E shtune, 09.11.2024, 05:04 AM (GMT)

Mendime

Aurel Dasareti: Motivohu nga dashuria për jetën dhe lirinë

E hene, 14.11.2011, 07:59 PM


MOTIVOHU NGA DASHURIA PËR JETËN DHE LIRINË!

 

Njeriu politik është përgjegjës i aksioneve dhe opinioneve të tij. Akt dhe ide, në politikë bashkohen dashuria për pushtetin dhe joshja për teorinë, aspirata për drejtësi dhe lakmia, nostalgjia për bashkim vëllazëror dhe pasionet e inkuizitorit. Breznitë përkeqësohen gjithnjë e më tepër. Do të vijë një kohë kur do të jenë në mënyrë të atillë sa të adhurojnë fuqinë (dhunën). Fuqia do të jetë e njëvlershme me të drejtën për ta, dhe do të zhduket nderimi për vullnetin e mirë.

 

Nga Aurel Dasareti (specialist i shkencave psikologjike)

 

Fatkeqësia e popullit tonë nuk zbutet sepse politikanët i kemi adhurues të destruksionit, nuk luftojnë që vendi të jetë i lumtur, por që ta shtrëngojnë të pranojë fatin e tij. Truri i tyre logjikon kështu: - Kam ndjerë gjithnjë një kënaqësi të veçantë në shkatërrimin, për këtë arsye, me anë të mundimit të përditshëm, provoj një kënaqësi përmbushësh, kur shoh se si është rrëgjuar bagazhi i ideve dhe i vlerave, se si arsenali i idealizmit është bërë pluhur, derisa nuk ka mbetur prej tyre veçse një pirg i vogël mishi me nerva zbuluar; nerva që, ashtu siç tendoset teli, e kanë bërë dyfish drithëruese secilën melodi në ajrin e rralluar të izolimit. E pyeta shqiptarin e mërzitur: "A ke dëshirë të vdesësh?" – u përgjigj: "Po, përse jo?". Por u përgjigj po edhe kur u pyet nëse dëshironte të jetonte. Donte të kompensonte mërzinë në mënyra të ndryshme, duke ndjekur rospitë, dhe kjo i bënte të mundur të vazhdonte të ndrydhte mërzinë, dhe punët mund të ecnin përpara kështu, derisa funksiononte kompensimi. Por kompensimi nuk e ndryshon faktin se, në një nivel më të thellë të realitetit të brendshëm, mërzia nuk është hequr dhe as lehtësuar.

Mesa duket, si kompensim i mërzisë, konsumi i ofruar nga kanalet normale të kulturës sonë nuk përmbush si duhet funksionin e tij; për këtë kërkohen instrumente të tjerë. Alkooli është një prej rrugëdaljeve së cilës i drejtohet njeriu për të ndihmuar veten që të harroj mërzinë. Një mjet më drastik për të ngushëlluar mërzinë është përdorimi i psikodrogave, i përhapur mes të rinjve, veçanërisht mes personash të paintegruar shoqërisht, të privuar prej një punë tërheqëse. Konsumatorë të shumtë të drogës, mbi të gjitha të rinjtë që ndjejnë nevojën e sinqertë për një përvojë ekzistenciale më të thellë dhe të çiltër, - në të vërtetë, shumë prej tyre dallohen pikërisht për afirmimin e tyre të jetës, për ndershmëri, shpirt aventure, pavarësi – mbështesin se droga "i sjellë në qejf", zgjeron horizontin e tyre të përvojës. Nuk e kundërshtoj këtë pohim. Por përdorimi i drogës nuk ndryshon karakterin, dhe prandaj nuk asgjëson rrënjët e përhershme të mërzisë. Nuk i jep shtysë një shkalle më të lartë zhvillimi që mund të arrihet vetëm me një punë të brendshme durimtare, me një përpjekje të fuqishme, një kuptim më të lartë, duke u edukuar me përqendrimin dhe disiplinën. Drogat nuk shërbejnë për një "dritësim të menjëhershëm".

Në të kaluarën, politika konsiderohej si një manifestim i forcave që lëvizin shoqëritë, qofshin këto pasionet e interesat njerëzore apo fuqitë mbinjerëzore. Jashtë ambientit politik, të rezervuar për pakicën (mbretër dhe shefa), shtrihej sundimi i paanë publik i fesë me festat, ceremonitë dhe ritualet e saj. Modernizimi i përmbys termat: politika kthehet në dominim të të gjithëve dhe feja në çështje private. Njeriu politik është përgjegjës i aksioneve dhe opinioneve të tij. Akt dhe ide, në politikë bashkohen dashuria për pushtetin dhe joshja për teorinë, aspirata për drejtësi dhe lakmia, nostalgjia për bashkim vëllazëror dhe pasionet e inkuizitorit. Breznitë përkeqësohen gjithnjë e më tepër. Do të vijë një kohë kur do të jenë në mënyrë të atillë sa të adhurojnë fuqinë (dhunën). Fuqia do të jetë e njëvlershme me të drejtën për ta, dhe do të zhduket nderimi për vullnetin e mirë. Më në fund, kur njeriu nuk do të jetë më i aftë të indinjohet për padrejtësinë, apo të turpërohet prej pranisë së shpirtngushtësisë, natyra do t`i shkatërrojë. E pra, deri atëherë, do të ketë një shpresë, vetëm nëse njerëzia e zakonshme do të ngrihet dhe do të përmbysë tiranët që e kanë vënë nën zgjedhë.

Cila teori mund të rezultonte më joshëse për një njerëzim të trembur, që ndjehet i pafuqishëm për të ndryshuar rrugën që çon drejt rrënimit?

Më tepër se politikanët shqipfolës antikombëtarë, më tepër se çdo shkencëtar tjetër, ai që studion njeriun – psikologu – është i ndikuar nga mjedisi i shoqërisë së tij. Jo vetëm pse mënyra e tij e të menduarit, interesat e tij, pyetjet që shtrohen, janë veçanërisht të përcaktuara nga ana shoqërore, ashtu si në shkencat natyrore, por sepse në rastin e tij është i përcaktuar shoqërisht vetë argumenti i kërkimit të tij: njeriu. Kur një psikolog flet për njeriun, modeli i tij është ngritur nga njerëzit që e rrethojnë, dhe mbi të gjitha nga vetvetja. Në shoqërinë industriale bashkëkohore njerëzit janë të udhëhequr me tru, janë pak të ndjeshëm, dhe i vlerësojnë emocionet si një tepri e pavlerë – ato të psikologëve ashtu si dhe ato të subjekteve eksperimentalë. Qëndrimet e tyre ngrihen pra mbi paragjykime dogmatike, hulumtuesve u kërkohet thjeshtë të sistemojnë të dhënat sipas këtij apo atij tjetrit shpjegim. Shfrytëzoje kohën,/ Nxito/ Zgjedhja është e jotja,/ Mos u vono!

SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!

 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora