E hene, 14.10.2024, 03:23 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Politika dhe egoistët e politikës

E diele, 11.12.2011, 04:01 PM


Politika dhe egoistët e politikës

 

«Fol nëse ke fjalë më të forta se heshtja,ose ruaje qetësinë»- Euripidi

 

Nga Fahri Xharra

 

Si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë ,shumica nuk kanë më besim në politikanët.Nga rrjedhë ky mosbesim ?Nga rrjedhë ky mosbesim ndaj politikajve bile edhe në rradhët e anëtarëve të partive të tyre ? Bindja e krijuar  se marrja me politikë doemosdoshmërisht ngerthen në qëllim korrupcionin ,atëherë nuk është befasuese që shumica e njerëzve e kanë humbur besimin në politikaj edhe në vetë poltikën.

Nëpër Europë, poltika udhëhiqet nga të dashuruarit në politikë ,të bindur në të mirën e përbashkët duke e pasur një qëllim për të ndërgjegjësuar  popullatën drejt një qëllimi të caktuar politik. Ata , jetojnë në politikë me një qellim fisnik për të mirat e përbashkëta dhe bërjes për vetveten së emrit për histori. Shumica e tyre ,jetojnë për politikë për të krijuar famë  e jo për të udhëhequr me pasurinë ,të cilën e kishin edhe para sa të hynin në politikë. Në këtë grup janë mirënjohur të gjithë ata ,që jo për ambicje vetjake  por për humanizëm, për kombin,për shtetin ,për prestigjin e shtetit ia përkushtojnë një pjesë të jëtës së tyre ,politikës.

Te na, interesi personal nuk rastisë me interesin kombëtarë të një politikani,dhe menjëherë vjen në shprehje egoizmi. Egoist (vehtjak) politik ,është ai njeri që në mbikëqyerje i ka interesat personale dhe e çfrytëzon përdorimin e politikës për arritjen e tij vetjake ekonomike.

Në përcaktimin e identitetit politik të qytetarit është  e ndërthurrur jo vëtëm zgavra e shpirtit të tij qytetar drejt një aspekti moral ,të përgjithëshëm,human,por një mbyllje në tejkalimin moral të tij i cili ndalet në kufinjt e Shtetit :patrioti i imagjinuar.

 Solidariteti nuk egziston : por është një koalicion i egoizmit politik dhe që çdo politikan qëndron me të tjerët vetëm për të mbrojtur vetvehten. Politikanët janë personazhe me dy fytyra. Në njerën anë bëhën se mundohen të kënaqin  me punën e tyre  e në anën tjetër i takojnë një shoqërijeje e cila për ne është e pa njohur. Derisa në shoqëritë që i përjetuam ato të planifikimit të shtetit ,egoizmi qendronte ne ate që të mirat jo të rriten ,por në ate që ato të mira të ndaheshin ndërmjet egoistëve,në këto të sotmet e shofin  : » Shtetin si nje fiksion të madh ku çdo politikan mendon se mund të jeton në shpenzimet e tjetërkujt »

Vilfredo Pareto shkruante : »Solidariteti është fjalë e mbajtur si një arsyetim i atyre që duan të gëzojnë frytet e punës së të tjerëve,dhe si e tillë është një laitmotiv i ri në gojën e egoistëve politik të këqij.

« Të duash të vërtetën,duhesh të pranosh pafuqinë tënde për t`a bër atë »- thoshte Niçeja

Me anën e këtij shkrimi,jo që mund t`a qes në dritë të vërtetën e sjelljes egoiste të politikanit shqiptar ,jo që mund të ndryshoj diçka ;por thjesht nuk dua të pajtohem me Nietschen . A jam kokëfortë ? Aspak. Por dua të shpalosi diçka  ,që e mundon çdo qytetar, e që në pamundësi të të shprehurit « pajtohet «  me të gjitha ato që i   qiten në piatën e jetës.

Kur mikpritësit i thot i thot i mikprituri se : «  Falemnderit për darkën e shtruar ,por flija ishte pa krypë ».(,nga goja e popullit) ,të jep të kuptosh  se edhe na u themi poltikanëve tanë se po e « hajmë » por jemi duke ditur se çka je mi duke ngrënë .

« Marrëzia është diçka e rrallë te individi ; ajo është e rregulluar nga grupet ,nga partitë ,nga epokat »  Po ,pse  ne shqiptarët të biejmë viktimë e një egoizmi politik të cilin e ka përforcuar ,një epokë e tillë e krijuar mu nga ata që  që egoizmin e tyre e shprehin me rastin e rastësisë së gjetjes së tyre në vendin ku janë. ?

 E pamë me vjetë të tërë se,si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë , në çdo  kërkësë e politikajve në emër të interesit të përgjithëshëm e kombëtar   mëshifej një interes i madh individual i politikëbërësve egoist.,dhe si për qudi interesi personal bashkërastësiste me interesin e përgjithëshëm të këtyre shoqërive sovrane.

Në rrënjë të të gjitha këqijave,është një emërues i përbashkët : Uni i poltikanit. Është dëshira e pa kundërshtueshme për të pasur shumë, për tu dukur më mirë në rreth,dhe për ti kaluar të tjerët. Kështuqë politikani egoist modern i shoqërisë sonë,i jep vetit të drejt të mirret me politikë, për të tërhjekur pas vetes biznese,për të bër para, pra për ta jetuar jetën dhe mbijetuar ate deri në pangopje.Për të tillët ,politika është një lojë e thjeshtë e interesave materiale ku çdonjëri mundohet të përfiton më shumë duke ardhur në fuqi.

Ata nuk e shofin politikën ndryshe ,vetëm se një hapje të madhe dyersh që garantojnë një sukses të madh personal në pikëpamje materiale,prestigji dhe mendjemadhësie e duke harruar përfundimisht për çka është ardhur aty. Kosova e Shqipëria më së paku kanë nevojë për këta « ujqër » të së mirës kombëtare .Çka është më e keqe se politikanët kërkojnë më shumë pushtet personal se sa interesi publik me të cilin duhet  shkuar tutje.

Nëse politika është vetëm një mjet i thjesht për të jetuar shumë mirë personalisht dhe kasta përkrahëse gjithashtu, atëherë politika është një « zanat «  që i mundëson  poltikanit se si të stërfitohet jeta. Ai duhet të bëjë çdo gjë vetëm e vetë të mbet në politikë, të notoj në të gjithë ujërat të turbullta,të përdorë dorën e pa dukshme.,të mbyell sytë para aferave mashtruese ,korruptive ,jashtligjore të vartësve të tij.

Kur politikani egoist i mvarur jetësisht vetëm nga politika(se ndyshe s`kishte për të qenë askund) nuk e ka guximin të futë dorën  e të pengon mashtrimet ,vjedhjet e keqpërdorimet ai me këtë e zgjatë jetën e tij prej « politikani ».

Fuqia politike –pushteti ,po na i ngjanë përdorimit të drogës. Ata që e marrin njëherë e janë në zemër të shtetit, veshtirë e kanë të largohen.Të gjithë pastaj kanë etje në politikë si një qëllim në vetvete....

Por, që të merr përgjegje në të gjitha pyetjet është e pa mundur ! Por asgjë nuk pengon që të pyesish...Pikëpyetja e ruan vendin e saj të nderit.



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora