E shtune, 27.04.2024, 02:41 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Përgjigje publike për Bota Sot

E hene, 21.11.2011, 08:32 PM


PERGJIGJE PUBLIKE PER BOTA-SOT

 

Lexues i nderuem, në këtë shkrim do shifni korrespondencen time me redaksinë e BOTA-SOT.

E PABESUESHME .....

Ata paskan politikë redaktuese që neve nga diaspora të shkruejm dhe ti botojmë tek BOTA-SOT vetem shkrimet per diasporen, jeten në diasporë dhe gjana tjera që po ndodhkan në diasporë.

Personalisht mendojë se qenkan të mjerë këta njerz, publikisht ua thamë se ata me at politikë redaktuese nuk po bajkan asgja tjeter, pos se po na mohojkan të drejten neve shqiptarve që jetojmë në diasporë ta kemi dhe ta mbajm brengen e Atdheut, të vuejm dhe qajm bashk me Kombin tonë per plaget dhe dhimbjet që ka dhe pëson Atdheu, të gezohemi e lumtunohemi me të mirat e Atdheut.

Se reagimi im publik nuk vjen nga qielli as nga temperamenti im ju preferojë dhe lusë ta lexoni korrespondencen time me këtë gazetë dhe do bindeni se kjo që unë po thamë këtu asht pohue nga vetë redaksia e BOTA-SOT.

Oj redaksi e BOTA-SOT, redaktori i juej Bajrush Morina e din se si na thoshin dikur , jo fortë moti; TI SI NEPODOBAN JER DOLAZIS U SUKOB SA NASOM POLITIKOM.

 po e shqiprojë; ti je i papershtatshem sepse vjen në kundershtim me politiken tonë.

Pse ende po e ndiqni at politikë.

Pa respekt dhe kurr ma nuk do e blej, nuk do e lexojë as shof me sy këtë paqvure komuniste, titiste dhe enveriste.

Selim Nengurra

Sarpsborg

Norvegji

 

> Date: Mon, 21 Nov 2011 09:09:34 +0000

> From: bota-sot@bluewin.ch

> To: selimhasanaj@hotmail.com

> Subject: Përshendetje nga Bota sot

>

>

> Përshëndetje i nderuar

>

>

> pavarësisht kritikave që na i keni dërguar , ne Ju njoftojmë se ne kemi pranuar shkrimet

> tuaja por ato gjithmonë kanë një shkas, një arësye që ndërlidhen me mediumet e tjera, ose shkriemt tuaja trajtojnë

> probleme që lidhen më aktualitetin politik në Kosovë e jo ën diasporë.

> Ne e kuptojmë shqetësimin tuaj dhet ë

> shqiptarëve që jetojnë në diaspora por në qoftëse ju nuk shkruani për problmet e diasporës atëherë kush do të shkruajë

> këtë.

> Edhe shkrimin që na e keni dërguar ka të bëjë me një emsion të RTK-së. Gazeta jonë dhe ansjë medium tjeter

> zakonisht nuk publikon shkrime që lidhen më ndonjë emision, deklaratë apo intervistë të ndonjë meidumi tjetër.

>

> me

> nderime

> Redaksia

>

> ----Ursprüngliche Nachricht----

> Von: selimhasanaj@hotmail.com

> Datum: 20.11.2011 19:35

> An: "Redaksia

> Per Botim"<revistadrini@ymail.com>, "bota sot online"<bota-sot@bluewin.ch>

> Betreff: FW: Nga Selim M. Nengurra, A është

> spiun dhe spiun i kujt i pabesi dhe mosmirënjohësi Adnan Merovci?

>

>

>

> E nderuar redaksi e Bota Sot

Unë shumë me veshtirsi po depertojë me shkrimet e mia në at siten tuej të censures. Ju kamë dergue disa here shkrime shumë të mira ,

por ato nuk kanë pa driten. Juve vendosni, ama mendojë se ky shkrim ishte dasht të botohet jo vetem në saidin tuejin, por

edhe në ditoren BOTASOT.

Pershendetje

Selim M. Nengurra ( ish Hasanaj )

Deputet në komunen Sarpsborg

Norvegji

>



(Vota: 10 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora