E diele, 28.04.2024, 02:21 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Disa fjalë për Ilirët

E hene, 21.11.2011, 08:58 PM


DISA   FJALË  PËR  ILIRËT

 

Nga Ramiz DËRMAKU

 

Siq dihet Ilirët janë banorët më të vjetër  në Siujdhesën Ballkanike , dhe janë popull   vendas  në Siujdhesën  Ballkanike. E kaluara dhe kultura materiale na mëson se Ilirët kryesishtë jetonin në pjesën perendimore të trevës së Ballkanit. Treva e ilirëve shtrihej prej Lumit Vjosë  në Jug , deri në Danub në veri dhe prej bregdetit Adriatik në perendim deri te Lumenjtë Moravë dhe Vardar në lindje. Gjuha shqipe ka ngjashmëri të madhe me gjuhën Ilire. Praandaj, themei se  shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve. Si çdo popull edhe Ilirët jetonin në fise. Sipas mendimtarëve - dijetarëve të shumtë mësojmë se fiset ilire ishin shpërndarë ne shumë vende P SH. Kroaci, Slloveni, Dalmaci, Bosnje dhe Hercegovinë kanë jetuar ; japodët, liburnët, dalmatët, ardianët, e disa fise tjera. Pra , në trevën e Kosovës, pjesën jugperëndimore të Serbisë dhe në një pjesë të Maqedonisë kanë jetuar dardanët. Në Mal të Zi jetonte fisi i dokleatëve. Në teritorin ku tani shtrihet Shqipëria në kohët e lashta jetonin  këto fise ilire: enkelejtë, mollosët, albanët, taulantët e të tjerët. Disa fise ilire jetonin në edhe në veri dhe jug të Siujdhesës Apenine. Në krye të çdo fisi ilir qëndronte kryetari i cili zgjidhej nga Kuvendi i fisit., ku kishin drejtë të merrrnin të gjithë të rriturit. Prandaj siq shsihet kryetari i fisit nderoheej e respektohej nga ilirët. Ilirët në mijëvjeçarin e parë para er ës  së re zbuluan metalin, nga i cili bënin vegla të ndryshme pune të cilat u mundësuan ilirëve një zhvillim ekonomik .

 1. Origjina e Ilirëve

Popujt që u bënë më të njohur në historinë e lashtë të Ballkanit janë grekët, ilirët dhe trakët. Ilirët, si trashëgimtarë të pellazgëve, janë ndër banorët më të lashtë të Gadishulit Ballkanik. Ata janë autoktonë. Kulturën, gjuhën dhe tiparet antropogjike ilirët i formuan në vendin e tyre, në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, aty ku shkrimtarët antikë i përmendin në veprat e tyre. Trevat e shtrirjes së popullsisë ilire janë mjaftë të gjera; ato përfshijnë të gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit, në veri, e diri te gjiri i Ambrakisë (Prevezë), në jug, kurse në lindje deri te tokat përreth liqenit Lyhind (liqeni i Ohrit). Grupe të veçanta ilirësh u vendosën edhe në Italinë e Jugut. Këto janë fiset mesape dhe japige. Emri ietnik ILIR shfaqet në veprat antike që në shek. V.p.K., kurse emrat e disa fiseve ilire fillojnë e përmendës që në shek.XII p.K. nga Homeri. Por koha e formimit të etnosit ilir është shumë e lashtë. Fillimet e origjinës ilire janë që në mesin e mijëvjeçarit të dytë p.K., që nga periudha e bronzit të mesëm, kur fillojnë të formohen tiparet etnike ilire. Në epokën e hekurit (mijëvjeçari i fundit p.K.) ilirët u formuan plotësisht, duke trashëguar nga epokat më të hershme eneolitike dhe të bronzit tipare kulturore gjuhësore e antropologjike etnike. Teoria e vjetër që i bën ilirët të ardhur nga Evropa Qendrore, në shekujt XII-XI p.K., është rrëzuar nga studimet e kryera pas Luftës së Dytë Botërore. Vetë fakti që varrimet me urna, karakteristike për popujt e Evropër Qendrore, nuk janë tipike për trevat e shtrirjes së ilirëve, por ndeshen vetëm në zona të kufizuara, të rralla, dëshmon kundër teorisë së ardhjes së ilirëve në Ballkan nga veriu. Gjurmët e kulturave të Evropës Qendrore, që ndeshen në Iliri, janë rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e të lëvizjes së artizanëve të punimit të metaleve.

2. Fiset kryesore ilirie

Ndër fiset më të përmendura ilirie janë taulantët, adrianët, dardanët, dalmarët, albanët, penestët, molosët, kaonët, thesprorët etj.

 

- TAULANTËT: Banonin në zonën e Adriatikut, që nga lumi Vjosa, deri në prapatokën e Dyrrahut. Ky fis luajti një rol shumë të rëndësishëm në historinë ilire të shek. IV-III p.K., duke u vënë në krye të shtetit ilir, të cilin e kishin krijuar më parë enkelejtë. Në trevat e taulantëve më vonë shfaqet fisi i Albanëve dhe i Parthinëve.

 

- ENKELEJTË: Banonin në krahinat përreth liqenit të Ohrit. Ata krijuan dinastinë e parë të Mbretërisë Ilire, në fund të shek. V p.K. Një nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk përmenden më. Në trevat e fisit të enkelejve përmenden edhe dasaretët. Enkelejtë kanë qenë peshkatarë të zotë.

 

- DASARETËT: Janë një fis i madh në Ilirinë Juglindore. Njiheshin në lashtësi sidomos për prodhimin e drithërave të bukës. Një qytet me të njohura ishte Pelioni (qyteza në Selcë të Poshtme të Pogradecit). Qytet tjetër i madh i këtij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).

 

- ALBANËT: Banonin në prapatokën e qytetit të Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgërdheshi i Krujës). Fisi i albanëve i dha emrin e vet shqiptarëve, gjatë mesjetës së hershme, kur ata njihen si albanë, arbër.

 

- ARDIANËT: Fillimisht shtriheshin rreth gjirit të Rizonit dhe të lumit Neretva. Ardianët e shtrinë pushtetin e vet në të gjitha krahinat e tjera që më parë ishin nën sundimin e taulantëve. Ardianët luajtën një rol shumë të madh në luftërat kundër pushtusve romakë, gjatë shek.III-II p.K., në kohën kur sundoi dinastia ardiane e Mbretërisë Ilire. Kryeqendra e ardianëve ishte Shkodra.

 

- DARDANËT: Ishin fisi më i madh ilir që u vu në krye të Mbretërisë Dardane, në Ballkanin Qendror, kryesisht në Kosovë. Dy fise të tjera dardane të njohura ishin thunatët dhe galabrët. Qyteti më i rëndësishëm i dardanëve ka qenë Damastioni, i njohur si kryeqendër e nxjerrjes së metaleve. Dardanët përmendën si luftëtarë të fortë xehtarë shumë të mirë, blegtorë dhe tregtarë të njohur.

 

- DALMATËT: Banonin në brigjet e Adritikut. Ishin blegtorë të njohur; shquheshin për punimin e llojeve të ndryshme të veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika në shekujt e parë u përdor edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi edhe në veshjen rituale kishtare. Qyteti më i njohur i tyre ka qenë Delmini.

 

- PENESTËT: Banonin në luginën e Drinit të Zi e përreth saj. Përmenden për herë të parë në vitet 170-169 p.K. Luajtën rol të rëndësishëm në Luftën e Tretë Ilire- romake. Përfshiheshin në Mbretërinë Ardiane. Kishin 14 qytete e kështjella, ndër të cilat përmendën Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenëse pranuan garnizone romake në qendrat e tyre,maqedonasit ua shkretuan vendin.

 

- MOLOSËT: Janë një nga tri fiset kryesore qe banonin në qendër të Epirit antik dhe që luajtën një rol shumë të rëndësishëm drejtues në historinë e lindjes dhe të formimit të shtetit të Epirit.

 

- KAONËT: Ky fis epirot kishte shtrirje të gjërë, që nga lumi Thyamis (sot lumi Kallama), deri në luginë e Drinosit, në Gjirokastër, Kryeqendra e kaonëve, Foinike (Finiqi i Sarandës), në shek.III p.K. u bë kryeqendra e gjithë shtetit të Epirit. Qytet tjetër i madh i kaonëve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrës).

 

- THESPORTËT: Banonin në Epir, në jug të lumit të sotëm Kallama, deri në gjirin e Ambrakisë. Përmenden në shkrimet e lashta që nga shek. V.p.K., si fis që sundoheshin nga dy kryetarë të zgjedhur çdo vit nga gjiri i parisë.

3. Vendbanimet dhe varrezat Ilire

Vendbanimet ilire të periudhës së hekurit (shek.XI-V p.K.) ndodhen në vende të ngritura kodrinore e malore, ku kishin edhe një mbrojtje të sigurt natyrore. Përreth tyre kalonin rrugët tradicionale të komunikimit. Disa prej tyre ishin vazhdim i bnimeve më të lashta, bronzit e fillimi i epokës së hekurit. Vendbanimet ilire ishin të fortifikuara dhe të hapura. Vazhduan të përdorëshin edhe vendbnime të tipit palafit. Tipi i parë i vendbanimit ishte i fortifikuar me mure prej guri ose me rrethim të drunjtë. Kishte edhe vendbanime të rrethuara me ledhe prej dheu. Qteza e Gajtanit (në afërsi të Shkodrës) është vendbanimi më tipik për trevat e Ilirisë së Jugut. Ajo është e ngritur mbi një lartësi jo të madhe. I gjithë vendbanimi është i fortifikuar me mure guri të trasha rreth 3 m. Dy faqet e murit janë të punuara me mure guri të thyer. Fortifikimet në këtë kohë nuk kanë qenë të pajisura me kulla mbrojtese. Porta e vendbanimit të Gajtanit është e punuar me gurë të mëdhenj, të latuar më mirë. Banesat kanë qenë prej druri, në trajtë kasollesh, të ngritura në faqet e malit, brenda sistemit fortifikues. Sipërfaqja e këtyre vendbanimeve është 4-5 ha. Ka edhe vendbanime me përmasa më të mëdha, deri në 15 ha. Vendbqanimet e kësaj kohe kanë pasur ekonomi fshatare, me një artizanat të zhvilluar të qeramikës e të metaleve. Mënyra karakteristike e varrimit për ilirët ishte varrimi në tuma, në kodra artificiale prej dheu. Përmasat e këtyre tumabe shkojnë në lartësinë 0,50-4 m, kurse diametri nga 15-32 m. Në mesi e çdo tume ndodhej varri qendror, varrimi i parë. Ai vihej në sipërfaqe të tokës ose i futur në taban. Herë-herë ky varr rrethohej me një unazë të madhe prej gurësh. E gjithë kjo sipërfaqe mbulohej me dhe e gurë, duke krijuar një kodër ku vazhdonin të bëheshin varrimet.

4. Kolonitë helene në Iliri

Helenët themeluan kolonitë e para të tyre në brigjet e Jonit dhe të Adriatikut Lindor, në shek. VIII p.K. në Ambraki (Artë) dhe në Korkyrë (Korfuz), ku qenë vendosur tregtarët librunë, të cilët kishin zbritur nga viset veriore të Ilirisë. Në vitin 627 p.K. helenët themeluan Dyrrahun (Durrësi), kurse në vitin 588 p.K. themeluan Apoloninë (Pojani i Fierit), mbi bazën e vendbanimëve më të vjetra ilire. Më vonë themeluan edhe koloni të tjera si Farin (Hvar), Isen (Vish) dhe Korkyrën e Zezë (korculla). Themelimi i kolonive ndikoi në rritjen dhe në zhvillimin e tregtisë së ilirëve me botën helene dhe në futjen e kulturës helene në trevat e Ilirisë. Dyrrahu, që mbante edhe emrin Epidamm, që në shek. V p.K. u kthye në një qytet-shtet (polis) të zhvilluar. Interesat e mëdha që kishte Greqia për këtë qytet bënë që për shkak të grindjeve që kishin plasur në Dyrrah, të fillonte lufta e Peloponezit, e cila fërfshiu Greqinë dhe vazhdoi për 30 vjet rresht. Ilirët lejoheshin të vendoseshin në Dyrrah, prandaj kjo koloni pati një numër të madh ilirësh. Dyrrahu shumë shpejt u shndërrua në një port të rëndësishëm dhe u njoh si porti më i madh i Adriatikut. Që në shek. V.p.K ky qytet preu monedhën e vet prej rgjendi. Cicerroni i thotë se Dyrrahu u kthye në koloni romake. Apolonia ishte qyteti më i madh ndër 30 qytetet qe në antikitet mbanin këtë emër. Edhe ky qytet-shtet, që në shek. V.p.K. preu monedhën e vet të argjendë, e cila u përhap shumë në Ballkan e jshtë tij. Apolonia nuk ishte vetëm qendër e rëndësishme ekonomike, por edhe qendër kulture. Këtu vinin edhe nga vende të tjera për të mësuar. Cicerroni e quan Apoloninë "qytet i madh e hijerëndë". Këtu, shtu si në Dyrrah, lulëzuan skulptura, mazaiku dhe muzika. Për rëndësinë e madhe që kishte, Apolonia u bë arnë luftimesh ndërmjet ilirëve, epiriotëve, maqedonasve e romakëve.

3. Pellazgët

Epoka eneolitike karakterzohet edhe nga ndryshime demografike. Në mesin e mijëvjeçarit të tretë p.K. dhe në fillimet e mijëvjeçarit të dytë p.K. erdhën nga stepat e Lindjes grupe të reja popullatash blegtore. Këto u përzien me banorët vendës dhe kështu u krijua bashkësia e re kulturore e popullatës indioevropiane në të gjithë Gadishullin e Ballkanit. Kjo popullsi mendohet të jetë popullsia e lashtë pellazge, për të cilën kanë shkruar shumë autorë të vjetër si Homeri, Herodoti, Tukididi etj. Pellazgët njihen si banorët më të lashtë parailirë e paragrekë, që jetonin në Gadishullin e Ballkanit e në pellgun e Rgjeut. Në fillimet e shfaqjes së tyre, pellazgët kishin organizim shoqëror matriarkal. Për karakterin etnik të tyre janë dhënë mendime të ndryshme, ndonjëherë dhe kontradiktore. Që në shek. XVII, veçanërisht në periudhën e Rilindjes Shqiptare, të studiuesit shqiptarë dhe të huaj zotëroi teoria e lidhjes së pellazgjishtes me shqipen. Përkrahës i flaktë i kësaj teorie ka qenë gjuhëtari austriak Han (Hahn). Studiues të tjerë e kundërshtojnë këtë. Gjatë epokës së bronzit filoi procesi i diferencimit etnik të popullatave të Ballkanit Perëndimor. Herodoti, historiani i lashtë grek i shek. V.p.K., jep disa të dhëna për pellazgët që vazhdonin të jetonin në Greqi. Sipas tij, gjuha e pëllazgëve ishte e ndryshme nga gjuha greke. Ata merreshin me bujqësi e detari. Ishin edhe mjeshtër të mirë ndërtimi. Pellazgët ngritën murin që rrethonte Akropolin e Athinës dhe për këtë athinasit u dhanë atyre si shpërblim disa toka në Atikë, të cilat, edhe pse ishin të pavlefshme, ata i kthyen në toka të mira bujqësore.

 

WEINGARTEN_GJERMANI

10.11.2011



(Vota: 9 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora