E diele, 28.04.2024, 04:11 AM (GMT+1)

Mendime

Abdullah Prapashtica: Dialogu diktatorial i Brukselit...

E merkure, 23.11.2011, 08:54 PM


MONOLOGU I BE KOSOVË – SERBI:

 

DIALOGU DIKTATORIAL I BRUKSELIT

SJELL GJENDJEN E PARA 1999 NË NJË PAKETIM TË RI TË!

 

LUFTA E PATRIOTËVE SHQIPTAR NUK ËSHTË “MITOLOGJI EPIKE E SHARKIVE DHE LAHUTAVE”, POR NJË REALITET I PËRCJELLUR ME VETFLIJIM E LAVDI TË TYRE , PËR TË CILAT ËSHTË KRENAR ÇDO SHQIPTAR! KOMBI SHQIPTAR IDENTIFIKOHET ME KËTO VLERAT TË VETA, E JO ME KOSHIN E PLEHRAVE QË E KA ÇDO POPULL TE PORTA E VET!

 

Nga Abdullah Prapashtica

 

Kohëve të fundit kombi i ynë po ballafaqohet me një fushat të re të luftës speciale. Përpos të nxitjeve të përçarjeve të të gjitha llojeve, tani përmes disa qatipëve e ish “veprimtarëve” po duan t´a bindin opinionin se patriotizmi shqiptar nuk është realitet por vetëm “mitologji epike e lahutave dhe sharkive” të do rapsodëve romantik! Kjo është logjika tipike e atyre që popullin e vet e vlerësojnë si pas shembullit personal. Që te populli i vet nuk shohin as gjë pozitive, por shohin vetëm “tradhtarë, hajna, lavire” , degjenerim dhe dukuri asociale. Ata vetëm vetën e shohin “të mirë në këto botë të keqe”!

 

Ndërsa qëllimi i tyre është thyerja e vetëbesimit te shqiptarët çlirimin e për krijimin e shtetit të bashkuar sovran dhe pajtimi i tyre që Mitrovica e Isa Boletinit e Kosova Lindore të mbeten nën sundimin e Serbisë, që Malësia Shqiptar të mbetet nën sundimin e Malit të Zi, që Maqedonia Perëndimore Shqiptare të mbetet nën sundimin e Sllavo - Maqedonisë, që Çamëria të mbetet nën sundimin e Greqisë dhe që Shqipëria londineze e pjesa qendrore Kosovës të bëhen koloni të Bashkimit Evropian, nën diktatin sllavo-grek. Ata duan ta bindin popullin shqiptar se nuk është i zoti me qen i lirë dhe i pa varur!

 

Dialogu diktatorial i kompromiseve të kalbura

 

Dialogu diktatorial i kompromiseve të kalbura që po i udhëheq Grupi për Negociata me Serbinë në krye me një far Edita Tahirin, i diktuar nga BE, mes marionetave të Kosovës dhe shteti të Serbisë në Bruksel, po synon që, jo Kosova bashkë me Shqipërinë, por e që Kosova bashkë me Serbinë të hynë në BE dhe që përmes të sajimit të “BALLKANIT PERINDIMOR” ë restaurohet ish Jugosllavia nën sqetullën e BE! Ata nuk po e kuptojnë se Kosova me Serbin armike, jo në BE por as në parajsë nuk shkon bashkë! Kjo është politika e Evropës së vjetër nën maskën e re të BE! Fuqitë e vjetra perëndimore, përjashtuar SHBA e Anglisë dhe disa vendeve mike, nuk e kanë ndryshuar aspak mentalitetin kolonial, por vetëm e ka modifikua dhe maskua atë me retorik të re moderne! Edhe vasalët e tyre nuk kanë ndryshuar fare mentalitetin, por vetëm maskat e marionetave. Nën petkun e “politikanëve të moderuar” po valëzon tradhtia! Ata po e ofendojnë popullin e vet!

 

Sipas tyre shqiptaret “kurrë nuk kanë luftua për liri”, por se kanë luftua vetëm për hajni e për përfitime personale! Si mundet të thuhet kjo e pa vërtetë ordinere pasi që historikisht është e vërtetuar dhe jemi edhe vet dëshmitar se si është derdhur gjaku i mija heronjve e dhjetëra mija dëshmorëve tan brenda vendit dhe që janë vra jashtë në metropolet e Evropës apo që kanë ardhur në luftë edhe nga mërgimi, në të gjitha gjeneratat e në të gjitha kohërat, në lufta kundër tiranive të huaja. Si mundet të mohohen tëra këto vetëmohime të rënëve për liri dhe të shkelet kaq lehtë e kaq brutalisht mbi vuajtjet e familjeve të luftëtarëve të lirisë?

