë Pirro Prifti: Vip-at duke ndjekur trendin e historianit njëlloj si shkruesi Vanjek i Shvejkut Besnik Sinani: Mbi Radikalizmin islamik në Kosovë dhe Maqedoni At Vitor Demaj: Arben Puto, historinë e Fishtës nuk e shkruajnë kuqaloshët Faik Krasniqi: Mafia politike! Ismet Uka: 17 nëntori i vitit 1988 një kujtesë e paharrueshme qe Kosovës ja vuri themelet e pavarësisë! Fahri Xharra: Si u bë Malësia, Mali i Zi? Shpat Bregu: Rreth debatin Qose-Kadare Arben Llalla: Përse Kryeministri i Shqipërisë injoroi figurat kombëtare në Tetovë? Aurel Dasareti: Motivohu nga dashuria për jetën dhe lirinë Adriatik Sefa: Fara e mbjellur nga Rilindasit çel lule të freskëta edhe në Amerikë Ramiz Dërmaku: Kosova sot ka nevojë për Bashkim Kombëtar Fahri Xharra: Si po na e shkatërrojnë personalitetin? Isa Mulaj: Çka po ndodh në burgun famëkeq të Prizrenit dhe Pejës? Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XX) Kastriot Myftaraj: Kapuçonët e zinj të gjykatës në shërbim të deputetes-aktore Burgulku Ramiz Dërmaku: Ju jeni patriotët më të denjë të rilindjes sonë bashkëkohore Kolec Traboini: Ikën qoftexhijt e Beogradit - media shqiptare e zgërlaqun

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora