Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Si po na e shkatërrojnë personalitetin?
E diele, 13.11.2011, 08:02 PM
Si po na e shkatërrojnë personalitetin?
“Një zinxhir është aq i fortë sa hallka e tij më e dobët”
Nga Fahri Xharra
Ideja e personalitetit është shumë e ndërthurur, është e përcjellur nga idetë e shekullit që ajo po kalon ku ende sot është vështirë të gjendet një koncept i përafërt i shkollave dhe qëndrimeve të ndryshme . Njësia e personalitetit vjen nga mundësia e organizimit të vetëdijës si barazpeshë e tij . Etimologjia e emrit na mundëson që të kuptojmë domëthënjën : Personna , term latin i rrjedhur nga gjuha etruske që do të thotë : maska e teatrit antik grek që ishte ndërfëtyra ndërmes aktorit , rolit të tij dhe publikut . Sot ideja e përgjithshme që rrjedh nga vizionet e ndryshme të personalitetit është që ai është bashkësia e sjelljeve që e ndërtojnë një person dhe duke pasur parasysh përhershmërinë dhe vazhdimsinë e mënyrave të veprimit dhe reagimit , origjinalitetit dhe specificitetit dhe mënyra e saj për të qenë . Si po e ndertojmë personalitetin tonë? Çka përgjigjemi në pyetjen se kush jemi?
“Në shikim të parë parafytyra (imazhi)për vetveten nuk është një shprehje e thjeshtë: ajo krijohet duke kaluar nëpër përvojat tona, sukseset dhe dështimet tona, gjykimi i të tjerëve për veprimin dhe sjelljen tonë; në këtë mënyrë çdonjëri i fut në mbamendje një mori informatash për vetveten” (P.Warr,1987; Puna. Papunësia dhe shëndeti mendor. Claredon Press, Oxford).
Ndërtimi i personalitetit duke u identifikuar nëpërmjet rrethit dhe reagimeve të mjedisit; ndryshimi i parafytyrës (i imazhit) duke iu falënderuar roleve të cilat i ofrojnë shkollat, aktivitetet familjare dhe argëtimi; mandej gjatë rritjes në moshën e pjekurisë për të dalluar vetveten me një personalitet më original dhe më të thellë. Me rritje dhe pjekje zhvillohen aftësitë e zhvillimit duke u bazuar në atë se çka jemi të aftë të bëjmë e ndërkohë të krahasohemi me të tjerët dhe të çmojmë aftësitë e mundësitë tona për të gjykuar për vetveten.
Si ndikojnë në personalitetin tonë: pamundësitë për punësim, rritja e çmimeve, zvogëlimi apo mospasja e të ardhurave, pasiguria në ushqim, frika për të nesërmen, pasiguria në ballafaqim me jetën. Kush është shkaktarë i personalitetit tonë të ndrydhur? : Çka është : dëshira për t’u futur në vetvete, ikja nga takimi me të tjerët, humbja e shpresave për një shkollë të mirë, për një martesë të lumtur ose për një jetë si i ka hije. (Lombardo Foschi: The European origins of Personality ,2002)
Kush jam unë? Çka mësova? Çka po mësoj? Të rinjtë tanë që rrinë me një kafe para vetes e i humbin orët e mësimit në kafeteri,çfare është personaliteti i tyre?
. Çdo dalje prej shtëpisë e mbyt personalitetin tonë edhe ashtu të shprishur .Ballafaqimet (sfidimet) janë teste të ndryshme natyrore që e vënë në sprovë personalitetin tonë. Sa jemi të aftë me atë që po mësojmë, me atë që po shohim e lexojmë të ballafaqohemi me ardhmërinë tonë. Në rastet e pasigurisë njeriu kërkon mbështetje, në raste të kërcënimit njeriu lyp shpëtim. Sa është e aftë e çka po bën shoqëria jonë në mirëmbajtjen e personaltetit tonë.? Si ta pengojmë personalitetin tonë që të mos na stërkeqet. Kush është i plotfuqishëm në këtë rast? Arsyetimet se jetojmë në kohën e ekonomisë së tregut, nuk do të thotë të kemi shkollën pa disiplinë, qytetarin e papërgjegjshëm dhe pushtetarin e korruptuar.
Studimi i personalitetit është një degë që zhvillohet vazhdimisht dhe shumë me përparësi në ditët e sotit ; Po si ndryshon personaliteti ne boten e mospunës? Si ndihemi dhe si bëhemi kur jemi të aftë për punë e nuk kemi ku të punojmë?
Po si ndryshon personaliteti ne botën e mosmësimit? Po si ndihemi kur në shkollë shkojmë e mësojmë shumëpa apo hiq?
Njohja aktuale e personalitetit – (Raymon Catell ,Personality,) duhet të jep përgjegje të shumta si : për cilat vendime është e dobishme të njihet përsonalitetit në jetën e punës ? Në cilat përmasa , personaliteti është stabil gjatë jetës ? A ka personalitete “të forta” dhe “të dobëta” ? Cili është roli i trashigimisë në personalitetin tonë ? Sa janë të nevojshme nevojat personale?
C.G Jung në librin “ Dialektika e ime dhe te pa vetëdijshmit.” thot:” Personaliteti nuk është vetëm ndikimi që ushtrohet nga një individ e i cili të le të kupton për një personalitet shumë të fortë. Personaliteti është ndërtimi kompleks , i vetëm i shkakut në përbërësit e tij të ndryshëm . Personaliteti nuk është ndonjë ideal që individi i jep vehtës këtë apo atë imazh që do të thotë që kërkojmë të kultivojmë personalitetin. “Personaliteti është një strukturë shumë komplekse . Për të thjeshtësuar e kuptuar ,ajo është si një kokë qepe që është e përbërë nga shumë shtresa njëra pas tjetrës . Shtresa e parë është ajo e Unit social . Identiteti personal nuk është dhënë si një e bëme,si një etiketë,të cilën duhet vetëm ta lexosh. Ajo e ka një dinamikë. Ajo merr pjesë në vetdijen tonë personale..
Jeta është një evolucion shpirtror konstant e e cila na sjell një pjekuri. Vetëdija mund të rritet dhe të zgjerohet dhe duhet lënë unin e vjetër.. Koha prodhon ndryshime në menyrë të vazhduehme. Sajimin e Personalitetit e bëjmë për të njohur të ardhmen tonë,që ndryshon në në funkcion të pasurive që i kemi në vetvehte.
Formimi i personalitetit tonë do të thotë ta njohim dhe dominojmë të ardhshmen tonë. (Hansen Michel,Psikologjia e personalitetit ,). Ne kërkojmë ta sajojmë atë me qëllim të përmirësimit të tij. Ne i njohim pikat tona të forta,pikat tona të dobta, ne jemi ata që jemi në vetdijen tonë e ne përpiqemi që ta formojmë personalitetin tonë.
Identiteti i “UNË”-it ,strukturohet në marrëdhënjë të vet trupit. Në pyetjen se” kush jam unë?”. . Uni ,në të vërtetë është një Ego Cogito ( unë mendoj se unë jam) është i prodhuar nga të menduarit. (Descart ,Matematikan Francez)
Ne mundohemi që së pari te japim një shenjë që na dërgon drejt trupit . Ne themi “unë” duke shenjuar dhe treguar nga trupi i ynë. Identifikimi i parë i vetdijes është në vet trupin si një fytyrë e vehtes. Trupi është ai që paraqitet,i cili shihet nga të tjerët. Për t`u treguar,,për t`u parë dhe njohur nga dikush..
Por ,për më tutje në jetë a mjafton vetëm kjo? Si duket tani për tani duhet të kënaqemi vetëm me at që egzistojmë.
A hiq më tepër a?