 

Prej kohërave më të lashta e deri te epoka e Adem Jasharit si dhe deri në ditët e sotme, janë me mija dëshmi të luftës së shqiptarëve kundër gllabërimit të trojeve të atdheut ton nga të huajt. Shqiptaret edhe kur janë çarmatosur nga okupatoret, që kanë qenë tepër më të fuqishëm, ata e kanë vazhduar rezistencën në forma tjera. Prandaj nën tera tiranitë e huaja, kurrë nuk ka ndodhur që burgjet e sundimeve të huaja të jenë pa shqiptar patriot. Kjo po ndodh edhe sot! Sot gjykatat e diktaturës së BE dhe UDB-a e Brukselit e quajtur EULEX, po e vazhdon terrorin shtetëror serb ndaj shqiptarëve te para 1999, ndaj luftëtarëve të lirisë.

 

KUSH JANË ATA QË TË GJITHË SHQIPTARËT I FUSIN ME NJË THES?

 

Fatkeqësisht se në tera sundimet e huaja, kurrë nuk ka ndodhur që të mos gjenden edhe shqipfolës qe ju KANË SHERBYE OKUPIMEVE TË HUJA ME ZELLIN E TRADHTARVE, NË SHKËMBIM PËR DO PRIVILEGJIE PERSONALE, në demin kombit të vet. Mes tyre kohë pas kohe ka pas edhe ishe patriot, qe e kanë fillua jetën me lufte për liri dhe që pasi i ka mundur lakmia me jetua në luks, nën sqetullat e regjimeve të huaja, e kanë përfundua jetën me tradhti.

 

Për kundrejt të një koreografi të pispillosur të Brukselit e të vasalëve të Prishtinës, të Tiranës e qendrave tjera, me të cilën po mundohen t´a prezantojnë edhe Kosovën si “shtet sovran”, vet fakti se nga Brukseli e marionetat e ti vendore po bllokohet pjesëmarrja në institucione të pushtetit të Jasharëve të Prekazit, po bllokohet pjesëmarrja e vet Adem Deamçit dhe personaliteteve tjera të merituara të Kosovës në institucione, që do ta kundërshtonin diktaturën e Brukselit, po e zbulon maskën e tyre diktatoriale. Sepse ata kanë nevojë për servil qe zbatojnë diktatin e Brukselit, e jo për ata që kundërshtojnë çdo diktaturë të huaj në vendin e vet!

 

Në këtë drejtim nuk po ju ndihmon as ndërtimi i autostradës Durrës – Nish e cila është në funksion të eksportit të mallrave të tyre në regjion! Dihet se vendet që eksportojnë pasurohen në kurrizin e vendeve që importojnë! Ata po na i mbyllin fabrikat prodhuese, po na i lanë punëtorët pa punë dhe po na i ndërtojnë rrugët me para tona që ata të mund të na i shesin mallrat e veta. Sjellin mallrat e veta – marrin parat tona! Qe 12 vite nuk është hapur as një ndërmarrje serioze në vendin ton! Bile nuk është krijuar as një ndërmarrje serioze e rrugëve me ndërtua autostrada, por vine firmat e huaja të pasura dhe marrin para nga Kosova e varfër. Dhe për çka? Me i mundësuar Serbisë daljen në detin Adriatik!

 

HEKURUDHAT DHE LEKU NË VEND TË AUTOSTRADAVE E EUROS NË FOLENË E SHQIPEVE

 

Ekonomistët e din mirë se sa fabrika ishin ndërtuar, sa prodhime vendore do të na sjellnin, e që tani i marrim nga importi. Dhe sa vende pune do të hapeshin me paratë që po ndërtohen autostrada në tokat tona të bukës, për nevoja të tjerëve. Ekonomistët e din mirë se çfarë fitimi kolosal do të kishim po të hiqte dorë Republika e Kosovës nga Euroja dhe po ta përdorte Lekun si monedhe kombëtare. Heshtja e tyre i bënë ata përgjegjës para popullit dhe para historisë!

 

Mirëpo, kombi shqiptar kurrë nuk është identifikuar me dështakët e tillë qe janë kanë kthye shpinën interesave të kombit e atdheut, por vetëm me ata që me ter jetën e vet i kanë shërbye kombit dhe atdheut të vet. Prandaj gjithmonë flitet me respekt e admirim për ata që japin çdo gjë nga vetja për popullin e vet, sikur që flitet me urrejtje për ata qe marrin nga populli për t´u pasuruar vet.

Shqipëria dhe shqiptarët e kanë marr emrin e shqipeve sepse i mbijetuan të gjitha sundimet e perandorive botërorë, jo duke u pajtua me sundimin e tyre, por duke i luftua ato intensivisht. Pse ka edhe pula, çuranë, qyqe, sorra e tru-zonjë tjerë në vendin ton, kjo nuk do te thotë se s´ka shqiponja më. Edhe tani nën sundimin e ri te Perandorisë Globaliste të Brukselit shqiptarët patriot po i kundërvihen gladiatorëve të BE duke e flijua deri edhe jetën e vet. Sa e sa dëshmorë ranë si viktimë të diktaturës së huaj, nga Qershorit 1999 e deri te 10 shkurti 2007! Në emër të “demokracisë perëndimore“ në Kosovë u vendos diktatura, ku të gjitha janë të lejuar pos bashkimi kombëtar dhe pavarësia nga Brukseli! Anarkia autokratike e po na shitet për liri!

 

HERONJTË E FUNDIT TË KOMBIT: MON BALAJ E ARBEN XHELADINI RANË NGA PLUMBAT E DIKTATURËS GLOBALISTE TË SOVJETIKVE PERENDIMOR TË BRUKSELIT, PSE KËRKUAN VETËVENDOSJE PËR KOSOVËN!

 

Në kryengritjen e vitit 2004 kundër tiranisë së diktaturës së UNMIK-ut e veglave të tij vendore kundër terroristëve serb, nëpër barrikada, si dhe në kryengritjen e 10 Shkurtit 2007 kundër Planit te Ahtisarit u derdh gjaku i heronjve e dëshmorëve më të rijë si dhe mbeten të plagosure e të gjymtuar disa qindra shqiptar. U helmuan, u rrahën brutalisht dhe u burgosën mija të tjerë nga policia e vendeve të BE, sepse nuk e pranuan të heqin dorë nga flamuri shqiptar dhe nga identiteti kombëtar e të rreshtohen nën flamurin kolonial të Brukselit. Heronjtë e kombit

Lufta e shqiptarëve kundër sundimit te ri te Brukselit, në kushte e rrethana tjera, po vazhdon edhe sot dhe ajo do të vazhdoi deri në realizimin e Programit Kombëtar te Lidhjes se Prizrenit për bashkimin e trojeve shqiptare e brenda një shteti sovran. Kjo luftë sot po zhvillohet në fushat politike e me mjete demokratike, sepse herët a vonë popujt e Evropës do ta kuptojnë mashtrimin e tyre të shekullit në Rambuje, ndaj shqiptarëve të terrorizuar nga sllavët e grekët!

 

Prandaj ata shqiptar që gjeneratë pas gjenerate i luftuan dhe po i luftojnë okupatoret e huaj dhe vasalet e tyre vendor, kanë qen e janë dhe kanë me qen gjithmonë shqiponjat e kombit ton. Ndërsa ata që janë imitacion artificial të shqiponjave, e në të vërtet janë sorra e qyqe, do të përfundon aty ku kanë përfundua veglat turko-file të Stambollit, veglat serbosllavo-file te Beogradit e Moskës dhe ku do të përfundojnë edhe veglat BE-ofile të Brukselit e Athinës.

 

Shqipëria ka qen është dhe do të mbetet përgjithmonë fole e shqiponjave, pavarësisht nga stuhitë historike. Ky qëndrim nuk është as idealist dhe as romantik, por këtë e ka vërtetuat dhe ta vërteton koha, dje, sot e ka për t´a vërtetuat edhe në të ardhmen! Shqiptarët do ta vazhdojnë luftën, sepse jeta pa liri, e me sundimtar të huaj në vatër, nuk ka kur far vlere!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora