E enjte, 01.05.2025, 09:07 PM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: Mesazh për festën e flamurit kombëtar 28 Nëntorin 2011

E hene, 28.11.2011, 08:59 PM


Mesazh për festën e flamurit kombëtar 28 Nëntorin 2011

 

Nga Asllan Dibrani

 

Të dashur bashkatdhetarë kudo qe jeni Gëzuar , Gëzuar për shume mote 28 Nëntorin  2011, Dita e  Flamurit - Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë!   

 

Po i afrohemi një shekulli ditës   shumë  të pritur , e të  lumtur dhe e paharruar për Vlorën heroike për Shqipërinë, për Kombin tonë te shenjtë  dhe Flamurin e sajë  , mbas pesë shekujsh robërie , patrioti i mençur i kombit tonë , heroi i popullit Ismail Qemali Vlora, shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe ngriti të lirë dhe me krenari flamurin kuq e zi, që ngriti i madhi Skënderbe 5 shekuj ma herët me te njëjtin qëllim simbolin e lirisë për pavarësinë e Shqipërisë.

 

Qytetar,vëllezër e motra,të nderuar  dhe mërgimtar ku do që ndodheni ju urojmë festën e flamurit tone kombëtar. Urojmë që kjo ditë madhështore të jetë një dite e shenjtë për të gjitha forcat politike të kombit tonë, për një udhëheqje ma progresive për interesin e kombit tonë, të jetë një ditë e kurorëzimit për një qëllimi dhe një mendje me një vizion dhe ide ,me një strategji dhe synim, me një vullnet dhe harmoni , e të gjitha forcave intelektuale të krijuesve,artistëve,biznesmenëve dhe të gjithë spektrit ne elitën e kombit të bashkohen rreth flamurit, të jetë mesazhi ma i mire i kësaj dite madhështore  të veçanet  dhe rrumbullaksim  jubilar.  Kjo festë le të jetë një kushtrim që të na bashkoj ma tepër se gjithherë shqiptarët në Shqipëri , Kosovë , dhe në trojet tona nën Serbi ,Maqedoni, Greqi dhe Mal te Zi .

 

Vëllezër  motra dhe bashkatdhetar në mërgim me një theks te veçantë ju uroj ketë vit kudo që gjinden nëpër botë, për neve jashtë atdheut qe  jemi  është edhe ma e nevojshëm që ta shijojmë ngrohtësinë e ngjyrës se këtij flamuri të kombit që duhet ta ndiejmë  veten krenar dhe ballëlartë qe i rezistuam   historise nga armiqtë grabitqarë dhe ruajtëm vlerat  e kombit  gjuhen dhe traditën por edhe simbolin  e flamurit, qe çdo shqiptar  identifikohet përmes tij. Vlera  e këtij simboli  kuq e zi , le te mbetet   synim qe  këtë flamur  ta përqafojnë  ta duan   edhe fëmijëve tanë edhe brezi që po e rrisim në dhe te huaj. Të mbeteni  faktor  nxitës   që përmes jush të mësohen dhe të joshen për atdhedashuri ndaj kombit të vet. Sot pikërisht  kjo ditë e  shtrenjtë festohet anembanë botës shqiptare  por edhe në diasporën shqiptare  ku menjëherë pas shpalljes së Shqipërisë shtet ne vete u festua që nga mërgimtaret tanë të hershem që nga Fan Noli i madh i kulturës shqiptare Faik Konica i shkrimeve dhe te gjithë patriotët e ma vonshëm deri te vëllezërit Gërvalla ,Kadri Zeka Enver Hadri  etj që me ketë flamur manifestuan protestuan dhe kryen obligimin dhe amanetin e vet deri ne vdekje për një gjuhe ,një komb dhe për një flamur ,prandaj shëmbëlltyra e tyre le të na shërbej si obligim edhe neve ky amanet i patriotëve tanë që mos ti shmangemi porosisë së tyre deri në realizimin e ëndrrave të tyre por edhe tonave  qe i kemi ne zemër.

 

Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë heroike  - 28 Nëntor 1912 ishte një akt historik, që siç tregoj dhe dëshmoj historia do t'ua ngrehu lart krenarinë shqiptarëve, dinjitetin dhe gëzimin. Mbasi ky ishte flamur i luftëtareve heroik, të vuajtjeve dhe gjakut të derdhur për një Shqipëri, te liree sovrane e te pavarur 28 Nëntori i sivjetshëm  na gjeti ne shqiptarëve ma të lirë, ma të gëzuar e ma të bashkuar se kurrë, prandaj ti nderojmë të gjithë ata që me përkushtim punuan për ta gëzuar neve këtë ditë aq te shtrenjte për shqiptarët. Gëzuar , Gëzuar për shume mote 28 Nëntori  2011, Dita e  Flamurit - Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë.



(Vota: 10 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx