E enjte, 03.10.2024, 11:02 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Dyfytyrësia turke për të kaluarën e saj otomane

E hene, 05.09.2011, 07:05 PM


Dyfytyrësia turke për të kaluarën e saj otomane

 

N?l? turb?re circul?s me?s!”

Arkimedi

 

Nga Fahri Xharra

 

Në vitet 1890 Armenasit e rinjë të edukuar në universitetet e Europës bënin presion në Imperatorinë Otomane duke thirrur për ndryshime kushtetuese, të drejtën e votës dhe fundin e praktikës diskriminuese të tatimit të popullatës së krishterë. Në mes të viteve 1894-1896 mbi 100.000 fshatarë Armenas u zhdukën  prej regjimenteve speciale të sulltanit. Por, përfundimisht shpresat e Armenasve të shkolluar u rrënuan edhe më tepër kur në pushtet arritën më 1913 , Turqit e Rinjë. Treshja Mehmet Talaat, Ismail Enver  dhe Ahmet Xhemal e forcuan pushtetin e ri me planet e tyre për ardhmërinë e Turqisë: “ Turqia vetëm e Turqëve “. Ata donin të bashkonin të tërë popullin turk në një perandori të përjetshme të quajtur ”Turan“, me një gjuhë dhe një fe. Gjatë këtij “Turanismi“ u bë ngritja dramatike e tundjes fundamentaliste Islamike në krejt Turqinë. Ekstremistët Islamik, në tokat armene, vetëm me një rast në vitin 1909 i zhdukën mbi 200 fshatra dhe i masakruan mbi 30.000 njerëz.

Armenasit ishin më mirë të edukuar dhe shkolluar, në krahasim me liderët osman që i jepnin pak rëndësi kësaj por duke e forcuar nëpërmjet udhëheqësve despotik dhe autokratik bindjen e verbër dhe besimin e pakufizuar ndaj tyre.

  Vendimi për zhbërjen në përgjithësi të popullatës armenase erdhi nga Treshja në fuqi. Ambasadori amerikan në Turqi Henry Margenthau raportonte: “Urdhërat janë për vdekjen e garantuar të të tërë racës“. Këtë e vërtetonte edhe teksti i një telegrami të Turqve të Rinjë dërguar prefekturës së Alepit.. “Shteti ka vendosur shkatërrimin e të gjithë Armenasve që banojnë në Turqi. Duhet të përfundohet me ta pa marrë parasysh moshën e as gjininë.“ ...U kryen masakrat, u krye Gjenocidi. Viti 1915 i mori me vehte 1.5 milion Armenas. Ishte ky gjenocid?  Por, nocioni Gjenocid u hodh dhe ende hidhet poshtë nga Turqia. Pranimi i tij nuk u bë kurrë. Shefi i qeverisë së sotme në një konferencë shtypi thoshte që është “ëndërr“, që Turqia të pranojë gjenocidin mbi armenët.

   Nga qeveritarët Turk dhe historianët e tyre, të gjitha krimet mbi armenët i lihen një perandorie të perenduar Otomane që nuk ka lidhje me Turqinë e sotit. Mohimi i së vërtetës me anë të “çështjes otomane“ dhe e “vërteta e luftës civile“ në mes qytetarëve turq dhe atyre armenas i  sjell në  asnjënjësim (neutralitet) krimet e kryera.

 

Si qëndron puna ndaj nesh?

 

Qëndrimi ndaj nesh është krejtësisht tjetër . Këtu kërkohet vazhdimësia e ” vëllazërimit“ 5 shekullorë . Tek ne kërkohen themelet e Turqisë së sotit. Shteti turk si “vazhdimësi e vllazërisë otomane”  (?!) i mohon meritat e saja në katandisjen, zhbërjen dhe zvoglimin e popullatës dhe tokava shqiptare. Veprim i dyfisht i diplomacisë turke ndaj nesh në krahasim me atë ndaj Armenisë. Në librin “ Thellësi stratëgjike “shkruhet“ Kriza Ballkanike, ajo Kosovare dhe Boshnjake pothuajse u shëndrua në  një operacion likuidimi të identitetin osman. (Kriza?, Identiteti islam dhe osman?) . Kurse publicisti dhe historiani francez Thomas Therrier shkruan se ka qenë fat dhe mençuri e shqiptarëve që nuk kanë marrë pjesë në luftën e Bosnjës . 

  Nëse “çdo xhami në ballkan, çdo institucion islam, çdo element tradicional janë një gur themeli i ndikueshmërisë së Turqisë në këtë zonë dhe kështu është e pashmangshme mbrojtja e gjallë e kulturës otamane - islame (Po Aty). Në revisten Turkish Review qeveritarët turq deklarojnë: ”Në një mjedis krize dhe kaosi (mendohet në Kosovë dhe Shqipëri) nevojitet një elitë e re, dhe Turqia i ka kapacitetet e saja dhe afron forcë të pa shoqe që t’i mbushë nevojat e atij vendi. Pra Turqia duhet t’i rizbulojë rrënjët e veta“. “Turqia është parajsë dhe vend-shtëpi e sigurt për shqipëtarët dhe ...”

   Thelbi i dyftyrësisë së politikës turke ndaj të kaluarës së saj otomane është ky, ”Koha otomane në ballkan ishte një sukses i madh ajo duhet të këthehet përsëri (Turkish Review).  Ne të konsideruar si mbetje osmane pra duhet të jemi vazhdimësi e civilizimeve të hershme (?)

  Diplomati (sipas Aronit) e në këtë rast diplomacia Kosovare duhet ta dijë mirë se egzistojnë ”lojrat” diplomatike me rezultatin e Zeros dhe ato të Jozeros . Te lojërat me rrezultatin e Zeros humbjet janë të njejta te të dy palët dhe që loja me rrezultatin e Jozeros nuk është e thene qe të arrihet gjithmonë pa humbjen e tjetrit. Në këtë rast, ku bie Kosova?.

  Në marrëdhënjet ndërkombëtare përdorët metoda që jep apo merr më shumë ku në këtë lojë, “lojtarët” dalin me interesa të kundërta të njërit me tjetrin. Ne, ku po biejmë?.

   E sigurt është se në lojërat diplomatike luajnë rol të madh subjektet nacionale, si diplomacia e mirëfilltë, fuqia ekonomike, burimet natyrore, potenciale demografik.  Tendencat dhe ambiciet imperiale të Turqisë së sotit shifen në tezen e lavdërimit dhe thirrjes në madhështinë e periudhës osmane. Ne i ngjasojmë atij elefanti “të papjekur” që ndahet nga turma dhe nga  vetëmashtrimi bie pre e hienave, qakejve, dhe coftinarëve tjerë. Arbër Xhaferi thotë : “Hapi i parë është që të pranojmë se Perandoria Osmane nuk ishte okupatore e jashtme por erdhi në një hapsirë gjeografike të pasunduar“, pa zot shtëpie, pastaj ndërrimi i historisë dhe të tjerat vijnë vet.

 

 Pse Turqia nuk na kërkon falje?

 

 Nga vijnë këto??  Këto vijnë ngase ne kurrë nuk i kemi kërkuar Turqisë  një kërkim faljeje për ato që i ka bërë këtu. Në rastin tonë politika Turke e përdorë sindromin e mohimit i cili i ka 3 elemente të mëdha: mohimi i krimit, mohimi i viktimës dhe mohimi i atyre që kishin për t`u gjykuar; dhe e përdorë gjithashtu edhe sindromin tjetër të së kaluarës të përbashkët. Ne e kemi një mangësi se me ato prova që i kemi e që kishin mundur të jene lëndë për kërkim falje ne e përdorim sindromin e vetëmohimit duke e pranuar ndërrimin e historisë. Kemi prova të pakontestueshme që të lypim nga “vëllau i ynë i madh“ për “hatër” të “të kaluarës të përbashkët“ që ai të pranojë kërkimin tonë për falje. Provat i kemi bindëse, me burime të sakta ku përveç tjerash mund të ceknim  edhe marrëveshjet e ndryshme turko-jugosllave  dhe turko-greke për bartjen e qënies sonë në Turqi. Kjo do t`i hapte rrugë edhe Serbisë e Greqisë që edhe ato të na kërkojnë falje gjithashtu. Ata i dijnë këto, dhe normalisht për çdo siguri kalojnë në kanalin e shfrytëzimit “të miqësisë” shekullore dhe “vëllazërimit” fetarë. Ne kemi në dorë shumë dëshmi të pakundërshtueshme. Por çdo gjë varet nga diplomacia e sinqertë kosovare e aftë për ballafaqime. Diplomacia e jonë duhet duhet të ketë vetëbesim. ‘’N?l? turb?re circul?s me?s!”  (viti 212 p.e.s.)  thoshte Arkimedi  e ne duke mos u ndarë nga rruga ditore e diellit i themi të tjerëve mos na i prishni rrathët tanë.



(Vota: 25 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora