E hene, 14.10.2024, 04:17 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Një lajm që e tronditi botën

E premte, 18.11.2011, 09:03 PM


Një lajm që e tronditi botën

 

Nga Fahri Xharra

 

Një lajm qe e tronditi botën : “Një person, i akuzuar se ka vrarë tri vajzat e tij për nderë ,në Kanada, tha se do e bënte sërish një gjë të tillë sikur ato të ktheheshin në jetë 100 herë. Muhamed Shafia, 58 vjeç, mallkoi vajzat e tij, Zainab, 19 vjeç, Sahar, 17 vjeç dhe Geti, 13, duke thënë gjatë një bisede me policinë se ato ishin prostituta. Ai është në gjyq për vrasjen e tyre“. E tmerrëshme sa s`ka ku shkon më tepër.

Me një herë shtrohet pyetja ,pse këto raste po ndodhin nga muslimanet  ,në Perëndim?

Athua , kësi  lloj “prostitucioni “ nuk paska në vendin e tyre të lindjes? Apo mos është në pyetje diçka tjetër ? Athua ndodhin ,por heshten?   Vajzat  e përmendura më lartë,pa pargjykimin tim,por me siguri , i kanë gjetur dashuritë  e tyre ,janë dale pak më haptas ,dhe ato e gjejnë denimin nga prindëri.  Dhe ai  më vonë e thot vet: “se ishte e vështirë t’i shihje vajzat me të dashurit e tyre.”

 Në të gjitha vendet muslimane ,katolike apo të të cilës fe qofshin  të rinjtë dashurohen .Por ndryshimi është se mëshefja e së vërtetës në vendet muslimane është  e imponuar nga rrethi.Edhe ato femra,të mbeshtjellra me Burka  , e bëjnë. Bëjnë bile më shumë  apo një lloj si ato të shpluarat.

Por velloja e iu mëshef “veprën”. Në kohën kur qendroja në një vend arab, lexoja  për tmerrin e të rejave të atij vendi ,përqindje e lartë e tyre kryenin marrëdhënje anale ,vetem e vetem që te burri të shkojnë si “ virgjëresha” . A nuk është ky një mashtrim?

A nuk është ky një imponim për ndërrimin e personalitetit të femrës? Ku mbetet” UNI “

i femrës e cila duhet të bëjë  vetëm atë që ia diktojnë , që ia diktojnë ata    vetë janë shkatërruesit e “Unit “ të femrës e me këte edhe të shoqërisë.  Në Egjipt ,me mijëra femra  në vit,te mbeshtjellura, kërkojnë ndihmë mjeksore nga pickimet tinzake në trupin e tyre që iu bëhën në vendet publike,shitore,autobus etj. ...

 

Por duhet menduar edhe për një gjë tjetër  që poligamisti i përmendur ndoshta nuk e kishte bër atë  krim sikur mos t` ishin shtytjet e rrethit të cilit ai i ka takuar.???

 

E kisha  fatin , që gjat qëndrimit në Marok, kur i tërë  kombi  marokan ,ndoshta për të parën herë u ballafaqua me një skandal i cili e rritëte pikëpyetjen  se sa i madh është kompeksiteti shoqëror. Në Marsin e 1993 –tës u shokuam kur sipas lajmeve të Reuteri-t,

një oficir i lartë ,u burgos  pasiqë kishte pasur marredhënje të dhunëshme seksuale me mbi 1600 femra ,për gjatë tri vjetëve të kaluara. Haxh Mohamed Mustafa Tabet ,54, shef i lartë i policisë në Casablanca ishte akuzuar për  dhunim,keqtrajtim të vajzave virgjine ,agresivitet dhe orgji seksuale .Gazetat opozitare shkruanin se ai vepronte nën imunitetin e autoriteteve që e dinin se çka ai bënte. Gjenerali Tabet ishte baba i 5 fëmijve dhe burrë zyrtar i dy grave. I përmenduri u denua dhe u egzekutua.

 

 Prokurorët , i treguan  gjykatës të 118 video kasetat të Tabetit dhe miqëve të tij,duke

pasur marrëdhënje me 518 gra dhe vajza gjat asaj kohe. Të gjitha orgjitë Tabeti i regjistronte me kamera të mëshefura. Oficeri i tij më i lartë i tij Muahamed Uashi u denua me burgim të përjetshem ,për shkak të shlyerjes së një mori  faktesh për Tabetin.

 

Deri sa gjatë gjykimit ai thoshte se kishte të bënte me prostituta të cilat e donin vetë një punë të tillë  e që kishte pasur marredhënje me mbi 1600 femra në mënyrë normale, paditësit e tregonin të vërteten se çka mbanin të 118 video kasetat; skena dhune e përdhunimi me forcë të femrave të moshave të ndryshme ,të shtresave të ndryshme.

 Më kujtohet që “afera Tabet” ishte skandali më i madh i atyre viteve në shoqërinë shumë patriarkale marokane. Në atë kohë por edhe tani shoqëria marokane nuk e ka mberri  “ oligarkinë demokratike” si në botën tjetër perendimore. Femrat ende nuk janë të lira të jenë vetëm gjithkund në publik.Një femër që shihet  duke ecur natën vetëm ,”ngarkohet” me shpifje se është prostitutë. Një grua duke shetitur me një burrë natën ,nëse ndalen nga policia ,duhet të dokumentojnë martesën e tyre,nëse jo atëherë burgosen dhe shkohet aq largë sa të iu imponohet martesa ,sepsa  e kanë kryer një veprim jo moral. Por një gjë   ,lidhur me këtë fakt të martesave “policore”;këto janë të mbështetura nga Shteti patriarkal ,si dhe feja e që të dyja e prodhojnë mjerimin shoqëror,që forca shtetërore të përdoret si arbitër i  “moralit publik”. Por kur forca politike dhe ajo fetare dhe autoriteti i tyre keqpërdoret atëherë e sjellë rastin e “Aferës Tabet”

 

 Mëndjet e njerëzve ishin aso kohe të trazuara  ,sepse oficeri i lartë Tabit ,ishte edhe Haxhi , . i shkuar në Mekë   duke e rrespektuar njërin nga obligimet më madhore të një muslimani të devotshëm. Ku qendronin  devotshmëria e tij fetare dhe vlera autoritative e tij si njeri i shtetit?

Si ,të beson një qytetar i thjeshtë në vlerat reale të asaj që i thuhet e i përseritet vazhdimisht ?

 Pyetja që na rëndonte më tepër ishte (se edhe unë isha qytetar legjitim i Marokut). nëse Tabeti , që i bënte ato krime e që vet ishte u thirrur për t`i luftuar,edhe sa  Haxhi Tabeta janë në pushtet të popullit?  Të besosh më tepër në” ilmin” apo në pozitën e tij?

 

Pse ky konceptim i gabuar për femrën ,se ajo është vetëm një lodër e kënaqësisë?



(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora