E diele, 28.04.2024, 04:31 PM (GMT+1)

Mendime

Ymer Halimi: Kjo është çmenduri (!?) Kush po e bën ...!?

E merkure, 23.11.2011, 08:59 PM


Kjo është çmenduri (!?)  Kush po e bën ...!?

 

Nga Ymer Halimi

 

Në shoqëritë moderne institucionet ngritën në shërbim të të gjithëve, dhe funksionojnë sipas normave të aprovuara duke iu ças zhvillimit, planifikimit - vizionit të së ardhmës. Por, kur këto norma shkelen, funksionimi i institucionit pëson, pëson interesi i përgjithshëm. Kjo vije në çastet kur institucionet shndërrohen në mjet për nevoja personale, ose të një grupi individësh. Thjesht, individi apo grup individësh janë mbi institucional, jashtë ligji, dhe ligjin e përdorin ne mënyrë selektive, sipas shijes personale, dhe nuk kanë vizonin e zhvillimit te institucionit qe udhëheqin. Ka kohë që kjo politikë është instaluar në Rektoratin e UP, po edhe në ca njësi akademike.

 

Karshi kësaj gjendjeje janë dy mendime të shkruara, që vlejnë si këshilla. I pari, i Ajnshtanjit: “nuk janë fajtor vetëm keqbërësit, por edhe ata që i shohin dhe nuk reagojnë”, (e citova edhe në një rast tjetër), dhe mendimi i Shopenhauer-it: “ta shtysh mirësjelljen te sakrifikim interesit personal është si ta ndërrosh monedhën e arit me një zheton”. Sa duket kësaj të fundit në FM-së iu kemi përshtatur. Deri sa mendimi i parë sugjeron guxim, i dyti vlerëson pësimin që mund ta bëjë mesi i kriminalizuar, sepse vetëm meset e tilla detyrojnë që mirësjellja të sakrifikohet në mbrojtjen e të vërtetës, ndoshta edhe pa dobi(!?). Këto mendime lënë dilemë veprimi vetëm te ata që e humbin besimin, në qëllimin parësor, për misionin që ka intelektuali. Po ne, a jetojmë në një mes të kriminalizuar?! Vërtet ka procese që tronditin, dhe kanë shije të kriminalizimit, për të mos thënë troç: janë të kriminalizuara. Prandaj, mund të‘jemi fajtor’, kushtimisht, mos për asgjë tjetër: pse nuk reagojmë.

 

***

 

Institucionet planifikojnë zhvillimin e vet, i qasen në harmoni me kapacitetet që kanë: kuadrit, hapësirës, dhe vlerës financiare. Përballë kësaj, Fakulteti i mjekësisë, si edhe njësitë tjera akademike të UP-ës, planifikojnë numrin e studenteve për t’i regjistruar. Kështu, për këtë vit akademik FM-së caktoi të pranoi studentë, në drejtimin: mjekësi e përgjithshme 150, farmaci 40, stomatologji 50, fizioterapi 40, infermieri 40 dhe 40 në mami. Por sot, numri faktik i studentëve të regjistruar (tash për tash me pak ndryshime) është: 290 në mjekësi dmth. 96.6% më shumë, 119 në stomatologji dmth. 138%, më shumë, ne farmaci 87 dmth. 117%, më shumë, po ashtu në fizioterapi etj. Të veçojmë rastin e Farmacisë. Me vendim të MASHT-it dhe senatit të UP-ës u mbyll drejtimi i farmacisë (2009/2010), shkak i kushteve dhe kuadrit. Me kërkesën e FM- së në vitin akademik 2010/11 u lejua regjistrimi i planifikuar nga FM-së për 40 student. Po ç’ndodhi? U regjistruan 158, që do të thotë 295% më shumë se sa u planifikua. Ndërsa kushtet nuk u përmirësuan as për edhe një marker. Ç’flet kjo...!?

 

Shtimi i numrit, i pakontrolluar, jep efekte zingjirorë që vështirësojnë proceset e mësimit, për të mos thënë e zhbëjnë atë.

 

Kështu, kërkesat për preparate dhe hapësira e pajisje laboratorike, presin pa u realizuar me vite. Bile as një zgjeruas akustik n’amfiteatër nuk arritën ta aktivizojnë Ndërsa, dekanëve u lejohet te blejnë kolltuqe lëkure sa herë që ndërrohen, e atë me mijëra euro?

 

Në anën tjetër, në Fakultetin e mjekësisë është një amfiteatër me 120 ulëse. Të gjitha grupet që janë mbi këtë numër, siç është mjekësia e përgjithshme afër 150, fizikisht mbesin jashtë ligjërate 60 student ne te dy grupet. Po në stomatologji ku salla ka 70 ulëse, u privohet ligjërata 50 studenteve, po edhe më keq është ne fizioterapi. Në vitin e kaluar kjo u mënjanua me ndarje ne grupe, e këtë vit nuk qan kokën askush për këtë.

 

Por shtrohet pyetja: si do te menaxhohen 295 studentë, në një gjeneratë, të zëmë: në gjinekologji, interno, psikiatri, ortopedi, pediatri, neurologji, a po në stomatologji me 120 vet, etj, ku në ushtrime grupi duhet të ketë më së shumti 8 veta. As shtrirja kohore, e as ajo e hapësirës, këtë numër nuk e mundëson. Siç nuk mundësohet qe ne enën dy litërshe te vendosesh tre litër lëng. Nuk e mundëson as kuadri akademik, në disa nga këto lëndë. Ata që njohin realitetin, dhe e ndjejnë, po e kapin kokën, e po vikasin: kjo është çmenduri!

 

Kush po e bën këtë...!?

 

Përballë numrit të rritur të studentëve, nuk është rritë stafi akademik, bile ‘dhunshëm’ janë larguar ca nga procesi i mësimit, apo nuk u është lejuar t’i qasen procesit mësimor edhe pse kanë thirrje shkencore, e fakulteti i mjekësisë ka nevojë për ta. A nuk është ky shqetësim i dyfishtë, për ata që e duan këtë fakultet, e brezit te ri akademik ecje te mbarë, kur shohin si pengohet stafi i ri akademik, e si me një komprimim plastik rritet numri i studentëve.

 

Po ashtu, në emër të këtij numri te rritur, shpallen konkurse te brendshme ku Rektori dhe udhehes nga dekanit punësojnë farefisin, miq e shokë, qe për kushte normale as në ëndërr nuk do e shihnin asistenllakun në FM-së. Vërtet diçka e ngjashme ishte edhe në vitet tjera, por jo ne këtë shkallë. Këtë vit akademik stafi udhëheqës FM-së nuk arriti as orarin ta bëj, se nuk din të manipulojnë me kompjuter- kështu u tha. Atë ia besuan një djali të vyer, depoistit (!!!) A nuk flet kjo diçka, tej mase, te tmerrshme....?!

 

Siç po veprohet, kjo na qon në degradimin e cilësisë së studimeve, skajshëm, dhe ne si institucion po e humbim misionin primar. Kjo është pjesa më dhimbshme, është shkatërrim i nervit optik i këtij procesi. Duhet ta kemi të qartë, të gjithë, se produkti akademik në mjekësi është më i shtrenjti e më specifiku. Atë duhesh ta njohesh për të vepruar mbi të. Por, siç veprohet është si të ndërtosh “kështjellë nga kashta”, që prapë do të derdhet energji për ta pastruar dhe rindërtuar. Kjo nuk na qon te spiralja e Arkimedit, por ne na ve në trajektore rrethore. Tepër e dëmshme!

 

Kush po e bën këtë...!?

 

Të gjithë e duam rritjen e numrit të studentëve, por karshi mundësive dhe planifikimit, karshi kriterit të pranimit, e për të dhëne një stafi akademik te mirëfilltë, karshi nevojës ton dhe kohës. E them të saktën: janë regjistruar student që fare nuk iu kanë nënshtruar provimit pranues, që fare s’ka bërë kërkesë për t’u pranuar në FM-së, dhe aspak sipas ranglistës se provimit pranues. Po ashtu, janë regjistruar student që vulën e regjistrimit e kanë 18 e 23 janari-n, e të mos flasim për dhjetorin (vlen për vitin e kaluar, e këtë vit trendi është edhe me rend). Kush e mundëson këtë që është jashtë çdo norme të shkruar, jashtë çdo etike akademike? A mos është n’emër të patriotizmit, patriotizmit folklorik ....?!.

 

Kush po e bënë këtë...!?

 

Ata që po bëjnë këtë rritje numri, mund të janë popullist (!?), qëllimi i të cilëve në çdo kohë ishte, është dhe do mbetet, interesi i tyre në qendër të vëmendjes, duke sakrifikuar edhe qëllimin primar të proceseve. Po, kush është aq i fuqishëm që injoron vendimin e Senatit, vendimin e MASHT-it dhe vendimin e FM-së. Vendime publike. Kush qëndron prapa kësaj skene të masovizimit pa vlerësim e pa kushte, kur nuk janë vendimet te institucionit te shtetit. Kjo si te jetë një forcë mbiinstitucionale. S’kisha dashtë t’i besoja, por simptomat janë.

 

Me gjithat duhet të jetë ne dijeninë e të gjithëve: se mund të regjistrohen jashtë konkursi student, vetëm kur rektori i UP-ës e vë firmën mbi emrin e kandidatit, ose grupit te studenteve. Kjo duhet të jetë e çartë për çdo njërin. Kjo ç’rregullsi regjistrimi ndodhe kështu, derisa nuk ka llogaridhënie për veprimet tona përballë institucioneve te shtetit; derisa Rektori është jashtë kontekstit kohor dhe hapësinor, me vendimet e veta, dhe fare nuk shihet veprimi i sistemit mbikëqyrës: MASHT-it dhe prokurorisë.

 

Dhe duhet ta kemi të qartë, ”kësaj bote i dilet veç me majën e shpatës dhe duhet te vdesim me armë në dorë”, - e thotë  Volterit;  e ne nëse duam që kombi ynë të ecë sigurt drejt të ardhmes, para së gjithash, brezin e ri duhet ta përgatisim ne mënyrën e duhur- me përgjegjësi.

 

18 Nëntor 2011,

Prishtinë



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora